prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prof. Selman Riza (1909-1988)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Prof. Selman Riza (1909-1988)   Sat Oct 10, 2009 4:10 pm

Mexhid Yvejsi: Selman Riza

Prof. Selman Riza (1909-1988)

“Dardani e vjetėr
Kosovė e Re!
Ke qen’ shqiptare
Shqiptare je.
Dimėn e verė
Sa t’jetė jeta
Ka me pėrshėndet
Me “Tungjajeta”...
- Prof. Selman Riza

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Prof. Selman Riza ishte gjuhėtar, shkencėtar, atdhetar, kundėrshtar i fashizmit, nacizmit dhe i komunizmit...

Selman Riza lindi me 21 dhjetor 1909 nė Gjakovė, ku i kreu mėsimet fillestare nė mejtepin e xhamisė sė “Haxhi Ymerit” ndėrsa i vazhdoi nė mejtepin “Ruzhdie”...
Dėshira pėr t’u shkollue nė gjuhėn shqipe e detyroi tė largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh nė moshėn 13-tė vjeēare. Nė vitin 1922 u nisė kambė pėr nė Tiranė, ku menjėherė u regjistrue nė shkollėn plotore “Naim Frashėri”, nė tė cilėn, nė vitin 1925, u shpall nxėnėsi mė i mirė nė shkollė...
Nė vitin 1925, Selman Riza i vashdon mėsimet nė Liceun e Korēės, qė aso kohe ishte shkolla mė me emėr nė Shqipni. Edhe nė Korēė, sikur nė Tiranė, Selman Riza ishte nxėnėsi mė i dalluar, me rezultate tė shkėlqyeshme. Pedagogėt e Liceut, francezė e shqiptarė, tė gjithė flisnin me admirim pėr Selman Rizėn, nxėnėsin gjakovar.
Leon Perre, Drejtor Teknik i Liceut tė Korēės, do t’i shkruante kėto fjalė, nė njė shkresė, Minisrit tė Arsimin nė Tiranė:
“Selman Riza ėshtė njė i ri tepėr i talentuar, shumė serioz, i cili do tė mundė me tė njėjtėn lehtėsi tė kryej ēdo degė tė studimeve universitare, dhe unė nuk dyshoj qė tė mos i bėjė mė vonė nder atdheut me emrin e tij”.
Nė vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha njė bursė Selman Rizės pėr tė ndjekur studimet nė Universitetin e Tuluzės nė Francė.
Nė Universitetin e Tuluzės nė Francė, Selman Riza brenda tri vjetėsh kreu dy fakultete! Gjatė viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Franceze dhe Fakultetin e Drejtėsisė...
Me dy diploma nė xhep, tė Letėrsisė dhe Drejtėsisė, Selman Riza u kthye menjėherė n’Atdhe, pėr t’i shėrbye Shqipnisė. Ministria e Arsimit e caktoi si pedagog nė Liceun e Korēės pėr tė punue, aty ku edhe vetė, para disa vjetėsh, kishte mėsue...!
Qysh me 7 Prill 1939, dita kur Italia Fashiste e pushtoi Shqipninė, Prof. Selman Riza doli hapur kundra pushtimit, prej fashistėve tė Musolinit...
Me 28 Nėntor 1939, nė demonstratėn madhėshtore tė organizuar nė Korēė, nė Ditėn e Flamurit, Ditėn e Pavarėsisė, Selman Riza u arrestue, u burgos, sepse ishte kundėr pushtimit tė Italisė...Internohet prej policisė fashiste si “element i rrezikshėm dhe si kundėrshtar i vendosur kundėr politikės italiane” dhe dėrgohet nė Ventotone tė Italisė...
Internimi nė Ventotone tė Italisė nuk e dobėsoi, nuk e frikėsoi as nuk e dorėzoi Selman Rizėn, pėrndryshe e forcoi...! Edhe kur u lirue nga internimi, nė tetor 1941, edhe pse pushtuesi nuk e la me punue nė profesionin e tij, Selman Riza vazhdoi tė veproi si njė atdhetar nacionalist, kundėr pushtuesit italian, fashist...
Nė korrik tė vitit 1942 kthehet nė Kosovė, ku jetoi e veproi nė Prizren e Gjakovė. Pėrveē veprimtarisė shkencore, nė studimet albanistike, Selman Riza nė Kosovė, gjatė viteve 1942-1944, merret edhe me veprimtari politike.
Veprimtaria politike e Selman Rizės synonte qė pėrmes Lėvizjes Irrendentiste Antifashiste, tė cilėn e kryesonte, tė bėhej bashkimi i Kosovės, bashkimi i trojeve shqiptare nė Maqedoni, me Shqipni...
Kėto synime pasqyrohen, argumentohen dhe propagandohen nė traktatin programatik me titull: “Manifesti i Irredentizmit Antifashist”, tė cilin Selman Riza e botoi nė Tiranė, nė dhjetor tė vitit 1943.
Piter Kemp, njė nga pėrfqėsuesit tė Misionit Anglez nė Shqipėri, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr Selman Rizėn, raportonte:
“Ai ėshtė truri i Partisė sė irredentistėve...”
Por, mjerisht, kjo Lėvizje e Irredentiste, e udhėhequr nga Selman Riza, nuk e kishte pėrkrahjen e Forcave Aleate, tė cilat pėrkrahėn komunistėt e Enverit nė Shqipni dhe tė Titos nė Jugosllavi...
Kur forcat partizane-komuniste-ēetnike e morėn pushtetin nė Jugosllavi, pėr t’i shpėtue arrestimit, Selman Riza u largue nga Gjakova, Kosova, dhe shkoi nė Shqipni.
Vetėm disa ditė pas kthimit nė Shqipni, qė e kishte si Nanė, arrestohet e burgoset nė Tiranė! Me kėrkesėn e Jugosllavisė, tre muej pas qėndrimit nė burgun e Tiranės, Selman Riza transferohet nė burgun e Prishtinės, pėr t’u dėnuar e gjykuar si “ kosovar anti-jugosllav”...
Prof. Selman Riza qėndroi nė burgjet jugosllave mbi tre vjet e gjysmė, nga korriku i vitit 1948 deri nė gusht tė vitit 1951, ku lirohet sepse ishte i sėmur rėndė, nuk lejohet tė kthehet nė Kosovė, por lejohet tė jetoi nė Sarajevė, nėn mbikqyrje tė vazhdueshme...
Nė Sarajevė qėndroi si nė internim, vazhdimisht nė mbikqyrje, survejim, prej vitit 1951 deri nė vitin 1955, ku s’kishte mundėsi tė merrej me veprimtari politike-shoqėrore, por u muerr me veprimtari kėrkimore, studimore, shkencore...
Nė muejin dhjetor tė vitit 1955, zyrtarėt komunist jugosllavė, me premtime, me kėrcėnime, i ofrojnė pėr tė marrė nėnshtetėsinė jugosllave, por Prof. Selman Riza kurrsesi nuk e pranoi dhe rikthehet sėrish nė Tiranė!
Nė Tiranė, meqė Tirana tashmė ishte “prishė” me Beogradin, Prof. Selman Riza menjėherė pranohet nė punė si punonjės shkencor nė Institutin e Historisė dhe Gjuhėsisė, por edhe si pedagog i jashtėm jepte mėsim nė lėndėn “Historia e gjuhės sė shkruar shqipe”
Periudha prej vitit 1956-1967 ėshtė periudha mė frytėdhėnėse nė veprimtarinė shkencore tė Prof. Selman Rizės. Nė kėtė periudhė tė shkurtėr rreth 11-tė vjeēare dha aq shumė pėr shkencėn shqiptare...
Vepra shkencore e Prof. Selam Rizės shtrihet nė shumė fusha, nė shumė lėmi, siē janė gramatika, tekstologjia, terminologjia, kritika gjuhėsore, historia e gjuhės, gjuhėsia e pėrgjithshme, gjuha letrare etj.
Si arriti tė shtrijė veprimtarinė e tij nė gjitha kėto lėmi? E ka thėnė vetė, me modesti: “Unė nuk jam talent, por unė jam punė”!
Puna, veprimtaria e tij shkencore u ndėrpre nga rrethanat politike shoqėrore. Nė periudhėn e “Revolucionit Kulturor”, qė u zhvillue nėn diktaturėn komuniste, Shqipėria pėsojė shumė...Pėsoi edhe Prof. Selman Riza, e largojnė nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, si “mbeturinė borgjeze” dhe e ēojnė si ciceron nė Muzeun e Beratit e prej Muzeut e ēojnė nė Bibliotekėn e Qytetit, po nė Berat dhe nė vitin 1970 e largojnė krejt, duke e qitur nė pension tė parakohshėm...
Nė pension tė parakohshėm Prof. Selam Riza jetoi nė Tiranė, por nėn mbikqyrje tė sigurimit, ku ju ndalue veprimtaria shkencore nė kėtė jetė, nuk e lejonin as tė merrte libra nė bibliotekė...!
Nuk u lejue as tė mbahej njė fjalim nė ditėn e varrosjes, me 16 shkurt 1988, por aty e theu ndalesėn e kobshme komuniste, nė ēastin e fundit, Prof. Aleks Buda, Kryetari i Akademisė, por mbas tij foli edhe dr. Behxhet Reso, i cili ishte i revoltuem nga heshtja zyrtare dhe shpėrtheu duke thanė:
“Ē’po ndodh kėshtu?! Kė po varrosim?! Nuk mund tė ndahemi kėshtu nga Selman Riza. Ai nuk ėshtė vetėm njė gjuhėtar nė zė, por, nė radhė tė parė, njė patriot i shquar, idealet e tė cilit janė edhe sot flamur i shqiptarizmit nė Kosovė”.
Nė Kosovė, qė nė vitin 1979, ėshtė botuar nga “Rilindja” Redaksia e botimeve, nė Prishtinė, vepra e Prof. Selman Rizės me titull: STUDIME ALBANISTIKE 1 (Pjesa e Parė), qė ka 478 faqe...
Kjo vepėr shkencore ėshtė vepėr pėrmendore, sepse nė historinė e albanologjisė ze njė vend tė rėndėsishėm dhe kjo, pėrveē tjerash, e bėn Prof. Selman Rizėn shkencėtar tė madhėrishėm....

Mexhid Yvejsi, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Prof. Selman Riza (1909-1988)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Alfred Papuēiu: 7 vjetori i vdekjes sė Akademikut, Prof. Bedri Dedja
» Halit Bogaj: Riza Bllaca
» Ēun Lajēi: Tė vranė BEG RIZA, tė vranė
» Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave nė Kusur tė Hasit nė prill tė vitit 1941 - pjesė e skenarėve serb pėr shfarosjen e shqiptarėve
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: