prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MR.HAMDI TAHIR THAĒI (1933-2010)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MR.HAMDI TAHIR THAĒI (1933-2010)   Tue Mar 30, 2010 3:30 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė


KALOI NĖ JETĖN E AMSHUESHME


MR. HAMDI TAHIR THAĒI (1933-2010)


Mr. Hamdi Thaēi kaloi nė jetėn e amshueshme, duke na lėnė prapa vepra tė pamohueshme... U varros nė Prishtinė, me 22 Shkurt 2010, pas namazit tė ikindisė, tė cilin e udhėhoqi ish-Myftiu i Kosovės,Dr. Rexhep Boja, i cili e udhėheqi edhe namazin e xhenazės, nė praninė e shumė zyrtarėve tė lartė nga Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, nga hoxhallarėt kryesor tė Prishtinės, nė praninė e shumė intelektualėve jo vetėm nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Peja, Gjakova, por nga mbarė Kosova...



Kush ishte Mr. Hamdi Tahir Thaēi?



Lindja dhe prejardhja e tij



Mr. Hamdi Thaēi lindi me 23 qershor tė vitit 1933 nė Gjakovė. Ėshtė djali i Myderrizit, Tahir Efendi Thaēi (1898-1984), i cili ka qenė njėri prej hoxhallarėve, dijetarėve, mė tė shquar jo vetėm tė Gjakovės, por ishte i shquar edhe ndėr hoxhallarėt mė tė dalluar tė mbarė Kosovės...

Myderriz Tahir Efendi Thaēi ishte djali mė i madh, prej katėr djemėve, i Mulla Himės (Abdurrahimit). Tė katėr djemtė e Mulla Himės ishin hoxhallarė, dy prej tyre ishin hafizė. Emrat e katėr djemėve tė Mulla Himės, gjyshit tė Mr.Hamdi Thaēi, janė:

Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi (1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vėllau i tre vėllezėrve, tė gjithė hoxhallarė. Pra, ky ėshtė njė rast i rrallė, jo vetėm nė Kosovė apo nė Shqipni qė nė dy brezni, nė njė shtėpi, tė dalin tetė dijetarė, tetė hoxhallarė!

Tetė dijetarėt, tetė hoxhallarėt, parardhėsit e Mr.Hamdiut, ishin pasardhėsit e dhjetėra hoxhallarėve tė tjerė, disa prej tė cilėve kanė qenė myderrizė, disa hafizė, ka pasė edhe Myfti, siē ishte edhe Myftiu, Ismail Efendi Yvejsi, njė nga udhėheqėsit e Degės sė Lidhjes sė Prizrenit nė Gjakovė dhe pjesėmarrės nė Kuvendit e Lidhjes sė Prizrenit, nė Prizren, me (1878)....

Tė gjitha kėta hoxhallarė, dijetarė dhe atdhetarė kanė qenė pasardhėsit e Yvejs Efendiut, i cili ka qenė Myderrizi i parė i Medresesė sė Madhe tė Gjakovės , e cila pėr afėr tre shekuj i ka dhėnė dritė krejt Kosovės...



Edukimi, shkollimi dhe arsimimi



Mr. Hamdi Thaēi bazat e edukimit fetar e kombėtar i mori nė gjirin familjar, ku nė njė familje jetonin sė bashku katėr hoxhallarė, por nė veēanti u edukue nėn kujdesin e Mulla Tahirit, qė ishte babai i tij, njė burrė i ditur, i ndritur, besimtar e atdhetar...

Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme, Medresenė, e kreu nė Damask, nė Siri, nė vitin 1965. Menjėherė i vazhdoi studimet nė Karaēi, Pakistan, ku edhe diplomoi nė Fakultetin e Drejtėsisė.

Studimet postdiplomike i vazhdoi nė Universitetin e Panxhabit nė qytetin Lahore, nė Pakistan, ku edhe magjistroi nė letėrsi-filozofi nė vitin 1971.

Edhe pasi magjistroi, Mr. Hamdiu Thaēi nuk ju nda studimit, hulumtimit, duke pėrgatitur temėn e doktoraturės me mbi 800 faqe me titullin: “Dy koncepte tė filozofisė”...



Veprimtaria letrare, kulturore dhe atdhetare



Pas dhjetė vjetėve shkollimi nė Siri dhe Pakistan, nė Azi, Mr. Hamdi Thaēi edhe dhjetė vite tė tjera i kaloi nė Tripoli, Libi, ku jetoi, punoi dhe zhvilloi veprimtari tė ndryshme, letrare, kulturore dhe atdhetare....

Nė Tripoli, Libi, ka punuar si pėrkthyes zyrtar, nė nivel shtetėror, ndėrsa nė shtypin arab ka botuar shumė shkrime, artikuj, studime. Nė veēanti ka bashkėpunuar me gazetėn “Java e Kulturės”, qė botohej nė Tripoli, ku ka qenė bashkėpuntor i rregullt. Nė botėn arabe, pėrmes shkrimeve letrare, Mr. Hamdi Thaēi, e bėri tė njohur ēėshtjen shqiptare...

Ndėr shkrime tė ndryshme, kėtu vlenė tė pėrmendet shkrimi me titull: “Ndikimi i qytetėrimit arab nė artin dhe letėrsinė shqiptare”...

Rreth vitit 1980, pas njėzetė vjetėve nė mėrgim, nė Azi dhe Afrikė, u kthye nė vendlindje, nė Gjakovė, me pėrmallim tė madh pėr ēdo vend nė Kosovė.... Pas njė kohe tė shkurtėr, u vendos nė Prishtinė, ku e vazhdoi veprimtarinė...

Nė Prishtinė ka punuar njė kohė si menaxher i “Unioninvestit” pėr Kosovė, kurse veprimtarinė e tij kulturore e vazhdoi nė gazetėn “Rilindja”, me shkrime e pėrkthime nga gjuha arabe, urdu... Ka botuar me dhjetėra, qindra, shkrime nėpėr gazeta e revista tė ndryshme, jo vetėm nė Kosovė...

Mėnyra e shkrimit tė tij ishte e veēantė, ndonėse shkrimet e tij ishin tė gjata, kur e pėrfundojshe sė lexuari tė dhimbsej qė mbaroi, por secili lexues e ndiente se diēka pėrfitojė...

Nė revistėn “Dituria Islame”, qė e boton Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė Prishtinė, Mr.Hamdi Thaēi ka botur shkrime shumė tė dobishme pėr afėr njėzet vjetė, herė pas here. Pėr lexuesit e rinj, kėtu po i paraqesim vetėm titujt e disa prej shkrimeve tė tij.



1. “Shqiptarėt nė Libi”, “Dituria Islame”, Nr.65, Qershor, 1995

2. “Muhammed Ikball, Poezi, pėrkthye nga urdishtja, Nr.84, Dhjetor, 1996

3. “Nga atomi deri te multi universi i nėnshtrohen vetėm Allahut” botuar nė revistėn “Dituria Islame”, Nr.85, Tetor-Nėntor, 1996

4. “Stresi dhe rrugėdalja”, “Dituria Islame”, Nr.102-103, Maj-Qershor, 1998.

5. “Misticizmi Hebraik”, “Dituria Islame”, Nr.104, Korrik-Gusht, 1998

6. “Kuptimi i identitetit”, “Dituria Islame”, Nr. 123-124, 2000.

7. “Bazat e psikologjisė sė besimit”, Nr.126, Dhjetor, 2000

8. “Kriza e kulturės evro-perendimore” Nr.127-128, Janar-Shkurt, 2001

9. “Somnabulizėm (Ecja e pėrgjumur)”, Nr.141, Mars, 2002....etj. etj.



Dy-tri javė, para se tė ndėrroi jetė, nė revistėn “Dituria Islame” u botue shkrimi i tij i fundit me titull: “Kur’ani dhe Shkenca e Multiuniversit”, “Dituria Islame”, Nr. 234, Janar, 2010.



Pėrveē kėtyre shkrimeve me shumė vlerė, Mr. Hamdi Thaēi ka botuar shkrime, studime, pėrkthime edhe nė revistėn “Frymėzimi” tė Gjakovės, nė revistėn letrare “Jeta e Re” tė Prishtinės. “Vepra” e “Hėna e Re” tė Shkupit dhe nė shumė gazeta tė pėrditėshme siē janė “Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Zėri”, “Epoka e Re’”, “Bota Sot” etj.

Pėrveē librit me titull: “ Filozofia Indiane” (Politeizmi), Koha, Prishtinė, 2003, botuar nga Ministria e Arsimit, dhe krijimtarisė aq tė frytshme e tė dobishme tė publikuar, Mr.Hamdi Thaēi ka lanė edhe shtatė libra nė dorėshkrim, tė gatshme pėr botim....

Gjatė viteve tė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, 1998-1999, Mr.Hamdi Thaēi ka qenė kėshilltar politik i Bacės Adem (Demaēi), pėr Lindjen e Mesme, i cili ishte zėdhėnės politik i UĒK-sė....

Ne, si krijesa njerėzore, tė gjithė jemi tė pėrkohshėn nė jetėn tokėsore. Tė gjithė prej Zotit jemi, tė gjithė tek Zoti do tė kthehemi. Insha’Allah kthehemi faqebardhė, siē u kthye Mr.Hamdi Thaēi, ditėn e hėnė, me 22 Shkurt 2010, nė moshėn 77 vjeēare, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kulturėn islame-shqiptare...

Mr. Hamdi Thaēi kaloi nė jetėn e amshueshme, duke na lėnė prapa vepra tė pamohueshme... U varros nė Prishtinė, me 22 Shkurt 2010, pas namazit tė ikindisė, tė cilin e udhėhoqi Dr. Rexhep Boja, i cili e udhėheqi edhe namazin e xhenazės, nė praninė e shumė zyrtarėve tė lartė nga Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, nga hoxhallarėt kryesor tė Prishtinės, nė praninė e shumė intelektualėve nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova dhe nga mbarė Kosova...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MR.HAMDI TAHIR THAĒI (1933-2010)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramiz Dėrmaku:KOSOVA, TAHIR ZEMAJ DHE KORBAT E KOMBIT
» "Bezbednosti" (BIA) serb, nė mesin e 157 kosovarėve e kėrkon ende Tahir Zemėn ?!
» Gani Geci i tregon Thaēit se fotografia e Rugovės ishte nė odėn e Adem Jasharit
» Ramadan Emini:TAHIR SINANI - HEROI I TRI LUFTAVE
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I fokusuar POETI Tahir Bezhani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: