prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ZOTI, SHQIPTARĖT DHE GJUHĖTARĖT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: ZOTI, SHQIPTARĖT DHE GJUHĖTARĖT   Sat Jan 02, 2010 11:05 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

ZOTI, SHQIPTARĖT DHE GJUHĖTARĖT

Zoti

Tė gjithė popujt, kudo nė botė, besojnė nė Zot. Vetėdija pėr Zotin ėshtė e mishėruar thellė nė mendjen, zemrėn e shpirtin e njeriut. Plutarku nė njė rast pat thėnė:
“Njeriu mund tė gjej vendbanime pa mure mbrojtėse, pa shkrim, pa shkolla, pa teatro, por njė qytet pa objekte fetare, ku adhurohet Zoti, askush s’e ka parė dhe as qė ka pėr ta parė!”
Historiani dhe encikopledisti i njohur James Hasting, nė veprėn “Encyclopaedia of Religion and Ethics”, shkruan:
“Nuk ka popull nė rruzullin tokėsor ose nuk ka gjuhė qė ėshtė pa emrin e Zotit”.

Zoti dhe shqiptarėt

Shqipėtarėt, si popull besimtarė, i pėrqafuan dy religjionet monoteiste mė tė pėrhapura nė botė, Krishterimin dhe Islamin dhe i shėrbyen me devotshmėri aq sa u bėnė shembull edhe pėr popujt mė tė mėdhenj, mė tė zhvilluar e mė tė pėrparuar!
Dallohen shqiptarėt nga popujt tjerė edhe pėr njė gjė: nė gjuhėn shqipe pėrdorėn disa emra pėr Krijuesin e Gjithėsisė, e quajnė Zot, Allah, Atė, Hy, Perėndi, duke e respektuar secilin emėr tė Tij.
I pari dokument i gjuhės sė shkruar shqipe, pėr sa dihet, “ Formula e Pagėzimit” (1462) fillon me emrin e Zotit (Atit). Kurse libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, pėr sa dihet deri mė sot, “Meshari” i Gjon Buzukut, (1555), ėshtė njė libėr pėr t’i shėrbyer Zotit.
Dy nga shqiptarėt, poetėt, shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare, Naim Frashėri dhe Gjergj Fishta, nė veprat e veta, fjalėn mė tė pėrdorur e kanė, pothuajse, fjalėn Zot, Perėndi... Kėshtu ishte dikur, nė tė kaluarėn, por ēka ndodhi mė vonė? Ndėrhyri njė dreq! Mos o Zot mė keq!

Zoti dhe gjuhėtarėt

Gjuhėtarėt tanė thonė:
“Pas ēlirimit (lexo: robėrisė komuniste-ateiste) gjuhėsia jonė bėri hapa cilėsore pėrpara nė pėrvetėsimin e metodologjisė materialiste-dialektike tė njohjes dhe tė shpjegimit tė fenomeneve shoqėrore nga pikėpamja e teorisė marksiste-leniniste, duke kapėrcyer njė varg konceptesh tė gabuara, tė trashėguara nga e kaluara”.
Duke u bazuar nė kėtė metodologji tė zbatuar nė “shkencėn marksiste leniniste”, gjuhėtarėt shqiptar vendosėn rregullat e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Nė Tiranė, qė asokohe sundohej nga tiranėt; me 25 Nėntor 1972, tetėdhjetė e shtatė (87) delegatė miratuan rezolutėn e Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Nė atė Kongres, ndėr marrina tė tjera, u vendos qė emėrtimet e funksioneve zyrtare e shoqėrore, tė shkruhen me shkronjė tė madhe, (tė gjitha fjalėt qė hyjnė nė pėrbėrjen e tyre, me pėrjashtim tė nyjeve). P.sh. Sekretari i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. (Kapitulli VI, paragrafi 74).
Kurse, jashtė ēdo rregulli, ose norme, duke e mohuar edhe traditėn u vendos qė emrat e pėrveēėm Allah, Zot, Hy, Perėndi tė shkruhen me shkronjė tė vogėl! ! (Kapitulli VI, paragrafi 75).
Nuk u mjaftuan vetėm me kaq gjuhėtarėt shqiptarėt, nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, tė botuar nė Tiranė mė 1980, ribotuar nė Prishtinė 1981, hartuesit gjuhėtarė fjalėn Zot e shpjegojnė kėshtu:
“Zoti, sipas parafytyrimeve fetare e mistike, qenia mė e lartė e mbinatyrshme, e trilluar nga fetė e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botėn, qėndron mbi tė dhe drejton gjithėēka, perėndi, s’ka zot. Nuk i besojmė zotit”. (Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, Tiranė, 1980, ribotuar nė Prishtinė mė 1981, faqe 2248).
Pėrndryshe, Fjalori Amerikan i Gjuhės Angleze, gjuhės mė tė pėrhapur nė botė, sa pėr tė bėrė njė krahasim, me Fjalorin e gjuhėtarėve tanė, fjalėn Zot (God) e shpjegojnė kėshtu:
“Zoti, krijuesi dhe sunduesi i Gjithėsisė, i pėrhershmi, Qenia Supreme, i plotėfuqishmi, i plotėmėshirėshmi, i adhuruari nga njerėzit”.
(New Webster’s Dictionary of the English language, faqe 210, botuar nė New York dhe Chicago mė 1975).
Shrohet pyetja: ku mbetėm, ne shqiptarėt, duke u bazuar nė “shkencėn” marksiste-leniniste edhe nė gjuhėsi, kėtė e pėrjetuam vetė, e ku janė amerikanėt e “shkretė”...!?
Kuptohet, tė gjitha ato vendime u morėn nė kohėn e diktaturės komuniste-ateiste. Sistemi tiranik shtypte ēdo mendim qė lėshonte sado ndonjė rreze drite. Dritėn e Vėrtetė tė Krijuesit diktatura s’mund ta shuante, por mbasi rrėnoi, edhe me dinamit, objektet fetare: xhamitė, kishat, teqet, tyrbet, mbasi pushkatoi e burgosi dijetarėt mė tė shquar tė fesė, qė i shėrbyen Zotit, Atdheut e Kombit, mė nė fund tiranėt urdhėruan qė edhe fjala Zot tė shkruhet me shkronjė tė vogėl!
Por, deshti i Madhi Zot, diktatura komuniste-ateiste u rrėnua si kulla prej letre, bashkė me tė u rrėnuan edhe shumė ligje ēnjerėzore e antikombėtare qė ishin nė fuqi...
Sot, emri i Zotit pėrmendet me lavdi, dashuri e simpati nga shqiptarėt e tė gjitha shtresave, qė nga kryetarėt, kryeministrat shqiptarė, e deri te fėmijėt parashkollorė, secili nė mėnyrėn e vet. Nga i Madhi Zot kėrkohet qė ta bekojė Shqipėrinė, Kosovėn, t’i bekojė shqiptarėt, flamurin, gjuhėn shqipe deri edhe kushtetutėn...
Mjerisht, kur vjen puna te gjuha e shkruar, e shkreta gjuha jonė, qė disa e quanin gjuhė Perėndie (Rilindasit), bash fjala Zot shkruhet ende me shkronjė tė vogėl nė shtypin tonė tė pėrditshėm, javor, mujor, e ndėr botime tė ndryshme. Zoti, qoftė lavdėruar, ende shkruhet me shkronjė tė vogėl ndėrsa Partia, SIGURIMI, UDB-a, SHIK-u SHISH-i, shkruhen me shkronjė tė madhe si nė kohėn e partisė....
Madje, edhe kur po intervistohen zyrtarė tė lartė e veprimtarė tė Bashkėsisė Islame, tė Kishės Katolike e tė tjera, emri i Zotit, i dalė nga goja e tyre, nė shtypin tonė, pėrveē atij fetar, shkruhet me shkronjė tė vogėl! A nuk ėshtė ky veprim ndaj tyre njė ofendim ?
Kur u rrėzua Muri i Berlinit tė gjithė u gėzuan, ndoshta mė sė tepėrmi u gėzuan njerėzit e penės, sepse shpata me dy teha (censurė e autocensurė) ishte gati gjithmonė! Por muri nė kokat e gjuhėtarėve e tė gjithė atyre qė merren me fjalėn e shkruar, duket se qėndron ende i pa rrėzuar! A ka kuptim njėzet vjetė nė kohėn e demokracisė, tė shkruhet emri i Zotit, edhe sot e kėsaj ditė, sipas vendimeve tė njė Kongresi tė “Partisė”?
Nga tetėdhjetė e shtatė (87) delegatėt e Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, tė mbajtur nė Tiranė mė 20-25 Nėntor 1972, qė u mbajt me bekimin e Partisė sė Punės, nga Kosova morėn pjesė edhe Dr. Idriz Ajeti, Dr. Besim Bokshi, Dr. Rexhep Qosja... Kėta zotėrinj tė shquar, tė tretė akademikė, trutė e kombit, veprimtarė tė dalluar, mbi tė gjitha, me njohuri tė thella gjuhėsore e letrare, e kanė dėshmuar edhe me vepra, por nė kėtė ēėshtje kanė heshtur. Ėshtė ēėshtja jo pėr njė fjalė, por pėr njė shkronjė. Tė heshtėsh edhe sot pėr kėtė vendim - do tė thotė miratim!
Unė, si nxėnės i tyre, e preka njė ēėshtje, pėr hir tė gjuhės shqipe, pėr hir tė traditės dhe pėr hir tė drejtshkrimit! Pėrndryshe, edhe pse shkruhet nė gjuhėn shqipe Zoti me shkronjė tė vogėl - Zoti ėshtė i Madh. Zoti ėshtė mė i Madhi. Tė gjithė prej Tij jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
ZOTI, SHQIPTARĖT DHE GJUHĖTARĖT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fritz Radovani: Tė nderuem zotni gjuhėtarė toskė!
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Demir Krasniqi: Shpėrnguljet e shqiptarėve nė kėngėt tona popullore
» Shqipja - gjuha qė lindi gjuhėt indo-europiane?
» Niko Stylos: Gjuha e ilirėve - gjuhė e shqiptarėve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Mendime-
Kėrce tek: