prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "DARKA E LAMĖS" - BEKIM APO MALLKIM?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: "DARKA E LAMĖS" - BEKIM APO MALLKIM?   Sun Oct 24, 2010 10:06 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

”DARKA E LAMĖS”-
BEKIM APO MALLKIM?

“Pra them kėtė dhe pėrbej nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt-me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė qė, tė shtyrė prej lakmimit, tė bėjnė ēdo poshtėrsi”
(Bibla, Efesianėve, 4:17-20)


Nė mbrėmjen e sė dielės, me 23 tetor 2005, me 19 Ramazan 1426, nė hotelin “Grand” tė Prishtinės, ish-kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, pėr qindra mysafirė tė ftuar, vendas e ndėrkombėtarė, ka shtruar “Darkėn e Lamės”, pėr herėn e tretė, ku, ndėr tė tjera, tha: “ Darka e Lamės ėshtė njė festė tradicionale e Kosovės qė njihet qė nga kohėt antike ilire-shqiptare tė shekullit tė V-tė para Krishtit, para 2500 vjetėve…”

Besimi tek iliro-shqiptarėt

Nė kohėt antike, ilirėt, tė parėt tanė, kishin kulturėn, artin, zakonet dhe besimin e vet. Por, cili ishte besimi i ilirėve? Besimi i ilirėve ishte paganizmi, ishte politeizmi.
Ilirėt adhuronin diellin, hėnėn, rrufenė, bubullimėn, ujin, zjarrin….
Pėrveē kėtyre, ilirėt adhuronin edhe hyjni tė tjera tė ndryshme, siē ishin: Pani, hyu i pyellit dhe i grigjeve, Medauri, hyu i luftės, Bindi ishte hyu i detit dhe i lundrimit etj.
Ilirėt, tė parėt tanė, me tė cilėt ne mburremi, adhuronin hyjni e hyjnesha tė tjera, siē ishin: Latra, Andini, tė cilėve iu dihen emrat por jo edhe funksionet e tyre! Po, ēfarė funksione t’hamamit mund tė kishin, pėrveē mashtrimit tė vetvetes?!
Pra, tė parėt tanė, ilirėt, me tė cilėt krenohemi, ishin paganė, ishin politeistė, nuk e njihnin Zotin, Krijuesin, ata jetonin larg nga jeta e Hyut… Sot, a ka kuptim, pas 2500 vjetėve tė jetojmė e tė festojmė, siē jetonin dhe siē festonin ilirėt paganė, politeistė…?
Nė letrėn dėrguar Efesianėve, Shėn Pali, ndėr tė tjera, shkruan,:
“Pra them kėtė dhe pėrbej nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt-me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė qė tė shtyrė prej lakmimit, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.”
(Bibla, Efesianėve, 4:17-20)


Fjala e kryetarit

Nė vijim tė fjalės sė tij, ish-kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova tha:
“Sonte jemi kėtu sė bashku, pėr t’iu lutur Zotit qė nė vitin tjetėr tė na falė mė shumė tė mira.. ”Darka e Lamės” sivjet bėhet mė madhėshtore, sepse bie nė vitin e shėnimit tė 600- vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit-Skėderbeut.”
Nė fjalėn dhe nė lutjen e tij, kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, dy herė e pėrmendi Zotin! Por, nė Ungjillin sipas Mateut, Krishti, (Hazreti Isai, a.s.) thotė:
”Jo secili qė thotė: O Zot, o Zot! do tė hyjė nė Mbretėrinė e Qiellit, por vetėm ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiell.”
Me lutje Zotit, pėr njė festė pagane, me traditė 2500 vjeēare, qoftė edhe nė 600- vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut, a kryhet vullneti i Zotit?
Ilirėt-Shqiptarėt, para afėr 2000 vjetėve e braktisėn paganizmin, politeizmin, sikurse e braktisėn me vonė edhe Krishterimin, shumica e
shqiptarėve dhe e pėrqafuen Fenė Islame. Sot, nė fund tė vitit 2005, nė muajin e bekuar tė Ramazanit, tė shėnohet “Festa Tradicionale e Ditės sė Falėnderimeve- Darka e Lamės” nė hotelin “Grand” tė Prishtinės, njė festė pagane, politeiste, ėshtė bekim apo mallkim? Kjo festė, edhe nė bazė tė argumenteve biblike po kuptohet se ėshtė pagane, antike…
Ēka dėshmon kjo? Kjo dėshmon papjekurinė fetare…
Papjekuria fetare, siē thoshte Kanti (1724-1804), ėshtė jo vetėm mė e dėmshmja, por edhe mė e pandershmja nga tė gjitha…
Krenohemi qė jemi shqiptarė, por ku ku pėr ne kush ėshtė kryetar!!!


”DARKA E LAMĖS”-


Kryetari i ndjerė i Kosovės e pati shpallur 23 tetorin edhe zyrtarisht si dita kur ne i falėnderohemi Zotit pėr tė mirat e vitit, qė na ka dhuruar. "Kėtė darkė tradicionale, me emrin autentik Darka e Lamės, presidenti Rugova e shpjegonte si ditė falėnderimi pėr Zotin, qė na ka dhuruar tė mirat e vitit.... ”
Mikpritja shqiptare, nė sofrėn tradicionale, hajgare....
Vitin e kaluar, me 25 tetor 2009, pėr herė tė fundit isht kryetari i Kosovės dr. Fatmir Sejdiu ka shtruar “Darka e Lamės” si shenjė falėnderimi pėr tė mirat qė na i ka dhuruar Zoti. Me kėtė rast, kryetari Sejdiu ėshtė shprehur se kjo festė ėshtė njė festė shumė e vjetėr tradicionale, si dhe me kėtė rikujtojmė nderimin qė i takon presidentit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili edhe e shpalli festė shtetėrore.
“Nė Kosovėn moderne si akt i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore, ‘Darka e Lamės’ e rikujtojmė nderimin qė i takon nė vitin 2002, kur presidenti historik i Kosovės, Ibrahim Rugova, e shpalli festė shtetėrore. Qė atėherė nėn patronatin e presidentit tė Republikės sė Kosovės, si shenjė falėnderimi pėr tė mirat qė na i ka dhuruar zoti brenda njė viti, pėrkatėsisht si lutje sublime pėr tė mirat qė do tė na dhurojė nė motet e ardhshme organizohet ky manifestim, i cili na bashkon e na ofron pėrreth sofrės sė begatshme me drithėrat dhe frutat e shėndetshme qė i prodhon toka e bereqetshme e Kosovės”, ka thėnė Sejdiu.
Ndėrsa, ka shtuar se sivjet kėtė festė po e festojmė me tė arriturat tė rėndėsishme tė shtetit tė pavarur dhe demokratik tė Kosovės, ku progresi i Kosovės vlerėsohet lart edhe nga miqtė e Kosovės nė tė katėr anėt e globit, duke theksuar se 62 vende tė botės qė tashmė e kanė njohur Republikėn e Kosovės si dhe vendet e tjera qė pritet tė njohin nė vijim, janė pėrkushtuar qė tė pėrkrahin pa kursim.
Nė kėtė darkė, pėrveē kryetarit tė Kosovės, dr.Fatmir Sejdiu, morėn pjesė edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ambasadorė, gjenerali i KFOR-it, Marcus Bentler, pėrfaqėsues tė tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, kryetari i akademisė sė shkencave, Besim Bokshi dhe anėtarė tė tjerė tė akademisė, familje tė dėshmorėve, deputetė, ministra, pėrfaqėsues tė FSK-sė, pėrfaqėsues tė policisė, pushtetit lokal dhe partive politike, pėrfaqėsues tė bashkėsive fetare tė Kosovės, pėrfaqėsues tė Biznesit e tė tjerė, ndėrsa munguan kryetaret e partive opozitare, Begjet Pacolli i AKR-sė, Nexhat Daci i LDD-sė dhe Ramush Haradinaj i AAK-sė.
Por, kjo ditė, Dita e Falėnderimeve pėr Zotin ėshtė njė festė pagane amerikane...

Prejardhja e Ditės sė Falėnderimeve

Dita e Falėnderimeve e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kur ato ende nuk ishin Shtete tė Bashkuara. Pėr herė tė parė kjo ditė u kremtue nė vitin 1621, nė Playmouth tė shtetit Massachusetts, mbas njė dimri tė ashpėr, qė me vėshtirėsi mbijetuan, mbas njė vere tė bereqetėshme, qė u begatuan dhe pėr kėtė Zotin e falėnderuan...
Me 3 Tetor 1789, George Washington, Kryetari i parė i Shteteve tė Bashkuara, me njė vendim, tė shkruar me dorėn e tij, nė New York, e caktoi pėr herė tė parė Ditėn e Falėnderimeve si festė shtetėrore e qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Qysh nė vitin 1863, Dita e Falėnderimeve kremtohet nė Amerikė tė enjten e katėrt tė muajit Nėntor. Dikur kjo festė kremtohej me frymė fetare, si njė Ditė Falėnderimi ndaj Zotit, por nė kohėn moderne, prej njė feste fetare, ku i luteshin Zotit, e falėnderonin, n’emėr tė Tij agjėronin, u shdėrruar nė njė feste tregėtare, shekullare...
Siē transmeton “Zėri i Amerikės”, e enjte 27 Nėntor 2008,
amerikanėt festojnė tė enjten e fundit tė nėntorit ditėn e falenderimeve. Zakonisht kjo ditė festohet me njė darkė tė pasur pėr familjen dhe miqtė qė fillon me njė lutje. Tradita e festės sė falenderimeve e ka origjinėn nga festimet e tė korrave dhe ėshtė festuar pėr herė tė parė nė Masaēusets.
Ėshtė historia e njė dite tė ftohtė nė fund tė vjeshtės nė vitin 1621, kur rreth 50 kolonė anglezė tė quajtur pelegrinė, qė mezi i kishin shpėtuar dimrit tė parė nė Botėn e Re ndėrsa 50 tė tjerė gjetėn vdekjen, ftuan nė darkėn e tyre tė tė korrave indianėt fqinjė. Kjo histori e bukur, e pėrpunuar gjatė brezave, sjellė ndjenja tė ngrohta nė njė festė familjave tė dashur.
Por sipas kuratorėve nė Plantacionin Plimoth, muzeu i ngritur nė tė njėjtin vend ku pelegrinėt dhe indianėt festuan tė korrat mė shumė se 300 vjetė mė parė – historia e ditės sė falenderimeve ėshtė e veshur me mite dhe ekzagjerime. Pėrshembull, ngjarja ka tė ngjarė tė ketė ndodhur nė tetor kur ėshtė koha e tė korrave tė misrit.
Kathleen Curtin, historiane nė Plantacionin Plimuth thotė se 90 indianė tė Amerikė, nuk ka asnjė shifėr pėr gra nė mes tyre – festuan me pelegrinėt pėr tre ditė. Pelegrinėt ishin pėrfaqėsues separatistė fetarė, tė dalė nga sekti strikt i quajtur Puritanė, qė portretizohen si tė ftohtė, besimtarė, dhe jo tė dhėnė pas festimeve.
Ata ishin njerėz fetarė nė njė kohė shumė besimtarė. Megjithatė ata vinin gjithashtu nga Anglia kėshtu qė pija dhe festimet ishin pjesė e jetės sė tyre. Nuk ishin pa gėzim dhe lumturi nė jetėn e tyre. Nė Plantacionin Plimuth, Linda Coombs ėshtė nėndrejtoreshė e muzeut. Ajo thotė se indianėt shkuan pėr gjueti dhe vranė pesė drerė qė i sollėn pėr festimet. Por ndryshe nga legjenda ata nuk sollėn kokoshka njė lloj misri qė nuk ka ekzistuar atėherė nė Masaēusets.
"I gjithė miti ėshtė se indianėt mirėpritėn anglezėt nė tokėn e tyre, hėngrėn gjel deti dhe jetuan tė lumtur pėrgjithmonė dhe se ky ishte festimi i parė i ditės sė falenderimeve qė u pasua deri nė ditėt tonė. I gjithė koncepti qė shtrohet pas kėsaj historie ėshtė se indianėt vendas e pranuan me kėnaqėsi kolonizimin. Dhe kjo nuk ėshtė e vėrteta. Nuk ka qėnė kėshtu atėherė dhe as tani."
Aleanca mes pelegrinėve dhe indianėve zgjati pėr 50 vjet para se tė prishej e tė fillonin luftimet…
Muaji tetor 2010 kaloj dhe nė „Kosovėn moderne si akt i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore, ‘Darka e Lamės’, qė presidenti historik i Kosovės, Ibrahim Rugova, e shpalli festė shtetėrore, qė nė vitin 2002, nuk u kremtua, as edhe si „shenjė falėnderimi pėr tė mirat qė na i ka dhuruar Zoti brenda njė viti, pėrkatėsisht si lutje sublime pėr tė mirat qė do tė na dhurojė nė motet e ardhshme...“
Pra, nė tetor tė vitit 2010, “Darka e Lamės“ nuk u shtrue, nuk u kremtue, u harrue „Darka e Lamės“...!
U harrue „Darka e Lamės“ nga ata qė e bėn Kosovėn lamė...
Ata qė e bėn Kosovėn lamė le tė mendojnė, mos tė harrojnė se “Darka e Lamės“ ēfarė ėshtė: Bekim apo mallkim?

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
"DARKA E LAMĖS" - BEKIM APO MALLKIM?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MBREMJE PERKUJTIMORE ME RASTIN E 1 VJETORIT TE VDEKJES SE AKTORIT TE MADH BEKIM FEHMIU
» Gani Dili:Ky ishte Bekim Fehmiu...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Mendime-
Kėrce tek: