prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)   Sun May 16, 2010 4:24 pm

SHEJH ALI HORMOVA
(1902-1984)

“Sa tė jetė mbi dhe teqeja,
aq do tė jetojė dhe shkolla jonė shqipe.”
- Shejh Ali Hormova


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė


Ali Hormova ėshtė djali i dėshmorit Shejh Sheip Veip Hormovės, i cili u vra nė Masakrėn e Madhe nga shovenistėt grekė nė vitin 1914.
Nė kėto luftime tė pashembullta kundėr pushtuesve grekė nga ēeta e Hormovės u manifestuan trimėri tė pashembullta: Kėnga popullore e pėrjetėsoi trimėrinė e Shejh Sheip Veipit, shejhut tė Teqesė Halvetiane dhe tė Selam Musait, ku ndėr tė tjera thuhet:


“Sheip Veipi mjekėrbardhė
gjithnjė sulmoi i pari.
Selamit nė krahė i qėndrojė,
nė ballė tua numėrojė.”


U lind me 23 prill tė vitit 1902 nė katundin Hormovė nė rrethin e Tepelenės. Rrjedh prej njė familje fetare dhe atdhetare, prej sė cilės kanė dalė pesė brezni shejhlerėsh tė tarikatit Halveti.
Ali Hormova, edhe pse kishte mbetur jetim qysh nė moshėn 12 vjeēare, arriti tė shkollohet, tė edukohet, tė arsimohet.
Nė vitin 1923, kur ishte nė moshėn 21 vjeēare, e hapi shkollėn e parė shqipe nė vendlindjėn e tij, nė Hormovė, ku ishte edhe mėsuesi i parė nė kėtė shkollė, shkollė e cila zhvillonte mėsimet nėpėr disa oda tė Teqesė Halvetiane.
Nė Teqenė Halvetiane, ku shėrbeu si mėsues, Ali Hormova ishte pishtar i arsimit kombėtar, nė rrethin e Hormovės deri nė vitin 1930.
Prej vitit 1930 deri nė vitin 1935, Ali Hormova ka shėrbye, ka krye, detyra me rėndėsi, me pėrgjegjėsi nėpėr Shqipni qė nga Jugu deri nė Veri. Ka qenė Kryetar Komune nė Therepel tė Skraparit, nė Zharrės tė Fierit, nė Breg tė Matės nė rrethin e Lezhės.

Nė rrugėn shpirtėrore u udhėzue nga Shejh Ibrahim Delvina, i cili ishte murshidi apo udhėrrėfyesi i tij, tė cilit i ka kushtue edhe njė poezi, ku ndėr tė tjera shkruan:


“Kur piva shėrbetin
nė atė mejdan,
s’e harroj lezetin
hala nė gojė e kam....”


Pas shtatė vjetėve shėrbimi si mėsues dhe pesė viteve shėrbimi si administrues, nė vitin 1936 Ali Hormova u gradue me titullin Shejh i Tarikatit Halveti nė Teqenė e Hormovės, ku kishte shėrbye babai i tij Shejh Veib Shehu, tė cilin e kishin masakrue shovenistėt grekė nė vitin 1914.
Para Shejh Veibit, nė Teqenė e Hormovės kanė shėrbue edhe katėr brezni shejhlerėsh, prej tė cilėve i pari apo themeluesi i Teqesė Halvetiane ka qenė Shejh Mehmet Hormova, tė cilit Shejh Ali Hormova i kushton njė poezi, ku ndėr tė tjera thotė:


“Vetė mė dėrgove
nė tė madhen derė,
ti u garantove,
tė pata rehber...”


Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (1939-1944), Shejh Ali Hormova ishte pjesėmarės nė luftė me armė nė dorė kundėr forcave pushtuese fashiste nė Shqipni...
Nė vitin 1950, Shejh Ali Hormova zgjedhet Udhėheqės i Tarikatit Halveti tė Shqipnisė, ku shėrbeu deri nė vitin 1967, viti kur ndalohet feja, kur “Nėna Parti” e shpalli “shtetin e parė ateist nė botė”, Nanėn Shqipni....!
Shejh Ali Hormova ndrroi jetė nė vitin 1984, nė moshėn 82 vjeēare, duke lėnė gjurmė nė jetėn fetare-kombėtare... Pėr shėrbimin e tij, Kėshilli i Qarkut tė Gjirokastrės i ka akordue titullin “Nderi i Qarkut”.
Shejh Aliu, pėrveē shėrbimit nė arsim, edukim, administratė, besim, udhėheqje nė Tarikatin Halveti, ėshtė marrė edhe me krijimtari. Ka shkrue shumė vjersha apo poezi, nė frymėn e bejtexhinjve, me ngjyrė mistike-filozofike....Pothuejse, tė gjitha vjershat, poezitė apo ilahitė e tij kanė porosi, ...Porosi plotė frymėzim, tė cilat, mjerisht, mbetėn nė dorėshkrim...
Dorėshkrimet, mė nė fund, dolėn nė dritė, qė lexuesve t’iu ēelen sytė...
Deri mė sot, janė botuar katėr vepra tė Shejh Ali Hormovės, tė cilat janė:


1. “Kėshilla e tė Urtit”, poemė, “Pegasi”, 2002
2. “Era e Sabahut”, poezi, “M.Barleti”, 2004
3. “Masakra”, poemė, “M.Barleti”, 2007
4. “Ēelma perdenė”, ilahi, “Jonalda”, Berat, 2007


Lexues i nderuar! Pėr tė pasė pakėz njohuri, qe disa vargje nga ilahitė e tij.


Njėsia e Allahut


Njėsinė e Allahut
Me shpirt vėrtetova
dhe Resul’Allahut
vėrtet i besova.


Besoj Pejgamberė
qė Zoti dėrgoi,
me Esma thėrras
Kur’anin nė gojė!


Ditėn e Gjykimit
e besoj si drita,
ėshtė dit’e shpėtimit
ėshtė e hollė si sita....




Ilahia e Teuhidit


Mblidhuni ju, dervishanė
hallk nė kėt mejdan,
La ilahe il-la’Allah
Muhammedur-Resul’Allah!


Ziqri ynė, o ashikanė
ndihet nė Arshi Ala,
La ilahe il-la’Allah!


Nė ziqer kush bėn devran’,
Ai ėsht dervish tamam,
La ilahe il-la’Allah!


Kush bėn ziqrin me usull,
pa shybe i bėhet kabull,
kush ka ashk nė kėtė teuhid
ai e bėn natėn ditė....


Kėto vjersha tė kėnduara apo ilahi janė nga pėrmbledhja e fundit me titull:
“Ēelma Perdenė...”, botuar nga “Jonalda”, Berat, 2007, botuar me rastin e 105 vjetorit tė lindjes sė Shejh Ali Hormovės...
Shejh Ali Hormova ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, nė vitin 1984, kur ishte nė moshėn 82 vjeēare, duke na lėnė vepra tė cilat e pasurojnė kulturėn islamike-shqiptare...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH ALI HORMOVA (1902-1984)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: