prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dr. Faik Luli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Dr. Faik Luli   Sat Sep 04, 2010 3:19 pm

Mexhid Yvejsi, Gjakovė

Dr. Faik Luli (1928-2004)


Dr. Faik Luli ishte mėsues, studiues, dijetar, besimtar, atdhetar....

Faik Luli lindi me 6 maj 1928 nė Shkodėr. Rrjedh prej njė familje tregtare, por e ndershme, bujare, besimtare dhe atdhetare. Mėsimet fillestare dhe tė mesme, “Gjimnazi i Shtetit” i kreu nė Shkodėr, ku ishte shpallur nxėnėsi mė i mirė.
Por, me gjithė kėtė, nė vitin 1946 iu ndalue e drejta e vazhdimit tė shkollimit nė gjithė Shqipninė dhe urdhėrohet nga “Nėna Parti” tė vetburgosej nė shtėpi...
Nė vitin 1957, pas dhjetė vjetėsh, i jepet e drejta e shkollimit dhe regjistrohet me korrespodencė nė Institutin e Lartė Pedagogjik nė Shkodėr, tė cilėn e kreu me rezultate tė shkėlqyeshme. Kėshtu i kreu edhe studimet nė Universitetin e Tiranės, pėr Gjuhė-Letėrsi, ku diplomoi nė vitin 1961.
Pas diplomimit, Dr. Faik Luli iu pėrkushtue arsimit, edukimit. Nė fillim shėrbeu si mėsues nė rrethin e Shkodrės, nė Koplik e Guri i Zi, ndėrsa mė vonė ishte inspektor i arsimit tė qarkut tė rrethit tė Shkodrės. Ka shėrbye si Z/Drejtor i shkollės fillore “11 Janari” nė Shkodėr. Ka shėrbye si Metodist nė Kabinetin Pedagogjik, prof. i Letėrsisė e Gjuhės Shqipe nė Gjimnazin e Shkodrės e nė detyra tjera, deri sa doli mė pension nė vitin 1983...
Dr. Faik Luli, edhe pse doli nė pension, ai nuk ndejti kot, me pushue, por vazhdoi jetėn duke punue. Ka punue si pedagog i jashtėm nė Institutin e Lartė Pedagogjik, ndėrsa nė Shkollėn Pedagogjike si prof. i psikologjisė.
Nga viti 1996 punoi si prof. i gjuhės shqipe dhe kryetar i komisionit tė lėndėve tė shkencave shoqėrore nė Medresenė “Haxhi Sheh Shamia” nė Shkodėr.
Nė vitin 1997 ėshtė zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Intelektualėve Shqiptarė Musliman “Kultura Islame”, pėr degėn e Shkodrės. Po kėtė vit, me 1997, Dr. Faik Luli, si besimtar qė ishte, e kreu edhe detyrėn e shenjtė tė haxhillėkut, duke vizituar vendet e shenjta Mekkėn dhe Medinėn....
Pėrveē kėtyre detyrave e shėrbimeve, Dr. Faik Luli kohė pas kohe ka mbajtur seminare e leksione njėvjeēare pasuniversitare nė Tiranė pėr lėndėn historia e arsimit, ka mbajtur leksione metodike, tė organizuara nga Ministria e Arsimit nė Tiranė pėr problemet e drejtėshkrimit, kualifikime mėsuesish etj.
Pėrveē gjithė kėtyre detyrave, shėrbimeve, Dr. Faik Luli ėshtė marrė edhe me shkrime e botime. Ka shkruar mbi 200 artikuj, tė cilėt janė botuar nė tė gjitha trojet shqiptare, ka redaktuar 24 libra, ka botuar tekste shkollore-mėsimore, disa prej tė cilave janė:


1. Metodika e leximit letrar, Tiranė, 1969
2. Metodika e gjuhės shqipe, kl. I-VIII, Tiranė, 1969, (bashkautor me F. Agalliun)
3. Metodika e letėrsisė dhe e leximit letrar, Tiranė, 1972, (bashkautor)
4. Metodika e leximit letrar dhe e letėrsisė, Tiranė, 1984
5. Metodika e leximit letrar dhe e letėrsisė, Tiranė, 1987
6. Metodika e leximit kl.I-IV, Tiranė, 1984
7. Metodika e gjuhės shqipe, kl.I-IV, Tiranė, 1984
8. Metodika e leximit kl.I-IV, Tiranė, 1987
9. Metodika e gjuhė shqipe kl. I-IV, Tiranė 1987 (bashkautor me I.Dizdari, S.Hoxha)


Dr. Faik Luli, pėrveē teksteve shkollore-mėsimore, ka botuar edhe libra tė tjerė tė ndryshėm, disa prej tyre janė:


1. Mėsimet pėrgjithėthonjėse nė shkollėn fillore, Tiranė, 1967.
2. Puna me ortografinė nė shkollėn fillore, Tiranė, 1968,
(bashkautor me I. Dizdarin)
3. Kėndimi dhe leximi letrar nė ciklin e ulėt, Tiranė 1973.
4. Gjimnazi i Shkodrės 1922-1972, Tiranė, 1972,
(bashkautor me Xh.Repishtin)
5. Pėrsėritja nė shkollėn 8-vjeēare, klasa I-IV, Tiranė, 1986
6. Historia e arsimit kombėtar dhe e mendimit pedagogjik shqiptar I, Tiranė, 1987 (grup autorėsh)
7. Gjuha shqipe 2, Libėr ndihmės pėr mėsuesit e ciklit tė ulėt tė shkollės 8-vjeēare, Tiranė, 1986, (bashkautor me I.Dizdarin, N.Jaēon)
8. Njė jetė nė shėrbim tė fesė, Tiranė, 1996, (bashkautor me I.Dizdarin)
9. Nė kujtim tė brezave, Shkodėr 1998 ( kushtuar 40 dijetarėve dhe hoxhallarėve tė shquar tė Shkodrės, Shkodėr 1998 (bashkautor me I.Dizdarin dhe N.Bushatin)
10. Imam Vehbi Ismaili, SHBA 1997 (bashkautor me I.Dizdarin)
11. Mevludet nė gjuhėn shqipe, Shkodėr, 2002, (bashkautor me I.Dizdarin)
12. Opinione, njerėz, ngjarje, Shkup, Logos-a, 2004
13. Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat, Shkodėr 2004 (bashkautor me I. Dizdarin, dorėzuar pėr botim tek Logos-a, Shkup)
14. Sheh Ahmet Shkodra, jeta dhe vepra, Shkodėr, 2004.

Pėrveē gjithė kėtyre botimeve shkollore-mėsimore, librave me pėrmbajtje kulturore e shkencore, Dr. Faik Luli ka marrė pjesė nė seminare vendore e ndėrkombėtare, nė konferenca shkencore pėr ēėshtje historike, arsimore e kulturore.
Pėr herė tė parė me Dr. Faik Lulin u takuem e biseduem nė Prishtinė, nė Medresenė “Alauddin”, me 23-24 maj 2003, gjatė Konferencės Shkencore “Shtypi Islam Dje, Sot Dhe Nesėr”, organizuar nga Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
Nė kėtė Konferencė Shkencore, e cila zgjati dy ditė, e qė u lexuen afėr 40 kumtesa, nga tė gjitha trojet shqiptare e diaspora, vlen tė shėnohet se kumtesa e Dr. Faik Lulit dhe Prof. Islam Dizdarit, me titull: “Kontributi i revistės “Zani i Naltė” pėr kulturėn kombėtare” zgjoi vėmendje tė veēantė tek dėgjuesit, qė e kishin mbushur pėrplotė amfteatrin Medresesė “Alauddin” tė Prishtinės....
Dr. Faik Luli ishte njė burrė zotni, i qetė, gojė ambėl, i dashur, mėsues, studiues, shkrimtar, dijetar, besimtar e atdhetar. Dėshmi pėr kėto cilėsi janė veprat e tij. Ky burrė shkodran, pėr shėrbimin e tij aq tė ēmuar, nė saje tė veprave, ėshtė vlerėsuar:


1. Me titullin “Arsimtar i dalluar“ (1962)
2. Me urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit I (1987)
3. Me titullin “Mėsues i Popullit“ (1993)
4. Me titullin e nderit “Doktor Honoris Causa“ (2000)


Dr. Faik Adem Luli ndrroi jetė me 11 nėntor 2004 nė Shkodėr, nė moshėn 76 vjeēare, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme pėr kulturėn fetare e kombėtare nė tė gjitha trojet shqiptare...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dr. Faik Luli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faik Konica: Nuk jam unė - Nga Aurel Plasari
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra
» Promovohet njė libėr i ri pėr Faik Konicėn
» Faik Krasniqi: Protokolli Eulex-Serbi, tanime pune e kryer,por si duhet te reagohet ndaj ketij Protokolli
» Faik Krasniqi: Kengetaret lakuriq dhe lypsit e rrugeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: