prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pse u dogjėn monumentet e kulturės islame-shqiptare nga forcat barbare?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Pse u dogjėn monumentet e kulturės islame-shqiptare nga forcat barbare?   Wed Jun 30, 2010 2:44 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

PSE U DOGJĖN MONUMENTET E KULTURĖS ISLAME-SHQIPTARE NGA FORCAT BARBARE?

Gjakova ishte qyteti qė kishte mė sė paku serbė nė Kosovė, por u masakrua, u shkatėrrua, u plaēkit, u dėmtua, u dogj, u bė shkrumb e hi, prej tyre, sepse pushteti nė Beogradin e zi qė ēdo gjė e kishte planifikuar, qė moti, pėr shumė arsye, e kishte kėtė qytet halė nė sy…
Tė dhėnat e para pėr Gjakovėn si qytet i kemi nga udhėpėrshkruesi i madh turk, Evlia Ēelebiu, i cili e vizitoi Gjakovėn nė vitin 1662, ku ndėr tė tjera shkruan:
“Gjakova i ka dy mijė shtėpi tė stolisura qė ndodhen mbi njė fushė tė gjėrė. Ka dy xhami tė bukura, mesxhide (xhami tė vogla), hane tė mbuluara me plumb. Ka njė hamam tė bukur qė tė kėnaqė zemrėn dhe nja treqind dyqane tė ndryshme, tė mbushura me mallra e me njėmijė lloj mjeshtrish. Meqė e ka klimėn e kėndshme, banorėt janė tė bukur dhe tė dashur!”
Dyqind vjet pas Evlia Ēelebiut, dijetari, atdhetari, ideologu kryesor i Zgjimit Kombėtar, Sami Frasheri (1850 – 1904), nė kryeveprėn e tij Kamus – al – Alam, botuar me 1889, nė faqen 4.787 tė vėllimit tė VI-tė, pėr Gjakovėn, ndėr tė tjera, shkruan:
“Nė Gjakovė ka 16 xhami, dy medrese, njė shkollė ruzhdie dhe disa mektebe, njė bibliotekė, kishė dhe mekteb tė veēantė pėr katolikė e orthodoksė. Ka afro 1000 dyqane, ka bujtina e banjo publike. Popullsia e Gjakovės ėshtė e njohur pėr ruajtjen e traditave dhe kanė prirje pėr tregti e zejtari. Ėshtė popull guximtar dhe i aftė pėr armė. Nga gjiri i kėtij qyteti ka pasur gjithmonė dijetarė tė dėgjuar e myderrizė…”
Pėr qytetin e Gjakovės, me popullsi qė ishte e njohur pėr ruajtjen e traditave, qė kishte prirje pėr tregti e zejtari, me burra guximtarė, tė aftė pėr armė, me banorė tė bukur e tė dashur, me dijetarė tė dėgjuar e myderrizė, kanė shkruar edhe shumė dijetarė tė tjerė nė Lindje; kanė shkruar edhe shumė dijetarė, misionarė, historianė, shkencėtarė aq mė shumė nė Perėndim, siē janė Mylleri, Nopēa, Hekardi, Mehju etj.
Ne, nė kėtė rast, do tė kufizohemi vetėm te rėndėsia e veēantė e monumenteve islamike – shqiptare, siē ėshtė Xhamia e Hadumit, pėr tė cilėn eksperti i historisė sė artit islam, drejtori i Qendrės Dokumentare tė Artit Islam dhe Arkitekturės Islame pranė Universitetit tė Harvardit nė Sh.B.A., prof. A. Ridlmajer thotė:
“Xhamia e Hadumit ėshtė monument unikat nė tė gjitha trojet shqiptare. Ėshtė i vetmi kompleks i kėtij lloji qė ėshtė ruajtur. Xhamia e Hadumit nuk ėshtė vetėm xhami, por ėshtė qendėr kulturore. Pranė xhamisė gjendej biblioteka, e cila ishte mė e madhe se vet xhamia. Pranė bibliotekės gjendej mejtepi, ndėrsa aty pranė Ēarshia e Vjetėr me dhjeta dyqane, tė cilat ishin vakėfe tė xhamisė. I tėrė kompleksi, pra, pėrbėnte njė qendėr edukative e fetare. Kompleksi ishte ndėrtuar e zhvilluar nga ana e vetė gjakovarėve.
Kjo qendėr nuk ishte e importuar nga jashtė. Ky ėshtė monument i kulturės shqiptare...”
Xhamia e Hadumit, e ndėrtuar nga Sulejman Efendiu me 1594, njė monument unikat nė tė gjitha trojet shqiptare, siē tha prof. Ridlmajer i Universitetit tė Harvardit, me bibliotekėn e xhamisė, ndėrtuar me 1733, qė kishte dorėshkrime, dokumente e libra me rėndėsi tė veēantė; Medresja e Madhe, e themeluar me 1748 prej Myderriz Yvejs Efendiut, qė pėr mė se dy shekuj edukoi, arsimoi e frymėzoi me ndjenja fetare e kombėtare me qindra e mijėra shqiptarė jo vetėm nga Gjakova, por nga tėrė Kosova e pėrtej. Ndėr ta vlen tė pėrmendet Myderriz, mulla Haxhi Zeka (1830-1902), udhėheqės i Lidhjes sė Pejės “Besa – Besė”(1899); Teqeja Bektashiane, qė kishte udhėrrėfyes tė ndritur, tė ditur, fetarė e atdhetarė, siē ishte Haxhi Adem Babai (1841 – 1927) njė personalitet i shquar i “Lidhjes sė Prizrenit” (1878) dhe poet e letrar i talentuar, qė shkruante me pseudonimin “Vexhhi”; Baba Hamėz (1882 – 1952); Baba Qazim Bakalli, (1895-1981) njėri nga mėsuesit e parė tė Gjakovės, qė nė vitin 1915…
Tė gjitha kėto monumente tė kulturės islamike – shqiptare, u themeluan nga shqiptarėt, u zhvilluan, u financuan nga shqiptarėt, dhe u shėrbenin shqiptarėve ndėr shekuj…
Tė gjitha kėto monumente tė kulturės islamike – shqiptare, ishin afėr njėra tjetrės, pranė njėra-tjetrės, tė gjitha nė Ēarshinė e Madhe tė Gjakovės, Bukuroshja e Kosovės.
Ēarshia e Madhe e Gjakovės, pėrveē kėtyre monumenteve, kishte edhe qindra shtėpi e dyqane karakteristike; ishte njė muze i gjallė, qė me arkitekturėn e vacant, ku shprehej njė fuqi krijuese e mjeshtėrve vendas, mahniste kronistėt e kohės, mahniste vizitorėt e ndryshėm dhe frymėzonte ekspertė tė lėmive tė ndryshme…
Ēarshia e Madhe e Gjakovės me Xhaminė e Hadumit, bibliotekėn, mejtepin, me qindra shtėpi e dyqane, me Medresėn e Madhe e Teqen Bektashiane, ishte jo vetėm qendėr kulturore, fetare, historike, shoqė-rore, arsimore, edukative e politike, por ishte edhe qendra kryesore, mė e fuqishmja, ekonomike e qytetit.
Nė Ēarshinė e Madhe tė Gjakovės, qė prej themelimit, ushtroheshin dhjetėra zeje tė ndryshme, duke filluar nga armėtarėt, argjendarėt, kazangjinjtė, lėkurėpunuesit (tabakėt), rrobaqepėsit (terzinjt), zhgunaxhinjt (rrobaqepėsit e veshjeve nga zhguni), qėndistarėt, zdrukthėtarėt, kazazėt (prodhuesit e pėlhurave nga mėndafshi), qeleshepunuesit (plisaxhinjtė), gėrēakxhinjtė (punuesit e enėve nga dheu), saraēėt, opingaxhinjtė, cergaxhinjtė, ēibukxhinjtė etj., zhvilluan veprimtarinė vazhdimisht, deri sa u dogjėn tėrėsisht, qė me natėn e parė tė bombardimeve, me 24 mars 1999 nga forcat barbare sėrbe…
Pėrkundėr tė gjitha kėtyre masakrimeve, shkatėrrimeve qė u bėnė nė Gjakovė, e kudo nėpėr Kosovė, Gjakova, Kosova, mbijetoi, lavdi Zotit! Mbijetoi dhe lirinė e fitoi…
Por, liria siē thotė dijetari Navalis, ėshtė si tė hollat, disa i ndihmon – ndėrsa tė tjerėt i prishė.
Mos tė bėhemi si tė tjerėt, por tė pėrpiqemi secili pėr atė dhe me atė qė ėshtė i pėrgatitur, e tė ecim pėrpara, se pėrndryshe s’do tė kemi as liri, as ardhmėri …

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Pse u dogjėn monumentet e kulturės islame-shqiptare nga forcat barbare?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Julia Gjika: Nga Vatra e Kulturės Demokracia (II)
» Demir Krasniqi: Motrat Mustafa - Kėngėtare me traditė dhe kulturė universale kombėtare
» Adem Berisha:Lediana Kapaj - Margaritar i ri i artit dhe kulturės shqiptare nga mėrgimi
» Ahmeti: Muhamet Krasniqi me tha "na nxirr nga kėtu se u dogjėm tė gjallė" (Video)
» Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės "Arbnori": Njoftim pėr Shtyp

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: