prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Seminari ndėrkombėtar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Seminari ndėrkombėtar   Thu Nov 11, 2010 10:55 am


Mexhid YVEJSI, Tiranė

Seminari ndėrkombėtar

“Filozofia dhe Shkenca nė Kulturėn Perėndimore dhe atė Lindore”


Nė Tiranė, nė Hotel International, me 10 nėntor 2010, me rastin e “Ditės botėrore tė Filozofisė” u zhvillue Seminari ndėrkombėtar “ me temėn bosht:

“Filozofia dhe Shkenca nė Kulturėn Perėndimore dhe atė Lindore”

Seminari ndėrkombėtar, i cili zgjoj njė interesim tė madh, meqė salla ishte mbushur pėrplotė, ku shquheshin pjesėmarrės tė njohur si ish-deputeti, diplomati, publicisti, autori i shumė librave me vlerė, z.Abdi Baleta, imami nga Durrėsi, z.Jetmir Ēela, orientalisti nga Tirana, Ermal Bega, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, e tė tjerė, programi filloi me fjalėn pėrshėndetėse nga Drejtori i Fondacionit “Rumi” dr. Ali Asghari. Pastaj pėrshėndeti edhe Ambasadori i Republikės Islamike tė Iranit nė Tiranė, dr. Ali Amui. Nė emėr tė Universitetit tė Tiranės pėrshėndeti dr. Theodori Karai. Kryetari i shoqatės, Bedri Bylyku, pėrshėndeti n’emėr tė “Shoqatės tė Miqėsisė Shqipėri-Iran”.
Pas kėtyre pėrshėndetjeve, nga intelektual tė dėshmuar ku pėrmes punimeve tė ndryshme, nga ligjėrues tė ndryshėm, u lexuan temat si vijon:

1.Prof. Dr. Shahram Pazouki, prof. i filozofisė, Instituti i Filozofisė nė Teheran, Iran., lexoi kumtesėn me titull:”Problemi i raportit subjekt – objekt nė filosofinė islame: zgjidhja e Mulla Sadrės”
2. Prof. Dr. Gjergj Sinani, pėrgjegjės i Departamentit tė Filozofisė nė Tiranė, lexoj kumtesėn me titull: Dasein dhe qenia-e vėrtetė sipas Aristotelit
(Njė interpretim i Aritotelit nga Haidegeri).
3. Dr. Muzaffer Ikbal, Kryetar i Qendrės pėr Islam e Shkencė, (Kanada) nė projektor shpjegonte dhe analizonte temėn me titull: Tradita intelektuale islame dhe pasojat e zhvillimit modern...“
4. Prof. Dr. Alfred Uēi, akademik, (Shqipėri) u paraqitė me kumtesėn: Postmodernizmi nė epokėn e globalizimit tė sotėm. Me kėto kumtesa interesante u mbyllė pjesa e parė e Programit, pėr tė fillue, pas njė pushimi tė shkurtėr prej 30 min., me pjesėn e dytė me kėtė renditje:
1. Dr. Mirela Sinani, (Shqipėri) lexoj kumtesėn me titull: „Erosi sokratik dhe besimi i Kierkegaardit nė marrėdhėnie me tė vėrtetėn.“
2. Prof.Dr. Sokrat Ahmataj (Shqipėri): “ Shkenca nė vlerėsimin filozofik e fetar tė Islamit“
3. Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, i vetmi nga Kosova, lexoj kumtesėn:“ Filozofia dhe zhvillimet bashkėkohore”.
4. Dr. Majlinda Keta, (Shqipėri) me kumtesėn: „Cilėsia e Auditorit tė Studentėve tė Filozofisė, si e Vlerėsojnė dhe Ēfarė Presin nga Formimi Filozofik“.
5. Prof. Isabelle Milon (Francė) lexoj kumtesėn nė anglisht me titull: “Philosophy is a Practice for Every One.” (Filozofia ėshtė praktike pėr tė gjithė).
6. Dr. Genciana Abazi (Shqipėri)me kumtesėn: “Mbi Dimensionet Mistike nė Poezinė e Nezim Beratit.”
7. Dr. Albana Avrami (Shqipėri): “Gėte dhe Divani i Tij”
8. Prof. Jolanda Lila (Shqipėri): ” Idealizmi Objektiv nė Poezinė e Vehxhi Buharasė”
9 Prof.Arben Sulejmani, (Tetovė, Maqedoni): “Ndikimi I filozofisė bektashiane nė zhvillimin e trashigimisė kulturore dhe shpirtėrore tė kombit tonė”.
Pas njė pushimi prej 30min, filloj pjesa e tretė me kėtė program :

1- Promovimi i librit: “Islami, Shkenca, Muslimanėt dhe Teknologjia”

2. Isabelle Milon, Institut de Pratiques Philosophiques – Francė, Workshop: Philosophy is a Practice for Every One, (Filozofia ėshtė praktike pėr tė gjithė.)

Klodiana Malushaj paraqiti librin: “Islami, Shkenca, Muslimanėt dhe Teknologjia” . Ky libėr ėshtė shkruar nga Dr. Sejjid Hysein Nasr nė bisedė me Dr. Muzzafer Ikbal, ndėrsa shqipėrimin me njė parathėnie shembullore e ka bėrė z.Edin Q.Lohja.
Se ky libėr ėshtė i mrekullueshėm, lexuesi e vėren qysh nė parathėnie e cila fillon me dy citate, ku shkruan:
“Ē’i duhet njeriut tė fitojė gjithė botėn e tė humbas shpirtin”.
- Jezi Krishti (Hz.Isai (a.s.)
“Ju nuk duhet tė habiteni me numrin e paktė tė atyre qė ndjekin rrugėn e drejtė” - Imam Aliu
Libri ka 174 faqe dhe ėshtė botuar nga Fondacioni “RUMI”, Tiranė, 2010.
Seminari ndėrkombėtar dėshmoi, siē tha, dr.Ali Asghari, drejtori i Fondacionit “RUMI” se: “Ēdo qytetėrim, ka vulėn e mendimit filozofik e shkencor tė kohės. Ēdo qytetėrim ka tė pėrbashkėta e dallime me tė tjerėt, bashkėkohės a pararendės, pikėrisht falė qasjeve filozofike tė ndryshme nė hapėsira e kohė tė ndryshme. Njohja e tyre i shėrben respektimit tė ndėrsjelltė tė vlerave qė sjellin nė histori, si dhe njė bashkėveprimi sa mė tė frytshėm midis tyre”.
Organizatorėt e Seminarit ndėrkombėtar, pėrveē Fondacionit “RUMI” nė Tiranė, janė edhe: Universiteti Ndėrkombėtar el-Mustafa, Universiteti i Tiranės, Instituti Iranian i Filozofisė, Teheran, Akademia e Shkencave, e Shqipėrisė, Tiranė, Qendra pėr Islam dhe Shkencė, Kanada dhe UNESCO.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė






Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Seminari ndėrkombėtar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hazir Mehmeti: Seminari mbarėkombėtar i mėsuesve tė diasporės, zgjerim horizonti i mėsimit shqip
» Kosova anėtare e FMN,(Fondi Monetar Ndėrkombėtar)
» Kristaq Shabani:Lidhja Ndėrkombėtare e Poeteve , Shkrimtarėve dhe Artistėve "PEGASI" ALBANIA -NJOFTIM
» Dr. Zymer Neziri:Epika gojore shqiptare nė simpoziumin ndėrkombėtar tė Univerisitetit tė Harvardit
» Dita ndėrkombėtare e Emigracionit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: