prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT...   Mon Aug 30, 2010 2:10 am

Lutja e Imam Zejnul ′Abidinit nė Lamtumirė tė Muajit tė Ramazanit

1 O Allah, O Ai qė nuk kėrkon shpėrblim!

2 O Ai qė nuk pishmanoset nė dhurim!

3 O Ai qė s′e shpėrblen shėrbėtorin e Vet me kushte!

4 Mirėsia Jote ėshtė fillim i ri,
Falja Jote dhunti e begatė,
Dėnimi Yt ėshtė drejtėsi,
Vendimi Yt - zgjedhje pėr mė tė mirėn!


5 Nėse dhuron,
Ti s′e njollos dhurimin Tėnd me detyrim,
dhe nėse kursehesh,
nuk e bėn duke shkelur kėnd.


6 Ti i tregon mirėnjohje atij qė Tė falėnderon,
ndėrkohė qė Vetė Ti e ke frymėzuar tė Tė falėnderojė.


7 Ti e shpėrblen atė qė Tė lavdėron,
ndėrkohė qė Vetė Ti ia ke mėsuar falėnderimin Tėnd.


8 Ti e mbulon atė tė cilin,
po tė doje,
do ta zbuloje,
dhe je bujar me atė ndaj tė cilit,
po tė doje,
do kurseheshe.
Qė tė dy meritojnė zbulimin dhe kursimin Tėnd,
por veprimet Tuaja
i ke mbėshtetur nė dhunti tė begatė,
fuqinė Tėnde e ke kanalizuar nė durim,


9 duke e pritur me mėshirė atė qė Tė ėshtė mosbindur,
dhe mospėrfillur atė qė desh tė dėmtonte vetveten.
Ti e pret kthimin e tyre pa ngutje
dhe pėrmbahesh nga shtyrja e tyre nė pendim,
ashtu qė i shkatėrruari prej tyre tė mos shkatėrrohet
pėr shkakun Tėnd
dhe i shkretuari prej tyre tė mos shkretohet pėrmes
favorit Tėnd,
por vetėm pasi ta kesh zgjatur justifikimin e tij
dhe argumentet e njėpasnjėshme ndaj tij,
si akt bujarie pėrmes faljes Tėnde, O Bujar,
dhe veprim pėrkėdhelie pėrmes butėsisė Tėnde, O Mėshirplotė!


10 Je Ti Ai qė u ke hapur njė derė shėrbėtorėve tė Tu
njė derė pėr tek falja Jote,
qė e ke quajtur 'pendesė'.
Ti ke vendosur mbi atė derė
njė tregues nga shpallja Jote,
qė tė mos i shmangen:
Ti ke thėnė (bekuar qofshin emrat e Tu)
{pendohuni te Allahu me njė pendesė tė palėkundur!
Ndoshta Zoti juaj do t′ju lirojė nga veprat tuaja tė liga
dhe t′ju pranojė nė kopshte
nėn tė cilat vėrshojnė lumenj,

11 ditėn kur Allahu s′e turpėron Pejgamberin
dhe ata qė besojnė pėrkrah tij,
drita e tyre u ndriēon pėrpara
dhe nė tė djathtat duar,
e ata thonė:
′Zoti ynė, plotėsona dritėn tonė dhe falna neve!
Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm mbi ēdogjė.}
Ē′justifikim ka ai
qė mbetet mospėrfillės nga hyrja nė atė shtėpi
pas hapjes sė derės
dhe vendosjes sė treguesit?

12 Je Ti Ai qė e ka ngritur ēmimin ndaj Vetes
nė dobi tė robėrve tė Tu,
duke u dėshiruar atyre pėrfitimin nė ujdinė me Ty,
triumfin pėrmes mbėrritjes tek Ti,
dhe rritjen pėrpara Teje,
sepse Ti ke thėnė
(i bekuar ėshtė emri Yt, i lartmadhėruar je),
{kushdo qė sjell njė vepėr tė mirė
do tė ketė dhjetėfishin e saj,
e kushdo qė sjell njė vepėr tė keqe
do tė shpėrblehet vetėm pėr atė}


13 Ti ke thėnė se,
{shembulli i pasurisė sė atyre qė e harxhojnė
nė rrugėn e Zotit
ėshtė si ai i kokrrės sė grurit
qė shpėrthen shtatė kallinj,
ku secili ka njėqind kokrra;
Allahu ia shumėfishon kujt dėshiron.}
Ti ke thėnė,
{kush ėshtė ai qė do t′i huazojė Allahut njė hua tė mirė,
e Ai t′ia shumėfishojė?}
Dhe Ti ke zbritur nė Kur′an
ajete tė ngjashme pėr shumėfishimin e veprave tė mira.


14 Ti je qė i ke caktuar
pėrmes fjalės Tėnde nga Gajbi Yt
dhe inkurajimit Tėnd ku ndodhet fatbardhėsia
drejt asaj qė
- sikur t′ua kishe mbuluar -
sytė e tyre nuk do ta kishin shquar,
veshėt e tyre nuk do ta kishin dėgjuar,
dhe pėrfytyrimet e tyre nuk do ta kishin pushtuar,
sepse Ti ke thėnė,
{kujtomėni Mua
e Unė do t′ju kujtoj ju
falėnderomėni Mua,
e mos jini mosmirėnjohės ndaj Meje!}
Ti ke thėnė,
{nėse falėnderoni,
pa dyshim do t′jua shtoj tė mirat,
por nėse pėrbuzni,
ndėshkimi Im ėshtė vėrtet i tmerrshėm};


15 dhe Ti ke thėnė,
{Lutmuni Mua
Unė ju pėrgjigjem,
s′ka dyshim se ata qė mbahen tepėr krenarė pėr tė Mė adhuruar
do tė hynė nė Xhehennem krejtėsisht tė poshtėruar.}
Prandaj e ke quajtur lutjen pėr Ty 'adhurim'
dhe pėrmbajtjen prej saj 'krekosje',
dhe ke kėrcėnuar se tė pėrmbajturit prej saj
do tė ēojė nė Xhehennem, nė poshtėrim tė plotė.


16 Prandaj ata Tė kujtojnė pėr mirėsinė Tėnde,
Tė falėnderojnė pėr begatinė Tėnde,
Tė pėrgjėrohen me urdhrin Tėnd,
dhe japin pėr Ty
qė t′ua rrisėsh tė mirat;
nė to qėndron shpėtimi i tyre nga zemėrimi Yt
dhe ngadhėnjimi i tyre pėrmes kėnaqėsisė Tėnde tė mirė.


17 Sikur cilado krijesė ta drejtonte njė tjetėr
nė tė ngjashmen e asaj drejt sė cilės
Ti Vetė i ke drejtuar shėrbėtorėt e Tu
ai do tė pėrshkruhej me bamirėsi,
do tė cilėsohej me mirėsi
dhe lavdėrohej nga ēdo gjuhė.
Ty pra, Tė takon falėnderimi
pėr sa kohė tė gjehet mėnyrė pėr tė Tė lavdėruar
dhe dėri sa tė mbesin pėr falėnderim
fjalė me tė cilat mund Tė lavdėrohesh
dhe kuptime qė mund tė harxhohen nė falėnderim!

18 O Ai qė ia tregon Veten tė denjė pėr falėnderim shėrbėtorėve tė Tij
pėrmes bamirėsisė dhe begatisė,
duke vėrshuar mirėsi e butėsi mbi ta!
Sa shumė ėshtė pėrhapur favori Yt ndėr ne,
sa shumė ėshtė derdhur butėsia Jote mbi ne,
dhe sa shumė ėshtė veēuar mirėsia Jote pėr ne!

19 Ti na ke udhėzuar drejt
dinit Tėnd qė e ke zgjedhur,
besimit Tėnd me tė cilin je i kėnaqur,
dhe rrugėn Tėnde qė e ke lėmuar,
na ke treguar afrinė ndaj Teje
dhe arritjen pėr tek bujaria Jote!

20 O Allah,
nga mė tė zgjedhurat prej atyre detyrave
dhe mė tė veēantat e atyre detyrimeve
ke caktuar muajin e Ramazanit,
tė cilin e ke veēuar prej muajve tė tjerė,
e ke zgjedhur nga mesi i tė gjitha periudhave dhe epokave,
dhe pėlqyer mbi tė gjitha kohėt e vitit
pėrmes Kur′anit dhe Dritės
qė ke zbritur me tė,
besimit
qė ke shumėfishuar pėrmes tij,
agjėrimit
qė ke obliguar pėrgjatė tij,
qėndrimin nė namaz
qė ke inkurajuar nė kohėn e tij,
dhe Natėn e Vendimit
qė ke madhėruar nė tė,
natėn qė ėshtė {mė e mirė se njėmijė muaj}.

21 Pėrmes saj na ke pėlqyer
pėrmbi bashkėsitė e tjera
e pėrmes shkėlqyeshmėrisė sė saj na ke zgjedhur
me pėrjashtinė e popujve tė besimeve tė tjera.
Ne agjėruam me urdhrin Tėnd ditėn nė tė,
u falėm me ndihmėn Tėnde natėn nė tė,
duke ia paraqitur veten me agjėrimin dhe faljen nė tė
mėshirės me tė cilėn na ke ndihmuar pėrpara nesh,
dhe pėrmes tij gjetėm mjetet drejt shpėrblimit Tėnd.
Dhe Ti je pėrplot me ēfarė Tė kėrkohet,
mirėbėrės me atė qė synohet nga begatia Jote,
dhe pranė atij qė ushtrohet pėr afrinė Tėnde.

22 Ky muaj qėndroi mes nesh
nė njė podium lavdėrimi,
na shoqėroi
me shoqėrinė e tė miratuarit,
dhe na bėri dobi
me pėrfitimin mė tė shkėlqyer tė krijesave tė botės.
Pastaj u nis prej nesh me plotėsimin e kohės sė tij,
fundin e afatit tė tij,
dhe pėrmbushjen e numrit tė tij.

23 Kėshtu e pėrcollėm me lamtumirėn e atij
qė kur ikėn na lėndon,
kur niset na mbush me zymti e vetmi,
dhe atij qė i kemi borxh
njė hak tė mirėruajtur,
njė pashkelshmėri tė respektuar,
dhe njė tė drejtė tė zbatuar.
I themi:
Paqe pastė me ty,
O mė i madhi muaj i Allahut!
O festė e eulijave tė Tij!

24 Paqe pastė me ty,
O mė fisniku i kohėve shoqėruese!
O mė i miri muaj nė ditė dhe orė!

25 Paqe pastė me ty,
muaj nė tė cilin
pritshmėritė pėrqasen
dhe mirėsitė shpėrndahen!

Pjesa e parė
Shqipėroi: Edin Q. LOHJA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Imam Krasniqi, nuk e pėrjashton mundėsinė e kandidimit pėr president tė Kosovės
» IMAM HUSEIN MENSUR EL-HALLAXHI (857-922)
» Mediat zvicerane: Shaqiri fotografohet me imamin radikal tė dyshuar pėr terrorizėm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Poezi-
Kėrce tek: