prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KOSOVA ME PAVARĖSI APO NJĖ MASHTRIM I RI?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: KOSOVA ME PAVARĖSI APO NJĖ MASHTRIM I RI?   Wed Feb 17, 2010 12:37 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

KOSOVA ME PAVARĖSI-
APO NJĖ MASHTRIM I RI…?

”Mė mirė ėshtė tė ndodhin padrejtėsi
se sa tė rregullohen nė mėnyrė tė padrejtė.”
- Goethe (Gėte)

Me 17 Shkurt 2008, nė Prishtinė, tani mė tė gjithė e dinė, se Kosova e shpalli pavarėsinė…
Pavarėsinė e shpallėn shqiptarėt, por, nė tė vėrtetė, kėtė pavarėsi e projektuan ndėrkombtarėt…
E projektuan ndėrkombtarėt jo pėr hatėr tė shqiptarėve, por pėr hirė tė ”qytetarėve”…
Kjo pavarėsi ėshtė mė e drejtė tė quhet “Ahtisaari”…
Kjo pavarėsi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukėt tonė, pa iu bėrė vonė, ėshtė pranuar, miratuar, fare pa e kundėrshtuar…
Aristofani i kishte shumė inat dallkaukėt. Njė ditė, njėri nga kėta iu ngjit pas dhe ia bėnte qejfin duke i miratuar ēdo fjalė.
Si e dėgjoi njė kohė tė gjatė, Aristofani i tha mė nė fund:
Tė lutem shumė, kundėrshtom sė paku njė herė, qė tė kem pėrshtypjen se jam vetė i dytė…!
Shqiptarėve tė Kosovės, kjo pavarėsi, kjo “ahtisaari” iu ėshtė imponuar, tani pėrpara iu ėshtė shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetėm pėr t’i mashtruar…
E vėrteta ėshtė se kjo pavarėsi ėshtė Pavarėsi e Mbikqyrur, qė ēėshtjen shqiptare s’ka pėr ta zgjidhur, por edhe me mė shumė nyje ka pėr ta lidhur...
Kosova, me kėtė pavarėsi, vėrtetė u bė shtet, por jo shtet i shqiptarėve, por shtet i “qytetarėve”, i tė gjithė ”kosovarėve”…
Kosova si shtet i “kosovarėve”, pėr fillim, ėshtė shumė mirė qė po pranohet ndėrkombtarisht, por mė vonė ka me na dalė dardhė me bisht… Pse?
Sepse, nė sytė e ndėrkombėtarėve, Kosova nuk njihet si shtet i shqiptarėve…
Shqiptarėt, qė janė mbi 90%, shumicė, do tė shndėrrohen nė pakicė, kurse tė tjerėt qė janė nėn 10%, pakicė, do tė shdėrrohen nė shumicė…! Pse?
Sepse pakicat kanė tė drejta tė garantuara, janė tej mase tė privilegjuara, me shumicėn shqiptare ata po bėjnė hajgare, sepse janė lazdruar prej bashkėsisė ndėrkombėtare…
Pavarėsia e Kosovės ėshtė Pavarėsi e Mbikqyrur, e cila kėmbė e duar ka me na lidhur, gojėn me dry ka me na mbyllur…
Goja na lejohet me u hapė vetėm pėr ndonjė deklaratė tė thatė…
Deklaratė tė thatė, qė s’ka manfat, deklaratė me rekomandime, me porosi, siē ishte Deklarata pėr Pavarėsi…

Deklarata e Pavarėsisė

Nė Deklaratėn e Pavarėsisė, ndėr tė tjera, siē e dėgjuam, siē e lexuam, shkruan:
1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe Sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit
tė Kosovės.
2. Ne e shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike…
3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisaarit dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon…
Nė paragrafin e 12, tė fundit, shkruan:
12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrfshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj
nga Plani i Ahtisaarit…
Mjafton, pėr atė qė mendon, se Deklarata e Pavarėsisė ėshtė njė Deklaratė e Varėsisė, sepse ajo pėrqėndrohet nė detyrimet, nė obligimet e Kosovės dhe aspak nė lirinė, pavarėsinė e saj…
Deklarata e Pavarėsisė ka edhe tetė pika, paragrafe tė tjera, mė tė forta se guri, tė cilat do t’na mbėshtesin pėr muri…
Muri do tė rritet me Kushtetuten e Republikės sė Kosovės qė po na pėrgatitet…

Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
Kushtetutė e smutė…

Muri do tė forcohet kur Kushtetuta tė aprovohet…
Muri do tė lartėsohet kur Plani i Ahtisaarit fillon tė zbatohet, kur Kosova fillon zyrtarisht, ligjėrisht tė coptohet, tė sakatohet, tė tjetėrsohet…
Nė Projekt-Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės,
e cila kanė 16 Kapituj dhe 160 nene, nė Kapitullin I, Dispozitat Themelore, Neni 1. (Pėrkufizimi i Shtetit) shkruan:
1. Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm.
Ky neni 1., i Kaptitullit tė parė, sa i bukur duket pėr shqiparė, kėshtu siē shkruan nė letėr, por e vėrteta ėshtė diēka tjetėr…
Kosova nuk ėshtė e pavarur, sepse ėshtė e varur…
Kosova nuk ėshtė sovrane, haj medet, sepse, s’ka sovranitet…
Kosova nuk ėshtė shtet demokratik, as unik…
Kosova nuk ėshtė shtet i pandashėm, sepse ndarja veē u ba, por dallkaukėt, kanė sy, por s’dojnė me pa…
Nė nenin 2., shkruan:
Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė saj…
Cilėt janė shtetasit e saj?
Kjo nuk tregohet, por nėnkuptohet, janė “kosovarėt”, pra, kurrsesi shqiptarėt…
Karakterit tė “kosovarėve” “shumėetnik” - Kushtetuta e Republikės sė Kosovės me simbole i qėndron besnik…
Nė nenin 6., (Simbolet), shkruan:
Flamuri, stema dhe hymni janė simbolet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės tė cilat pasqyrojnė karakterin shumėetnik tė saj.
Kėshtu pra, qysh tani, Republika e Kosovės me “karakterit e saj shumėetnik” ėshtė nė rrezik… Pse?
Sepse, me “karakterin shumėetnik” Kosova po tjetėrsohet, me Atdheun, Nanėn Shqipni, po “armiqėsohet”…
Pse?
Sepse nė Kushtetutė shkruan: (Pėrkufizimi i Shtetit)
Neni 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjesė tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė e as tė pranoj tė bashkohet me ndonjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.
Mė nė fund, po e themė shkurtė, trup, urtė e butė: kjo kushtetutė ėshtė e smutė… Pse?
Sepse ėshtė: anti-njerėzore, anti-shqiptare, anti-fetare, anti-kombėtare…
Si interpretohet kjo?
Nė Kapitullin XIII, Dispozitat Pėrfundimtare, shkruan:
Neni 143. (Interpretimi)
1. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės do tė interpretohet nė pajtueshmėri me Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės, datė 26 mars 2007. Nė rast kontradikte midis dispozitave tė kėsaj Kushtetute dhe dispozitave tė Marrėveshjes, kjo e fundit do tė mbizotėrojė.
Pra, Plani i Carit, Shėn Ahtisaarit, do tė mbizotėroj…
Do tė mbizotėrojė, do tė thotė: Ne mbesim me gishta n’gojė…!
Me gjithė kėtė, qė mbesim me gishta n’gojė, Republika e Kosovės , kundėr vetvetes, duhet tė veprojė, tė punojė… Pse?
Sepse, nė nenin vijues, qė ėshtė nen obligues, detyrues, shkruan:
“Republika e Kosovės merr pėrsipėr tė gjitha detyrimet nė Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e Statusit tė Kosovės, datė 26 mars 2007 dhe do tė ndėrmarrė veprimet e duhura pėr implimentimin e tyre.”
Deri nė implimentimin e tė gjitha detyrimeve tė Planit tė Ahtisaarit, Kosova e Pavarur do tė jetė e Varur…
Kjo Pavarėsi e Varur ose Mbikqyrur ka me na ndrydhur…
Kur Plani i Ahtisaarit tė zbatohet nė tėrėsi, atėherė kjo qė tani po quhet Pavarėsi – e qė nė tė vėrtetė ėshtė koloni, “Ahtisaari”, njė mashtrim i ri, atėherė edhe tė pėrgjumurit do tė shohim me kthjelltėsi se:
Kosova nga Sėrbia u shkėputė, por edhe Sėrbia nė Kosovė u futė…
Kosova jonė e dashur, Kosova jonė e shkretė edhe sa kohė ka me hjekė…!? Pse?
Sepse me Planin e Carit, Shėn Ahtisaarit, Kosova edhe me qenė shtet i ndėrtuar, i zhvilluar, i lulėzuar, ky Plan ka pėr ta shkatėrruar, varfėruar, shkretėruar…Pse?
Sepse ne po jetojmė jashtė vetes. Kur nis tė jetosh jashtė vetes, thoshte Hemingueji, atėherė gjithēka ėshtė e rrezikshme.
Dhe krejt nė fund, siē thoshte Gėte:
”Mė mirė ėshtė tė ndodhin padrejtėsi
se sa tė rregullohen nė mėnyrė tė padrejtė.”

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KOSOVA ME PAVARĖSI APO NJĖ MASHTRIM I RI?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova anėtare e FMN,(Fondi Monetar Ndėrkombėtar)
» ASLLAN DIBRANI:TAKIMI I ORĖS LETRARE TRADICIONALE 'PAVARĖSIA' I SHKRIMTARĖVE SHQIPTARĖ NGA GJERMANIA, AUSTRIA, ZVICRA DHE KOSOVA
» Vazhdon ikja e shqiptarėve nga Kosova
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerės
» Baki Ymeri: Kadri Mani ėshtė njė ndėr prijėsit e mėdhenj tė Lirisė qė e gėzon Kosova sot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: