prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH ALI KRUJA (1884-1976)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH ALI KRUJA (1884-1976)   Wed Mar 10, 2010 11:35 pm

SHEJH ALI KRUJA (1884 -1976)


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė


Shejh Ali Kruja ishte hoxhė, haxhi, hafiz, shejh, dijetar, besimtar, atdhetar, luftėtar....

Shejh Ali Kruja lindi mė 30 Mars 1884 nė Shkodėr. Ėshtė djali i Mulla Bejto Krujės, qė ka shėrbye nė fillim si myezin, ndėrsa mė vonė si imam nė Xhaminė e Pazarit tė Vjetėr nė Shkodėr.
Mėsimet fillestare i kreu nė mejtepin e Xhamisė tė lagjės “Ndocej” nė Shkodėr, ku dallohej pėr zgjuartėsi pėrherė, nė mes tė nxėnėsve tjerė.
Nė moshėn 14 vjeēare u regjistrue nė Medresenė e Pazarit nė Shkodėr, ku myderrizi kryesor ishte Haxhi Jusuf Kelmendi, njėri prej dijetarėve mė tė shquar tė Shkodrės.
Nė kėtė medrese, pėrveē mėsimeve tė rregullta, Ali Kruja e mėsoi pėrmendėsh Librin e Shenjtė, Kur’anin e madhnueshėm dhe kėshtu e pėrfitoi titullin e nderuar hafiz.
Nė vitin 1907, pasi diplomoi, Hafiz Ali Kruja e filloi shėrbimin e tij si imam nė disa xhami, si nė Xhaminė e Pazarit, nė Xhaminė e Selvisė dhe nė xhami tė tjera nė Shkodėr. Kėshtu, hoxha i ri, Hafiz Ali Kruja, 23 vjeēar, e zhvilloi veprimtarinė e tij me devotshmėri deri nė fund tė vitit 1912...
Nė fund tė vitit 1912 e ndėrpreu shėrbimin si imam nė xhami, pėr arsye se po rrethohej Shkodra, po rrezikohej Nana Shqipni...
Me 8 tetor 1912 filloi Rrethimi i Shkodrės, nga forcat pushtuese malazeze dhe serbe, i cili zgjati 183 ditė, deri mė 13 Maj 1913....
Nė komandėn e gjeneralit Hasan Riza Pashės, i cili ishte edhe Valiu i Shkodrės, filloi mbrojta e Shkodrės...Nė pragun e betejės, Hasan Riza Pasha, i mblodhi tė gjithė komandantėt e tij e, ndėr tė tjera, iu tha:
“Ky qytet nuk do tė bier nė dorėn e malazezėve. Shkodra ėshtė fati ynė ose varri ynė, por jo turpi ynė. Sot kemi 5 mijė trupa ushtarake, por mbi 20 mijė tė tjerė janė duke ardhur nė ndihmėn tonė. Qė sot fillon njė betejė e vėshtirė, qė asnjė nga ne nuk e di se sa do tė zgjasė."
Ndėr mijėra vullnetarė nė mbrojtje tė Shkodrės, thirrjes sė tellallit: “Kush don me luftue pėr Fe e Atdhe”, iu pėrgjigjėn edhe hoxhallarė, ndėr ta, Hafiz Ali Kruja, ishte ndėr tė parėt...
Hafiz Ali Kruja, la gruan e fėmijėt, e me armėt e veta doli pėrball armikut nė frontin e Taroboshit, ku luftoi me trimėri pėr gjashtė muaj, derisa Shkodra u lirue...”
Nė Shkodrėn e lirė, Hafiz Ali Kruja e vazhdoi detyrėn e imamit nė xhami, tė mėsuesit e predikuesit deri nė vitin 1920. Por, nė vitin 1920, sėrish e la detyrėn e hoxhės, e la xhaminė, e la familjen, e la shtėpinė, pėr tė luftue si vullnetar, nė frontin e Koplikut, pėr tė mbrojtur Shqipninė...Shqipnija, n’atė kohė, ishte nė rrezik, sulmohej, nga Sėrbia...Gjatė njė beteje kundėr Sėrbisė, u plagosė rėndė nė kokė, humbi syrin e majtė, ia fali dritėn e synit Shqipnisė...
Pas luftės sė Koplikut, Hafiz Ali Kruja, tani me njė sy, iu pėrkushtue me shumė devotshmėri, rrugės shpirtėrore, tarikatit Rifa’i...Nė fillim ishte murid, pastaj dervish e mė vonė shejh, i graduem nga Shejh Ademi nga Gjakova...


Kush ishte Shejh Ademi?

Shejh Adem Nuri Gjakova ėshtė njė nga personalitetet mė tė ēmuara, mė tė vlerėsuara qė ka nxjerrė jo vetėm Gjakova, por edhe Kosova…
Lindi nė Gjakovė nė vitin 1896. ĖShtė djali i Shejh Haxhi Musasė, themelues, pėrfaqėsues i rrugės mistike Islame, i Tarikatit Rifa’i, ku flitet shqip, ku i thonė Shqipni.
Haxhi Shejh Musaja (1855-1917) ishte njė burrė i ditur, i ndritur, kishte studiuar nė Stamboll, prej atyhit nga Shejh Ibrahimit, i Teqesė sė Rifa’i-ve tė Stambollit, kishte marrė Hilafetnamenė dhe ishte dėrguar misionar nė Gjakovė, nė vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirėsi…
Nė vitin 1882, Haxhi Shej Musaja, me ndihmėn e disa ylemave tė Gjakovės e tė popullit, e ndėrtoj njė teqe madhėshtore, e cila ėshtė “Asetane” “Nana e Teqeve” e Tarikatit Rifa’i, pėr Kosovė dhe Shqipni…
Adem Nuri Gjakova mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, nė Gjakovė, pranė babait, Haxhi Shejh Musasė, po nė Gjakovė e kreu edhe “Ruzhdijen”, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, gjatė vitėve 1911-1916).
Gjatė studimeve nė Stamboll, Adem Nuriu takohej shpesh me dijetarin sufi, Shejh Xhemaluddin Efendi er-Rifa’i, i cili e frymėzoi, e ndriēoi me njohuri, siē dinė mjeshtėrit sufi dhe atij i dha besėn, iu betue se kėtė rrugė ka me vazhdue…
Shejh Adem Gjakova kėtė rrugė e vazhdoj, e pėrhapi, nga Gjakova nė Shkodėr, nė Veri, nga Shkodra deri nė Vlorė, nėpėr Shqipni…
Jeta e tij nė kėtė botė ishte e shkurtėr, por veprimtaria e tij ishte e gjatė, sepse punoi ditė e natė…
Kam pasė rastin me u takue me myhybė tė tij, burra, pleqė tė menēur tė Malėsisė sė Gjakovės, nė Shqipni, tė cilėt mė flisnin pėr Shejh Ademin me shumė dashamirėsi, por edhe me lotė nė sy…!
Shejh Ademi ndrroi jetė nė vitin 1938, nė Malėsinė e Gjakovės, afėr qytetit Bajram Curri, pranė lumit tė Valbonės, pushon trupi i kėtij burri…
Kur ndrroi jetė nė Shkodėr, Shejh Ahmed Shkodra (1881-1927), shejh i tarikati Rifa’i, nė vend tė tij erdhi Shejh Ali Kruja...
Shejh Ali Kruja, njė burrė i ditur, i ndritur, atdhetar, luftėtar, besimtar, e zhvilloi veprimtarinė e tij, pėrmes tarikatit Rifa’i, sipas Porosive Hyjnore, tė shpallura nė ajetet Kur’anore, sipas mėsimeve tė Pejgamberit (a.s.), pėr t’u larguar prej territ...
Qysh nė vitin 1928, kur Shqipnija u shpallė Mbretni, Shejh Ali Kruja kishte kishte vizitue vendet e shenjta Mekken e Medinen, ishte ba haxhi...
Me titujt qė gėzonte, si haxhi, hoxhė, hafiz, shejh, me sjelljet e tij, me veprimtari pėrplotė devotshmėri, Shejh Ali Kruja kishte arritur t’i gradonte mbi 2000 dervishė-besimtarė, tė cilėt nė gjithė Shqipninė, kudo, ishin shpėrndarė...
Ēfarė iu predikonte Shejh Ali Kruja nė teqe dervishėve tė tij?
Kėtė e thotė Jonuz Metani, zėvendės i tij, nė kėtė poezi:
"Bismil-lah ma pėrpara se tė fillojmė
T'madhin Zot e Pejgamberin vėrtetojmė
Besojmė Melektė, Zoti i krijoi si ne
Ashtu tė gjithė Pejgambert qi qenė mbi dhe.
Zoti ata i ka dėrguemun n'kėt jetė
Me qitabe t'gjithve i'u besova vetė
Edhe prap qi do t'ngjallemi s’kem dyshim
Mirė e keq qi asht prej Zotit kem besim.
N'udhė tė naltit Sej-jid Ahmet Rifai
Kėta pika duhen besue mandej me hi."
Besimtarėt e tarikatit "Rifa’i", si ēdo musliman veprojnė nė bazė tė Sheriatit, dispozitave Islame, burimi kryesor i tė cilit ėshtė Kur'ani dhe Hadithi. Ēdo besimtar i menēur, (i shėndoshė nga ana mendore) dhe qė ka arritur moshėn e pjekurisė e ka pėr detyrė (farz) tė kryejė pa mėdyshje vepra tė cilat Allahu i ka urdhėruar. Kėta janė: falja e namazeve, agjėrimi nė muajin e Ramazanit, dhėnia e zekatit, kryerja e haxhit (kur i ka kushtet ekonomike dhe shėndetėsore) njė herė nė jetė.
Pėrveē se "tė madhin Zot e Pejgamberin vėrtetojmė" edhe katėr kondita
duhen t’plotėsojmė:
"Njena m'u falė, sikur thotė ligja e vėrtetė
E kem detyrė nji muej nė vjetė me ninue
Pėr me njoftun Zotin, vedin me mundue
Edhe zeqatė pėr me dhanė detyrė e ke
N'qoftė se e danė dije prap Zotit ia dhe.
N'qoftė zenjin n'Qabe me shkue e ka detyrė
shumė kupton dhe zemra i bahet pasqyrė..."
Shejh Ali Kruja ndrroi jetė nė Shkodėr, nė vitin 1976, ku nė kohėn e komunizmit kishte jetuar i izoluar. Ndrroi jetė nė moshėn 92 vjeēare, duke mbetur nė historinė shqiptare njė figurė e shquar fetare dhe atdhetare...
Sot, nė Shkodėr, nė Shqipni, fryma e tij, si sufi, ende gjallėron dhe atė e drejton djali i tij, Shejh Idriz Ali Kruja, Shejh i tarikatit Rifa’i....

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH ALI KRUJA (1884-1976)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica
» Pėrkujtim me rastin e varrosjes sė atdhetarit tė devotshėm te Lirisė - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: