prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hafiz Safet Basha (1920-1987)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Hafiz Safet Basha (1920-1987)   Mon Jul 26, 2010 5:21 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ SAFET BASHA
(1920-1987)


Hafiz Safet Basha ishte myezin, imam, myfti, kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Prizren dhe anėtar i Kryesisė dhe Kuvendit Suprem tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės…

Lindja, shkollimi dhe diplomimi

Safet Basha lindi me 14 Qershor 1920, nė Prizren, nė kryeqytetin shpirtėrorė tė shqiptarėve, nė qytetin me vlera tė mėdha historike, nė qytetin me pamje e frymė islamike…
Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, ndėrsa nė moshėn 12-tė vjeēare e filloi mėsimin e Kur’anit tė Shenjtė pėrmendėsh, nėn kujdesin e Hafiz Qamil Imamit, i cili ka qenė imam, mėsues e predikues nė Xhaminė kryesore tė Prizrenit, nė Xhaminė Bajrakli, aty ku u mbajtė Kuvendi Kombėtar, nga prijėsit fetarė-atdhetarė, i Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881)…
Djalė i vyeshėm, i urtė, besimtar, brenda dy vjetėsh, Safet Basha, ky djalosh i zgjuar, pranė Hafiz Qamilit e mėsoi pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar.
Menjėherė, si e fitoi titullin Hafiz, nxėnien e Kur’anit pėrmendėsh, Hafiz Safeti u regjistrue nė Medresen e “Mehmed Pashės” nė Prizren, ku edhe diplomoi dhe veprimtarisė pėr gjysmė shekullore ia filloi…


Fillimi, detyrat dhe shėrbimi


Nė fillim, qysh si nxėnės, ka shėrbye si myezin, nė Xhaminė e Suzi Qelebiut, ku shėrbeu me gėzimin, me vrullin e tė riut. Ndėrsa pas diplomimit, nė vitin 1943, nė moshėn 23 vjeēare u caktue imam zyrtarisht, nė Xhaminė e “Mahmud Pashės”, ku e filloi detyrėn shumė seriozisht…
Ka shėrbye me pėrkushtim kudo qė e dėrguen, kudo qė e emėruen, si nė Xhaminė e “Iljas Kukės”, tė “Sinan Pashės”, nė Xhaminė e “Terzi Mahallės” etj.
Duke e pėrcjellur veprimtarinė e tij, duke i parė aftėsitė, sukseset, nė ēdo anė, erdhi dita kur Hafiz Safet Basha u emėrue Kryeimam. Pėrveē qė shėrbeu si Kryeimam, nė vitin 1969, emėrohet Kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Prizren.
Hafiz Safet Basha ka qenė anėtar i Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, nė Prishtinė, si edhe anėtar i Kryesisė sė Shoqatės sė Ulemave tė Kosovės, nė Prishtinė…
Kam pasė rastin me e takuar, kam pasė rastin me e dėgjuar fjalėn e tij – fjala e tij tė bėnte njeri...! Bisedat, kėshillat, ligjėrimet, predikimet e tij janė pėr antologji…!


Pėrcjellje e pa imagjinueshme - nė jetėn e amshueshme


Kėshtu veproi tėrė jetėn – derisa u ballafaque me tė vėrtetėn. Ndrroi jetė nė Prizren, me 5 janar 1987, nė moshėn 67 vjeēare. U varros, tė nesėrmen, me 6 janar, me njė pėrcjellje tė paparė. Kishin ardhur qytetarė, hoxhallarė, jo vetėm nga Prizreni e Gjakova, por nga tėrė Kosova…
Me 6 janar 1987, pas namazit tė drekės e para namazit tė xhenazės, nė Xhaminė Bajrakli, ku zhvilloi punimet Kuvendi i Lidhjes sė Prizrenit (1878), prof. Miftar Ajdini, n’emėr tė Bashkėsisė Islame, mbajti fjalėn lamtumirėse, ku ndėr tė tjera tha:
“Sot, Prizreni me pikėllim, qytetarit tė tij tė merituar po ia jep pėrshėndetjen e fundit…”
“Gjatė punės sė tij shumėvjeēare, Hafiz Safet ef. Basha, organizoi dhe mbajti predikime tė ndryshme, tė shumta tė cilat i kėrkonte koha dhe besimtarėt…”
“Puna organizative e Hafiz Safet ef. Bashės kryesisht ka qenė e pėrqėndruar nė organizimin e jetės fetare dhe zhvillimin e mėsim-besimit…”


Veprimtari dhe krijimtari


Veprimtaria dhe krijimtaria e Hafiz Safet ef. Bashės ėshtė pėr t’u admiruar, duke marrė parasysh kohėn e komunizmit kur ėshtė ajo ėshtė zhvilluar…
Veēori e veprimtarisė sė tij ėshtė pėrpjekja e vazhdueshme pėr pėrhapjen e sė Vėrtetės, qė pėr secilin besimtar ėshtė amanet i jetės…
Pėrveē veprimtarisė zyrtare, ai ka punuar shumė me nxėnės dhe rininė universitare…Ka shpėrnda, pėrhapė literaturė islame, e cila ju ēelte sytė rinisė shqiptare, qė komunizmi i kishte helmuar ashiqare…
Hafiz Safet Basha ėshtė marrė edhe me krijimtari…Pėr lexuesit e rinj, qe disa fjali nga njė shkrim i tij:
“…E dimė tė gjithė se ne nuk jemi tė ngahershėm…
Nė tė vėrtetė, ne jemi njė krijesė, veprimet tona janė tė kufizuara…
Tė gjitha kėto punė qė po i bėjmė, nuk janė vetėm materiale…
Kėto duhet t’i njohim si njerėz, ndėrsa obligimi i parė logjik ėshtė ta njohim fuqinė, ekzistencėn e Zotit, tė besojmė se Ai ėshtė Njė…”
(Revista “Edukata Islame”, Nr.9-10, 1974, Prishtinė.)
Pėr veprimtarinė e tij gjysmė shekullore, Hafiz Safet ef. Basha ende pėrmendet si njė figurė e shquar shembullore...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Hafiz Safet Basha (1920-1987)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sabile Keēmezi- Basha: Angazhimi i grave nė Pavarėsinė e Shqipėrisė
» Dimal Basha:Lamtumirė LDK!
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranėn, tė dhėnat tona janė tė sakta
» Rastėsia e Bashės, u martua nė 8 maj nė sallėn e Bashkisė
» Jorgo Telo:KUSH ĖSHTĖ REMZI BASHA?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: