prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 100 VJETORI I NĖNĖ TEREZĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: 100 VJETORI I NĖNĖ TEREZĖS   Fri Aug 27, 2010 12:03 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

100 vjetori i Nėnė Terezės

FORMALIZMI, HUMANIZMI DHE SERVILIZMI

100 vjetori i Nėnė Terezės, kryengjarja e kėtij viti
Ky vit, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, do tė jetė viti i Nėnė Terezės.

Kryeministri Berisha

“…Ka kaq shumė njerėz nė botė qė vdesin prej urisė, por akoma mė shumė ka njerėz qė vdesin nga mungesa e dashurisė”
-Nėna Tereze


“Ju them kėtė qė askush tė mos ju gėnjejė
me fjalė joshėse. “-
Bibla, Kolosianėve, 2:4

Gonxhe Bojaxhiu, Nėna Tereze, (1910 – 1997), murgesha katolike, ka marrė pothuajse tė gjitha mirėnjohjet mė tė larta ndėrkombėtare, deri edhe Shpėrblimin Nobel pėr Paqe.
Shpėrblimin Nobel pėr Paqe ajo e mori me 10 dhjetor 1979, prej duarve tė kryetarit tė Komisionit Nobel, dr. John Sannes-it, nė Oslo, nė pranin e mbretit tė Norvegjisė, Ollavit V, tė shumė ministrave, diplomatėve, tė shumė personaliteteve fetare – kulturore nga e tėrė bota. Qe ky kurorėzim mė i lartė botėror pėr Nėnė Terezen.
Pas pranimit tė Shpėrblimit Nobel pėr Paqe, Nėna Tereze u bė e famėshme nė pėrmasa botėrore- ndėrkombėtare, kurse pėr shqiptarėt u bė krenari kombėtare…!



Formalizmi


Nė mėnyrė formale, qė nuk ėshtė aspak reale, personaliteti i Nėnė Terezės, tek njė pjesė e shqiptarėt, sidomos pas vdekjes (1997), u shėndrrue nė kult. Ajo tani nuk admirohet por adhurohet! Adhurohet, nė veēanti, nga disa politikuaj, disa intelektuaj, nga shumė shkrimtarė, gazetarė, poetė, prozatorė, aktorė, piktorė, kėngėtarė, kompozitorė, ajo atyre u shėrben si njė burim frymėzimi, si njė model pėr prototip tė personazhit qė pėrmban tipare eksluzive tė humanizmit.
“Kjo figurė e madhe e artit tė humanizmit” gjeti njė trajtim tė denjė artistik nė shkrimet shqipe. Pėr personalitetin e Nėnės Tereze, nė poezi e prozė, pikturė e skulpturė, zgjidhen fjalėt mė tė ėmbėla, mė joshėse, kinse pėr tė shprehur e dėshmuar dashurinė pėr Nėnėn Tereze, tė cilėn e quajnė: Figurė e madhe e artit tė humanizmit, humanistja
shqiptare mė e njohura e nė fytyrė tė tokės, nėna e gjithė botės…!
Kulmi i formalizmit arriti nė vitin 2010, sepse ky vit, siē u cilėsua, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, do tė jetė viti i Nėnė Terezės. 100 vjetori i Nėnė Terezės, do tė jetė kryengjarja e kėtij viti…
Fjalėt e ėmbėla, joshėse pėr humanizmin e Nėnės Tereze, nuk i pėrshtatėn asaj, ato nuk janė reale, janė sa pėr sy e faqe, nuk janė normale, por vetėm formale…
Pse? Sepse, siē shkruan nė Bibėl:
“Ju them kėte qė askush tė mos ju gėnjejė me fjalė joshėse”.
(Bibla, Kolosianėve, 2:4).
Sė pari mėsoni kuptimin e asaj qė do tė flisni, pastaj flisni, do tė thoshte Epikteri.


Humanizmi


Nė fillim, ē’ėshtė humanizmi?
Humanizmi ėshtė ajo pikėpamje pėr jetėn qė pėrqėndrohet nė mundėsit dhe arritjet e njerėzimit. Humanizmi modern hedh poshtė besimin tradicional te njė Zot individual dhe ngrehė lart besimin te natyra njerėzore.
Fjala “humanist” u krijua nė Evropė gjatė Rilindjes, nga shek. XIV deri nė shek. XVI. Nė kėtė kohė u hodhėn rrėnjėt e humanizmit shekullar modern.
Humanistėt mendojnė se kemi vetėm njė jetė, prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ajo tė jetė sa mė e mirė. Humanizmi bazohet nė agnosticizėm dhe ateizėm.
Humanistėt e shohin arsyen njerėzore si forcė udhėheqėse nė jetė. Ata janė shekullar, kėrkojnė tė ēlirojnė shoqėrinė prej besimeve fetare, qė, sipas tyre, pengojnė pėrparimin shoqėror.
Humanistėt janė materialistė dhe nuk besojnė nė njė jetė, botė, spirituale, nė qėndrimin ndaj njohjes janė empiristė dhe mendojnė se njohja vjen pėrmes shqisave.
Ndryshe prej tė krishterėve, humanistėt nuk i japin vlerė tė veēant tė pasurit tė njė besimi, tė qenit tė pėrulur, bindjes ndaj porosive tė Zotit ose praktikimit tė vetėsakrificės. Morali humanist ėshtė kod i sjelljes tė njerėzve qė ėshtė ndėrtuar prej qenieve njerėzore pėr pėrfitime njerėzore. (Njė hyrje tek idetė, faqe:104-105) Nga Linda Smith dhe William Raeper, Oxford, 1991.


Servilizmi


Pėr ata politikuaj, intelektuaj, shkrimtarė, gazetarė, poetė, prozatorė, aktorė, piktorė, kėngėtarė, kompozitorė…, duke qenė ateistė, flasin, shkruajnė, kėndojnė, pikturojnė vetėm pėr pėrfitime njerėzore, ndėrsa shpirtin e kanė gropė, por krenohen me “humanisten shqiptare mė tė njohur nė botė”.
Nga formalizmi, humanizmi kalojnė nė servilizėm. Pse, sepse, pėrveē tjerash, ata mendojnė se janė dikushi e po bėjnė diēka! Nė tė vėrtetė nuk bėjnė asgjė, vetėm se gėnjejnė vetveten! Nė Bibėl shkruan:
“Po mendoi ndokush se ėshtė diēka – a nuk ėshtė asgjė – ai gėnjen vetveten. Secili le ta shqyrtojė vetė veprėn e vet e atėherė, po gjeti arsye pėr mburrje, le tė jenė nė krahasim me vetvete – e jo me tė tjerė.” (Bibla, Galatasve, 6:3-4).
A nuk ėshtė e servilizėm qė ateistėt tė flasin, shkruajnė, kėndojnė, pikturojnė vetėm pėr pėrfitime njerėzore, pra, tė pėrfitojnė nga diēka qė nuk besojnė? A ėshtė e arsyeshme qė ateistėt tė shkruajnė pėr atė qė nuk e njohin? A nuk ėshtė e servilizėm qė ateistėt, me shpirtin si gropė, tė mburren e krenohen me Nėnėn Tereze, “humanisten shqiptare mė tė njohur nė botė?” Mendoj, se kėtu, pėrveē servilizmit, ka vend shpifja! Shpifja ėshtė mėkat, siē janė mėkate mburrja e krenarija, sikurse thotė shkrimi shenjtė:
”Kush mburret, le tė mburret nė Zotin.” Nė Zotin mburrej Nėna Tereze, ishte plotėsisht nė shėrbim tė Tij, shėrbėtore e Zotit, sipas mėsimeve tė Kishės Katolike qė i takonte, asgjė tjetėr, mė tepėr...

Si dėshmohet kjo?

Don Lush Gjergji, njohėsi mė i mirė i jetėshkrimit tė Gonxhe Bojaxhiut, nė njė bisedė tė shkurtėr me tė, zhvilluar me 28 qershor 1980, i bėri kėtė pyetje:”…Ju thėrrasin Nėna Tereze. Ju ēka thoni pėr veti, kush jeni Ju?
Nėna Tereze tha:
“Shėrbėtorja e Zotit, asgjė tjetėr. Plotėsisht nė shėrbim tė Tij…”
Vjen pyetja: Nė shėrbim tė kujt janė ateistėt qė mburren, krenohen duke shpifur pėr “humanizmin” e Nėnės Tereze?
Shpifja, mburrja e krenaria janė mėkate. Mėkatet janė pengesė e fisnikėrimit shpirtėror. Me pengesa qė pengojnė fisnikėrimin shpirtėror a mund ta dallojmė tė vėrtetėn nga e gabuara? Pėr kėtė kėta ateistė, ja vlen tė mėsojnė tė mendojnė. Nė ē’mėnyrė?
Mėnyra se si na mėsojmė tė mendojmė ėshtė po aq e rėndėsishme sa edhe ēka tė mėsojmė tė mendojmė. Tė mėsojmė tė mendojmė se besimi nė Zot nuk ėshtė njė mėsim e mendim i verbėr, por ėshtė njė njohje e pėrligjur nga arsyeja.
Shėn Augustini (354 - 430) thoshte:
“Njih, qė tė besosh” vjen pėrpara se “ Beso qė tė njohėsh. “Ju besoni se Nėna Tereze ishte humaniste, pa pasur njohuri se ajo nuk ishte. Kėtu tė gjithė keni gabuar, kėtu tė gjithė keni dėshtuar. Keni dėshtuar duke menduar se kėshtu Perėndimi ka me na pranuar! Edhe kėtu keni dėshtuar!
Pėr dėshtimin, pėr Perėndimin, Nėna Tereze thoshte:
“Varra e dėshtimit ėshtė duke u pėrhapur nė tėrė botėn. Perėndimi ėshtė duke rrėnuar kulturat e mėdha tė bazuara nė jetė. Perėndimi ėshtė duke bėrė vetėvrasje”. Gazeta zyrtare e Vatikanit, (L’osservatore Romano, 13 maj 1981, faqe 9).

Tė dashur, ju qė e keni nė zemėr formalizmin, humanizmin, servilizmin! Zoti u ka dhėnė njė fytyrė, e ju e bėni njė tjetėr. E trishtueshme ėshtė kjo, do t’ju thoshte Shekspiri!
E trishtueshme, vėrtet, sepse ju mungon dashuria pėr njėri-tjetrin nė kėtė jetė! E megjithatė, keni kryer, po kryeni dhe do tė kryeni lloj-lloj ceremonish pėr 100-vjetorin e lindjes sė saj pėr t’i dėshmuar botės, jo vetes, se ne jemi po aq humanė e tė dhimbsur sa Nėnė Tereza. Sigurisht, jo nga veprat qė bėjmė, aq mė pak nga sjellja e nga morali ynė i pėrditshmėrisė, po nga fakti se jemi shqiptarė, se kemi origjinė tė njėjtė me tė.” O Zot, sa e rėndėsishme qenka qė “ne kemi tė njėjtin gjak me Nėnė Terezėn”, kur nuk ndjekim nė asnjė veprim shembullin e saj?!”
Jemi dėshmitarė tė gjithė, nė kremtimet fetare, kur krerėt tanė tė politikės nguten tė dalin para kamerave, pas urimeve tė tyre, qė u kanė bėrė krerėve fetarė nė emrin tonė, edhe nė 100 vjetorin e Nėnė Terezės ata, njėri pas tjetrit, pasi kanė thelluar hendekun e varfėrisė mes shumicės e pakicės, pasi kanė hedhur benzinė nė zjarrin e sherreve e konflikteve, po e shfrytėzojnė rastin tė lartėsojnė emrin e Nėnės Tereze, pėr tė na bindur se, janė e do tė jenė njė shėmbėlltyrė e Nėnė Terezės!
“Ja, shikoni o shqiptarė se sa shumė e duan dhe e respektojnė ne Nėnė Terezėn”.
Nėna Tereze “Shėrbėtorja e Zotit, asgjė tjetėr. Plotėsisht nė shėrbim tė Tij…”
Nėna Terezė, megjithėse ishte “Shėrbėtorja e Zotit, asgjė tjetėr. Plotėsisht nė shėrbim tė Tij…” ajo nė gusht tė vitit 1959, i shkruajti eprorit tė saj, Rev. Lawrence Pickay, .
"Mė trego at, pėrse ka kaq dhimbje dhe kaq errėsirė nė shpirtin tim?
"Pėr ēfarė unė punoj, nėse atje nuk ėshtė Zoti…?”
Nėnė Tereza me "errėsirėn" e saj dėshmoi se ėshtė pjesė e bashkėsisė katolike, pra, e Kishės Katolike, pėr tė cilėn punoi si “shėrbėtore e Zotit”, pėr kėtė e ēmojmė, por si mund tė harrohet, si mund tė shpjegohet, shumica e kombit shqiptar qė ka pėrqafuar fenė Islame, e cila po fyhet, diskriminohet, luftohet me tė gjitha mjetėt, mu nga ata qė e pėrkujtojnė Nėnėn Tereze…?!
Kėtė e ka thėnė vetė Nėna Tereze me kėto fjalė:
“…Ka kaq shumė njerėz nė botė qė vdesin prej urisė, por akoma mė shumė ka njerėz qė vdesin nga mungesa e dashurisė”.
Kurse nė Bibėl shkruan:
“Ju them kėtė qė askush tė mos ju gėnjejė
me fjalė joshėse.”
Bibla, Kolosianėve, 2:4


Dhe mė nė fund, po e pėrmbyllim kėtė shkrim me Fjalėn e Allahut tė Madhėrishėm, i Cili nė Kur’an, qė ėshtė Dritė, qė tė ēelė sytė, thotė:
Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka nė dorė tė dėgjuarit e tė pamit, kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr tė vdekurin nga i gjalli, kush rregullon ēdo ēėshtje?” Ata do tė thonė: Allahu. Ti thuaj: “A nuk i frikėsoheni (dėnimit)? E ky ėshtė Allahu, Zoti juaj i vėrtetė. Pas tė vėrtetės nuk ka tjetėr pos iluzione, e si po ia ktheni shpinėn tė vėrtetės?”
(Kur’ani, 10:31-32)


Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
100 VJETORI I NĖNĖ TEREZĖS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shėnohet 12 vjetori i protestės sė studentėve tė UP-sė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Mendime-
Kėrce tek: