prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MULLA FADIL RASHITI (1975-1998)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MULLA FADIL RASHITI (1975-1998)   Thu Nov 05, 2009 2:07 pm

Mulla Fadil Rashiti (1975-1998)

Mulla Fadil Rashiti ishte hoxhė, i cili ra dėshmor,
E dha jetėn pėr liri, pėr Kosovė, me pushkė n’dorė…

Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovė

Lindi me 25 Janar 1975, nė katundin Petrovė nė rrethin e Shtimes. Rrjedh prej njė familje fshatare, por e edukuar nė frymėn fetare e atdhetare.
Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, me suskes tė shkėlqyeshėm. Mėsimet e mesme i vazhdoi nė Prishtinė, ku qe regjistrue nė Medresenė “Alauddin”.
Fadil Rashiti , sikurse nė shkollėn fillore, ku ishte dalluar, edhe nė Medresėnė “Alauddin” tė Prishtinės, tė cilėn e kreu nė vitin 1994, ishte nxėnės i shkėlqyeshėm, me sjellje shembullore…
Nė vitin 1994, posa e kreu Medresenė, Mulla Fadil Rashiti nė moshėn 19 vjeēare filloi zyrtarisht m’i praktikue ato qė nė shkollė i kishte mėsue. E filloi detyrėn e Imamit nė Xhaminė e katundit, ku kishte lindur, ku ishte rritur, ku edhe katundi, hoxhėn e ri, me gėzim e kishte pritur…
Gjatė shėrbimit tė tij, nė katund e nė xhami, Mulla Fadili, si njė hoxhė i ri, i dashur, punėtor, pėrparimtar, guximtar, atdhetar, studiues, pėr fashatarėt e tij u bė njė shembull frymėzues…
Gjatė shėrbimit nė fshatin e tij, kohė pas kohe, Mulla Fadili shkonte nė Prishtinė, ku ishte regjistrue nė Fakultetin e Studimeve Islame dhe i jepte provimet nė afatin e duhur…
Mulla Fadili kėshtu veproj deri nė pranverėn e vitit 1998, kur kishte absolvue, por nė vend se tė pėrgatitej pėr provimet e afatit tė muajit qershor, ai veē ishte pėrgatitur pėr provimin e jetės, provimin shpirtėrorė…
Mulla Fadil Reshiti e la afatin e qershorit, e la familjen, e la xhaminė, e la katundin, u nda nga tė gjitha, por u bashkue me disa shokė e sė bashku hynė nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Krojmirė tė Drenicės…
Pas njė kohė qėndrimi nė pikėn e Krojmirit, bashkė me ushtarė tė tjerė, Mulla Fadili kaloi nė rrethin e Shtimles, pėr tė formuar njė pikė tė re, pikėrisht nė katundin Rancė, qė pėrfshinte Zonėn Operative tė Nerodimles…
Mulla Fadilit, djaloshit 23 vjeēar, sa i kishte hije uniforma e hoxhės, e fetarit, njashtu i kishte uniforma e ushtarit, e luftėtarit…
Tani hoxha me uniformėn e ushtarit, nė kohėn e lirė, kur ishte mė qetėsi, iu fliste eprorėve, ushtarėve, iu mbante hytbe, predikime, kėshillime tė ndryshme, nga aspekti moral-fetar-islamik, tė bazuara nė burimet kur’anore e profetike, se si duhet luftuar kundėr forcave armike…
Hoxha, Mulla Fadil Rashiti me ligjėratat e tij , me kėshillat e tij, me predikimet e tij, qė kishin frymė hyjnore, iu shtonte moralin luftarak ushtarėve dhe eprorėve…
Pėrveē fjalėve, predikimeve, kėshillave, qė kishin shumė rėndėsi, siē urdhėron feja, Mulla Fadili muerr pjesė si luftėtar i guximshėm nė disa beteja…
Beteja qė u zhvilluen nė Grykėn e Cėrnalevės kundėr makinerisė serbe, ushtarake-policore, vrastare, me forcat e Ushtrisė Ēlirimtare…
Hoxha, Mulla Fadili me shokė, ushtarė tė UĒK-sė, luftuan e qėndruan nėpėr istikame, nė muajin shtator, 1998, nė kuadėr tė Brigadės 161 “Ahmet Kaēiku”, duke e mbrojtur pikėn e katundit Jezerc, nė rrethin e Ferizajit…
Ditėn e hėnė, me 14 dhjetor 1998, Mulla Fadil Rashiti me ushtarė tė UĒK-sė, duke u kthye nga Shqipnija, ku kishin shkuar pėr armatim, ranė nė njė kurth tė armikut, ku u vranė 36 ushtarė, ndėr ta edhe hoxha, Mulla Fadili Rashiti….
Hoxha, Mulla Fadil Rashiti nuk pati ēka t’i dhurojė tjetėr Kosovės, ē’ėshtjės shqiptare, pėrpos jetės, nė moshėn 23 vjeēare…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MULLA FADIL RASHITI (1975-1998)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nė Gurrakoc tė Istogut, sot bėhet varrimi i Fadil Feratit
» Fadil Demaku: Diēka si ese mbi patriotizmin kosovarė dhe ligjet e Darvinit
» Fadil Demaku: Demokracia primitive kosovare; O loptė e mia ma t'mirat n'katun
» Hilmi Saraēi: Masakra serbe nė Studime tė Poshtme (Martiraj) 1998-1999
» Cikėl poetik nga Fadil Curri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: