prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT 2   Thu Sep 02, 2010 9:01 am

LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT NĖ LAMTUMIRĖ TĖ MUAJIT RAMAZAN

Pjesa e dytė:

26 Paqe pastė me ty,
shok
vlerėshumė kur gjehet
dhe mundues nga mungesa kur humbet,
mik i mirėpritur
qė kur niset pikėllon!

27 Paqe pastė me ty,
familjar
qė solle rehati kur erdhe,
duke gėzuar,
qė le vetmi kur ike,
duke sjellė brengosje!

28 Paqe pastė me ty,
fqi tek i cili
zemrat zbuten
dhe mėkatet pakohen!


29 Paqe pastė me ty,
ndihmues
qė ndihmove kundėr Shejtanit,
shoqėrues
qė lehtėsove shtigjet e mirėbėrjes!


30 Paqe pastė me ty -
Sa shumė u bėnė njerėz tė lirė tė Zotit gjatė teje!
Sa tė lumtur ata qė ta dhanė respektin e merituar!


31 Paqe pastė me ty -
Sa shumė mėkate fshive!
Sa shumė lloje gabimesh mbulove!


32 Paqe pastė me ty -
Sa i zgjatur ishe pėr gjynahqarėt!
Sa i mrekullueshėm ishe nė zemrat e besimtarėve!

33 Paqe pastė me ty,
muaj me tė cilin nuk garon asnjė ditė!

34 Paqe pastė me ty,
muaj qė ėshtė paqe nė tė gjitha ēėshtjet!

35 Paqe pastė me ty,
shoqėria e tė cilit nuk mospėlqehet,
ndenja miqėsore me tė cilin nuk qortohet!

36 Paqe pastė me ty,
ashtu siē na ke hyre me bekime
e na ke pastruar nga ndotja e shkeljeve!

37 Paqe pastė me ty -
ty nuk tė jepet lamtumirė me mėrzi
e as nuk lė agjėrimi yt nė shterrim!

38 Paqe pastė me ty,
objekt kėrkimi pėrpara ardhjes,
objekt pikėllimi pėrpara ikjes!

39 Paqe pastė me ty -
Sa tė kėqija na u larguan pėrmes teje!
Sa tė mira na mbuluan pėr shkakun tėnd!

40 Paqe pastė me ty
dhe Natėn e Vendimit
qė ėshtė {mė e mirė se njėmijė muaj}!

41 Paqe pastė me ty -
Sa shumė tė pritėm dje!
Sa mall pėr ty do kemi nesėr!

42 Paqe pastė me ty
dhe begatinė tėnde
qė tani na ėshtė ndaluar
si dhe bekimet e tuaja qė kaluan
e qė tani na janė shkėputur!

43 O Allah,
ne jemi ummeti i kėtij muaji.
Pėrmes tij na ke fisnikėruar
e na ke dhėnė sukses
falė mirėsisė Tėnde,
ndėrsa mjeranėt nuk dinė asgjė pėr kohėn e tij.
Haram u ėshtė atyre begatia e tij
pėrshkak tė mjerisė sė tyre.

44 Ti je zotėruesi
i dijes sė tij, me tė cilėn na ke preferuar
dhe i adhurimeve tė tij, nė tė cilat na ke udhėzuar.
Ne e ndėrmorėm, pėrmes suksesit qė na dhe,
agjėrimin dhe qėndrimin nė namaz gjatė tij,
por me tė meta,
dhe duke bėrė pak nga shumė.

45 O Zot,
Ty pra Tė takon lavdėrimi,
nė pranimin e keqbėrjes
dhe rrėfimin e mospėrfilljes,
dhe Ty tė takon
pendesa e thurur fort nė zemrat tona
dhe kėrkimfalja e mėrmėritur sinqerisht nga gjuhėt tona.
Shpėrblena,
megjithė neglizhimin qė na kaploi nė kėtė muaj,
me njė shpėrblim pėrmes tė cilit
tė mund tė arrijmė begatinė e dėshiruar prej tij
dhe tė fitojmė larminė e depove tė tij tė lakmuara!

46 Na e bėj tė detyrueshme faljen Tėnde
pse nuk Ta dhamė hakun kėtė muaj
dhe bėji jetėt tona qė shtrihen pėrpara
ta arrijnė muajin e ardhshėm tė Ramazanit!
Kur tė na e kesh mundėsuar ta arrijmė,
ndihmona nė kryerjen e adhurimit pėr tė cilin je i denjė,
bėj ta ndėrmarrim bindjen qė Ti meriton,
e dhurona vepra tė mira
qė tė mund tė Ta pėrmbushim hakun
nė kėta dy muaj tė muajve tė kohės.

47 O Allah,
sa pėr mėkatet e mėdha dhe tė vogla
qė kemi kryer nė kėtė muaj tonin,
gabimet nė tė cilat kemi rėnė,
dhe shkeljet qė kemi bėrė
me qėllim apo nė harresė,
duke i bėrė zullum vetvetes
ose dhunuar nderimin e duhur ndaj tė tjerėve,
bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
mbulona me mbulimin Tėnd,
falna me faljen Tėnde,
mos na vendos para syve tė inaēorėve pėr shkak tė saj,
mos i zgjat ndaj nesh gjuhėt e pėrfolėsve,
dhe pėrfshina nė atė qė do na ēlirojė dhe shlyejė
ēfarėdo qė s′ke miratuar tek ne gjatė tij,
pėrmes mėshirės Tėnde qė nuk soset
dhe begatisė Tėnde qė nuk pakėsohet!

48 O Allah,
bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Tij,
rivishna me tė qenit tė sprovuar nga muaji ynė,
bekona nė kėtė ditė tė bajramit dhe ndėrprerjes sė agjėrimit,
bėje atė nga ditėt mė tė mira qė na kanė kaluar,
mė e madhja nė tėrheqjen e faljes Tėnde,
dhe mė fshirėsja ndaj mėkateve tona,
e na i fal gjynahet - tė fshehta dhe tė hapta!

49 O Allah,
me kalimin e kėtij muaji
na bėj t′i kapėrcejmė shkeljet tona,
me nisjen e tij
na bėj tė nisemi nga veprat tona tė kėqija,
dhe caktona gjatė tij mes njerėzve mė tė lumtur,
mė tė begatėt nė pjesė,
dhe mė tė plotėt nė rrizk!

55 O Allah,
kur dikush e kalon kėtė muaj siē duhet kaluar,
e ruan pashkelshmėrinė e tij siē duhet ruajtur,
i mban kufizimet e tij siē duhen mbajtur,
i druhet gabimeve nė tė siē duhet druajtur,
ose kėrkon afrinė Tėnde me ndonjė akt afrim-kėrkimi
qė e bėn tė detyrueshme mbi tė kėnaqėsinė Tėnde tė mirė
dhe e shtrin drejt tij mėshirėn Tėnde,
jepna si ajo nga pasuria Jote
e dhuroje mbi ne shumėfish pėrmes begatisė Tėnde,
sepse begatia Jote nuk pakėsohet,
thesaret Tuaja nuk sosen por vėrshojnė,
minierat Tuaja tė bamirėsisė nuk shterohen
e dhurimi Yt ėshtė plot kėnaqėsi!

51 O Allah,
bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij
dhe shkruaj pėr ne shpėrblimet
e atij qė ka agjėruar nė tė
ose qė Tė ka adhuruar gjatė tij
deri nė Ditėn e Ringjalljes!

52 O Allah,
ne Tė pendohemi nė ditėn tonė tė ndėrprerjes sė agjėrimit,
qė ua ke caktuar
besimtarėve
festim dhe gėzim
e pėr ummetin e besimit Tėnd
kohė pėr mbledhje dhe tubim,
nga ēdo shkelje qė kryem,
vepėr tė keqe qė dėrguam,
apo mendimi tė lig qė fshehėm,
me pendimin e atij qė nuk synon kthim nė mėkat
dhe qė nuk do t′i kthehet shkeljes mė pas,
njė pendim tė patundshėm larg dyshimit dhe lėkundjes.
Pranoje pra nga ne,
kėnaqu me ne,
dhe ngulitna nė tė!

53 O Allah,
pajisna me frikė nga dėnimi i kėrcėnuar
dhe mall pėr shpėrblimin e premtuar,
qė ta gjejmė
kėnaqėsinė e asaj pėr tė cilėn Tė pėrgjėrohemi
dhe pikėllimin e asaj nga e cila Tė kėrkojmė strehė!

54 Dhe vendosna me Ty mes pendestarėve,
qė ua ke bėrė dashurinė Tėnde detyrim
dhe tė cilėve ua ke pranuar
kthimin nė bindjen ndaj Teje!
O Mė i Drejti i tė drejtėve!

55 O Allah,
trego durim ndaj etėrve dhe nėnave tona
dhe tėrė njerėzve tė fesė sonė,
atyre qė kanė kaluar dhe atyre qė do tė vijnė,
gjer nė Ditėn e Kijametit!

56 O Allah,
bekoje pejgamberin tonė Muhammed dhe Pasardhjen e tij,
siē i ke bekuar melekėt e Tu tė afruar,
bekoje atė dhe pasardhjen e tij,
siē i ke bekuar profetėt e Tu tė nisur,
bekoje atė dhe pasardhjen e tij,
siē i ke bekuar shėrbėtorėt e Tu tė mirė
dhe edhe mė mirė se kaq, O Zot i botėrave! -
njė bekim, bereqeti i tė cilit tė na mbėrrijė,
pėrfitimi i tė cilit tė na vijė,
dhe pėrmes tė cilit lutja jonė tė pėrmbushet!
Ti je mė bujari i atyre qė u pėrgjėrohet,
mė mjaftuesi i atyre nė tė cilėt ka besim,
mė dhuruesi prej atyre qė u kėrkohet begati,
Ti je i fuqishėm mbi ēdo gjė!

Shqipėroi: Edin Q. LOHJA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT 2
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Imam Krasniqi, nuk e pėrjashton mundėsinė e kandidimit pėr president tė Kosovės
» IMAM HUSEIN MENSUR EL-HALLAXHI (857-922)
» Mediat zvicerane: Shaqiri fotografohet me imamin radikal tė dyshuar pėr terrorizėm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Poezi-
Kėrce tek: