prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   Thu Nov 12, 2009 1:22 pm

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ
(1914-1948)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Myderriz Haki Sermaxhaj ishte hoxhė, dijetar, pedagog, profesor, drejtor, atdhetar, komandant, luftėtar...Ndrroi jetė nė burg, nė Srem tė Sėrbisė, luftoi pėr ēlirimin e Kosovės e bashkimin e Shqipnisė...

“Unė jam i gatshėm pėr bashkpunim me ēdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unė s’kam gajle qė ju jeni komunistė... Jam i gatshem tė bashkpunoi edhe me komunistė, por vetėm pėr bashkimin e Kosovės me Shqipni, por kurrėn e kurrės pėr bashkimin me Serbi...”
(Tetor, 1944, -Myderriz Haki Sermaxhaj)

Haki Sermaxhaj lindi me 14 tetor 1914, nė katundin Hogosht tė Kamenicės, sot ish Kamenica quhet Dardanė. Ėshtė djali i atdhetarit, luftėtarit,Taip Salih Doshi, i cili u vra nė frontin e luftės, me 26 korrik 1944, duke mbrojtur kufirin e Kosovės, pėrkrah Mulla Idriz Gjilanit (Hajrullahut), Mulla Veselit tė Vojnovcit...
Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, nė gjuhėn serbe, sepse n’atė kohė mėsimi nė gjuhėn shqipe ishte i ndaluar dhe menjėherė u regjistrue nė Medresenė “Meddah” tė Shkupit.
Nė medresenė e Shkupit mėsoi e studioi, pėrfitoi njohuri hyjnore, profetike e njerėzore, aty u formue, u frymėzue, u ndriēue pranė Myderrizit Ataullah Kurtishi, njėri prej dijetarėve, atdhetarėve mė tė njohur tė kohės. Nė medresenė e Shkupit, pėrveē diplomės, Haki Sermaxhaj hyri edhe nė provime shtesė, pėr tė cilat e fitoi titullin e nderuar: Myderriz (Profesor), nė vitin 1940.
Myderriz Haki Sermaxhaj e filloi shėrbimin nė vitin 1941, si profesor (myderriz) e drejtor nė Medresenė “ATIK” tė Gjilanit, ku brenda katėr viteve nxorri nė dritė njė brez intelektualėsh, tė cilėt u bėnė pishtarė tė arsimit, tė edukimit fetar e kombėtar...
Nė kohėn kur ishte profesor e drejtor nė Medresenė “Atik” tė Gjilanit, gjatė vitėve 1941-1944, pėrveē detyrave zyrtare, tė cilat i kryente me pėrgjegjėsi, Myderriz Haki Efendiu zhvillonte edhe veprimtari kombėtare, kundėr forcave armike, tė cilat ishin organizuar nė formacionet partizane-ēetnike...

Veprimtaria e tij ishte nė lidhshmėri me forcat vullnetare shqiptare tė Mulla Idriz Hajrullahut tė Gjilanit, me forcat e Mulla Hysenit tė Pėrlepnicės, tė Mulla Iljaz Brojės tė Drenicės etj...
Myderriz Haki Efendiu e zhvillonte veprimtarinė e tij politike-ushtarake nė pėrputhje me programin e “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit”.
“Lidhja e Dytė e Prizrenit”, organizatė politike-ushtarake, themelue nė Prizren, gjatė Kuvendit Themelues, qė i zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943. Cilat ishin pikat kryesore tė programit tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit?
Sipas gazetes “Kombi” tė Tiranės, gazetari i sė cilės ishte pjesėmarrės nė Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me kėto fjalė:
“Pika e parė e programit tė bisedimeve pėrmban kėrkesėn e bashkimit tė pėrhershėm tė tė gjithė krahinave tė banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
Pika e dytė e Programit “pėrmban bashkimin me Shqipni tė krahinave tė Mitrovicės, Vuēiternės, tė Pazarit tė Ri dhe tė Senicės – toka shqiptare tė kėrcėnueme nga shumė anė nga bota slave…”
Pėr kėto parime, hoxha, Myderriz Haki Efendiu bėri pėrpjekje tė vazhdueshme, duke luftuar kundėr forcave armike, partizane-ēetnike, bėri pėrpjekje pėr bashkimin e forcave atdhetare, pėr bashkimin e trojeve shqiptare, bėri pėrpjekje heroike pėr njė Shqipni Etnike....
Pėr t’i realizue kėto synime, hoxha, Myderriz Haki Efendiu, nuk hezitonte nė takime, bashkėpunim e bisedime, jo vetėm me forcat nacionaliste, por edhe me ato komuniste...
Nė muejin tetor, 1944, u takue me pėrfaqėsuesit e Partisė Komuniste, qė njihet nė histori si “Takimi i Bujanovcit”, ku i drejtohet Abdullah Preshevės, me kėto fjalė tė paharrueshme:
“Unė jam i gatshėm pėr bashkpunim me ēdo shqiptar pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unė s’kam gajle qė ju jeni komunistė... Jam i gatshem tė bashkpunoi edhe me komunistė, por vetėm pėr bashkimin e Kosovės me Shqipni, por kurrėn e kurrės pėr bashkimin me Serbi...”
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur forcat komuniste e marrin pushtetin e Kosova mbeti nėn Sėrbi, nėn Jugosllavi, hoxha, Myderriz Haki Efendiu e vazhdoi luftėn pėr liri dhe pėr bashkimin e Kosovės me Nanėn Shqipni...
Veproi nė organizatėn ilegale “Besa Kombėtare”, e cila i kishte degėt nė tė gjitha trojet shqiptare...
Falė diturisė, besnikėrisė, trimėrisė, drejtėsisė e shumė cilėsive tjera, Myderriz Haki Sermaxhaj u vue nė krye tė institucionit edukativ-arsimor, siē ishte Medreseja “Atik” e Gjilanit, u vue nė krye si komandant i vullnetarėve luftėtarė pėr ēlirim kombėtar dhe mė nė fund nė krye tė Komitetit tė Qarkut tė NDSH-sė pėr rrethin e Gjilanit, qė pėrpiqeshin pėr bashkimin e ēlirimin e Vatanit...
Kur pėrpjekjet arritėn nė kulmin e veprimtarisė, nė muejin gusht 1946, hoxha, Myderri Hakiu u zbulue nga OZNA e Jugosllavisė...Nė burgun e Shkupit e torturojnė nė mėnyrat mė ēnjerėzore, madje edhe kur alavinosej nuk i ofronin ndihmė mjekėsore....!
Pėr shėrbimet qė i kishte bėrė Kosovės, Atdheut, Vatanit, hoxha, Myderriz Hakiu, dėnohet me 20 vjet burg tė rėndė nga Gjykata e Gjilanit... Pėr vuajtje tė dėnimit hoxhėn e dėrgojnė nė Sremska Mitrovicė tė Sėrbisė, ku pa u mbush njė vit ndrroi jetė, pikėrisht mė 27 janar 1948.
Hoxha, Myderriz Haki Sermaxhaj ndrroi jetė nė burg, nė moshėn 34 vjeēare, si pasojė e torturave barbare... Hoxha, sa ishte gjallė, ia bėri shėrbimin Kosovės, Shqipnisė, por a ka kuptim pėr tė gjallėt sot, qė trupi i tij tė qėndroi ende nė varrezat e burgut nė Srem tė Sėrbisė...!?

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Demir Krasniqi: Haki Taha
» Kadri Tarelli: Dy Heronjtė e Kosovės Haki Taha dhe Bajram Gashi
» HAKI STERMILLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: