prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Katedrale katolike apo politike?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Katedrale katolike apo politike?   Mon Sep 06, 2010 2:39 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

KATEDRALE KATOLIKE APO POLITIKE?

Nė Prishtinė, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit tė bekuar Ramazan, nė prag tė Natės sė Madhe tė Kadrit, u pėrurua katedralja me emrin e Nėnė Terezės.

Katedralja: simbol i bashkimit apo i pėrēarjes ?

“Njerėz tė pabesė! A nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė
armiqėsi me Hyun? Kushdo, prandaj, do tė jetė mik me botėn,
shndėrrohet nė armik me Zotin”
( Bibla, Letra e Jakobit, 4)

Fillimi i katedrales

Tė premtėn, nė mesditė, me 26 gusht 2005, nė zemėr tė
Prishtinės, nė hapėsirėn e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, u vu
gurthemeli i Katedrales katolike. Gurthemelit tė Katedrales
i mungonte leja e ndėrtimit. Pėrmes njė komunikate pėr
shtyp, lėshuar me 26 gusht 2005, zyrtarėt komunal tė
Prishtinės vėnien e gurthemelit tė Katedrales e kanė
cilėsuar tė nxituar, sepse nuk janė plotėsuar procedurat
administrative dhe nuk janė pėrmbushur obligimet…”

Me gjithė kėtė, vėnien e gurthemelit tė Katedrales
katolike e ka bėrė ish kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova,
i cili, ndėr tė tjera, tha:

“Ne jemi tė bindur se ndėrtimi i Katedrales “Nėna
Tereze” do tė jetė simbol i bashkimit, i tolerancės dhe i
mirėkuptimit…”

A qėndron kjo? Jo! Po, ēka tregon kjo? Kjo tregon,
pėrveē tė tjerave, papjekurinė fetare. Papjekuria fetare,
siē thoshte Kanti (1724-1804), ėshtė jo vetėm mė e
dėmshmja, por edhe mė e pandershmja nga tė gjitha.


Ē’ėshtė katedralja?


Nė njė fjalor amerikan pėr katedralen shkruan:

“Kishė zyrtare e njė peshkopi, ēdo kishė e madhe, e
rėndėsishme”

(New Webster’s Dictionery of the English Language,
faqe:81, botuar nė New York – Chicago, 1975.)

Kurse nė Fjalorin e Shqipes sė Sotme shkruan:

“Kisha kryesore nė njė qytet, ku ushtron veprimtarinė e
vet njė peshkop.”

(Fjalor i Shqipes sė Sotme, faqe: 556, botuar nė
Tiranė, 2002.)

Pra, sipas kėtyre fjalorėve, katedrale do tė thotė:

“Kishė kryesore, zyrtare, ku ushtron veprimtarinė e vet
njė peshkop.”

Ē’ėshtė kisha?


Fjala kishė vjen nga fjala greke “eklesia” qė domethėnė:
Tubimi, asambleja, kuvendi, mbledhja e popullit”

Sipas Fjalorit Biblik tė I. Nikė Prelės, faqe: 122,
botuar nė Ferizaj, 1994.)

Kėto shpjegime pėr katedralen dhe kishėn janė fjalė tė
nxjerra nga fjalorėt qė janė libra njerėzorė, tė cilat mund
tė kuptohen dhe tė peshohen. Por, siē thoshte dijetarja
besimtare Madleine Delbrel, fjalėt e librave njerėzorė mund
tė kuptohen dhe tė peshohen; por ėshtė Fjala e Zotit ajo qė na
peshon ne. Nė mes tė Fjalės sė Zotit, Fjalės Hyjnore, dhe
vullnetit tonė duhet tė ndėrtohet njė ujdi jetėsore.

Vėnia e gurthemelit tė Katedrales pa leje, pa ujdi
njerėzore, pa vullnetin e shumicės sė
popullsisė, mendoj, kjo tregon se kryetari Rugova nuk niset
nga motivet e pastra fetare, por u bė pėr qėllime tė tjera,
vetėm pėr t’iu pėrshtatur botės perėndimore e kurrsesi nga
besimi i mbrendshėm fetar, apo kombėtar.

Nė letrėn dėrguar romakėve, Shėn Pali shkruan:

“Po ju pėrbej me mėshirėn e Zotit, o vėllezėr. Mos iu
pėrshtatni parimeve tė botės, por shndėrrojeni e
ripėrtėrini mendjėn tuaj, nė mėnyrė qė tė dalloni vullnetin
e Zotit: ē’ėshtė e mirė, ēfarė i pėlqen Atij…!

(Bibla, Romakėve, 12:1-2.)

Themeli i fesė


Dashuria ndaj Zotit, me zemėr, me shpirt, me mendje;
dashuria ndaj njėri-tjetrit, porsi ndaj vetvetes, janė
themeli i fesė.

Feja ėshtė faktor pėcaktues pėr jetė a vdekje, qoftė si
individ apo si shoqėri dhe nė gjirin e saj ajo pėrfshin
gjėrat mė themelore: rregullin, kuptimin apo domethėnien e
jetės.

A ėshtė e rregullt vėnia e gurthemelit tė Katedrales
nga ana e ish kryetarit Rugova, pa leje ndėrtimi ? A mund tė
jetė Katedralja simbol i bashkimit, ku nuk muarr pjesė
asnjė pėrfaqėsues i bashkėsive tjera fetare? Nuk muarr
pjesė asnjė pėrfaqėsues, mandje, as i kishės orthodokse, tė
cilėn Don Lush Gjergji e quan kishė motėr! Nuk muarr pjesė
asnjė pėrfaqėsues i partive politike tė opozitės…Pra, aty
ku nuk marrin pjesė as vėllezėrit as motrat, a mund tė jetė
Katedralja simbol i bashkimit…?

Katedralja jo vetėm qė ėshtė e nxituar, por ajo ėshtė e
nxitur jo nga ndjenjat e pastra fetare, por vetėm pėr t’iu
pėrshtatur botės, kinse pėr t’u miqėsuar me tė, kundėr tė vėrtetės, nė dėm tė vetvetės…!

Nė Bibėl shkruan:

“Njerėz tė pabesė!
A nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Hyun?
Kushdo, prandaj, do tė jetė mik me botėn, shndėrrohet nė
armik me Zotin.”
(Bibla, Letra e Jakobit,4.)

Kosova jonė e dashur ka nevojė pėr Zotin, jo tė
armiqėsohet me Te…

Pėrurimi e katedrales

Me gjithė kėtė, nė Prishtinė, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit tė bekuar Ramazan, nė prag tė Natės sė Madhe tė Kadrit, u pėrurua katedralja me emrin Nėnė Terezės. Nė ceremoni morėn pjesė pėrfaqėsues tė lartė tė klerit katolik, tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės si dhe tė institucioneve vendase e ndėrkombėtare.
Pėrurimi katedralės u bė nė kuadėr tė veprimtarive me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės. I dėrguari i Papa Benediktit tė XVI, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, i cili udhėhoqi meshėn e shenjtė, tha:
"Nė kėtė tokė tė Kosovės, ku para shumė dekadash Hyu i ka folur shpirtit tė Nėnė Terezės, sot ngritet kjo Katedrale kushtuar Nėnė Terezės. Nė kėtė Katedrale do tė kumbojė fjala e ungjillit, pa tė cilėn nuk ėshtė e mundur ta mendojmė Nėnė Terezėn", tha arqipeshkvi Zef Gashi.
Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės Katedralen nė Prishtinė e kanė quajtur si njė tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtėror.



Myftiu i Kosovės, Mr. Naim Tėrnava, i cili mori pjesė nė hapjen zyrtare tė katedrales, ndėr tė tjera tha se ndėrtimi i Katedrales nė qendėr tė Prishtinės tregon se ky popull ėshtė i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti.
Ai kėrkoi nga institucionet dhe politikanėt e Kosovės qė tė jenė mė racional karshi kėrkesave shpirtėrore tė popullit, ndėrsa bėri thirrje pėr ndėrtimin e njė xhamie tė pėrmasave tė njėjta me tė katedrales m’u pėrballė saj. Ai iu kujtoi udhėheqėsve institucional shembullin e mbėshtetjes sė presidentit amerikan, Barak Obama, pėr ndėrtimin e xhamisė nė qendėr tė Nju Jorkut.

Ndėrsa kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ndėr tė tjara tha:
“Kjo Katedrale, qė qėndron madhėshtore nė zemėr tė kryeqytetit tė Kosovės, nė Prishtinė, ėshtė simbol i fesė katolike, i bashkėjetesės, i humanizimit dhe i tolerancės fetare qė e karakterizon kombin tonė qė nga lindja e tij”.
Qė katedralja qėndron madhėshtore nė zemėr tė kryeqytetit tė Kosovės, nė Prishtinė, kjo po duket, por qė katedralja tė jetė simbol i bashkėjetesės, i humanizmit dhe i tolerancės fetare qė karakterizon kombin tonė, atėherė le tė ndėrtohet pėrball katedrales edhe njė xhami,
qė besimtarėt mos tė falen rrugėve nėpėr borė e shi…
Vetėm atėherė kjo tolerancė dėshmohet, vėrtetohet…
Pėrndryshe, vetvetiu shtrohet pyetja: Katedralja nė zemėr tė Prishtinės a ėshtė katedrale katolike apo politike?

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Katedrale katolike apo politike?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cila ėshtė agjenda sekrete politike e Edi Ramės?
» Frashėr Demaj: Profilizmi i partive politike nė Kosovė
» Fadil Demaku: Vargje politike
» Mėrfi: Ėshtė pėr keqardhje loja politike nė Serbi me SHBA-nė
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Mendime-
Kėrce tek: