prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MULLA SADRI PRESTRESHI (1917-2002)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MULLA SADRI PRESTRESHI (1917-2002)   Sun Dec 20, 2009 11:33 pm

Mulla Sadri Prestreshi (1917-2002)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mulla Sadri Prestreshi ishte njė figurė e shquar fetare e kombėtare, ishte hoxhė, mėsues, predikues, atdhetar e luftėtar…

Lindi mė 17 Tetor 1917, nė katundin Mazgit, nė rrethin e Prishtinės. Mėsimet fillestare i kreu nė Obiliq, qė tani quhet Kastriot, ku ishte ndėr nxėnėsit mė tė shquar…
Nė vitin 1930 u regjistrue nė Medresenė “Pirinaz” tė Prishtinės, pranė dijetarėve tė njohur tė asaj kohe, Mulla Hamdi ef. Gėrēina dhe Mulla Ahmed ef. Mardoēi, tė cilėt dalloheshin edhe pėr ndjenjat e zjarrta atdhetare…
Pas diplomimit, nė vitin 1944, u emėrue imam nė xhaminė e katundit Dobrajė e Madhe nė rrethin e Lypjanit, kurse mė vonė shėrbeu edhe si mėsues…
Nė fillim tė vitit 1946, kur forcat partizane-ēetnike sa e kishin marrė pushtetin e ndaj popullit shqiptar silleshin me egėrsi, Mulla Sadriu u inkuadrue nė organizatėn ilegale NDSH, (Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar) qė pėrpiqej pėr ēlirimin e Kosovės e bashkimin me Shqipni.
Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare, ku kishte shumė veprimtarė hoxhallarė, pėrpiqej pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar. Kjo organizatė politike-ushtarake u krijua si njė imperativ kohe nė ndėrgjegjen e atdhetarėve anti-komunistė shqiptarė, pėr tė penguar ricopėtimin e trungut etnik shqiptar dhe njėkohėsisht krijimin e njė shteti etnik kombėtar…
Mulla Sadri Prestreshi, si veprimtar nė kėtė organizatė, ishte nė rrethin e personaliteteve tė shquara atdhetare, deri sa u zbulue nga oficerėt e OZN-ės jugosllave…
Me 15 Prill tė vitit 1947, Gjyqi Ushtarak i Divizionit tė Prishtinės, pas hetimeve, maltretimeve, e dėnoi hoxhėn, Mulla Sadriun, me katėr vjet burg…
Burgun e filloi nė Prishtinė, nga Prishtina e dėrguen nė Mitrovicė, nga Mitrovica nė Nish, nga Nishi nė Pozharevac…
Edhe nga burgu kur lirohet, pėr njė kohė, nuk e lejuen tė punėsohet…Nuk e lejuan tė shėrbejė as hoxhė nė ndonjė xhami, as mėsues nė ndonjė shkollė, tė edukoi brezin e ri…!
Mė vonė e pranuen, e emėruen mėsues nė Shkollėn Fillore tė Obiliqit, nga Obiliqi e caktuen tė shėrbej si mėsues nė Shkollėn Fillore tė katundit Karraticė, tė Drenicės…Kudo qė shėrbeu nė arsim, shėrbeu me pėrkushtim…
Nė vitin 1962, Mulla Sadri Prestreshi, mbas disa viteve shėrbimesh, transferimesh, emėrohet hoxhė, imam, predikues, nė xhaminė kryesore tė Prishtinės, nė Xhaminė e Madhe, nė Xhaminė e Mbretit, xhamia kryesore e kryeqytetit…
Mulla Sadriu, nė xhaminė kryesore tė kryeqytetit, me kėshillat e tij, me predikimet e tij, nga burimet hyjnore, frymėzonte pėr ēdo ditė zemrat njerėzore…
Kjo veprimtari, tė cilėn hoxha e kryente me shumė devotshmėri, nuk iu pėlqente organeve tė pushtetit, prandaj me njė vendim, si tė papėrshtatshėm, pėr interesat e hyqymetit, Mulla Sadriun e larguen nga Xhamia e Madhe e kryeqytetit…

Rreth vitit 1970, Mulla Sadriu u pranue si professor nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, kur shėrbeu deri sa doli nė pension, nė vitin 1983.
Pėrveē mėsimdhėnies, nė lėndėt e Ahlakut e Fikhut, Mulla Sadriu pėrgatiti edhe tekstet shkollore pėr vitin e parė dhe tė dytė tė medresesė, pėr lėndėt qė mėsonte…
Nė moshėn e pleqėrisė, kur ishte 82 vjeēar, forcat pushtuese serbe, nė vitin 1999, Mulla Sadriun, pėr shėrbimet qė i bėri popullit e Zotit, Islamit e Vatanit, e larguen me dhunė nga shtėpia, tė cilėn ia dogjėn…
Mulla Sadri Prestreshi ndrroi jetė-kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 16 Janar 2002, nė moshėn 85 vjeēare. Siē ishte madhėshtor nė jetė, ashtu ishte edhe nė vdekje.
Nė Xhaminė e Madhe tė Prishtinės, ku kishte shėrbye, predikue, por qė pushteti komunist e kishte largue, mijėra qytetarė ishin tubue nė faljen e namazit tė xhenazės, nėn udhėheqjen e Myftiut tė Kosovės, dr.Rexhep Boja…
Nė katundin Magzit tė Kastriotit, ku lindi me 17 Tetor 1917, Mulla Sadriu u varros me nderime, me 16 Janar 2002…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MULLA SADRI PRESTRESHI (1917-2002)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr.Sadri Ferati:Mallkimi i rėndė do tė bjerė mbi ju
» Si u rrah Mulla Osmani nga Vehabistėt e Drenasit?
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» Tensione nė LDK, pėrplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati!
» Sabile Keēmezi- Basha: Angazhimi i grave nė Pavarėsinė e Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: