prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVĖS   Thu May 20, 2010 2:49 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVĖS


Kosova nuk ėshtė mė ajo qė ishte. Kosova nuk do tė jetė kjo qė ėshtė. Si do tė jetė Kosova ? Mendoj, Kosova do tė jetė ashtu siē dhe sa do tė pėrpiqemi, ne, shqiptarėt, pėr te…!
Pėr dhjetė vjetėt e fundit, kur u dha nga tre pėrqind pėr Kosovė, sa fituam? Ndoshta mė mirė tė pyesim : sa humbėm ?!
Kur luftuam me pesė pėrqind, nga gjithė ai potencial, mjaft arritėm…! Por, a mjafton kjo? Sidoqoftė, ndodhėn ndryshime spektakulare nė Kosovė… Ndėr ndryshimet kryesore ishte pėrmbytja e iluzioneve tė iluzionistėve se kishin krijuar shtet…
Ishte 31 janari 2000 dita kur u pėrmbytėn: ,,Presidenti” , ,,Presidenca” , ,,Parlamenti” , ,,Pushteti paralel” e pėrralla tė tjera…
Tė gjitha kėto ,,institucione” u-pėrmbytėn me njė nėnshkrim tė dr. Kushner-it, mbretit tė pakurorėzuar tė Kosovės, me pajtimin e liderėve tė shqiptarėve, tė shqiptarėve tė pėrēarė…!
Kur mendonim se u pėrmbysen iluzionet dhe iluzionistėt e tė gjitha llojeve, qe na dolėn iluzionistė tė rinj, me iluzione tė reja, taze, tė vitit 2000 ! Kush janė kėta iluzionistė? Kėta janė disa konvertues nė krye me njė ,,profet”, qė profetizojnė: tė ardhmėn religjioze tė Kosovės. Po, cili ėshtė ky ,,profet”? Ai ėshtė Femi Cakolli. Kush ėshtė ky Femi? Jo, nuk ėshtė fėmijė, ai ėshtė ,,burrė”, ėshtė edhe kryeredaktor i revistės fetare ,,Letra e gjallė”, Revistė e Pėrkohėshme Ungjillore e Kishės Protestante: ,,Bashkėsia Ungjillore e Mesisė”, rruga: ,,Hasan Prishtina”, nr. 33, Prishtinė, Kosovė.
Revista ,,Letra e gjallė”, nr.5, nėntor 1999-shkurt, 2000 e cila ka 24 faqe, me tema: historike, demografike, politike, aktualitete…, qė nga editoriali i redaksisė ,, Fjalėt e Para” e deri nė fjalėt e fundit, tė kryeredaktorit, ku parashikohet e ardhmja religjioze e Kosovės, nuk ka veēse mashtrime, trillime, kundėrthėnje e pėshtjellime. Pothuajse nė tė gjitha faqet shprehet njė dalldisje antiislame, antikombėtare… Nė emėr tė kombit, nė mėnyrė dinake, copėtohet kombi… Qe vetėm disa shembuj: Nė shkrimin ,,Histori dhe aktualitete shqiptare”, ndėr tė tjera thuhet:
,,Shteti: Shqipėria, Kosova, Maqedonia (Iliria e lashtė).
,,Kultura: Mes paganizmit tė vdekur dhe krishterimit tradicional si dhe islamizmit historik.”
,,Edukimi: ,,Metropolat” shqiptare: pėr shqiptarėt e Shqipėrisė ėshtė Italia (katolike), pėr kosovarėt ėshtė Gjermania (protestante) dhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė ėshtė Arabia (muslimane)
,,Shqiptarėt i kanė tri koka, tri ,,metropola”, tri kryeqytete, tri fe tė mėdha.”
,,Rregullimi politik: Republikė transsocial- demokratike.
Religjioni: katolikė, ortodoksė, myslimanė, protestantė, bektashianė, ateistė.”
,,Letėrsia: Fillon me frazėn: ,,Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit, tė birit dhe tė shpirtit tė shenjtė”, Pal Engjėlli, 1462. Pastaj pėr tre shekuj zhvillohej njė letėrsi e literaturės krishtere.”
Ligji historik: Kanuni i Lekė Dukagjinit apo Tora shqiptare. Kreu i saj i parė bėn fjalė pėr kishėn.”
,,Ekceset mė tė mėdha kombėtare: islamizmi dhe komunizmi.” (,,Letra e gjallė,” faqe:3).
Tė gjitha kėto mendime tė shėnuara kėtu janė tė redaksisė ,,Letra e gjallė”, qė jep tė kuptohet se ata, tė gjithė, mendojnė njėsoj.
Nė kėtė rast, Volteri do tė thoshte: ,,Kur tė gjithė mendojnė njėsoj, atėherė do tė thotė se askush nuk mendon shumė”
Me ata qė nuk mendojnė shumė, a ja vlen tė humbet kohė?
Sa pak kohė u dashka pėr tė ndryshuar gjithēka, tha Hygo, dhe ,,Letra e gjallė” nė njė gjysėm faqe ndryshoi gjithēka nė historinė shqiptare…!
Popullin shqiptar, me nėntėdhjetė pėrqind muslimanė e bėn popull biblik, por qė kanė tri ,,metropola”: Italinė (katolike) pėr shqiptarėt e Shqipėrisė, pėr kosovarėt ėshtė Gjermania (protestante) dhe Arabia (muslimane) pėr shqiptarėt e Maqedonisė”.
A pranohen kėto ndarje me arsyen e tyre ēnjerėzore ?
Wajdi tha: ,,Mund tė pranohet dhuna njerėzore, ndėrsa arsyeja ēnjerėzore ėshtė e padurueshme.”
Si mund tė kenė shqiptarėt tri fe e tė pėrmenden, tė shėnohen, gjashtė ? Nė tė vėtetė, populli shqiptar, i ka pėrqafuar dy fe: Krishterimin dhe Islamin.
Platoni tha: ,,Shkalla mė e lartė e padrejtėsisė ėshtė ajo kur mbulohet drejtėsia”. A mbulohet drejtėsia edhe me ateistė ? Tė hyjnė edhe ateistėt shqiptarė nė njė nga ,,gjashtė fetė” e shqiptarėve, ky ėshtė njė rrezik i madh !
Por rreziku mė i madh pėr marrėdhėniet nė mes njerėzve, thoshte Kant-i, ėshtė kur ata i shkaktojnė padrejtėsi njėri-tjetrit.
Dhe a ka padrejtėsi mė tė madhe se: Islamizmi, rruga e vetme e vėrtetė, qė e shpallėn tėrė profetėt biblikė e kur’anorė, qė e shpėtoi popullin shqiptar nga asimilimi sllav e grek, tė quhet ekcesi mė i madh kombėtar?! Kush dyshon, le t’a thotė tė vėrtetėn !
Sepse, e Vėrteta ekziston, trillohen vetėm gėnjeshtrat, rrenat.
Gėnjeshtra mė e dėmshme, thoshte Tolstoi, ėshtė gėnjeshtra dhelparake dhe e veshur me petkun e madhėshtisė e tė solemnitetit, siē del zakonisht gėnjeshtra fetare.
Qe njė e tillė: ,,UĒK APO RUGOVA”
,,Thuhet se UĒK-ja ėshtė kėshtu, e Rugova ashtu. Politika e Rugovės ėshtė politikė universale, edhe si kulturė apo edhe si parim, sepse mbėshtetet mbi paqen, tolerancėn, humanen. Politika e Rugovės i kalon kufijtė nacionalė. Sot ne mund ta fyejmė dhe ta pėshtyejmė, por bota e kulturuar, demokratikisht, e admiron Rugovėn. Politika e Rugovės ėshtė sublimim i virtytetve dhe i visareve tė popullit tonė nė raporte me popujt tjerė. Autenciteti i politikės sė Rugovės mbėshtetet nė kulturėn e krishterė…” (Faqe,17)
Me tė tilla gėnjeshtra merret revista fetare ,,Letra e gjallė”. Gėnjeshtrat janė aq pjellore, tha Goldoni, sa vetėm nga njė mund tė lindin njė mijė tė tjera. Ndėrsa, sipas Gorkit, gėnjeshtra ėshtė feja e robėrve dhe zotėrve.
Se cila ėshtė feja e kėtyre vėrehet qė nė Fjalėt e Para, editoriali i redaksisė, qė fillon me kėtė lutje:
,,Perėndi, tė lutemi, na mbrojė nga minat nėn tokė dhe nga minat nė zemrat tona !”
Sa lutje e bukur ! Ah ! Sikur tė ishte e sinqertė !
Mjerisht, sa shpesh ndodh qė, pas fjalėve tė bukura mėshefen gjėrat mė tė shėmtuara ! Ndėrsa redaksia lutet pėr mbrojtje nga minat, po ata i vendosin minat jo vetėm nė Kosovė, por nė tė gjitha trojet shqiptare, jo vetėm nėn tokė e nė zemrat tona, por edhe shpirtrat tonė…! Sė pari, ata pėrhapin mjegull. Pse ? Sepse:
,,Tash pėr Kosovėn ka filluar njė epokė e re.
Tash Kosova ėshtė qendėr e botės.
Tash Kosova ėshtė qendėr e xhipave tė bardhė”
Po, ėshtė e vėrtetė se tash pėr Kosovėn ka filluar njė epokė e re, por ka filluar me faqe tė zezė: me krime, kidnapime, dhunime e mashtrime, me kaos tė pėrgjithshėm rrugor, mendor e shpirtėror…
Po, Kosova tash ėshtė njė qendėr e botės, por jo e vetes; bota po ia plotėson tė gjitha kushtėt pėr anarki e korrupsion…! Bota po pėrpiqet pėr njė Kosovė multietnike, multikulturore e multi-fetare…
Po, ėshtė e vėrtetė se tash Kosova ėshtė qendėr e xhipave tė bardhė, tė cilėt veē kanė filluar tė na nxijnė jetėn…!
E si do Perėndia qė tė jetė Kosova? Redaksia thotė:
,,Perėndia do qė Kosova tė jetė jo vetėm njė republikė politike, por njė kontinent tė krishterėsh ungjillorė pėr gjithė botėn. S’ka asnjė mėnyrė se si t’u kthehet gjithė ky favor i kombeve tė tjera pėr ne, pėrveē se duke ua predikuar Ungjillin, Lajmin e Mirė tė Jezusit.” (,,Letra e gjallė”, faqe:2.)
Pra,sipas redaksisė, qė flasin nė emėr tė Perėndisė, Kosova do tė jetė jo vetėm njė republikė politike, por njė kontinent tė krishterėsh ungjillorė pėr gjithė botėn…
Po, Ungjilli, Lajmi i Mirė i Jezusit thotė:
,,Jo secili qė mė thotė: O Zot, o Zot ! do tė hyjė nė Mbretėrinė e Qiellit, por vetėm ai qė e kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiell” (Ungjilli sipas Mateut, 7:21)
Megjithė kėtė, kryeredaktori, Femi Cakolli, nė profetizimin anilitik: “E Ardhmja Religjioze e Kosovės”, ndėr tė tjera, thotė:
“Sot nė Kosovė shumica e njerėzve janė tė besimit nominal musliman, deri nė 3% katolikė dhe disa qindra protestantė. Nė qershor tė vitit 1999 ortodoksia religjioze dhe politike (ruse dhe serbe) u thyen nė fushėbetejat e Kosoves. Fitoi Evro Amerika dhe shqiptarėt e Kosoves Evropa e sotme nuk ėshtė ajo e shekullit XVI tė apo XVII – tė. Shtetet mė tė fuqishme nė botė janė protestante, tani prezente nė Kosovė. Prania e NATO-s nė Kosovė paraqet njė siguri qė tė mos kthehet kufiri pravosllav nė Kosovė si dhe pėr tė penguar fundamentalizmin islam nė Kosovė. Kosova do tė mbetet shtet laik dhe demokratik” (Faqe: 22).
Sa tė vėrteta ka nė pohimet sipėrshėnuara? Duhet tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm se bishtnimi i sė vėrtetės e nxitė padrejtėsinė, kurse mungesa e drejtsisė e ushqen mashtrimin…
Nuk ėshtė e vėrtetė se nė fushėbetejat e Kosovės u thye ortodoksia religjoze dhe politike (ruse dhe sėrbe). Sot, ato janė mė aktive se kurrė, duke filluar prej Patrikut tė Moskės e gjithė Rusisė e deri te Peshkopi Artemije e At Sava i Deēanit…
Lufta nuk pėrfundoi me kapitullim…, por me marrėveshje, kompromise; pa thyerje kufijsh religjiozė apo politikė…
Kosova mbeti ,,pjesė e R.F.tė Jugosllavisė,” sipas rezolutes 1244, tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Sipas tyre, Sėrbia ėshtė jashtė Kosovės, por Kosova nuk ėshtė jashtė Sėrbisė…! Pėr kėtė dualizėm, shqiptarėt, si gjithmonė, nuk i pyeti kush nė Rambuje, Paris, New York, madje as nė Kumanovėn shqiptare, ku u-nėnshkrua…
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė Kumanovė, 10 Qershor 1999, ndėrsa trupat e NATO-s (KFOR-i anglez) hyri me frikė nė Kosovė nga Maqedonia. Ndėrsa trupat ruse, tė ardhura nga Bosnja, veē ishin rehatuar kėmbėkryq nė aeroportin e Prishtinės…
Mė vonė, sipas marrveshjes, KFOR-i rus u-vendos nėpėr Drenicė, Malishevė e deri nė Rahovec; pra, m’u nė zemėr tė Kosovės…
Trupat e NATO-s, deri mė sot, mars, 2000, nuk dėshmuan aq siguri nė kufi! Kufiri pravosllav nė Kosovė jo vetėm qė mbet i hapur nė veri tė Mitrovicės, por u krijuan kufij tė ri nė Graēanicė, Brezovicė, Mitrovicė… Ndėrsa kishat ortodokse (politike) sėrbe, kudo nėpėr Kosovė po mbrohen nga trupat e KFOR-it. Po mbrohen me tanke e autoblinda gjatė 24 orėve, madje edhe gėrmadhat e tyre, siē ėshtė ajo nė qendėr tė Gjakovės…
Po, sigurisht, Evropa nuk ėshtė ajo e shekujve XVI-tė apo XVII-tė, kur filloj reformacioni protestantė, sikur qė nėnkuptohet, por qė nuk e shprehni, megjithėkėtė edhe sot e kėsaj dite Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Austria…, janė ende shtete katolike, kurse Greqia, si gjithnjė mbeti ortodokse, Turqia, siē dihet, myslimane…
Tė nėntėmbdhjetė shtetėt e NATO-s, me popullsi protestante, katolike, ortodokse dhe myslimane, kur vendosin ēifutėt (masonė), vetėm bėjnė: Amen ! Amin !
Pėrse i mbyllni sytė pėrpara kėtyre tė vėrtetave?
Demokracia dhe shoqėria tolerante nuk mund tė krijohet nė Kosovė as gjėkundi, nėse ndaj dukurive negative bėhemi tė verbėr e tė shurdhėr…
Ndėrsa ju shkruani se:
,,Kosova do tė mbetet shtet laik dhe demokratik”.
Po Kosova nuk ka as farė statusi, e si do tė mbetet shtet laik dhe demokratik ?!
Kuptohet, kur Kosova sot ėshtė me aq telashe, me aq probleme e pa status, kur ēdo gjė po dirigjohet nga ndėrkombėtarėt, derisa tė demo-kratizohet Sėrbia, Cakolli ka tjetėr cak; ai s’e ka hallin e Kosovės nė kėtė kohė. Po, cili ėshtė caku i Cakollit, nė kėtė kohė ? Ai thotė:
,,Tani janė kushtet komfore pėr shqiptarėt e Kosovės qė t’i ngrisin fuqishėm ndėrlidhjet me perėndimin”. (Faqe: 22)
Po, pėrse nė kėtė kohė, kur Kosova po zhytet nė kaos, qenkan kushtet komfore pėr shqiptarėt e Kosovės?…”
Cakolli thotė :
,,Tash ėshtė koha e ngritjes sė kishės protestante nė Kosovė, dhe kjo duhet tė bėhet urgjentisht me gjithė vullnetin e kosovarėve. Urgjenisht duhet kthyer kokėn edhe shqiptarėt e Maqedonisė kah ungjilli. Urgjentisht, edhe shqiptarėt e jugut, duhet shkėputur lidhjet me ortodoksinė dhe sė bashku me katolikėt t’i kthehėn Krishtit dhe kishės sė reformuar ungjillore”. (Faqe: 22)
Pėrse me kaq urgjencė, pėrse me kaq nxitim, po kėrkon kryeredaktori, Cakolli, qė tė gjithė shqiptarėt myslimanė tė Kosovės, Maqedonisė e tė Shqipėrisė, bashkė me shqiptarėt ortodoksė e katolikė tė konvertohen nė protestantė ? Pėrse ky konvertues nuk i ngucė ateistėt shqiptarė qė ka me bollėk? Sepse djalli gjithmonė ka punė me besimtarė !
Megjithėkėtė, Cakolli thotė :
,,Ju shqiptarė, vėllezėr dhe motra, tė cilėt jeni tė lodhur nga hoxhallarėt e priftėrinjtė, nga hėnat e kryqat, nga agjėrimet e pakuptimta, nga rrozaret e nga tespitė, nga kėmbanat e nga minaret, nga Maria e Muhamedi, ejani dhe bėjėni fryte pendimi dhe besimi te Jezusi…” (Faqe 22.)
Sa mė i mirė e mė i ditur ėshtė njeriu, aq mė shumė e vė re tė mirėn te tė tjerėt. Sa mė i keq e mė injorant ėshtė njeriu aq mė shumė i ndodh e kundėrta, siē thotė vetė Cakolli !
Cakolli ka nevojė tė pendohet, se vetė Jezusi tha:
,,Jo secili qė mė thotė: O Zot, o Zot ! do tė hyjė nė Mbretėrinė e Qiellit, por vetėm ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiell. Shumė do tė mė thonė atė ditė: O Zot, o Zot, a nuk profetizuam nė Emėr tėnd, a nuk bėmė shumė mrekulli nė Emėr tėnd ? Atėherė unė do t’ju them: Kurrė nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbėrės” (Ungjilli sipas Mateut, 7:21-23)
E dėgjuat Jezusin ? ,,Kurrė nuk ju kam njohur !”
,,Shporruni prej meje, o keqbėrės”!
Kėta konvertues ambiciozė, qė dėshirojnė urgjentisht, t’i kthejnė tė gjithė shqiptarėt myslimanė, ortodoksė e katolikė nė protestantė, qė Jezusi u-tha : ,,Kurr nuk ju kam njohur !” dhe,, Shporruni prej meje o keqbėrės !, s’ju ka mbetur tjetėr shpresė veē nė shtetet protestante, tė cilat janė mė tė fuqishmet, pra tė parėt nė botė…
Por Jezu Krishti tha :
,,Shumė prej atyre qė janė tė parėt do tė jenė tė mbramėt, ndėrsa shumė tė mbramėt do tė jenė tė parėt” (Ungjilli sipas Markut, 10:31)
,,Letra e gjallė” nė krye me Cakollin, vjen pyetja, meqė janė fetarė, a janė tė ēiltėr ? Balzaku do t’iu thoshte: ,,Atje ku ka hyrė ambicia, atje nuk ka vend ēiltėrsia.”
Atje ku pėrlyhen me baltė: ,,hoxhallarėt e priftėrinjtė, hėnat e kryqat, rrozaret e tespitė, minaret e kambanaret… deri edhe Maria e Muhamedi, atėherė, ēka mbeti?! Tagore do tė thoshte: ,,Balta mund t’i pėrlyejė diamantėt, por nuk mund t’i kthejė nė baltė.”

,,Pėrndryshe, o vėllezėrit e mi, gėzohuni nė Zotin !
T’ju shkruaj tė njėjtat gjėra unė nuk e kam vėshtirė, kurse pėr ju ėshtė pėrforcim: Ruajuni prej ,,qenėve”! “Ruajuni prej punėtorėve tė kėqij!“ (Bibla, Filipianėve, 3:1)
Mė nė fund, i them Cakollit me kompani, ato qė i tha Shekspiri: ,,Po tė dėshironi tė arrini qėllimin e pėrpjekjeve tuaja, pyetni mė parė me mirėsjellje se ku ėshtė rruga e drejtė qė e keni humbur.”
Rruga e drejtė, tė cilin e keni humbur, gjendet te: Ad fontes, domini! Te burimet, zotėrinjė! Burimet janė Bibla e Kur’ani.

Bibla, o vėllezėrit e mi, tha: “gėzohuni nė Zotin” ! (Filipianėve, 3:1)
Ndėrsa, Zoti nė Kur’an urdhėron e thotė :
,,All-llahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij…
Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga mashtrimi…
E kush i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pė lidhjėn mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje…” (Kur’ani, 2:254-255)
Pra, kjo ėshtė lidhja mė e fortė, lidhje e cila s’ka kėputje…
Kjo ėshtė rruga e drejtė, rruga e shpėtimit pėr shqiptarėt, pėr njerėzimin! Ashtu u bėftė !

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Revista: “FRYMĖZIMI”, Nr.3, Faqe 20-24, Mars, 2000, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVĖS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Martirėt e Kosovės qė prehen nė Kosovėn e lirė e tė pavarur
» Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės:Njoftim!
» BRILANT GASHI-E ARDHMJA E KOMBIT
» Specat e Kosovės nė tregjet e Bashkimit Evropian
» Sevdije Rexhepi:12 poezi nė pėrvjetorin e 12-tė tė intervenimit Amerikanė nė Kosovė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Mendime-
Kėrce tek: