prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EHLI BEJTI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: EHLI BEJTI   Tue Nov 02, 2010 9:38 am




EHLI BEJTI


Zoti Pejgamberin e kishte urdhėruar

Nėpėrmjet Xhibrilit duke e njoftuar.



Fatimen me Aliun ta martojė

Qė Ehli - Bejtin ta formojė.



Pejgamberi i ftoi shokėt dhe farefisin

Si dasmorė ta krijojnė mexhlisin.



Gjatė dasmės i Dėrguari mbajti fjalim

Hz. Hatixhen e pėrmendi me pikėllim.



Pas dasmės Aliun dhe Fatimen i ftoi

I uli nė gjunjė pranė vetes dhe i bekoi.



Kėrkoi pasardhės t’bekuar t’ju dhurojė Zoti

Martesėn ua uroj, rodhi njė pikė loti.



Ditėn e xhumasė nė xhami, nė minber

Tė pranishmėve u pėrcolli kėtė haber:



“Para jush po i kurorėzoj nė emėr tė Zotit

E kisha urdhrin e Tij, Fuqiplotit!”



Dy nipa Pejgamberit ia dhuroi Lavdiploti

Hasanin dhe Hysejnin, si deshi Fuqiploti.



Tė pėrcaktuar Prijėsa tė rinisė nė Xhenet

Nė jetėn e amshuar, atje nė Ahiret.



Muhamedi u zgjodh Prijės i profetisė

Si krijesa mė e pėrsosura e Gjithėsisė.



Fatimja ishte pėrcaktuar Prijėse e besimtareve

Ndėrsa bashkėshorti i saj, Aliu prijės i evliave.



Askujt nuk iu dhuruan kėso dhunti

Ēka ka nė Tokė dhe nė Gjithėsi.



Xhibril Emini fluturoi drejt te Pejgamberi

Ta ēojė fjalėn e Zotit, siē thoshte haberi:



“Zoti ka vendosur juve t’ju lartėsojė

Skajshmėrisht nga mėkatet t’ju pastrojė.



Ju besimtarė, trashėgues tė Ahiretit

Respekt dhe dashuri ofroni Ehli - Bejtit.”



Muhamedi urdhėroi shokėt dhe umetin:

“Shembull ta keni Ehli - Bejtin!”



Pejgamberi dy nipat i donte me shpirt

Si sytė e ballit, ma t’buk’rėn dritė.



Rrinte me ta, nė krah i mbante

As dita, as nata nuk i ndante.



Dhe kur nipat paksa ishin rritur

Erdhi Xhibril Emini, ashtu papritur.



Pėr t’ia kumtuar lajmin e zi

Pėr dy nipat, dy dritat e tij.



“Hasani me helm ka pėr t’u helmuar,

Ndėrsa Hysejni me gjak i mbuluar!”



Pejgamberin e mbuloi pikėllimi

Por i Zotit Fuqiplotė ishte pėrcaktimi.



Dy pika loti rodhėn pa hetuar

U mėrzit edhe Xhibrili duke shikuar.





U trondit Toka dhe Gjithėsia

Tėrė krijesat i kaploi mėrzia.



Pejgamberi mblodhi gjithė umetin

La porosinė e Zotit, amanetin:



“Nė Kuranin e Shenjtė e keni udhėzimin

Lumturinė e pėrhershme dhe shpėtimin.



Mos hiqni dorė prej Sunnetit[1]

Dhe ndiqni shembullin e Ehli - Bejtit.



Kjo ėshtė pėr ummetin Rruga e Drejtė

Qė tė bėheni besimdrejtė tė vėrtetė!”



Porosi dhe amanet shumė i qartė

Secili nė shpirt duhet ta bartė.



Prej kėtij koncepti po u largove

Pa dyshim dhe sigurt devijove.



Shtihesh si shtinjak se je besimtar

Por nė Vėrtetėsi ti je gėnjeshtar.



Kujton se e ndjek rrugėn e Islamit

Nė fakt je nėn ombrellėn e shejtanit.



Kur Krenaria e Gjithėsisė kaloi n’Ahiret

U shua drita e njerėzimit, mė kush mbet’?



Aliu i mėrzitur dhe i pikėlluar

E pėrgatiti trupin e tij tė bekuar.



Kur bėhej gati ta lėshonte nė varr

Lavdiplotit iu drejtua me kėto fjalė:



“O Zot i Lartėmadhėruar!

Ishte krijesa Jote mė e lavdėruar!





Nė tėrė Gjithėsinė ēka i pėrket!

Pasi qė pėr njerėzimin e bėre mbret.



E bėre simbol dhe prijės tė profetisė

Shembull dhe argument tė Vėrtetėsisė.



Ti o Zot, e zgjodhe prijės pėr njerėzimin

Deri kur Bota ta pėrjetojė kataklizmin.[2]



Andaj shpirtin e tij ia beko

Dhe ummetin e tij e mėshiro!



Qysh kur linda mė ishte edukator

Prind e babė, dhe prijės shpirtėror.



Nuk mundem dot ta fshij kujtimin

Mė bashko me tė ta pėrjetoj amshimin.”



E para n’Ahiret iu bashkangjit Fatime Zehraja

Pastaj, mė vonė, edhe Ali Myrtezaja.



I treti me radhė Hasan Muxhtebaja

I fundit Hysejni, kur ndodhi Qerbelaja.



Zoti Mėshirėplotė i mėshiroftė!

Shpirtrat e tyre nė prehje i bekoftė!



Fytyrat Ditėn e Gjykimit iu ndriēoftė!

Pėr jetė tė jetėve i bashkoftė!



Ju dashamirė tė Ehli - Bejtit

Mos kini frikė Ditėn e Kiametit.



Ndoshta pėr hir tė Pejgamberit

Do ta shijoni kėnaqėsinė e selametit.



Kush nuk i shpreh Ehli - Bejtit respekt

Myslimani i tillė nė iman ka defekt.



Nėse i mungon edhe dashuria

Fatkeqėsisht ai vuan nga hipokrizia.



Krejt dinin dhe imanin e ka nė pikėpyetje

Para Zotit Fuqiplotė do tė japė llogaritje.



Si mund ta duash Pejgamberin

Kur nuk e dashuron Ehli - Bejtin?



Kush ėshtė i pajisur ndaj Ehli - Bejtit me dashuri

Me Pejgamberin e Zotit ėshtė nė pajtueshmėri.



Nė Ditėn e Gjykimit e fiton lumturinė

Pasi qė te Zoti e ke fituar razinė.



Selam prej nesh qė ju respektojmė

Me shpirt dhe zemėr qė ju dashurojmė.



Qė ju pėrmendim dhe lavdėrojmė

Dhe para Zotit pėr ju bekim kėrkojmė.



Nė Ditėn e Gjykimit ndėrmjetėsoni

Prej Mėshirėplotit mėshirė kėrkoni.



Nė ato ēaste tė vėshtira na ndihmoni

Ndoshta bėheni shkaktarė e na shpėtoni.



Nazim JUNUKU, Gjakovė



I frymėzuar nga dashuria ndaj

Ehli - Bejtit - familjes tė Pejgamberit, s.a.v.s.

Gjakovė, 2000








Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
EHLI BEJTI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Poezi-
Kėrce tek: