prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NAIM (HALID) FRASHĖRI (1846-1900)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: NAIM (HALID) FRASHĖRI (1846-1900)   Sat Nov 21, 2009 12:40 am

NAIM HALID FRASHĖRI
(1846-1900)

NAIMI SI BESIMTAR DHE ATDHETAR...

“Kam shumė shpresė te Perėndia
Qė tė mos jetė kėshtu Shqipėria
Po tė ndritohet, tė lulėzohet...»

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Nė mėngjesin e 19 tetorit tė vitit 1900, para 109 vjetėsh, nė moshėn 54 vjeēare, pas njė sėmundje tė gjatė e tė rėndė, ndėrroi jetė Naim Halid Frashėri, njė nga poetėt, shkrimtarėt, edukatorėt, mendimtarėt, besimtarėt mė tė mėdhenj, mė tė dashur dhe mė atdhetarė, qė dha kombi i shumėvuajtur shqiptar.
Kombi ynė i lashtė vuajti e po vuan edhe sot e kėsaj dite, thuajse i ka humbur fija, kryesisht, nga mosdija....!
Naimi u pėrpoq t’i shkėpusė kėto pranga me mendimet i tij tė holla, si njė pėlhurė-endės, por me majėn e mprehtė tė pendės!
Por, rruga e tij jetėsore ishte tepėr e vėshtirė, me sėmundje, fatkeqėsi e me plotė tragjedi. Njė vėlla binjak i vdesė gjatė lindjes. Nė moshė tė njomė, 14-tė vjeēare, mė 1860, i vdes babai, Halidi. Dy vjet mė vonė, mė 1862, i vdes edhe nėna, Emineja, e cila e gėzonte emrin e nėnės sė dashur tė Pejgamberit, Muhammedit (a.s.). Mbasi mbeti jetim, pa prind nė moshė tė re, pėsoi fatkeqėsi tė tjera tė vazhdueshme... Por, tė gjitha fatkeqėsitė, i pėrballonte me durim, siē thoshte se, kėshtu e ka caktuar Zoti im...
Kurrė nuk dėshprohej as nuk hutohej, por me durim e vazhdoi rrugėn qė ishte nisur, ta udhėzojė popullin shqiptar kah dituria, qė tė afron tek Perėndia, qė tė shpėtoi Shqipėria...
Nė njė shkrimin tė tij, mė titull “Zot i Madh e i Vėrtetė”, Naimi na la kėtė porosi:
“Po duroni e mos e prisni shpresėn nga Zoti”

Kah e mori kėtė durim, qė tė na lente porosi, Naimi ynė? E mori nga feja, nga mėsim-besimi, nga edukimi fetar, ngase qysh si fėmij ishte besimtar!
Qysh si fėmijė, nė Frashėr tė Pėrmetit, Naimi u brumos me ide fetare, ku e mėsonte, e edukonte hoxha i fshatit, e edukonte me dituri kur’anore dhe profetike, qė janė dituri mbi tė gjitha dituritė, qė t’i ēelin sytė...
Naimi kishte mėsuar se durimi ėshtė njė nga emrat e bukur tė All-llahut, (Esma ul-Husna). Durimi ose sabri ėshtė njė nga atributet, cilėsitė e Zotit, prandaj kjo cilėsi, si edhe tė tjerat, nė ēdo rrethanė duhet tė pasqyrohet tek besimtarėt, nė ēdo vėshtirėsi duhet durim, shpresė, qėndresė...
Naimi si besimtar nuk e humbi durimin, qė e kishte mburojė, e cila nuk tė lė tė humbet shpresa nė Zotin, siē kėshillon:
“Nga Zoti mos e prisni shpresėn, n’u arthtė njė e keqe, pas asaj vjen dhe e mira”.
Mė vonė, nė Janinė, kur ndiqte mėsimet nė gjimnaz, Naimi, te dy myderrizė (profesorė) tė shquar, njėhohėsisht, studioi gjuhėt orientale:
arabishten, persishte dhe turqishten. Krahas gjuhėve tė Lindjes, tė cilat i studionte me pasion, Naimi e mėsoi greqishten e vjetėr dhe tė re, latinishten dhe frengjishten.
Me mėsimin e gjuhėve tė Lindjes e tė Perėndimit, njėkohėsisht, mėsoi edhe filozofinė, kulturėn, letėrsinė dhe njohuri te tjera, atėherė, Naimi, ky atdhetar e besimtar, kėto njohuri i vuri nė shėrbim tė kombit shqiptar. Kėshtu, pra, Naimi, si besimtar qė ishte, e ēoi nė vend urdhrin e parė tė All-llahut, tė shpallur nė Kur'an:
“Lexo, mėso, studio!”.
Po, Naimi e ēoi nė vend, e zbatoi edhe porosinė e tė dėrguarit tė fundit tė Zotit, pėr gjithė njerėzimin, pėr tė gjitha kohėt, Muhammedit (a.s.), i cili tha:
“Dituria ėshtė pasuri e humbur e besimtarit; kudo qė ta gjejnė le ta marrin”.
Duke iu bindur All-llahut tė Madhėrishėm, duke iu bindur tė dėrguarit tė Tij, Muhammedit (a.s.), Naimi jo vetėm qė pėrfitoi shumė nga thesari i Lindjes dhe i Perėndimit, por ai kėtė thesar e vuri nė shėrbim tė Zotit, tė Shqipėrisė, tė shqiptarėve, me mish e shpirt, vetėm pėr qė tė dalin nė dritė...!
Ky shėrbim i madh i Naimit, mjerisht, nuk zgjati shumė, u-ndėrpre, sepse jetoi pak nė kėtė botė tė pėrkohėshme, vetėm 54 vite, edhe ato me sėmundje, fatkeqėsi e tragjedi....
Naimi ndrroi jetė me 1900, kaloi nė jetėn e vėrtetė, por duke na lėnė vepra tė mėdha, tė rėndėsishme, me vlerė, me tė cilat disa brezni u formuan kombėtarisht e shpirtėrisht....!
Na la vepra nė katėr gjuhė, pėr tė rritur e pėr fėmijė, nė prozė e poezi...! Nė gjuhėn persishte na la veprėn “Tahayyulat” (Ėndėrrime), e cila u botua nė Stamboll, mė 1884.
Nė greqishte: “O eros” (Dashuria), botuar nė Stamboll, nė vitin 1895, ndėrsa nė Bukuresht, mė 1896, e botoi veprėn: “Oalithis pothos ton Skypetaron” (Dėshirė e vėrtetė e shqiptarėve).
Botoi katėr vepra nė gjuhėn turke, qė dolėn nė dritė nė Stamboll, ndėrmjet viteve 1871-1896.
Tė gjitha veprat tjera Naimi i shkroi nė gjuhėn shqipe, tė cilat u botuan nė Bukuresht, pėrveē veprės “Istori e Shqipėrisė”, e cila u botua nė Sofje, mė 1899.
Veprat e Naimit, tė shkruara nė gjuhėn shqipe, u pėrhapėn me shpejtėsi ndėr shqiptarėt e mėrgimit e nė Shqipėri, ku bėnė jehonė tė madhe. Ato lexoheshin e dėgjoheshin mė frymėzim e kėnaqėsi, madje kishte luftėtarė, atdhetarė, qė vdiqėn me librat e Naimit nė gji...!
Pas vdekjes, nderimi pėr Naimin rritej edhe mė tepėr nė saje tė veprave qė i kishte shkruar nė letėr. Por, kishte edhe qė e pėrqeshnin, siē ishte Faik Konica (1876-1942)....Por, pas vdekjes sė Naimit, edhe Faiku e nderoi dhe e vlersoi me kėto fjalė:
“E mėsoi, e ngjalli, e rriti pak kombin shqiptar...” shkruante Faik Beu nė revistėn “Albania”, Nr. 4, faqe 51, qė botohej nė Bruksel... Po, kjo qė tha Faik Konica pėr Naimin ėshtė e vėrtetė, sikur qė janė tė vėrteta, edhe shkrime tė tjera, qė janė jo me dhjetra, qindra, por janė me mijėra...
Qė nga atdhetari, shkrimtari, Mid’had Frashėri, djali i Abdyl Frashėrit, pra, nipi i Naimit, i cili ėshtė i pari qė e botoi monografinė pėr Naimin, nė Sofje me 1901, me pseudonimin Mali Kokojka, janė pas tij me qindra e punime, studime tė ndryshme e botime tė veēanta mbi krijimtarinė e Naimit. Ato janė tė botuara nėpėr gazeta, revista dhe libra tė veēantė, si “Porosia e Madhe” e akademikut Rexhep Qosja, me 606 faqe, qė ėshtė mė kompletja, botuar nė Prishtinė mė 1986, por qė mjerisht janė tė njė anėshme. Pse? Sepse, tė gjithė kėta studiues, shkrimtarė tė ndryshėm, qė janė marrė me krijimtarinė e Naimit, edhe pse paraqitėn nė dritė shumė gjėra tė mira e tė dobishme, duke i shpjeguar, analizuar, interpretuar nga aspektet tė ndryshme, si gjuhėn, stilin, ndėrtimin e vargjeve dhe llojin e tyre, shkruan mbi vlerat pedagogjike, simbolet, por ata, megjithatė, e “harruan” Naimin si besimtar, si prijės shpirtėror...!
Me pėrjashtim tė Dr. Eqrem Kryeziut nga Prizreni, me veprėn mbi Metafizikėn e Naimit, tė Dr. Qazim Qazimit, nga Gjilani, e tė ndonjė emri tjetėr, pothuajse tė gjithė tė tjerėt e “harruan” mė kryesoren, mė tė dobishmen, mė tė nevojshėm pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr mbarė njerėzimin, e “harruan” Zotin, Perėndinė, Udhėn e Tij...
Ata e “harruan” se Naimi ishte njė besimtar i devotshėm. Si i tillė, ai dėshironte, ai pėrpiqej, jo vetėm tė bėhet Shqipėria, por edhe tė ndritohet, tė lulėzohet...
Tė gjithė veprat e Naimit, qofshin nė prozė apo nė poezi, pėr tė rritur apo pėr fėmijė, dėshmojnė bindshėm se ai ishte besimtar dhe vepronte si njė prijės shpirtėror, sepse nė ēdo varg, nė ēdo rresht, nė ēdo stofė apo nė ēdo pjesė tė shkrimeve ka ide, simbole, porosi hyjnore, profetike, qė janė shpresė, burim frymėzimi, mburojė shpėtimi...
Nė veēanti, Naimi nė librin e tij “Mėsime”, botuar nė Bukuresht, mė 1894, e fillon, ejva’Allah, me Bismilah:
“Me emrin e Zotit, dhembjemath e mėshirėshumė”!
Kėshtu fillon Kur'ani i madhėrueshėm dhe kėshtu edhe pėrfundon...
Naimi nė librin “Mėsime”, ndėr tė tjera, shkruan:
“Dashuria e Zotit ėshtė krejt’ e urtėsisė. Ata, qė duan Zotnė, kėrkojnė tė vėrtetėn....”
Mėsoni dituritė e gjithėsisė, atėherė do tė kuptoni fuqinė e mirėsinė e Zotit.
Gjithė ē’bėri nė jetė. Zot’i Math e i vėrtetė, e bėri me tė madhe urtėsi e me ligje tė mbaruarė!
Zoti ėshtė Mbret’i gjithėsisė! Drit’ e gjithėsisė!”
Ndėrsa pėr Kur'anin, Fjalėn e All-llahut, Naimi thotė:
“Kjo fletore ėshtė udhėrrėfenjės pėr tė mirėt, qė s’bėjnė kurrė tė ligė dhe besojnė Zotnė e madh e tė vėrtetė, qė i falėn dhe apėnė nga ē’u falė Zoti. Ata janė dritė e Zotit e tė shpėtimit”.
Udhėheqėsit e shqiptarėve, qoftė ata tė politikės apo tė kulturės, si dje ashtu edhe sot, me pak pėrjashtime, e quajnė Naimin, me tė drejtė, Apostull i Shqiptarizmit, por sa vlen kjo kur nuk i besojnė Zotit, nuk janė nė rrugė tė Zotit, kur emrin e Zotit e shkruajnė ende me shkronjė tė vogėl. Ai ėshtė Krijues, Ai ėshtė Njė, kurse krijesat, emrat e partive tė veta, qė i krijuan e i ndėrrojnė sa herė t’u teket i shkruajnė me shkronja tė mėdha!
Naimi i quan besimtarėt myslimanė, siē ishte edhe vet:
“Ata janė dritė e Zotit e tė shpėtimit”.
Naimi shqip na kėshillon:
“O njerėz! Mos u bėni tė pa besė, e mos delni nga udh’e Zotit...”
A janė nė rrugė tė Zotit ata qė i kanė ngritur Naimit busta, pėrmendore, shtatore; shumė rrugė, shkolla e mbajnė emrin e tij tė nderuar, por a mjafton kjo, kur nga kėto shkolla hyjnė e dalin nxėnės pa nxėnė, pa mėsuar, pa dėgjuar asgjė pėr Zotin, Krijuesin?!
Ka edhe Shtėpi Botuese me emrin “Naim Frashėri”, i cili na kėshillon tė mos dalim nga Udh’e Zotit, por nga Shtėpia Botuese “Naim Frashėri” dalin libra kundėr Zotit...!
A kanė mend ata qė veprojnė kėshtu? A janė nė udhė tė Zotit...?
Ne, a duhet t’i mbyllim sytė e veshtė para zėrit, fjalės sė Naimit, i cili na kėshillon shqip:
“O njerėz! Mos dilni kurrė nga udhė e Zotit e mos u ndani nga e drejta dhe nga e vėrteta.”
Kėto janė kėshillat e Naimit pėr shqiptarėt, nga shkrimi: “Thelb’i Kuranit”.
Se poeti, Naim Frashėri, ėshtė poet kombėtar, se ėshtė njė nga mjeshtėrit mė tė mėdhenj tė fjalės shqipe, se ėshtė mendimtar i madh dhe Apostull i Shqiptarizimės e pranojnė shumica e lexuesve, studiuesve, sikur e pranojnė se ėshtė edukator i kombit shqiptar, qė u jepte kėshilla tė shumta e shumė tė vlefshme shqiptarėve, por pėrse nuk e pranojnė si besimtar dhe si prijės shpirtėror, me edukatė tė Islamit, nxjerrė nga Thelbi i Kur'anit?
Kėto jo vetėm qė s’ pranohen, jo vetėm qė anashkalohen, por ē’ėshtė edhe mė keq, ato tjetėrsohen, shtrembėrohen, shėmtohen, siē bėri prof. Dhimitėr S. Shuteriqi, i cili thotė:
“Librat shkollorė tė Naimit ndihmojnė pėr tė formuar botėkuptimin materialist tek nxėnėsit...Poeti vėrtetė fut nė kėndimet e tij pjesė tė ndryshme qė predikojnė njė moral fetar. Por nga ky moral ai pėrpiqet tė ruaj parimet humanitare tė pėrgjithshme, pa pranuar dogmėn dhe pėrrallat biblike.”
Mjerisht, gati tė gjithė studiuesit shqipėtarė kėshtu, si prof. Dhimitėr S. Shuteriqi, e shohin Naimin si materialist, ateist, pa menduar pėr Zotin, Kur'anin, madje Thelbin e Kur'anit e quajnė: “dogmė e pėrralla biblike”! A ndodh kudo kjo?
Studiuesit shqipėtarė, intelektualėt tanė, me ndonjė pėrjashtim, ende janė ateistė-pa Zot! Dhe, bota pa Zotin, siē tha poeti gjerman, Ludwing Strauss, ka shumė fytyra, por s’ka sy! Kurse, Naimi, nė vargjet nė vijim, thotė se Zotin:

“ I verbėri s’mund ta shohė
I dituri mund ta njohė”

Kur njė herė studentėt e pyetėn tė diturin, shkencėtarin, profesorin e nderuar, Louis Pasteurin,( 1822-1895), bashkėkohanik i Naimit, por nga Franca e qytetėruar, se pėrse beson nė Zot, dijetari, shkencėtari L. Paster, u pėrgjigj:
“Mu pėr atė qė kam menduar dhe kam studiuar”.
Studiuesit shqiptarė as qė mendojnė pėr Zotin, as qė kanė studiuar rreth Tij, prandaj nuk e shohin Naimin si besimtar, si prijės shpirtėror, sepse janė tė verbėr, pa sy, me shumė fytyra, me shumė parti...!
Naimi, sipas veprave qė la, dėshmohet se ishte besimtar dhe prijės shpirtėror i shqiptarėve, qė i lutej Zotit me kėtė lutje:
“Zot i math e i Vėrtetė! Tė qofshim falė! Falna urtėsinė, njerėzinė, vėllazėrinė, bashkimin, Udhė Tėnde tė drejtė, nxirrna nė dritė, e mos na lėrė nė errėsirė, mėrgona nga sharja, nga vjedhja, nga zilija, nga zemėrimi, e mos na lė kurrė nė mundim e nė tė keqe”.
Naimi, siē shkruante, Kur'anin e kishte burim frymėzimi, te Perėndia kishte shpresė, e thoshte:

“Kam shumė shpresė te Perėndia
Qė tė mos jetė kėshtu Shqipėria
Po tė ndritohet, tė lulėzohet...”.

Naimi i lutej Zotit me kėto fjalė:
“O Zot! Fali Shqipėrisė e Shqipėtarėve qė i falen emėrin Tėnd, gjithė tė mirat, qė ke nė jetė dhe mėrgoi nga gjithė tė ligat. Amin!”.
Ne, shqiptarėt, jo vetėm qė s’po falemi nė emėr tė Zotit, aq sa duhet, ashtu siē duhet, por edhe emrin e Tij po e shkruajmė ende me shkronjė tė vogėl!
Naimi, pėrveē qė ishte atdhetar, dijetar, poet kombėtar, s’duhet harruar, sepse bėhemi edhe mė horė, se ai ishte njė prinjės shpirtėrorė...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
NAIM (HALID) FRASHĖRI (1846-1900)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Naim Frashėri
» NAIM FETAJ - NĖ VEND TĖ EPITAFIT...
» Kėto janė dy vajzat e mbuluara tė Naim Tėrnavės (Foto)
» NAIM FETAJ:ELEGJI PĖR VĖLLEZĖRIT E MI-Bardh Hamzajn dhe Agim Fetajn
» Prenjo Imeraj: Lajthitje mendore apo mendėsi politike, z. profesor Kristo Frashėri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: