prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MULLA ILJAZ SPAHIA (1892-1946)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MULLA ILJAZ SPAHIA (1892-1946)   Sun Nov 08, 2009 2:21 pm

Mulla Iljaz Spahia(1892-1946)

Mulla Iljaz Spahia ishte hoxhė, mėsues, arsimdashės, dijetar, atdhetar, luftėtar...Luftoj pėr tė drejtat e popullit shqiptar, pėr bashkimin kombėtar...Pėr kėtė u burgos, u pushkatue, u masakrue, por kurrė nuk ėshtė pendue...Fjalėt e fundit tė tij, para pushkatimit, janė amanet, porosi, pėr ēdo brezni:
"Ne, si tė gjithė shqiptarėt e tjerė, s'kemi ē'presim tjetėr prej jush, pos plumbit dhe thikės pas shpine. Mashtroheni se mund ta zhdukni kėtė popull, se mund ta shtypni shpirtin liridashės tė tij. Njėlloj si tė parėt tanė, edhe neve ua kemi lėnė porosi brezave qė tė mos kenė besė nė racėn tuaj".

-Mulla Iljaz Broja

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Iljaz Spahia lindi nė vitin 1892, nė katundin Kastriot tė Drenicės. Rrjedh nga njė familja e varfėr fshatare, me pak tokė e bagėti, por nga njė familje bujare, fetare e atdhetare.
Si fėmi ishte djal shumė i zgjuar, por meqė nuk kishte shkollė nė katundin e tij, babai e dėrgoi pėr t’u shkolluar nė Vushtrri. Nė shkollėn fillore tė Vushtrisė, ky bir fshatari, nė sjellje, nė mėsime ishte gjithmon i pari...
Posa i kreu mėsimet fillestare nė Vushtrri, babai e dėrgon nė Pejė, ku regjistrohet nė Medresenė e Pejės. Nė Medresenė e Pejės , edhe pse nė rrethana politike, ekonomike, tejet tė vėshtira, Iljaz Spahia u dallue pėr sjellje e notat mė tė mira. Nė medrese pėrvetėsoj njohuri nė shumė lėmi, tė cilat e frymėzuan, e formuan, e kalitėn, e pėrgatitėn pėr beteja tė reja...
Nė vitin 1916, nė moshėn 24 vjeēare, Mulla Iljazi Spahia e veshi petkun fetar, e filloi detyrėn e hoxhės, imamit, mėsuesit, predikuesit nė Xhaminė e Burojės, ku pėr pak vite do tė bėhėt shembull pėr hoxhallarėt e Kosovės...
Nė vitin 1918, me themelimin e shtetit me emrin Mbretėria Serbo-Kroate Sllovene, qė pas dhjetė vjetėsh u shndėrrue nė Mbretėtia e Jugosllavisė, Kosovės e gjithė shqiptarėve iu shtue zullumi, gazepi prej Sėrbisė...
Mulla Iljaz Spahia gjatė shėrbimit nė Xhaminė e Burojės nuk u kufizue vetėm nė shėrbesat fetare, por ai e zgjeroj veprimtarinė edhe nė ēėshtjet arsimore, kulturore, kombėtare...
Nga zullumi, nga gazepi i Serbisė, nėpėr malet e Kosovės filluan tė veprojnė ēetat e lirisė. Ndėrsa, nėpėr malet e Drenicės dėgjoheshin pushkėt e ēetės tė Azem Bejtė Galicės... Azem Bejta me luftėtarėt e tij, qė luftonin pėr lirinė e Kosovės, ka ndodhur shpesh, gjenin prehje, pushim e strehim, nė Xhaminė e Burojės...
Nė Xhaminė e Burojės, Mulla Iljaz Spahia, hoxha i ri, ju shėrbente me dashamirėsi luftėtarėve qė luftonin pėr liri...Shėrbente me kėshilla, me bukė, armatim, me vullnetarė tė rinj, qė ishin pėrgatitė nga Mulla Iljazi pėr me vdekė, m’u ba fli, pėr Kosovė, pėr Shqipni...
Mulla Iljazi nga Xhamia e Burojės mbante lidhje tė vazhdueshme edhe me Hoxha Kadri Prishtinėn, nė Shkodėr, drejtuesin e Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės. Por, njė ditė, kur po ngjitej nė kulmin e veprimtarisė, Mulla Iljaz Spahia u arrestue nga xhandarmėria e Jugosllavisė...
Nė burg, hoxha, Mulla Iljazi, nuk u pėrkul, qėndroj burrėnisht, nuk u pendue pėr ēka kishte veprue dhe mė nė fund, nga presioni i hoxhallarėve me ndikim, u lirue...
Pas burgut, fshatarėt e Burojės e tė Drenicės e pritėn hoxhėn, Mulla Iljazin, pėr shkak tė qėndrimit tė tij burrėnor, e pritėn si njė hero popullor... Prej asaj dite, nga dashunija, fshatarėsia nuk e thėrrisnin mė Mulla Iljaz Spahia, por Mulla Iljazi i Burojės, trimi i Kosovės....
Mulla Iljazi e vazhdoj veprimtarinė e tij fetare-atdhetare nė formėn legale, pėrmes Organizatės “Xhemijet” (Bashkimi), e cila pėrpiqej tė shpėtohet ajo ēka mund tė shpėtohet, tė mbrohet ajo qė nga armiku mund tė shkatėrrohet...
Fjalėt e hoxhės, qė dėgjoheshin me vėmendje, me respekt nė xhami, nėpėr oda, ishin Fjalėt e Kur’anit, ato ndikuan qė popullsia shqiptare tė mos shpėrngulet, por t’i qėndroj besnik Drenicės, Kosovės, Vatanit...Fjalėt e urta hyjnore u bėnė ilaē pėr zemrat njerėzore....
Gjatė vitėve 1941-1946, pasi qė Mbretėria e Jugosllavisė u shkatėrrue, Mulla Iljaz Broja e vazhdoj veprimtarinė e tij duke e kundėrshtuar fashizmin italian, duke luftuar kundėr bandave armike, siē ishin fomacionet partizane-ēetnike...
Ēetnikėt e gjeneralit Drazha Mihajlloviē, pėrmes komandatėve tė tij si Bllagoje Boshkoviē dhe Zhivoje Markoviē, kishin organizue bandat ēetnike tė cilat plaēkitnin, digjnin, vranin, masakronin fshatra tė tėra tė banuara me shqiptarė nė rrethin e Gjilanit, Vushtrrisė e nė veēanti nė rrethin Mitrovicės.
Mulla Iljaz Broja me luftėtarėt e tij, me ndihmėn e luftėtarėve e atdhetarėve si Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Mulla Idriz Hajrullahu i Gjilanit, Qazim Bajraktari i Astrazubit, e tė tjerė, luftuen plotė frymėzim, kundėr bandave ēetnike deri nė Novi Pazar e Kollashin...
Kur forcat partizane-ēetnike e morrėn pushtetin, Mulla Iljazi e vazhdoj veprimtarinė me bashkėluftėtarėr e tij nė fshehtėsi... Nė muajin nėntor tė vitit 1944, OZNA arreston e burgos dhe e torturon Ibrahimin, djalin e hoxhės, Mulla Iljazit, kurse njė muej mė parė OZNA e kishte pushkatue mikun e hoxhės, bashkėluftėtarin e tij, hoxhėn e Xhamisė sė Istogut, Haxhi Jahja Dacin nga Peja....
Gjatė tėrė dimrit tė vitit 1945, Mulla Iljazi ishte pjesėmarrės nė tė gjitha betejat qė u zhvilluen nė Drenicė, tė udhėhequra nga Shaban Polluzha... Pas vrasjes sė Shaban Polluzhės, Mulla Iljazi bashkėpunon me Prof. Ymer Berishėn dhe organizatėn nacionaliste “Besa Shqiptare”, e cila pėrpiqej pėr bashkimin e trojeve shqiptare...
Nė javėn e parė tė muejit tė dytė, shkurt, 1946, OZNA e zbulon vendstrehimim e hoxhės, Mulla Iljazit, me qindra policė e ushtarė e rrethojnė fshatin Lecine, kullėn e Sokol Ymerit dhe nė mėngjes fillojnė gjuejtjet me armė... Pėr tė mos pėsue fėmjėt, gratė, hoxha, Mulla Iljazi del krenar nga kulla e Sokol Ymerit, por bishat menjėherė e godasin hoxhėn, e lidhin, tė lidhur e torturojnė, kurse tė nesėrmen, nė mėngjes, me 8 shkurt 1946 e pushkatojnė...Para pushkatimit, i thanė, folė hoxhė tash: Fjalėt e fundit tė hoxhės:
"Ne, si tė gjithė shqiptarėt e tjerė, s'kemi ē'presim tjetėr prej jush, pos plumbit dhe thikės pas shpine. Mashtroheni se mund ta zhdukni kėtė popull, se mund ta shtypni shpirtin liridashės tė tij. Njėlloj si tė parėt tanė, edhe neve ua kemi lėnė porosi brezave qė tė mos kenė besė nė racėn tuaj".
Tė nesėrmen, me 9 shkurt 1946, fshatarėt e Brojės e muarrėn trupin e bekuar tė hoxhės, por tė pushkatuar, tė masakruar dhe e varrosėn me nderime nė oborrin e Xhamisė sė Burojės.
Varri i hoxhės dijetar, atdhetar e luftėtar, nė oborrin e Xhamisė sė Burojės, ėshtė njė vend qė vizitohet, njė vend qė nderohet, pran tij bėhėn du’a, lutje, pėr shpirtin e tij, qė u sakrifikue, qė u bė fli, pėr t’u bashkue Kosova me Shqipni...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MULLA ILJAZ SPAHIA (1892-1946)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: