prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ ISMET DIBRA (1886-1955)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ ISMET DIBRA (1886-1955)   Mon Apr 26, 2010 5:07 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Hafiz Ismet Dibra (1886-1955)

“Me syze tė errėta, kurrė nuk mund tė shikohet e vėrteta.”

-Hafiz Ismet Dibra



Nė vargun e hoxhallarėve dijetar, shkrimtar dhe atdhetar, pa dyshim, e ka njė vend tė nderuar edhe Hafiz Ismet Dibra, njė vend tė nderuar sepse e ka merituar...

Hafiz Ismet Dibra lindi nė Dibėr nė vitin 1886, ku i kreu mėsimet fillestare, pastaj Medresenė, ku e mėsoi pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar, e fitoi titullin Hafiz, njė titull e nderuar.

Studimet e larta i kreu nė Stamboll, nė kryeqytetin e Perandorisė, por nuk qėndroi aty sepse kishte vendosur t’i shėrbente Shqipėrisė...

Shqipėria u bė qysh u bė, por duheshin tė bėhėn edhe shqiptarėt, me edukim, arsimin fetar e atdhetar, me dituri bashkohore, me dije filozofike e shkencore...

Nė muajin mars 1923 u zhvillue Kongresi i Parė i Muslimanėve Shqiptarė nė Tiranė, duke e zgjedhur Kryetar tė Bashkėsisė Islame, Kryemyftiun Hafiz Vehbi Dibrėn. Nė tetor tė vitit 1923 doli nė dritė revista “Zani i Naltė”, organ zyrtar i Komunitetit Musliman Shqiptar.

Me 1 mars 1924 iu besue drejtimi i Medresesė nė Tiranė z.Qamil Bala.

Qamil Bala, (1873-1933) njė nga intelektualėt mė tė shquar tė kohės, i lindur nė Gjilan tė Kosovės, qė kishte mbaruar studimet nė Stamboll, kishte njė pėrvojė tė gjatė e tė suksesshme pedagogjike. Ka shėrbye si profesor nė Gjimnazin e Janinės, tė Manastirit, Selanikut, drejtor i Gjimnazit nė Jerusalem tė Palestinės, si edhe nė Damask tė Sirisė... Ka qenė pjesėmarrės nė Kongresin Arsimor, nė Tiranė, mė 1922, anėtar i Komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”, themeluar nė Shkodėr, nė vitin 1918, nga Hoxha Kadri Prishtina...

Nė vitin 1930, detyra e Drejtorit tė Medresesė sė Pėrgjithme tė Tiranės, pas prof. Qamil Balės, iu besue Hafiz Ismet Dibrės.

Nė Medresenė e Tiranės, pėrveē lėndėve fetare si Kur’ani, Hadithi, Tefsiri, Fikhu..., aty mėsohej historia, gjeografia, aritmetika, gjeometria, etj.

Hafiz Ismet Dibra, pėrveē detyrės sė drejtorit, krahas myderrizėve tė shquar si Hafiz Ali Korēa, Hafiz Ibrahim Dalliu, Shejh Qazim Hoxha, prof.Haki Sharofi etj., jepte edhe mėsim, ku ishte mjeshtėr i mėsimdhėnjes.

Kishte njė kulturė tė gjerė, njė qėndrim tė devotshėm fetar e atdhetar, Zotėronte pėr bukuri gjuhėn arabe, perse dhe atė turke. Fjalėt, fjalimet, mėsimet, ligjėratat e tij ishin frymėzim pėr brezin e rinj....

Hafiz Ismet Dibra predikonte edhe nėpėr xhamitė kryesore tė Tiranės, ku krahas mėsimeve me frymė fetare dhe atdhetare, aty e zhvillonte e lartėsonte ndėrgjegjėn kombėtare.

Ligjėratat e tij tė vazhdueshme kanė lėnė gjurmė tė paharrueshme, sepse ato jo vetėm qė dėgjoheshin me vėmendje, por edhe lexoheshin me ėndje. Ligjėrat e tij janė botue nė revistėn “Zani i Naltė” qė botohej nė Tiranė, qė nga muaji tetor i vitit 1923, deri nė muajin prill tė vitit1939, kur Shqipnia u pushtue nga Italia....

Ligjėratat e tij patėn pėr subjet kryesor temėn: "A ka dyshim nė qenien e Zotit?". Nė kėto ligjėrata, Hafiz Ismet Dibra, gjithnjė bazohej nė ajetet e Kur’anit tė madhnueshėm, aty zbėrtheu shumė teza dhe koncepte, qė nė ato vite ishin bėrė objekt bisede nė qarqet intelektuale.

Qarqet intelektuale shqiptare, mjerisht, veē kishin fillue m’u infektue me virusin komunist, materialist, ateist...

Gjymė shekulli mė vonė, ato ligjėrata qė u botuan nė faqet e revistės "Zani i Naltė" nė Tiranė, u pėrmblodhėn nė njė libėr tė veēant dhe u botuan nėn kujdesin e Vehbi Ismailit, Imam dhe themelues i Qendrės Islamike Shqiptare nė Detroit, Michigan tė SHBA-s, mė 1993.

Libri i Hafiz Ismet Dibrės “A ka dyshim nė qenien e Zotit?, botuar nė Amerikė mė 1993, ėshtė njė ese e fuqishme teologjike-filozofike. Vepra e tij ėshtė e gjėrė, shtjelluese, jo vetėm pėr shtresėn elitare, por e kuptueshme, e pranueshme edhe pėr shtresat e thjeshta shqiptare.

Ai, nė kėtė vepėr, polemizon me shkencėtarėt mė shquar si – me Dekartin, Njutonin e Berksonin, Demokritin, Maks Mylerin e Volterin, Losipin e Spenserin, Aristotelin, Pirhonin e Platonin... Ai thoshte se shkenca nuk ka zbuluar mė shumė se ē’thotė Kur’ani i madhėruar...

Hafiz Ismet Dibra nė libėr bėn thirrje qė tė shihet e vėrteta, tė hiqen syzet e errėta. “Me syze tė errėta, - shkruan ai, kurrė nuk mund tė shikohet e vėrteta.”

. I tėrė libri argumenton shkencėrisht qenien e Zotit dhe na thotė se udhėzimin mund ta marrim vetėm nga Zbulesa e Zotit, nga Kur’ani.

Kur’ani nuk ėshtė as zbulim imi, shkruan Hafiz Ismet Dibra, e as thėnia ime: ēdo lexues e studiues serioz i Kur’anit ka kuptuar se sa mė shumė qė ecėn nė leximin e studimin e tij, aq mė shumė do tė gjejė (me njė gėzim tė brendshėm) se si ky kuptim i pėrgjithshėm rritet duke u rritur aftėsia e tij pėr t’i rrokur gjėrat. Ėshtė si rasti i njė alpinisti qė, sa mė lart ngjitet nė mal, aq mė larg sheh...

Nė fillim tė muajit prill 1939, kur Italia fashiste e pushtoi Shqipninė, nė shtator tė vitit 1943, kur Gjermania naciste e zėvėndsoi Italinė fashiste, Hafiz Ismet Dibra nuk pranoi asnjė dekorim as ndonjė post tė lart si vendpunim...

Sikur nuk iu nėnshtrue fashizmit e nacizmit, Hafiz Ismet Dibra nuk iu nėnshtrue as diktaturės, komunizmit....

Diktatura komuniste e burgosi nė vitin 1946, siē kishte burgosur nė vitin 1945 Hafiz Ali Korēėn, Hafiz Mustafa Varoshin, Hafiz Sherif Langun, Hafiz Musa Dėrgutin, Hafiz Ali Krajėn e shumė fetarė, dijetarė e atdhetar tė tjerė....

Hafiz Ismet Dibra ndrroi jetė nė Tiranė nė vitin 1955, nė moshėn 69 vjeēare, duke mbetur shembull frymėzimi pėr botėn shqiptare...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ ISMET DIBRA (1886-1955)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismet Hebibi:VIRGJĖRESHA E PĖRJETĖSISĖ
» Asllan Dibrani:Ismet Asllani hero burrė ,trim dhe humanitar i madh qė nderoj Gollakun dhe Kosovėn
» Ismet Abdullahu: Pėr Llapin... pėrjetėsisht
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Ali Kraja
» Qeveritarė tė fshehur pas bixhozeve, marrin pėrqindje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: