prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NAIM KRYEZIU (1918-2010)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: NAIM KRYEZIU (1918-2010)   Thu May 06, 2010 2:54 pm

NAIM KRYEZIU (1918-2010)

Ndėrroi jetė Naim Kryeziu-
njė simbol nė futboll...

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė


Nė mėngjesin e ditės sė shtunė, me 20 Mars 2010, ndrroi jetė nė Romė, Itali, nė moshėn 92 vjeēare Naim Kryeziu, ish-fubollisti shqiptar nga Kosova, i cili ishte njė prej atyre futbollistėve qė shkruan historinė e skuadrės sė Romės.
Naim Kryeziu lindi nė Gjakovė, mė 4 Janar 1918. Rrjedh prej familjes sė njohur tė Kryezive, e cila ndėr shekuj ishte nė ballė tė ngjarjeve politike, ushtarake, ekonomike, shoqėrore, kulturore jo vetėm nė Gjakovė, nė Kosovė, por edhe nė trojet arbėnore...
Qysh kur ishte djalosh, fare i ri, iku nė Shqipni, ku u vendos nė Tiranė, te vėllai i madh, cili u kujdes jo si vėlla, por si nanė e baba...
Naim Kryeziu nė Tiranė filloi tė luaj futboll... Qysh nė moshėn 15 vjeēare e filloi karrierėn e tij si futbollist te klubi shqiptar i kryeqytetit SK Tirana, kurse nė moshėn 16 vjeēare u bė pjesė e Kombėtarės sė Shqipėrisė....
Nė muajin prill tė vitit 1939, kur Italia Fashiste e pushtoi Shqipninė,
qeveria italiane dėrgoi nė Shqipni edhe mėsues tė edukimit fizik, qė merreshin edhe me organizimin e ndeshjeve sportive. Njė prej tyre, duke qenė tifoz i Romės, kur e pa duke luajtur Naim Kryeziun, menjėherė i dėrgoi njė sinjal udhėqjes sė klubit sportiv Roma...
Naim Kryeziu udhėtoi drejt Romės pėr t’u regjistrue ISEF (Instituti Shtetėror pėr Edukimin Fizik), me synimin pėr t'u bėrė mėsues i edukimit fizik. Por, me gjithė kėtė, falė talentit tė tij, fati i kishte rezervuar njė rrugė tjetėr, tė mbushur me lavdi. Vetėm 24 orė pas njė testimi nė fushėn “Testaēo”, drejtuesit e Romės e thirrėn nė selinė e klubit dhe i ofruan njė kontratė si profesionist.
Ndeshja e parė e Naim Kryeziut pėr Romėn ishte ajo kundėr Barit, ku luante Riza Lushta nga Mitrovica, njė tjetėr emėr i madh i futbollit shqiptar, ku Roma fitoi ndeshjėn me 4-2...
Naim Kryeziu luajti pėr ekipėn e Romės nė periudhėn prej vitit 1939 deri nė vitin 1947 dhe nė 122 ndeshje tė zhvilluara shėnoi 27 gola. Pastaj ai kaloi nė Napoli, dhe mė pas nė sezonin 1953-1954 te ekipi i kategorisė sė katėrt, Torre del Greko, ku edhe ai la futbollin nė vitin 1954....
Gjatė karrierės sė tij futbollistike nė Itali, Naim Kryeziu luajti nė 330 ndeshje ku shėnoi 73 gola...
Pas vitit 1954, Naim Kryeziu iu kushtua karrierės sė trajnerit. Fillimisht tek Almas Roma (1956-1962), ku arriti tė siguronte ngjitjen nė kategori tė skuadrės Almas Roma.
Nė sezonin 1964-1965 ai u bė trajner i Romės, duke zėvendėsuar tė larguarin Lorenco. Mė pas, u fut nė stafin drejtues tė Romės dhe si vėzhgues talentesh, zbuloi Xhuzepe Xhaninin, ish-mesfushor nė Kombėtarėn e Italisė...
Nė vitin 1971 kam jetuar e punuar nė Romė. Meqė isha dashamir i fubollit, pothuejse ēdo tė diele i pėrcjellsha ndeshjet e futbolit nė Romė, herė-herė edhe Napoli...Njė ditė, i zoti i shtėpisė ku banojsha, nė Via Nomentana, qė ishte nga Gjakova, Imam Beqir Maloki, (1892-1985) Imam i Shoqatės “Bashkimi Islamik nė Perėndim” me qendėr nė Romė, mė thotė, :“Ku po hupė tanė ditėn, ditėn e diell...?” I tregova se me disa shokė po i pėrcjellim ndeshjet futbollistike, pra, mos u ban merak...!
“Aaahaa... ! Bėri, dhe mė tha:”Insha’Allah boheni si Naim Begi, qė ia ka pa hajrin topit....!”
Pėr mue, n’atė kohė, me 1971, i ri, 21 vjeēar, ishte hera e parė qė e dėgjoj emrin e Naim Begut dhe kur mė tregoi se ai ka qenė lojtari mė i mirė, vėrtet u befasova, por edhe u gėzova...
Njė ditė prej ditėsh i them Imam Beqir Malokit:
“ A ka mundėsi m’i telefonue Naim Begut e kur ta cakton ai, m’u takue e me pi njė kafe sė bashku...? Naim Begu, rahmet pastė, me t’parėn e pranoi dhe nė praninė e Dr. Mentor Ēokut (Kryetar i Shoqatės “Bashkimi Islamik nė Perėdim”), u ulėm njė kafe tek sheshi Porta Pio, afėr Ambasadės Britanike, ku biseduem rreth dy orė...” Ishte ky takimi i parė, mjerisht, edhe i fundit, me Naim Begun, siē e quanin shqiptarėt e moshuar n’Itali...
Naim Begu mbahej mend si njė sulmues i shpejtė, i pėrshkonte 100 metrat nė vetėm 11 sekonda, kishte goditje tė fuqishme me tė dyja kėmbėt, por nuk ishte vetjak, ndihmonte me pasime Amedeo Amadei-n, i cili ishte ndėr sulmuesit e shėnuesit kryesor tė Romės....
Ditėn e diel, me 21 Mars 2010, pėr nder tė tij, skuadra e Romės luajti me njė shirit tė zi nė krah nė ndeshjen e kundėr Udinezes, qė e fitoi me 4-2.
Ditėn e hėnė, me 22 Mars 2010, u varros nė kryeqytetin italian, por sipas faqes zyrtare tė klubit “asroma.it”, nė sheshin “Euklid” tė Romės, nė shenjė nderimi pėr Naim Kryeziun, u zhvillua ceremonia, ku ishin tė pranishėm drejtues tė klubit dhe futbollistė....
Ndėrsa, ditėn e diele, me 28 Mars 2010, nė Gjakovė, pranė “Urės sė Islam Begut” u hap e pamja te Burim Kryeziu, nip i tij, ku shumė qytetar gjakovarė, vinin varg e vij pėr tė ngushllue tė afėrmit e tij...
Nė shenj nderimi pėr kėtė futbollist tė madh, nė Gjakovė, nė vendlindjen e tij, nė organizimin e OJQ “Naim Kryeziu” u mbajt njė mbledhje pėrkujtimore...
Naim Kryeziu kaloi nė jetėn e vėrtetė, por ky futbollist gjakovar do tė mbetet pėr jetė njė simbol nė futbollin shqiptar...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
NAIM KRYEZIU (1918-2010)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NAIM FETAJ - NĖ VEND TĖ EPITAFIT...
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Naim Frashėri
» NAIM FETAJ:ELEGJI PĖR VĖLLEZĖRIT E MI-Bardh Hamzajn dhe Agim Fetajn
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» ?Viktoria Xhako:PĖRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 - 24. 11. 2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: