prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Sat Sep 19, 2009 8:46 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

ING. XHAFER IBRAHIM DEVA
(1904-1978)


Xhafer Deva ėshtė njė personalitet i rrallė shqiptar, qė aq shumė admirohet, por aq shumė edhe mallkohet... !
Admirohet si mė i madhi atdhetar, por mallkohet edhe si mė i madhi tradhtar...!
Admirohet aq shumė nga atdhetarėt, nacionalistėt, por qė mallkohet aq rėndė nga serbėt, shovenistėt, titistėt, enveristėt, pra, nga ēetnikėt e komunistėt...

Kush ishte Xhafer Deva?

Xhafer Deva lindi me 21 Shkurt 1904 nė Mitrovicė. Ėshtė djali i pestė me radhė i Ibrahim Devės, njė tregtar i njohur nga Mitrovica.
Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, i lindur nė Mitrovicė, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i njė punishte druri, njė pasanik i njohur, burrė i heshtur, punėtor, atdhetar, besimtar, arsimdashės, tė gjithė djemtė i kishte shkollue, sepse siē thoshte, “vetėm shkolla nga terri ka me na pshtue...”
Xhafer Deva mėsimet fillestare i kreu nė Mitrovicė, ndėrsa tė mesmet nė Selanik. Studimet e vazhdoi nė Stamboll, nė “Robet Kolege”, shkolla mė e vjetėr amerikane jashtė territorit tė Shteteve tė Bashkuara, qė nė gjuhėn turke quhet: İstanbul Amerikan Robert Lisesi.
“Robert Kolexhi” ėshtė themeluar me 1863, nė Amerikė, nga Christopher Robert, njė amerikan i pasur, filantropist dhe Cyrus Hamlin, njė misionar i pėrkushtuar edukimit...
Ky kolexh, nė Stamboll, nė Perandorinė Osmane, u themelue nė vitin 1869, me lejėn e Sulltanit, qė nė kompleksin e tij kishte: shkollimin fillor, tė mesėm dhe atė universitar...
Pas “Robert Kolexhit” nė Stamboll, Xhafer Deva vazhdojė studimet nė Aleksandri, Pragė dhe Zagreb, Kroaci, ku kreu edhe studimet pos diplomike nė inxhinieri...
Me shkatėrrimin e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, nga trupat e Hitlerit dhe Musolinit, tė Gjermanisė naziste dhe Italisė fashiste, nė prill tė vitit 1941, Xhafer Deva doli nė skenė...
Me 17 prill 1941, kur Mbretėria e Jugosllavisė u dorėzue, u pushtue, u coptue, atėherė, Xhafer Deva menjėherė e themeloi administratėn e Mitrovicės me nėpunės, kryesisht, shqiptarė, ēeli shkollat nė gjuhėn shqipe, themeloi xhandarmėrinė, gjyqėsinė...
Me kėrkesėn kėmbėngulėse tė Ing. Xhafer Devės dhe tė Dr. Rexhep Krasniqit, drejtuar Ministrit tė Arsimit nė Tiranė, Prof. Ernest Koliqit, u ēelėn shkollat shqipe nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė..
Ēelja e shkollave shqipe, ardhja e arsmimtarėve nga Shqipnija, organizimi e zhvillimi i arsimit shqip nė “Kohėn e Shqipnisė”, gjatė viteve1941-1944, u bė njė pishtar ndriēues nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė...
Gjatė vitit 1943-1944, Xhafer Deva ishte Ministėr i Punėve tė Brendėshme nė Tiranė, nė “Kohėn e Gjermanisė”, kurse shqiptarėt e Kosovė ende thonė:”Nė kohėn e Shqipnisė”...
Nė “Kohėn e Shqipnisė”, Xhafer Deva, me bashkėpuntorė, organizojė “Lidhjen e Dytė” tė Prizrenit....
“Lidhja e Dytė e Prizrenit”, organizatė politike-ushtarake, themelue nė Prizren, gjatė Kuvendit themelues, qė zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943…
Sipas gazetes “Kombi” tė Tiranės, gazetari i sė cilės ishte pjesėmarrės nė Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me kėto fjalė:
“Pika e parė e programit tė bisedimeve pėrmban kėrkesėn e bashkimit tė pėrhershėm dhe tė pazgjidhshėm tė tė gjithė krahinave tė banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
Pika e dytė e Programit “pėrmban bashkimin me Shqipni tė krahinave tė Mitrovicės, Vuēiternės, tė Pazarit tė Ri dhe tė Senicės – toka shqiptare tė kėrcėnueme nga shumė anė nga bota slave…”
Kurse, gazeta “Kosova” e Tetorit 1943, e informonte kėshtu:
“Dita e lumnueshme e 16 Shtatorit 1943 gėdhinė tue gjetun Prizrendin tė zbukuruem nė nji mėnyrė tė jashtėzakonshme me flamurė kombėtarė, me harqe ngadhėnjimi, mbi tė cilėt zotnojnė figurat e tė gjithė martirėvet dhe luftėtarvet ma tė shquem tė pėrpjekjevet kombėtare tė popullit shqiptar…”
Kur nė fund tė vitit 1944, komunistėt e morėn pushtetin nė Shqipni dhe Jugosllavi, forcat partizane-ēetnike nė Kosovė vranė mbi 50.000 shqiptarė, midis tyre ishin edhe disa nga drejtuesit e “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit” si Musa Shehu, Aqif Blyta, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj., ndėrsa me qindra, mijėra tė tjerė u burgosėn....
Nė fillim tė muajit dhjetor 1944, Xhafer Deva me njė grup atdhetarėsh nga Kosova si Tahir Zajmi, Rexhep Mitrovica, dr.Rexhep Krasniqi dhe Xhelal Mitrovica u vendosėn nė Austri... Nga Austria, nė vitin 1947 doli nė Itali, nga Italia nė Egjipt, nga Egjipti nė Damask, Siri....
Nė Damask, Siri, filloi veprimtaria politike e tij, si zėdhėnės i nacionalizmit shqiptar-anti-komunist, pėrmes gazetės “Bashkimi i Kombit”....
Nė vitin 1956, Xhafer Deva shkoi nė Amerikė... Nė fillim jetoi e punoi nė New York, mė vonė nė Boston, kurse nė vitin 1960 shkoi nė Kaliforni, ku vendoset nė Calavera Coubty, ku punoi si puntor i thjeshtė nė njė punishte sharrash pėr lėndė druri, sikur qė e kishte babai i tij, Ibrahimi, nė Mitrovicė...
Prej punishtes nė Calavera Coubty, ku punoi pėr disa vjetė, Xhafer Deva u punėsue nė Universitetin e Stanfordit, nė Palo Alto tė Kalifornisė, si nėpunės administrate, ku punoi me nder deri sa doli nė pension nė vitin 1972
Universiteti i Stanfordit apo Stanford University, ku punoi Xhafer Deva, ku ishte shumė i nderuem, ėshtė themeluar nė vitin 1885 nga Senatori dhe Governatori Leland Stanford dhe bashkortja e tij zonja Jane Lathrop Stanford, ėshtė nga universitetet mė tė njohura nė Amerikė...
Xhafer Deva ka qenė njė burrė i formuem, i kulturuem, fliste e shkruente bukur, pėrveē gjuhės shqipe, serbe, kroate, turke, arabe, perse, njihte me themel edhe gjuhėn italiane, gjermane, frenge, angleze, spanjolle...
Gjithė kėto gjuhė, gjithė kėtė aftėsi, tėrė jetėn e tij , e vue nė shėrbim tė Kosovės, pėr t’u bashkuar me Nanėn Shqipni...
Nė kohėn kur Mbreti, Zogu i Parė, i ftoi nė Egjipt, tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive politike nė mėrgim, ishte Xhafer Deva ai qė u zgjodh kryetar i Kuvendit tė Aleksandrisė...
Nė vitin 1962, kur nė New York u themelue Organizata “Lidhja e Prizrenit” e degėt e saj u formuan nėpėr Amerikė, Evropė..., ishte Xhafer Deva ai qė u zgjodh nė krye tė saj, duke mbajtur gjallė idealet e “Lidhjes sė Prizrenit” tė viteve 1878 dhe 1943...
Pėrse ishte nė shėnjestėr Xhafer Deva, pėr gjysmė shekulli, nga propaganda komuniste e Beogradit, Tiranės e Prishtinės? Sepse ata e dinin se Xhafer Deva ishte shqiptari mė i madh i kohės, ose siē thoshte Ago Agaj,. shqiptari mė i shkėlqyer i gjeneratės sė tij.....
Pėr kėtė atdhetar, kryeministri serb ka thėnė:
“Deva nuk blehet me pare sepse ai ėshtė i pasur, Deva ėshtė armiku ynė i pėrbetuar, Deva duhet vrarė...”
Xhafer I.Deva ndrroi jetė me 25 Maj 1978, nė moshėn 74 vjeēare, nė Palo Alto, Kaliforni, tue na lanė amanet: Bashkimin e Kosovės me Shqipni.....

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Faik Aziz Zhilivoda:Kujtimet e mia pėr Aziz Zhilivodėn (1)
» Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovės
» (FOTO) A MUND TA BESONI SE KY ĖSHTĖ IBRAHIM RUGOVA?
» Xhevat Rexhaj: S'mund tė pajtohem se ka vdekur Ibrahim Rugova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: