prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Abdullah Selim Hadri (1887-1951)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Abdullah Selim Hadri (1887-1951)   Mon Jun 21, 2010 12:17 am

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)


”Prej Hazreti Ademit (a.s.), regjim ma t’keq se komunizmi s’ka pasė, as qė ka me pasė.“
-Abdullah Selim Hadri

Nė vargun e dijetarėve, besimtarėve dhe atdhetarėve qė ka dhėnė Gjakova, Kosova, hyn pa dyshim edhe Abdullah Selim Hadri.
Abdullah Hadri lindi nė vitin 1887 nė Gjakovė. Ėshtė djali i Selim Hadrit, i cili ėshtė djali i Adurrahman Hadrit, njė tregtar nga Gjakova, por qė ia kishte dėgjuar zėrin gjithė Kosova.
Para vitit 1878, Abdurrahman Hadri njė kohė ishte marrė me tregėti nė qytetin e Nishit, ku ishte pasuruar, por Zotin gjithnjė e kishte falėnderuar, asnjėherė nuk e kishte harruar. Pėr ta dėshmuar besimin e tij, Abdurrahman Aga, siē e quanin, nė Nish, ku me djersė kishte krijuar pasuri, e ndėrtoi nė vitin 1870 njė xhami nė Nish, e cila quhet Xhamia e Hadrit qė ndodhėt nė Nish nė rrugėn Gjeneral Milojka Leshjanina...
Nė qytetin e Nishit, deri nė vitin 1878, kur Sėrbia e pushtoi, kanė qenė 15 xhami, pėrveē Xhamisė sė Hadrit, ka qenė Xhamia e Pashės, Xhamia Deferdar, Xhamia e Fukarave apo e Larme, Xhamia e Pazarit tė Shqiptarėve, Xhamia e Muhaxhirėve etj. Prej 15 xhamive sa kishte Nishi nė vitin 1878, nė vitin 1879, pra brenda njė viti pushtuesit serbė shkatėrruan 12 xhami dhe mbetėn vetėm tri xhami...
Nipi i Abdurrahman Agės, Abdullah Hadri mėsimet fillestare i kreu nė Mejtepin e Xhamisė sė Mahmud Pashės nė Gjakovė, vazhdoi po nė Gjakovė mėsimet nė Medresenė e Madhe, kurse i pėrfundoi Shkup, ku edhe diplomoi.
Nė vitin 1908, kur ishte nė moshėn 21 vjeēare, meqė i kishte mundėsitė materiale, shkoi nė Stamboll pėr tė studiuar ekonominė. Gjatė studimeve nė Stamboll, Abdullah Hadri merrej edhe me veprimtari atdhetare dhe ishte njė bashkėpunontor besnik i Hasan Prishtinės, i cili ishte deputet i Prishtinės nė Mexhlisin (Kuvendin) Osman.
Nė vitin 1912, Abdullah Hadri hapi shkollėn shqipe nė Mejtepin e Xhamisė sė Mahmud Pashės nė Gjakovė, sikur qė hapi edhe Ibrahim Fehmiu nė Mejtepin e Xhamisė sė Gėrēarėve, po nė Gjakovė. Me pushtimin e Gjakovės, Kosovės, nga Sėrbia, nė javėn e parė tė muajit tetor 1912, mjerisht, shkollat shqipe u mbyllėn.
Si shumė atdhetarė tjerė nga Gjakova edhe Abdullah Hadri doli nė
Shqipėri, ku e vazhdoi veprimtarin e tij...
Sipas studiuesit, Dr. Nuhi Veselaj, nė studimin e tij: DREJT STANDARDIZMIT TĖ GJUHĖS SHQIPE, IV. PĖRHAPJA E MĖSIMIT SHQIP GJATĖ LUFTĖS (1912-1918) DHE ORTOGRAFIA E KOMISISĖ LETRARE TĖ SHKODRĖS, ndėr tė tjera, shkruan se:
“Pati edhe mėsues shėtitės vullnetarė qė u mėsonin shkronjat e shqipes muhaxhirėve e luftėtarėve tė ēetave nėpėr male e vendstrehime tė caktuara, sa pėr dėshmi, po pėrmendim faktin qė ende i kemi tė freskėta kujtimet nga fėminia, kur dy bashkėfshatarėt tanė (nga Reēani i Suharekės): Mulla Mustafė Veselajt, axha im, i cili e kishte pasur tė kryer medresėn nė Prizren, si dhe tjetri Mulla Shaqir Hasanaj, bashkėfshatar, i cili e kishte kryer mejtepin nė Mushtisht (Suharekė), tė cilėt, qė tė dy, nė shkollat qė kishin ndjekur nė kohėn e Turqisė para virtit 1912, kishin mėsuar ta shkruanin dhe tė lexonin shqip me shkronjat arabe, por jo me alfabetin shqip me shkronja latine.
Ata, siē tregonin, gjatė viteve l9l3 -1915, si shumė tė rinj tė tjerė qė ishin detyruar tė largoheshin nga viset e okupura nga serbėt dhe qėndronin njė kohė nė viset e Malėsisė sė Gjakovės etj. si refugjatė, iu kishte dhėnė mundėsia tė mėsonin edhe alfabetin e shqipes nga njė mėsues shetitės qė e quanin ata Abdullah Hadri. Ata, pra, qė i njihnin paksa edhe shkronjat shqipe, pėr ne, u zbuluan vetėm nė vitin 1941, kur edhe filloi legalisht shkolla shqipe ndėr ne, sepse na ndihmonin ne fėmijėve qė ta pėrvetėsonim mė lehtė kėtė alfabet. Ata, nė tė vėrtetė, me sa mė kujtohet e ndjenin veten krenar qė kishin qenė ushtarė tė Hasan Vuēitėrnės (Prishtinės) nė Luftėn e Zhurit, mė 15 shkurt 1915.”
Njė kohė, nė vitin 1914, me vendim tė autoriteteve tė arsimit, Abdullah Hadri u emėrua mėsues nė Petrelė, afėr Tiranės.
Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, (1915-1918), kur Austria e pėrzuri Sėrbinė nga trojet shqiptare, me kėrkesėn e Hasan Prishtinės e Bajram Currit, Abdullah Hadri kthehet nė Kosovė dhe hap shkollėn e parė shqipe nė Vuēitėrnė, nė tė cilėn punoi deri nė vitin 1918, kur Sėrbia e ripushtojė Kosovėn...
Prej vitit 1918, kur Sėrbia mbylli shkollat shqipe, Abdullah Hadri u kthye nė vendlindje, nė Gjakovė, ku shėrbeu si Myderriz (Profesor) i historisė nė Medresėn e Madhe, e cila drejtohej nga dijetari Myderriz Iljaz Efendiu, nipi i dijetarit Uvejs Efendiut, i cili ka qenė qenė myderrizi i parė nė kėtė medrese historike...
Prej vitit 1937, Mulla Abdullah Hadri ka shėrbye si Imam nė Xhaminė e Mahmud Pashės, por edhe si mėsues nė mejtepin e kėsaj xhamije.
Mė vonė ka shėrbye si Imam nė Xhaminė e Re nė qendėr tė Gjakovės, ku ende pėrmendet si njė hoxhė i ditur, i ndritur, qė me predikimet e tij, fetare-atdhetare frymėzonte popullin, nė veēanti, rininė shqiptare...
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, (1941-1944), siē thotė populli „nė kohėn e Shqipnisė“, Mulla Abdullah Hadri vazhdoi veprimtarinė e tij, por tani jo si hoxhė nė xhami, por nė shkollė si arsimtar, qė ėshtė njė detyrė e shenjtė si nė aspektin fetar po ashtu edhe nė atė kombėtar...
Pas vitit 1945, kur komunistėt e morrėn pushtetin, Abdullah Hadri me komunistėt jo vetėm qė nuk bashkėpunoi, por i mallkoi, duke thėnė:
” Prej Hazreti Ademit (a.s.), regjim ma t’keq se komunizmi s’ka pasė, as qė ka me pasė.“
Abdullah Selim Hadri ndrroi jetė nė vitin 1951, nė Gjakovė, nė moshėn 74 vjeēare, qė ende pėrmendet si njė hoxhė i shquar, si njė arsimtar i dalluar, si njė veprimtar atdhetar, nė dobi tė kombit shqiptar...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Abdullah Selim Hadri (1887-1951)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Selim Hasanaj: Tė ashtuquejturit ''titist'' dikur nė Kosovė dhe ''Patriotėt luftėtarė'' nė pushtet
» Selim Hasanaj: Tė dihet e vėrteta, historia e dy familjeve
» Selim Hasanaj: Plackitje spektakulare nė Stokholm tė Suedisė, plasciktsit serb
» Selim Hasanaj: Penda e Artė nga Tedeli, ish Vrella e Istogut
» Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovėn, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: