prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FJALOR PERSISHT SHQIP

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: FJALOR PERSISHT SHQIP   Sat Apr 17, 2010 1:48 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

FJALOR PERSISHT SHQIP-
NJĖ FJALOR MADHĖSHTOR


Kėto ditė doli nga shtypi i pari fjalor modern Persisht-Shqip, njė fjalor madhėshtor. Ai u promovua nė Tiranė, ditėn e shtunė, me 10 Prill 2010, nė hotel “Tirana International” nė qendėr tė Tiranės....
Fjalori Persisht Shqip ka rreth 1000 faqe, ku janė pėrfshirė rreth 20000 fjalė, thėnie tė ndryshme, fjalė tė urta, njėsi frazeologjike etj.
Ky fjalor madhėshtor ėshtė hartuar nė kujdesin e njė grupi gjuhėtarėsh e leksikografėsh tė njohur nga Shqipėria dhe Irani, tė udhėhequr nga: Seyed Amir Hossein Asghari drejtori i kolegjit "Saadi" dhe fondacionit "Rumi", me bashkėshorten Seyedeh Lejla Asghari. Redaktorė shkencorė janė: prof. dr. Hajri Shehu, dr. Seyed Ali Asghari, kurse hartues janė: dr. Seyed Ali Asghari, Seyedeh Lejla Asghari, Bahrie Hadroj, Edin Q. Lohja nga Shkodra.
Fjalori Persisht Shqip ėshtė botuar me pėrkrahjen e fondacionit “Rumi” nė Tiranė ndėrsa ėshtė botuar nga shtėpia e njohur botuese ”Toena” nė Tiranė.
Akademikėt, shkencėtarėt dhe gjuhėtarė, gjatė promovimit tė Fjalorit Persisht Shqip nė Tiranė, me 10 Prill 2010, e cilėsuan kėtė nismė si urė komunikimi kulturor dhe hap nė pėrforcimin e marrėdhėnieve kulturore-shkencore mes dy vendeve, komunikim qė ka nisur qė me poetin Naim Halid Frashėri, i paraqitur nė Iran me librin Tekhajjulat (Ėndėrrimet”).


Dy-tri fjalė rreth gjuhės persiane

Gjuha perse ėshtė njė degė e gjuhėve indo-europiane. Flitet jo vetėm nė Iran, por edhe nė Afganistan, Taxhikistan, Uzbekistan, Irak, Bahrejn, Oman, Indi, Pakistan e dikur edhe nė Kinėn Perėndimore...
Gjuha perse ėshtė njė gjuhė e cila nė vazhdimėsi ėshtė folur dhe shkruar nė Persi, ėshtė njė gjuhė e cila njihet nė histori si njė gjuhė e pėrshtatshme, pėr art, shkencė e letėrsi...
Gjuha perse ka ndikuar e pasuruar shumė gjuhė lindore e perėndimore, nė veēanti ka ndikuar nė gjuhėn turke, ermene, urdu, hindu, panxhabi, sindi etj.
Gjuha perse ishte gjuha amtare e dijetarėve, filozofėve, shkencėtarėve si Selman Farsiu, Imam Hasan el-Basriu, Sibuvejhi, Imam Ebu Hanife, Imam Buhariu, Imam Muslimi, Nesa’iu, Tirmidhiu, el-Khovarezmi, Ibn Sina, Farabiu, Gazaliu, Raziu, Suhreverdiu, Mulla Sadra, Semnani, Shabestariu, Kermaniu, Khajjami, Xhamiu, Xhiliu, Rumiu....
Gjuha perse ėshtė gjuha e poetėve, tė cilėt e mahninėn jo vetėm Perėndimin, Evropėn, por tėrė botėn, siē janė: Firdeusiu, Hallaxhi, Sistaniu, Ansariu, Rabi’a, Gorgani, Xhilaniu, Samarkandi, Attari, Ruzbehani, Hamedani, Isfahani, Xhami’u, Sana’iu, Sa’diu, Shabistariu, Khajjami, Hafizi, Rumiu....
Hafizi ėshtė poeti persian qė e magjepsi Gėten, poetin, filozofin, e madh evropian, i cili i frymėzuar nga Hafizi shkroi vėllimin me poezi “Divani Lindor-Perėndimor”. Gėteja, skicat letrare, i ka titulluar me shprehjen perse “Hafiz-Name”, fjalė qė shpreh admirimin e tij pėr poetin Hafiz Shirazi. Pėr poetin persian, Hafiz Shirazi, pėrveē tjerash, Gėte gjerman, shkroi: “Shpresoj tė tė pėrngjasoj ty, nė stilin e rimės, pėrsėritja e zanoreve ma mbush zemrėn me kėnaqėsi.”
Sa’di Shiraziu ėshtė poeti persian, qė mahniti shkrimtarin europian, Adam Olearius, i cili ėshtė i pari shkrimtar evropian qė i pėrktheu nė tėrėsi dy veprat e poetit Sa’adi Shirazi, “Bostani” dhe Gjylistani”, i solli nė gjermanisht, me 1654.
Kurse, amerikani Ralph Waldo Emerson (1803-1882) poet, shkrimtar, esseist, filozof, ishte njė admirues, njė dashurues, i madh i Sa’adiut, ka pėrkthye nga pėrkthimet pjesėrisht pėr amerikanėt n’anglisht…
Nė hyrje tė Sallės sė Kombeve, tė ndėrtesės sė Kombeve tė Bashkuara, nė New York, janė tė shkruara kėto vargje tė Shejh Sa’diut:

Si pjesė e tėrėsisė tė gjithė njerėzit janė
Trupin e shpirtin nga njė brum e kanė.
Nėse dikush goditet me fatkeqėsi
As tė tjerėt s'do tė kenė rehati.
Nėse pėr fatkeqėsi njerėzore s'ke dhembshuri
Atėherė nuk mund ta mbani emrin njeri.


Pėr atė qė kupton – vetėm kjo mjafton!
Mjafton tė kuptohet se botimi i Fjalorit Persisht-Shqip ėshtė njė ngjarje e madhe kulturore, ėshtė njė vepėr madhėshtore, ėshtė njė vepėr pėrmendore, njė urė qė lidhė brigje, qė hapė shtigje....

Pėr hair! Urime! Pėrgėzime!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
FJALOR PERSISHT SHQIP
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kėngė dhe shkrime pėr Nėnė Terezėn
» Minella Gjoni:"KAPETANATA E BREGDETIT" Mėsues i Merituar Minella Gjoni
» LUIGJ GURAKUQI
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Miradije Gashi:Ecuria e njė ore mėsimore nė diasporė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: