prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KRISHTERIMI NDĖR SHQIPTAR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: KRISHTERIMI NDĖR SHQIPTAR   Wed Apr 21, 2010 11:53 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė


KRISHTERIMI NDĖR SHQIPTARĖ



Kėshtu quhet libri i Dr. Zef Mirditės, botues: «Drita» Prizren dhe misioni katolik shqiptar nė Zagreb, 1998. Libri, i cili ka 443 faqe, fillon me njė fjalė tė shkurtėr tė Imzot Mark Sopit, ipeshkėv i Kosovės, ku thuhet:



Me rastin e njėzet shekujve tė krishtėrizmit nė popullin shqiptar


“Jemi nė kalimin e mijėvjeēarit tė dytė nė mijėvjeēarin e tretė tė historisė njerėzore, kuptohet sipas erės sė krishterė. Me rekomandimin e Papės Gjon Palit II, nė shėnimin e kėtij jubileu u inkuadruam edhe ne, nė mes tjerash edhe me botimin e kėsaj vepre”.

Pėr krishterimin ndėr shqiptarė, e konkretisht pėr kishėn katolike, ėshtė shkruar mjaft, si shkencėrisht ashtu edhe ideologjikisht. Prandaj vepra e profesorit tė nderuar dhe tė ēmuar dr. Zef Mirditės, e cila na vjen nė fund tė kėtij shekulli, ėshtė njė vepėr e qėlluar, e cila flet pėr krishterimin ndėr shqiptarė, prej fillimit deri mė sot. Deri nė kėtė pėrfundim vij, sepse ai nuk e paraqet historinė e Kishės vetėm si zhvillim organik tė realitetit fillestar, as vetėm si histori qė i trajton pėrndjekjet e shumta qė iu bėnė tė krishterėve, por edhe si histori tė dobėsive dhe tė kufizimit njerėzor.

E kaluara e vėrtetė duhet tė njihet patjetėr, sepse e kaluara e cila nuk ėshtė e pėrshkruar me tė tashmen dhe nė vete nuk e pėrmban gjenezėn e sė ardhmes, nuk vlen tė shqyrtohet. Shpresojmė se ky libėr i plotėson kėto kushte dhe se pėrveē dhėnies sė njohurive historike, do ta na ndihmojė nė zhvillimin sa mė tė mirė tė ekumenizmit dhe dialogut ndėrvėllazėror, si dhe nė ballafaqimin me problemet dhe detyrat e reja qė na presin nė mijėvjeēarin e tretė. Nė kėtė frymė edhe po ia rekomandojmė kėtė lexuesit shqiptar”.

Kėto ishin fjalėt e Imzot Mark Sopit, ipeshkėv i Kosovės, pėr librin “KRISHTERIZMI NDĖR SHQIPTARĖ” tė Dr. Zef Mirditės, fjalė qė nuk pėrputhen me pėrmbajtjen e librit...

Librin e lexova me kujdes e vėmendje. Aty nuk shkruhet vetėm pėr “krishterimin ndėr shqiptarė”, por shkruhet edhe pėr Islamizmin ndėr shqiptarė. Mėnyra se si ėshtė shkruar pėr islamizmin ndėr shqiptarė jo vetėm qė nuk i plotėson kushtet mė elementare shkencore, por as qė lė hapėsirė pėr tė zhvilluar dialog ndėrvėllazėror...!

Dr. Zef Mirdita, si gjithnjė nė tė kaluarėn, i verbuar nga paragjykimi, nė vend se t’i ndriēojė, ai mjegullon ēdo gjė qė ka tė bėjė me Islamin, islamizimin e shqiptarėve; ai shpreh urrejtje, dyshim dhe trillon. Herė-herė ai bie nė kundėrshtim me vetveten! Tė gjitha kėto pjellin nga padituria. Ose, siē ka thėnė Shėn Bernardi: “Padituria ėshtė njė nėnė shumė e keqe; kjo i ka dy motra: dyshimin dhe trillimin”.

Ėshtė fakt i pamohueshėm se nė mijėvjeēarin e tretė ne, shqiptarėve, na presin probleme dhe detyra tė reja, por ja qė del pėrsėri dr. Zef Mirdita me «probleme tė vjetra»...

“Gjithmonė, problemet nė kėtė botė janė tė krijuara nga njerėzit dhe, po ashtu, nga ata mund tė zgjidhen”, pat thėnė John Kenedi, ish-kryetari i Amerikės.

Ne mund tė jemi tė lirė vetėm atėherė kur t’i shėrbejmė sė vėrtetės. Por ē’t’i bėjmė zemrės? Sot nuk ėshtė problem energjia bėrthamore, por zemra e njeriut», tha Albert Ajnshtajni.

Qe ēka del nga zemra e dr. Zef Mirditės: «Populli shqiptar nuk e pėrqafoi islamizmin pėr shkak tė bindjes religjioze, por nė rend tė parė pėr shkak tė arsyeve politike dhe ekonomike». (Faqe: 183)

A mund ta ketė pranuar populli shqiptar Islamizmin vetėm pėr arsye politike dhe ekonomike? Nė vend tė pėrgjigjes, po ia japim fjalėn dr. Zef Mirditės, i cili, nė tė njėjtėn faqe, vetėm pesė rreshta mė poshtė, thotė: «Mirėpo edhe mungesa e klerit dhe formimi i dobėt intelektual dhe fetar i tij ka qenė dorė e djathtė e pėrhapjes sė Islamizmit. Nga tė dhėnat qė na i sjellin relacionet, shohim se kleri, jo vetėm qė nuk i ėshtė pėrgjegjur me vepra thirrjes sė vet, por ka pasur edhe tė atillė qė as qė kanė ditur tė shkruajnė e tė lexojnė. Prandaj as nuk duhet tė befasohemi qė ritet fetare nuk i kanė kuptuar apo ushtruar si duhet».

Pra, dora e djathtė e pėrhapjes sė Islamizmit ndėr shqiptarė paska qenė vetė kleri i krishterė, i cili paska qenė i paditur, i formuar dobėt nga ana intelektuale e fetare, nuk paska ditur shkrim-lexim, as nuk i ka kuptuar dhe ushtruar ritet fetare sa duhet!

Kur paska qenė nė kėtė gjendje kleri i krishterė, po populli i shkretė shqiptar nė ē’farė gjendje mund tė pėrfytyrohet?!

«Megjithatė, kalimi nė islamizėm nuk ka qenė dhe i thjeshtė...ata tė cilėt e kanė pėrqafuar islamizmin, e kėtu e kemi fjalėn pėr Shqipėrinė, shumica prej tyre i kanė preferuar sektet ortodokse, siē ishte bie fjala, ai i bektashive». (fq. 193)

Po pse nuk e pėrmend Kosovėn? A nuk ėshtė Kosova Shqipėri?! A nuk ėshtė ofendim, fyerje apo trillim, qė rendet mistike ose tarikatet nė Islam tė quhen sekte ortodokse, siē ishte bie fjala ai i bektashinjve!!!

Tani nė faqen 363 dr. Zef Mirdita pėr sektet, qė pak mė parė shkruajti me simpati, thotė: «Nga ana tjetėr kombėtare, kėtė pavetėdije kombėtare e ka rėnduar edhe mė tepėr paraqitja e sekteve tė ndryshme nė bashkėsinė islame, e cila pėr nga koncepti etnik ėshtė anacional, gjė qė ėshtė shprehur edhe nė moszhvillimin e kulturės dhe gjuhės kombėtare».

Pra, sipas dr. Zef Mirditės, «...ishte paraqitja e sekteve tė ndryshme nė bashkėsinė islame qė e rėndojnė edhe mė tepėr pavetėdijen kombėtare» te shqiptarėt myslimanė...!

Akuzėn dhe fyerjen ndaj sekteve, dr. Zefi e kthen menjėherė nė simpati: «Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės, kėtu duhet pėrmendur rolin pozitiv nė zhvillimin e gjuhės dhe tė letėrsisė nga ana e bektashinjve tė cilėt nė Shqipėri vijnė nga Azia e Vogėl me trupat e Muratit II (1421-1451). Por edhe veprimtaria e kėtyre nuk ka qenė e mbėshtetur nga ideja e pavarėsisė kombėtare, siē thotė Atė Fulvio Cordignano, por nga mospėrputhja doktrinare e tyre me sunitėt».

Sipas dr. Zef Mirditės, bektashinjtė nuk qenkan shqiptarė, ata paskan ardhur nga Azia e Vogėl me trupat e Muratit!

«Angazhimi i bektashinjve nė lėvizje kombėtare shqiptare nė dobi tė pavarėsisė politike tė popullit shqiptar duhet kuptuar edhe nga armiqėsia e tyre ndaj sulltanėve dhe ndaj religjionit zyrtar tė Turqisė».

Bektashinjtė tė ardhur nga Azia e Vogėl me trupat e sulltanit, sipas dr. Zef Mirditės, tani angazhohen kundėr sulltanėve dhe religjionit zyrtar tė Turqisė!

Por, nė tė njėjtėn faqe (363), dr. Zef Mirdita thotė: «Nuk ėshtė gjė e re pėr t’u theksuar se Naim Frashėri mendonte se bektashizmi, i cili pėr nga aspekti filozofik ėshtė i karakterit panteist dhe pėr nga koncepti fetar ėshtė i karakterit sinkretik, duhet propaganduar si religjion tė pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve, sepse ai ėshtė i inspiruar me Biblėn e Kur'anin».

Por edhe religjioni zyrtar i Turqisė ishte i frymėzuar nė Kur'an e ju dr. Zef a jeni nė vete ēka keni shkruar?! Lexues i nderuar! A ka vetėdije dr. Zef Mirdita?! Sidoqoftė, dr. Zefi vazhdon e thotė: «Sidoqoftė, pavetėdija e pėrkatėsisė kombėtare e cila e nėnkupton edhe pavarėsinė politike e shtetėrore, nė popullatėn muslimane shqiptare, e cila nga numri ėshtė shumicė, ėshtė shprehur nė momentet mė kritike tė historisė sė popullit shqiptar, kuptohet me pėrjashtim tė bektashinjve...». (fq. 364)

Pra, me pėrjashtim tė bektashinjėve tė cilėt «kanė ardhur nga Azia e Vogėl me trupat e sulltanit Muratit», e gjithė popullata muslimane shqiptare, e cila nga numri ėshtė shumicė, ka qenė pa vetėdije tė pėrkatėsisė kombėtare e cila nėnkupton edhe pavarėsinė politike e shtetėrore...

Nė tė njejtėn faqe, vetėm tre rreshta mė poshtė, dr. Zef Mirdita, shkruan:

«Fryma panislamike, pėr fat tė keq, i pėrshkroi edhe anėtarėt e Lidhjes sė Prizrenit, tė mbledhur nė Prizren me 10 qershor 1878, mbledhjet e sė cilės u zhvilluan nė Bajrakli Xhami dhe nė Medresėn e Mehmet Pashės. Ndėrkaq, nė jug tė Shqipėrisė Abdyl Frashėri nė Teqen e Bektashinjėve tė Frashėrve, e organizoi njė mbledhje me tė cilėn e shprehte solidaritetin ndaj Lidhjes sė Prizrenit». (fq.364)

Tani sipas dr. Zef Mirditės, bektashinjėt, nė krye me Abdyl Frashėrin dhe Teqen e Bektashinjėve nė Frashėr, nė jug tė Shqipėrisė, mbasi organizojnė njė mbledhje me tė cilėn shprehin solidaritetin ndaj Lidhjes sė Prizrenit, nuk janė mė atdhetarė, nuk kanė vetėdije fetare, sepse, pėr fat tė keq i pėrshkroi fryma panislamike...!

Po, Abdyl Frashėri nuk e organizoi veē njė mbledhje nė Teqen e Frashėrit, por ai ishte nė Prizren, nė Medresėn e Mehmed Pashės nė Bajrakli Xhami e kudo qė e lypte nevoja, deri sa u burgos...

Dr. Zef Mirdita nuk e fyen vetėm Lidhjen e Prizrenit (1878-1881) dhe atdhetarėt e saj pse i pėrshkroi fryma panislamike, nuk e fyen vetėm Abdyl Frashėrin e bektashinjėt qė shprehėn solidaritetin pėr Lidhjen e Prizrenit,por nė faqen 366, fyen e akuzon deri nė ditėt tona ku thotė:

«Me frymė panislamike kanė qenė tė pėrshkruara edhe aktvitetet e Lidhjeve tė tjera...» (fq. 366). Lidhja e Prizrenit (1878-1881), Lidhja e Pejės «Besa-Besėn» (1899) janė dy nga ngjarjet mė tė rėndėsishme, mė tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptar, ato na afirmuan si komb dhe ngritėn ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare si asnjėherė mė parė. Kėto Besėlidhje Shqiptare qė themeluan organizata tė fuqishme politike-ushtarake, me njė shtrirje nė mbarė Kosovėn e pėrtej, nxorėn nė skenė dy personalitete, qė u shquan pėr urtėsinė, guximin, organizimin dhe gadishmėrinė, qė mė armė nė dorė tė luftojmė pėr ēėshtjen kombėtare, pėr liri: Myderriz Haxhi Ymer Prizreni (1821-1866) dhe Myderriz Haxhi Mulla Zeka (1830-1902), tė cilėve dr. Zef Mirdita nuk ju pėrmend as emrat...! Pse? A thua pse ishin hoxhallarė? A thua, pse dy besėlidhjet u zhvilluan nėpėr xhami e medrese? Po, nė medresėn e Prishtinės, nė dhjetė vjetėt e fundit, 1990-2000, u mbajtėn, u zhvilluan pothuajse tė gjitha mbledhjet, kuvendet, kongreset e shoqatave, sindikatave, partive politike, qoftė edhe tė Partisė Demokristiane, po askush nuk i akuzoi pėr «frymė panislamiste»! Nėpėr shumė xhami, anembanė Kosovės, pėr dhjetė vjet u zhvilluan shumė programe kulturo-letrare-artistike, u zhvilluan mėsimet e shkollave fillore, tė mesme dhe atyre tė larta, por askush nuk i akuzoi pėr «frymė panislamike...».

Po Shaban Jashari me familje ishte me ramazan, agjėrueshėm, si sot njė vit, bile duke e falur sabahun, kur ia ktheu rreptė pushkėn shkaut, e askush nuk e akuzoi pėr “frymė panislamiste”...

Nė faqen 366, dr. Zef Mirdita shkruan: “Me frymė panislamiste kanė qenė tė pėrshkuara edhe aktivitetet e ‘Lidhjeve’ tė tjera...kėshtu qenia e kombit shqiptar u rrezikua nga kėto ide antikombėtare: nga panislamizmi dhe panhelenizmi”. (fq. 369) “Mirėpo, me islamizimin e popullatės shqiptare u ndėrpre zhvillimi normal kulturor e fetar dhe me tė u shua edhe vetėdija kombėtare”. (fq. 398)

Pema njihet prej fryteve tė saja. Kėto janė frytet qė dr. Zef Mirdita ia ofron popullit shqiptar nė 2000-vjetorin e krishterimit...Ndėrkaq, Krishti tha: «Ruajuni prej profetėve tė rrejshėm, qė vijnė tek ju e ju shtiren si dele, kurse pėrbrenda janė ujq grabitqarė. Do t’i njihni prej fryteve tė tyre. A thua vilet rrushi prej ferrash ose fiqtė prej murrizash?». (Bibla, Mateu, 7:15-16) «Nuk ka pemė tė mirė qė jep fryt tė keq, as pemė tė keqe qė jep fryt tė mirė...». «Njeriu i mirė nxjerr tė mirėn nga visari i mirė i zemrės sė vet, njeriu i keq nxjerr tė keqen nga visari i keq: sepse goja i qet ēka i ka zemra». (Bibla, Luka, 6:43,45)

Dr. Zef Mirdita me librin prej 443 faqesh, «Krishterizmi ndėr shqiptarė», jo vetėm qė ėshtė si njė pemė e keqe qė s’jep fryte tė mira, por nxjerr tė keqen ēka i ka zemra: «Me islamizimin e popullatės shqiptare u ndėrpre zhvillimi normal kulturor e fetar dhe me tė u shua edhe vetėdija kombėtare». (fq. 398)

Ku ishte ai zhvillim normal kulturor e fetar qė u ndėrpre me islamizimin e popullatės shqiptare? Pėr mė se njė mijė e pesėqind vjet, derisa filluan shqiptarėt tė islamizohen, kleri i krishterė shqiptar nuk ka ditur as tė shkruajė, as tė lexojė...(fq. 183)

Njė popull qė ka pasur njė kler analfabet a mund tė ketė pasur njė zhvillim normal kulturor e fetar?

Pėr sa dihet, i pari dokument i gjuhės shqipe ėshtė «Formula e pagėzimit» (1462), kurse libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė «Meshari» (1555) i Gjon Buzukut. Ti kėto i di, dr. Zef, sikur i dinė edhe nxėnėsit e shkollave fillore, por nė vend se tė thuash se me islamizmin e shqiptarėve filluan edhe tė krishterėt shqiptarė tė zhvillojnė kulturėn e fenė, ju trilloni e ēka ėshtė mė keq, edhe i gjykoni shqiptarėt e islamizuar se kinse e ndėrpren zhvillimin kulturor e fetar...

Me kėto gjykime qė i bėni Islamizmit dhe shqiptarėve myslimanė, pėr kinse ndėrprerjen e zhvillimit normal kulturor e fetar e pėr shuarjen e vetėdijes kombėtare, ju, dr. Zef Mirdita, jo vetėm qė dyshoni e trilloni, jo vetėm qė bini nė kundėrshtim me tė vėrtetėn historike, bini nė kundėrshtim edhe me vetvetn, por bini nė kundėrshtim me fjalėt e Krishtit, i cili na kėshillon: «Mos gjykoni, qė tė mos gjykoheni! Sepse me ēfarė gjykimi tė gjykoni, me atė do tė gjykoheni! E me atė masė qė mateni, me atė edhe juve do t’ju matet. Pse e shikoni lėmishtjen nė sy tė vėllaut tėnd, kurse nuk e sheh traun nė sy tend? Shtiracak, nxirre mė parė traun nga syri yt, e mandej do tė shohėsh ta nxjerrėsh lėmishtjen nga syri i vėllaut tėnd». (Bibla, Mateu, 7:1-5)

Dr. Zef Mirdita me librin «Krishterizmi ndėr shqiptarė», botuar nga «Drita», Prizren, dhe Misioni Katolik Shqiptar nė Zagreb, me rastin e njėzet shekujve tė krishterizmit nė popullin shqiptar, me sjelljet e tij skandaloze, nuk diti tė shfrytėzojė rastin pėr t’i pėrmirėsuar gabimet e sė kaluarės. Pėrkundrazi, fjala e tij pa urti, e hidhur dhe nė kundėrshtim tė hapur me shqiptarėt myslimanė, qė pėrbėjnė rreth nėntėdhjetė pėr qind tė popullit shqiptar nė trojet e veta etnike, dhe nė kundėrshtim tė plotė edhe me fjalėt e Biblės, e cila thotė: «Silluni me urti ndaj atyre qė nuk janė tė krishterė; shfrytėzoni rastin sa mė mirė! Fjala e juaj tė jetė gjithmonė e ėmbėl, plot urti. Dini gjithkujt t’i pėrgjigjeni si duhet!». (Bibla, Kolosianėve, 4:5-6) Porosia e fundit dhe pėrshėndetja:

“Ruaj, o Timete, tė vėrtetat e fesė qė t’u besuan! Shporru pėrrallave boshe dhe kundėrshtimeve tė njė dijeje tė rrejshme, qė disa e rrėfyen dhe e borėn fenė. Hiri qoftė me ju!”.


( Botuar nė revistėn “Frymėzimi”, nr. 2, janar-shkurt 2000, Gjakovė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KRISHTERIMI NDĖR SHQIPTAR
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURĖS KOMUNISTE DHE LETĖRSIA PAS VITEVE 90
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» FRONTI BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR-Deklaratė!
» A po vjen kryeministri 5-tė shqiptar nė Ballkan?
» Frank Shkreli:NĖ SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: