prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Agjerimi trupor dhe agjėrimi shpirtėror

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Agjerimi trupor dhe agjėrimi shpirtėror   Tue Aug 17, 2010 12:02 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė


AGJĖRIMI TRUPOR DHE

AGJĖRIMI SHPIRTĖROR


Burimi kryesor i Fesė Islame ėshtė Kur'ani. Kur'ani ėshtė Fjala e Allahut. Allahu nė Kur'an urdhėron e thotė:


"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.

(Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri, ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr te. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.

(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni." (Kur'an, El – Bekare: 183-185)



Agjėrimi ėshtė institucion i edukimit trupor. Agjėrimi ėshtė institucion i edukimit shpirtėror. Muaji i bekuar i Ramazanit, muaji kur filloi Shpallja e Kur'anit, ėshtė stina e lulėzimit, ėshtė pranvera e besimit...

Agjėrimi qė urdhėron Ligji (saum el-shari'a) ėshtė ai nė tė cilin njerėzit largohen nga ushqimi, nga pija dhe nga mardhėniet seksuale, nga lindja e diellit deri nė perėndim.

Agjėrimi shpirtėrorė (saum el-tarika) kėrkon qė tė ndalohemi t'i afrohemi haramit, jo vetėm me shqisat, por edhe me mendimet.

Pra, agjėrimi i plotėsuar ėshtė kur e jashtmja, truporja, dhe e brendshmja, shpirtėrorja, janė nė harmoni. Si arrihet kjo harmoni ? Arrihet kjo harmoni me pėrpjekje, me pėrkushtim, me devotshmėri...

Agjėrimi sipas Sheri'atit e ka kohėn e caktuar, kurse agjėrimi sipas Tarikatit vazhdon deri nė jetėn e Amshuar...

Pėr disa nga agjėruesit, Pejgamberi (a.s.) ka thėnė:

" Ka shumė prej atyre qė nga agjėrimi kanė vetėm uri dhe etje".

Kurse pėr agjėruesit e vėrtetė, Pejgamberi (a.s.) ka thėnė:

"Agjėruesi ka dy gėzime, njė kur ēel iftarin dhe tjetri kur tė takohet me Allahun".

Besimtarėt, tė cilėt me pėrkushtim agjėrojnė, gėzimin e parė e pėrjetojnė pėr ēdo iftar...

Ky ėshtė agjėrimi trupor... Ndėrsa, gėzimin e dytė do ta pėrjetojnė, siē tha Pejgamberi (a.s.), kur tė takohen me Allahun...

Ky ėshtė agjėrimi shpirtėror...

Pikėrisht kėtyre iu drejtohet premtimi i Zotit:

"Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblejė pėr tė".

Por, kur vjen kjo kjo ditė?

Kjo ditė vjen pėr ditė – sa' i ēelė e mshelė sytė...!


Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Agjerimi trupor dhe agjėrimi shpirtėror
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bilall Maliqi: Dashuria - mishėrimi i shpirtit
» Vijon numėrimi, kryeson Basha
» Vazhdon numėrimi i votave
» Ja kush janė vipat shqiptarė qė agjėruan ramazanin...
» Skėnder R. Hoxha: Kultura shpirtėrore e Dushkajės (IV)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Besim-
Kėrce tek: