prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bektashizmi dhe halvetizmi ne shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mustafa

avatar

Numri i postimeve : 11
Join date : 17/03/2008

MesazhTitulli: Bektashizmi dhe halvetizmi ne shqiperi   Tue May 06, 2008 3:35 am

Bektashinjtė u shfaqėn sė pari nė formėn e njė urdhri dervishėsh nė pjesėn aziatike tė Perandorisė Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtės i kėtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur nė Iran mė 1249 dhe i vendosur nė Turqi mė 1284. Rol tė veēantė nė ngjizjen e ideve tė Haxhi Bektashit patėn kontaktet e tij me besimet aziatike tė budizmit dhe tė hinduizmit gjatė udhėtimeve qė ai kreu nė Indi, Tibet e nė Kinė.

Themeluesit e bektashizmit qė nė fillim dolėn kundėr rreptėsisė doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinė pėr tė gjithė, vėllazėrinė dhe bashkimin.

Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtė e zhvilluan letėrsinė e vet fetare kryesisht nė gjuhėn osmane dhe jo arabisht dhe persisht.

Njė nga misionarėt kryesorė tė Haxhi Bektashit, i cili u bė i famshėm pėr predikimin e urdhrit bektashian nė hapėsirat ballkanike, ka qenė Sari Salltėku, pėr tė cilin qarkullojnė mjaft tregime dhe legjenda.

Sari Salltėku, i cili u shndėrrua nė njė nga personalitetet mė tė shquara tė bektashizmit, nė fillim tė shek. XIV u dėrgua nga Haxhi Bektashi nė Ballkan e nė Shqipėri dhe i maskuar me veladonin e njė murgu tė krishterė, me durim e maturi tė veēantė, punoi pėr tė mbjellė farėn e besimit bektashian.

Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltėku pėr tė pėrmbushur misionin e lartpėrmendur.

Shenjtori bektashian ndihmohej nė punėn e vet nga njė numėr dervishėsh, tė cilėt i pėrhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht nė emėr tė profetit Jezu Krisht dhe jo tė Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltėku dhe bashkėpunėtorėt e vet themeluan nė Korfuz edhe njė “institut ortodoks”, i cili nė tė vėrtetė u pėrdor pėr tė pėrhapur nė popull idetė e lirisė, dashurisė dhe tė disiplinės bektashiane.

Qė prej kohės sė themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotėsuar nga pikėpamja ideore dhe organizative, derisa nė fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtėn pėrfundimtare kėtij urdhri.

Bektashizmi qė nė fillimet e veta u paraqit si njė sekt islamik liberal, duke qenė i afėrt nė shumė aspekte edhe me krishterimin.

Tri ishin elementet kryesore mbi tė cilat mbėshtetej besimi bektashian: e vėrteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Kėta tre elementė konsiderohen si shtylla tė kėtij besimi dhe si parimet udhėheqėse tė veprimtarisė sė njeriut.

Nė kėtė mėnyrė porositej qė ndjekėsit e kėtij urdhri tė ishin tė drejtė dhe tė sinqertė kudo dhe kurdo, tė luftonin pėr tė qenė sa mė tė ditur dhe tė zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.

Ndryshe nga besimtarėt sunitė, bektashinjtė nuk e kishin tė ndaluar pėrdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesėn e fytyrės sė grave kur dilnin nė publik.

Bektashizmi respektonte ekzistencėn dhe zhvillimin e lirė tė kombeve dhe tė besimeve tė ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) pėr bektashinjtė s’ishin gjė tjetėr veēse prehja e shpirtit kur njeriu bėn mirė dhe vuajtja e tij kur njeriu bėn keq nė jetė. Falja gjithashtu pakėsohej nga pesė herė vetėm nė dy herė nė ditė, ndėrsa agjėrimi, nga njė muaj nė dhjetė ditė, duke ndėrprerė vetėm tė pirėt e ujit.

Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bėri kėtė sekt mjaft tė pranueshėm e tėrheqės pėr mjedisin ballkanik e veēanėrisht pėr atė shqiptar, ku feja e krishterė bashkėjetonte me elementė tė fuqishėm tė trashėgimisė pagane tė periudhės parakristiane.

Nė kėtė mėnyrė, pėrhapja e bektashizmit nė tokat shqiptare u bė njė nga aspektet kryesore tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, duke e shoqėruar kėtė proces qė nga fillimet e tij. Edhe pse, siē u theksua mė sipėr, tradita bektashiane duhet tė ketė qenė e hershme nė Shqipėri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike tė njohura deri mė tani i regjistrojnė gjurmėt e saj qė nga gjysma e dytė e shek. XVII.

Sipas tė dhėnave tė pėrftuara nga udhėpėrshkrimi i gjeografit osman Evlija Ēelebiu, nė disa qytete shqiptare tė kėsaj kohe ekzistonin vende tė shenjta dervishėsh, si teqe, tyrbe etj.

Me terma mė konkretė pėrmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut nė Kaninė tė Vlorės e ndėrtuar nga Sinan Pasha si vepėr bamirėsie.

Nė qytetin e Vlorės gjithashtu ekzistonte njė teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba).

Prania e bektashizmit dėshmohet nė kėtė kohė edhe nė qytetin e Gjirokastrės, kur thuhet se shumica e popullsisė sė kėtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur pėr Aliun (ėshtė fjala pėr dhėndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, pėr tė cilin bektashinjtė kishin adhurim tė veēantė); festonin krahas dy Bajrameve si ditė tė shenjta, Shėn Gjergjin, Nevruzin, Shėn Mitrin, Sari Salltėkun, dhe nė kėto festa pinin verė tė kuqe dhe raki.

Edhe nė vendbanime tė tjera shqiptare, si nė Pogradec, Mitrovicė, Kaēanik etj., sipas burimit tė mėsipėrm, ekzistonin teqe bektashiane, ēka flet pėr shtrirjen relativisht tė gjerė tė kėtij sekti islamik deri nė vitet 60-70 tė shek. XVII.

Njė nga qendrat e spikatura tė bektashizmit shqiptar ishte bėrė qyteti i Krujės, ku disa dėshmi interesante, siē janė gurėt e varreve me simbole bektashiane qė datojnė pėrkatėsisht nė vitet 1717 e 1728, flasin qartė pėr praninė e kėtij urdhri nė qytet tė paktėn qė nga dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVII.

Lidhjet e ngushta tė Krujės me bektashizmin duken qartė edhe nė faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe tė vogla) bektashiane, nė rrethinėn e qytetit ka ekzistuar nė Kreshtėn e Malit edhe vendi i shenjtė me emrin e Sari Salltėkut, qendėr e njohur pelegrinazhi jo vetėm pėr besimtarėt e kėtij sekti, por edhe pėr njerėz tė besimeve tė tjera.

Ritmet e pėrhapjes sė bektashizmit nė radhėt e popullit shqiptar u shpejtuan gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII dhe fillimeve tė shek. XIX, kohė kur urdhri i mėsipėrm fitoi mbėshtetjen e Ali pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės.

Duke qenė kundėrshtar i pushtetit qendror osman, nė mėnyrė tė vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniēerėve, nė kėtė kohė opozitar i pushtetit sulltanor.

Me kėtė shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese nė radhėt e jeniēerėve. Madje, thuhet se vetė Ali Pasha pėrqafoi bektashizmin dhe bėri ēmos pėr fuqizimin e kėtij urdhri nė Shqipėri.

Sundimtari i Janinės u lidh ngushtė edhe me njė nga misionarėt e bektashizmit nė Shqipėri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e tė cilit ishte veēanėrisht e spikatur nė Krujė dhe nė rrethin e saj, ku u ndėrtua nė vitin 1802 edhe njė teqe me emrin e tij.

Kryeqendra e pashallėkut, Janina, ishte kthyer nė vendqėndrim pėr mjaft dervishė e misionarė tė ndryshėm tė urdhrit bektashian, tė cilėt vinin nga Stambolli apo qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, tė larguar prej andej pėr arsye tė ndryshme. Brenda territorit tė pashallėkut dervishėt bektashianė gjenin kushte tė pėrshtatshme dhe trajtim tė privilegjuar nga ana e Ali Pashės. Atyre u viheshin nė dispozicion shuma tė hollash dhe ndėrtesa pėr banim, ndėrsa nė mjaft raste edhe prona tė konsiderueshme. Kėshtu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i njė teqeje nė Prevezė, gėzonte njė benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe njė shtėpi tė kushtueshme, kurse njė tjetėr dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashės), u pajis me prona tokėsore tė konsiderueshme me tė ardhura prej mė se 20 000 frangash, duke u emėruar njėkohėsisht edhe si sheh i njė teqeje pranė qytetit tė Pargės.

Njė tjetėr dinjitar i urdhrit bektashian nė Pashallėkun e Janinės, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i njė teqeje nė hyrje tė qytetit tė mėsipėrm, zotėronte gjithashtu sipėrfaqe tė gjera tokėsore me tė ardhura tė lakmueshme.

Pas likuidimit tė korpusit tė jeniēerėve nga sulltan Mahmuti II mė 15 qershor 1826, nė Stamboll dhe nė qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, shpėrtheu njė stuhi e fortė dhune e represioni kundėr urdhrit bektashian.

Nė kryeqytetin e perandorisė u shkatėrruan mjaft teqe tė kėtij urdhri, u arrestuan, u burgosėn, u ezekutuan ose u dėbuan baballarė, dervishė, si dhe u konfiskuan libra tė shumtė.

Mirėpo nuk kaloi shumė kohė dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrė veten me shpejtėsi. Nga ana tjetėr, furtuna kundėrbektashiane e sulltan Mahmutit II nė viset shqiptare kaloi pa pasoja tė rėnda, duke mos pėrjashtuar kėtu ndonjė ndikim negativ qė ushtroi nė kėtė drejtim rivaliteti midis Ali pashė Tepelenės si mbrojtės i bektashizmit dhe Bushatllinjve tė Shkodrės si mbrojtės tė islamit sunit dhe kundėrshtarė tė bektashizmit.

Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik qė depėrtoi nė viset shqiptare. Emri i kėtij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV).

Rėndėsi tė veēantė nė historinė e kėtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vėrtetė i tij.

Praktika fetare e sektit halveti konsiston nė tėrheqjen e besimtarit nė njė dhomė tė veēuar pėr tė kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me pėrmendjen e Zotit me zė tė lartė nėn emra tė ndryshėm tė gjetur posaēėrisht pėr njė gjė tė tillė.

Shehlerėt dhe dervishėt halvetinj nė tė shumtėn e kohės, kanė qenė aleatė tė pushtetit politik osman nė ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit nė vendet e sunduara dhe nė luftėrat e tij kundėr fuqive tė krishtera.

Fillesat e pėrhapjes sė halvetizmit nė tokat shqiptare i takojnė fundit tė shek. XIV dhe gjysmės sė parė tė shek. XV. Megjithatė, depėrtimi i kėtij sekti nė mesin e popullit shqiptar bėhet mė i dukshėm duke filluar nga gjysma e parė e shek. XVI.

Vendpėrhapja e tij fillestare u bėnė krahinat e Shqipėrisė Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosėn misionarėt halvetinj qenė Delvina dhe Vlora.

Nxitėsi kryesor i kėtij procesi ishte Jakup Efendiu, njė nga shehlerėt e dėgjuar tė kėtij sekti nė kėtė kohė, ndėrsa qendėr e rrezatimit halvetian pėr krahinat e lartpėrmendura ishte qyteti i Janinės, ku, qė nė vitin 1390 ishte themeluar njė teqe e kėtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I.

Duke u nisur nga fakti se nė Berat, Korēė, Elbasan dhe nė Vlorė nė fund tė shek. XV dhe fillim tė shek. XVI dėshmohet tė jenė themeluar teqe halvetiane, do tė pranohet se pėrhapja gjeografike e kėtij sekti ishte zgjeruar jo pak.

Evolucioni i kėtij procesi shpejtohet edhe mė shumė gjatė shek. XVIII, shekull gjatė tė cilit tarikati halvetian shton praninė e vet edhe nė Kosovė dhe nė trevat shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore. Kjo shihet nė rrjetin e teqeve halvetiane qė themelohen gjatė kėsaj kohe nė kėto treva.

Kėshtu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kėrēova etj., u bėnė qendrat kryesore tė halvetizmit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Bektashizmi dhe halvetizmi ne shqiperi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė
» U jepet lamtumira e fundit 4 policėve tė vrarė nė Durrės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Te Ndryshme :: Podiumi i Lire-
Kėrce tek: