prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ MUSA DĖRGUTI (1888-1961)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ MUSA DĖRGUTI (1888-1961)   Fri Dec 04, 2009 11:10 pm

Hafiz Musa Dėrguti (1888-1961)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Hafiz Musa Dėrguti ishte hoxhė, mėsues, dijetar, hafiz i Kur’anit, mbrojtės i atdheut, vatanit, luftėtar e atdhetar, kundėrshtar i komunizmit, armik i partisė, shėrbėtor i Shqipnisė....
Musa Dėrguti lindi nė Shkodėr, me 3 Mars 1888. Musai ishte djali i tretė i Et’hem Dėrgutit, para tij ishin Abdyli, Zyberi, kurse pas tij ishte Qamili. Et’hem Dėrguti, babai i katėr djemve, ishte njė burrė shkodran, ishte besimtar, arsimdashės, tregtar e atdhetar. Ka banuar nė lagjen e njohur “Dėrgutej” tė Shkodrės....
Musa Dėrguti mėsimet fillestare i ndoqi nė mejtepin e xhamisė tė lagjes “Ndocaj”, ku kishin mėsuar bijtė e familjeve mė tė shquara, mė tė nderuara tė Shkodrės. Nė mejtep, krahas mėsimeve, arriti tė mėsoi pėrmendėsh Librin e Shenjt, Kur’anin e Madhnueshėm, dhe aty e fitoi titullin e nderuem: Hafiz i Kur’anit.
Studimet i vazhdoi nė Medresenė e Pazarit nė Shkodėr, ku kanė mėsuar, studiuar e punuar personalitete tė shquara, figura tė dalluara fetare e kombėtare...
Meqė e kishte gjendjen e mirė ekonomike, meqė kishte dėshirė, vullnet pėr dituri, meqė ishte i zgjuar e mendjehollė, me ndihmėn e babait i vazhdoi studimet e larta nė Stamboll...
Stambolli, me madhėshtinė e tij, qė shtrihet nė dy kontinente, djaloshin e ri shkodran, nuk e bėri pėrvete, por aty ai mėsoi, studioi dhe pėrvetėsoi dituri, pėr tė cilėn kishte aq shumė nevojė e shkreta Shqipni...
Pas diplomimit, Hafiz Musa Dėrguti i dha lamtumirėn Stambollit, kryeqytetit tė Perandorisė dhe u kthye nė Shkodėr, pėr t’i shėbye Shkodrės e Shqipnisė...
Hafiz Musa Dėrguti, sapo u kthye nga Stambolli, kryeqyteti i Perandorisė, nė vendlindje e filloi detyrėn si imam, mėsues e predikues nė Xhaminė e “Shaban Efendisė”, e cila ndodhej nė jugperendim tė Shkodrės, nė lagjėn me tė njėjtin emėr.
Mėsimet, kėshillat, predikimet e tij nė xhami ishin tėrheqėse, tė pranueshme, tė kuptueshme dhe tė aplikueshme. Kėshtu vazhdoi me ditė, javė, muaj, ndėr vite derisa xhamia ma nuk i nxinte. Xhamia gjithnjė mbushej pėrplot, duke dėgjuar Hafizin, disa derdhnin lot....
Kur forcat ushtarake serbe-malazeze, tė Mbretėrisė Serbo-Kroate –Sllovene, nė gusht tė vitit 1920, pushtuan disa vendbanime shqiptare si Kelmendin, Koplikun, Shkrelin e Kastratin, Hafiz Musa Dėrguti, hoxha i nderuem i Xhamisė sė “Shaban Efendisė” e muerr pushkėn dhe u rreshtue nė front me luftėtarėt e lirisė, pėr t’u pėrballur me pushtuesit e Shqipnisė...
Kush e njeh kohėn , thoshte Imam Aliu (r.a.), ai nuk e harron gatishmėrinė. Hafiz Musa Dėrguti, jo vetėm qė e njihte kohėn, kohėn nė tė cilėn jetoi, por ai edhe e parashikoi. E parashikonte ardhjen e komunizmit si njė fatkeqėsi, prandej vazhdimisht predikonte me argumente kundėr tij...
Nė vitin 1945, kur komunistėt e morrėn pushtetin, pėr t’u hakmarr, tri herė e arrestuan Hafiz Musa Dėrgutin, hoxhėn atdhetar...Ndėrsa nė vitin 1946, nė muajin shtator, pasi e shuan me gjak Kryengritjen e Postribes, ndėr qindra tė arrestuar, fshatar e qytetar, u arrestue edhe Hafiz Musa Dėrguti, hoxha atdhetar....
Mbas njė gjyqi tė inskenuar dhe me akuza false, Gjykata Ushtarake e Qarkut tė Shkodrės e deklaroi fajtor pėr "Krimin si armik i popullit, neni 2 dhe 3, ligji 372.
Sipas regjistrit tė Gjendjes Gjyqėsore tė Ministrisė sė Drejtėsisė, nė numrin e Protokollit 7596 theksohet se:
"Pėr tė quajturin Musa Dėrguti, i biri i Ethemit dhe i Meleqes, lindur nė Shkodėr, me vendimin Nr. 463, dt. 27.11.1947, nga Gjykata Ushtarake Shkodėr ėshtė deklaruar fajtor pėr krimin si armik i popullit, neni 2 dhe 3 tė ligjit 372, dėnuar me 10 (dhjetė) vjet privim lirie dhe heqjen e sė drejtės Civile."
Hafiz Musa Dėrguti, edhe pse nė moshė, 58 vjeēar , qėndroi dhjetė vjet burrnisht nė burgun komunist, si njė besimtar, si njė atdhetar krenar... Pėr burrninė e qėndresėn e tij kanė shkruar disa nga bashkėvuajtėsit si ai.
Prifti katolik, franēeskan, At Zef Pllumi (1924-2007) nė trilogjinė, “Rrno vetėm pėr me tregue” botue nga “Hylli i Dritės”, 1995, nė faqėn 226, ndėr tė tjera, shkruen:
" ... hoxha jo vetėm ishte shumė tolerant, por edhe shumė mirdashės.Hafiz Dėrguti ishte shumė i devotshėm, por jo fanatik..." Duke kujtuar jetėn e burgut At Zefi Pllumi thekson njė episod shumė interesant : "Nuk shkuen shumė ditė e pa pritė e pa kujtue u hap dera e birucės sonė. Hini mbrenda njė oficer madhor....Na pyeti pėr emėn secilin.
- Tė gjithė prifta?
- Po tė gjithė.
- A shifni ēka donė me thanė revolucion ? Deri tash ligjet e borgjezisė priftin e konsiderojshin tė paprekshėm, ndėrsa na tashti edhe Zotin e biem kėtu tė shoqnuem me dy polic. Kjo asht forca e Partisė. Po ti Hoxhė Efendi - iu suell Hafiz Dėrgutit - ēka ban ti kėtu?
- Edhe unė si klerikėt e tjerė.
- Jo Hoxhė Efendi, ti deri tash na ke mėsue se asht sevap me mytė kaurrin, e tash si e kalon ti bashkė me priftėn?
- Unė e kaloj shumė mirė me kėta - iu pėrgjegj hoxha. - Na jemi robtė e Zotit. Sa pėr ato mėsime qė po thue, asht njė dėshmi e rreme: unė kurr nuk kam mėsue nė mejtep si thue ti.
Ne mos paē kenė ti vetė personalisht - i tha oficeri - ka kenė njė hoxhė tjetėr, krejt si ti: me kėtė mjekėr tė bardhė e tė bukur.
- Kėtu ndrron loja - iu pėrgjegj Hafizi - unė jam unė e ai tjetri asht nji tjetėr. Nė pastė kenė ndonji hoxhė, qė tė ka mėsue ty me vra kaurrat, po ta them troē se ai paska kenė nji hoxhė xhahil e jo nji hoxhė alim!"
Ndėrsa, nė kujtimet e veta, z. Tom Lec Marku, njė bashkėvuajtės i Hafiz Musa Dėrgutit nė burgjet e diktaturės komuniste, ndėr tė tjera shkruan: "Fort i ndershėm, guximtar ku s'ka ma, dai pėr gjithkėnd, i jepte kujtdo ēka kishte. Atdhetar i shquem, bashkėpunėtor i opozitės, antikomunist i vendosun. Kėshtu e kam njoftė Hafiz Musa Dėrgutin".
Hafiz Musa Dėrguti, edhe nė burgjet komuniste, i kryente detyrat fetare ndaj Zotit, me pėrkushtim, falej pesė herė gjatė ditės, agjėronte muajin e bekuar tė Ramazanit...Njė herė njė polic ja merrė tenxheren me ujė, ku hafizi merrte abdes, por hafizi ia rrėmben nga dora dhe i ra policit kresė, me sa pat takatė...
Kėtė ngjarje e ka pėrjetėsue rapsodi popullor, Dedė Shyti, nė vargjet vijuese:
Policėt me pengue banė pėrpjekje,
Tė mos i shėrbente Hafizi fesė...
Ia prishen t'falunit qentė e pabesė
Policin e qėlloi tenxhere kresė.
Kurse shkrimtari e publicisti, Beqir Ajazi, lindur nė Tiranė me 1920, njė prej tė burgosurve tė parė politik nė Shqipninė komuniste, i cili u arrestue me 21 nėtor 1944, dhe u dėnue me 30 vjet burg, njė bashkėvuajtės nė burgun e Burrelit, pėr Hafiz Musa Dėrgutin, ndėr tė tjera shkruan:
" ... Me njė kulturė tė gjerė sa fetare, aq edhe laike, ai tė bėnte pėr vete. Bagazhi i tij i gjerė dhe logjika e fortė bėnin qė ai tė tė imponohej. Ky ishte Hafiz Musa Dėrguti, qė besonte nė njė Zot tė vetėm e tė pashoq. Mbi kėtė ai nuk bėnte asnjė lėshim...Hafiz Musai me dijen e tij tė madhe ishte bėrė qendėr kėshillimesh pėr tė gjithė tė burgosurit e Burrelit. Nepėrmjet shpjegimesh prej kompetenti, fjala e tij hapej tek tė gjithė e bėnte punėn e vet. Kėshtu ai bėri nacionalistė tė vendosur tė gjithė ata qė i shfaqnin dyshime si rezultat i propagandes komuniste..."
Hafiz Musa Dėrguti u lirue nga burgu me 8 Nėntor 1956, kur ishte nė moshėn 68 vjeēare, por duke mos ju nėnshtrue asnjėherė diktaturės komuniste, anti-fetare, anti-kombėtare...
Ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė me 15 Mars 1961, nė moshėn 73 vjeēare, duke mbetur shembull pėr jetė si njė besimtar, dijetar e atdhetar i vėrtetė. Kėtė e dėshmoi edhe pėrcjellja e xhenazės sė tij, ku me qindra, mijėra fshtatarė, kishin ardhur nga ēdo anė, bashkė me mijėra qytetarė shkodranė, hoxhallarė, priftėrinj e shejhlerė, me lotė nė sy, pėr t’i dėshmuar kėlyshėve tė partisė, se hoxha i nderuar, i persekutuar, ishte shėrbėtor i Zotit, i popullit, i Shqipnisė....

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ MUSA DĖRGUTI (1888-1961)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Promovim librash tė mėrgimtarėve tanė dhe Foto tė bėra nė Biblioteken Kombėtare gjat promovimit tė librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)
» Musa JUPOLLI:TELEGRAM NGUSHLLIMI PER GANI AZEMIN
» Musa Ahmeti: Skėnderbeu, vargjet e panjohura tė 1620-ės
» Musa I. Ahmetaj: Hyrja ne gjerdek apo hyrja dhėndėrr
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: