prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ēka tha poeti - Din Mehmeti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Ēka tha poeti - Din Mehmeti   Fri Nov 12, 2010 9:40 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovė



ĒKA THA POETI-

DIN MEHMETI



Dikur pyesnin pleqėt:

Kur rri dreqi?

Tė gjithė e dinin,

Kur bėnin llafe,

Se dreqi rri n’kafe!



N’Kafe t’Madhe

Ndėrsa po bisedonim

Me miqė letrarė

Erdhi, u ulė, edhe poeti

Bacė Loku, Din Mehmeti.



Miku qė e kishte fjalėn

Posa e pėrfundoi,

Pa u vonue,

Poeti, Din Mehmeti

Iu drejtue:

„Unė, qysh me t’besue ty

Kur ti nuk i beson Zotit?“



Miku i pėrbashkėt heshti,

Heshtėn edhe ne.

Heshtja jonė fliste shumė!



Tė lumtė! O Din Mehmeti!

Erdhe n’kafe si meleqi

Aty ku rri dreqi!

Na afrove mes veti,

Na afrove me Zotin...!



Shėnim:

Kjo poezi u botue nė revistėn „FRYMĖZIMI“, Nr.6, faqe:27, Gjakovė, Shtator, 2000.



Mbrėmė nė Gjakovė nė moshėn 78 vjeēare u nda nga kjo jetė, kaloj nė jetėn e vėrtetė, poeti – Din Mehmeti.

Din Mehmeti lindi nė 1932 nė fshatin Gjocaj tė Junikut. Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Ka qenė profesor shumėvjeēar nė Shkollėn Pedagogjike tė Gjakovės.

Sot, me 12 nėntor 2010, nė Gjakovė, n’orėn 15, nė varrezat e qytetit, pranė varrit tė Prof. Selman Rizės, u varros me nderime poeti-Din Mehmeti.

Poeti-Din Mehmeti poezinė e parė e botoi nė vitin 1949, nė revistėn letrare “Jeta e Re”, Prishtinė.

Vepra mė tė njohura tė tij janė:

Nė krahėt e shkrepave (1961),

Rini diellore. (1966)

Dridhjet e dritės (1969),

Heshtja e kallur (1972),

Fanar nė furtuna (1981)

Agu, dramė (1982),

Prapė fillimi (1996),

Klithmė ėshtė emri im ( Tiranė 2002),

Mos vdis kur vdiset (2001).



Mexhid YVEJSI

Gjakovė, 12 Nėntor 2010








Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ēka tha poeti - Din Mehmeti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kimete Mehmeti:Ditari im i kohes
» Kadri Mani: Komandant Afrim Mehmeti, si po sillesh: trim nė luftė e frikacak nė paqe!?!
» Vangjush Ziko: Poeti, mėkati dhe dashuria
» Albert Zholi: Flet shkrimtari dhe poeti Viron Kona
» Gra tė mira e tė bukura Ju pėrshėndet poeti Vullnet Mato me poezinė DHURATA GRAVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Letersi-
Kėrce tek: