prehja.net
 
ForumiPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 DITA E FLAMURIT...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve: 504
Join date: 10/04/2009

MesazhTitulli: DITA E FLAMURIT...   Wed Nov 25, 2009 12:38 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ...


“Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės” -
Faik Konica Dita e Flamurit ėshtė dita mė e gėzueshme, ėshtė dita mė e vajtueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė, pa Ēamėri...

Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, duhet tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr ēdo shqiptar... Pse? Sepse, nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, pėrveē gėzimit, pėrveē vajtimit, secili duhet tė bėjė edhe llogari, me pėrgjegjėsi, t’a pyesė veten: ē’bėri gjatė njė viti pėr Kosovėn, Ēamėrinė, pėr Shqipėrinė…?

Me 28 Nėntor 1912, u ngrit nė qytetin e Vlorės, nga dora Ismail Qemalit, Flamuri Kombėtar... Flamuri Kombėtar u ngrit mbas katėrqind e sa vjetėsh... Flamuri Kuq e Zi ėshtė flamuri mė i vjetėr nė Ballkan, ndėr mė tė vjetrit n’Evropė... Flamuri Kombėtar ėshtė flamuri i Skenderbeut, por pas vdekjes sė tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua... Pas njė harrese prej katėrqind vjetėsh, e zbuloi njė student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica...

Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombėtar, themeluesi i kritikės shqiptare, atdhetari i devotshėm, ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua...Jo vetėm qė u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua tė varroset nė Shqipėri deri sa vdiq komunizmi…, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetėn Shqipėrisė... Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetėm Faik Konicės. Kjo tragjedi u ndodhi edhe atdhetarėve mė tė njohur, mė tė mėdhenj tė kombit, siē ishin: Mid’hat Frashėri, Mustafa Kruja, Dhimitėr Berati, tė cilėt ishin edhe nėnshkrues tė Dokumentit tė Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Vehbi Efendi Dibrės.

Luigj Gurakuqit... Kjo u ndodhi edhe shumė atdhetarėve tė tjerė, deri nė ditėt tona... Prandaj, Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė duhet tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė...! Nė Ditėn e Flamurit, nga ballkoni i shtėpisė sė Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti njė fjalim tė shkurtėr para popullit tė Vlorės dhe rretheve tė tjera, ku ndėr tė tjera, dy herė e pėrmendi Zotin, e tha: “Deshi Zoti, qė me punėn tonė, trimėrinė dhe guximin e pashoq tė shqiptarėve, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė, sepse kėtu e tutje, jemi tė lirė, tė pavarur dhe mė vete, prandaj, qeshni dhe gėzohuni!”.

Ismail Qemali, duke e pėrfunduar fjalimin e Ditės sė Flamurit, tha: “Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjė dykrenare nė mes. Dhe tani tė gjithė bashkohuni si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar, si i ka hije Atdheut tonė tė lirė. Duke pėrfunduar, nuk mė mbetet tjetėr gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Math pėr bekimet e Tij...”.

Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė nuk pėrfunduan me Shpalljen e Pavarėsisė, por ato u shtuan mbrenda e jashtė Shqipėrisė...! Shqiptarėt nuk arritėn tė bashkohen, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, nuk punuan sa duhet pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar Atdheun... Tragjedia mė e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmėshekullor...Tė ishe atdhetar, fetar, i ditur, i ndershėm, ishte rrezik...Shumica e shqiptarėve nisi tė jetonte jashtė vetes... Heminguej tha: “Kur nis tė jetosh jashtė vetes, gjithēka ėshtė e rrezikshme”. U bėnė gabime tė mėdha, pėrjetuam fatkeqėsi tė vazhdueshme...Gjithė fatkeqėsitė e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqė njerėzit nuk zotėronin dije tė mjaftueshme... Dije e mjaftueshme ėshtė Dija Hyjnore...Sipas Lesingut, qėllimi i fundit i diturisė ėshtė e vėrteta.

E Vėrteta ėshtė Zoti. Zoti ėshtė e Vėrteta Absolute...Ai, qoftė lavdėruar, e ka shpallur tė Vėrtetėn me argumente... Nė Kur'an shkruan: “Ata tė cilėt nuk besojnė nė argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojė nė rrugė tė drejtė; ata i pret vuajtje e padurueshme.” (Kur'ani, 16:104) Kujt i besuam ne?! Pse vuajtėm? Pse po vuajmė ? Pse me ne po luajnė? Prandaj kėshtu jemi dhe kemi ashtu qysh jemi...! Vlera e njeriut, thoshte Renani, ėshtė sa mėson dhe sa dashuron. Mėsimet rreth Zotit, dashuria pėr Zotin ėshtė ēelėsi hyjnor pėr jetė tė lumtur e tė suksesshme! 28 Nėntori, Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė e Ēamėri...!Por, me besim nė Zotin, me pėrpjekje tė vazhdueshme, ēdo gjė ėshtė e mundshme...!

Siē ishte e mundshme dalja publike mė 28 Nėntor 1997 e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Llaushė, nė ditėn e varrimit tė mėsuesit dėshmor, Halit Gecit, vrarė nga policia serbe...Siē ishte e mundshme qė komandanti i UĒK-sė, Adem Jashari, tė lindet mė 28 Nėntor …! Pėr mendjen e kufizuar njerėzore ėshtė rastėsi qė komandanti Adem Jashari u lind nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1955, por nuk ėshtė rastėsi pėr Zotin, Krijues, Planifikues e Zhvillues i ēdo krijese, qė jeta e tij, vepra e tij dhe rėnia e tij tė bėhet, shembull trimėrie, burrnije, qėndrese, shprese, rreze lirie, simbol pavarėsie! Kryetari i Ēekisė, Haveli, thoshte: “Shteti ėshtė krijim i njeriut, ndėrsa njeriu ėshtė krijesė e Zotit”. Zoti nuk krijon asgjė rastėsisht...Ai i fali Shaban Jasharit, nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, Ademin, mė 28 nėntor 1955, shembullin ringjallės tė shqiptarisė...

28 Nėntori - Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, ditėlindja e Adem Jasharit, krenaria e shqiptarit, shembulli i qėndresės, simboli i shpresės ... Me hajr, pėr hajr ditėlindja e 53-tė, o Adem Jashari! Pėr hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė...! Ti e pate ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, ti e pate guximin dhe besimin pėr tė njohur vetveten, pėr tė njohur Kosovėn, pėr tė njohur Zotin... Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė le tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr tė njohur vetveten, qė ėshtė hapi i parė pėr tė njohur Zotin, i cili na fali edhe njė argument, nė Ditėn e Flamurit, na fali Adem Jasharin, qė me Jasharėt t’i falin Kosovės njė Diell... Njė Diell, qė me besim nė All-llahun, Zotin, Perėndinė, ka pėr tė ndriēuar ardhmėrinė, duke e bashkuar Shqipėrinė… Kjo ėshtė Pėrgjegjėsia, kjo ėshtė Pavarėsia…

Amin! Ashtu u bėftė!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

DITA E FLAMURIT...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj ::  :: -