prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Irinej nė kundėrshtim me parimet fetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Irinej nė kundėrshtim me parimet fetare   Mon Dec 27, 2010 3:16 pm

BIK: Irinej nė kundėrshtim me parimet fetare

Pas fjalimit tė patriarkut Irinej me rastin e shugurimit tė Peshkopit Teodosije nė Prizren, ka reaguar edhe Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės.


E hėne 27 Dhjetor 2010 22:03

Pėrmes njė kumtese pėr media, BIK ka vlerėsuar se patriarku Irinej nė fjalimin e tij nuk mundi t’i pėrmbahet kodit fetar e njerėzor, por siē e kanė zakon titullarėt mė tė lartė tė KOS-it, hodhi baltė e vrer, duke e pėrmendur raportin e Dick Martyt, madje deri nė mallkimin ‘e atyre qė kanė pėrfituar materialisht nga shitja e organeve tė trupit tė njerėzve’.

BIK thotė se ka pritur qė Irinej si lider fetar, nė njė objekt fetar dhe nė njė rast solemn si ai i djeshmi nė Prizren, do tė fliste pėr paqe e bashkėjetesė nė mes njerėzve, do t’i ftonte njerėzit nė tolerancė e mirėkuptim.

“Nga ai ėshtė pritur me tė drejtė qė tė pėrcjellė mesazhe paqeje dhe kėrkim falje pėr gjenocidin e bėrė ndaj popullit shqiptarė gjatė shekullit tė kaluar, pėr t’i hapur rrugėn pajtimit historik tė dy popujve e pėr t’i dhėnė fund gjuhės sė urrejtjes dhe armiqėsisė”.

Mė tutje, BIK thotė se derisa patriarku nė Prizren i pėrmend viktimat e palės serbe, pėr tė cilėn edhe ndjejnė dhembje sepse viktima ėshtė viktimė pavarėsisht pėrkatėsisė fetare apo etnike, mirėpo, ai me kėtė rast “harron” t’i pėrmend 1.824 tė pagjetur tė cilėve akoma nuk ju dihet asnjė gjurmė, pėrgjegjėsinė pėr tė cilėt e mban qeveria dhe institucionet serbe.

Kryesia e BIK-ut e gjykon pjesėn e fjalimit tė patriarkut Irinej si jo parimor.

“Kjo nuk pėrkon me parimet e feve tona. Kjo nuk pėrkon as me angazhimet tona tė vazhdueshme pėr ndėrtimin e njė shoqėrie shumė etnike, ku bashkėjetesa dhe toleranca do tė jenė vlerat mė tė ēmuara tė shoqėrisė sonė”, thuhet nė kėtė reagim.

Bashkėsia Islame e Kosovės thekson faktin se Irinej i pėrmend mijėra shtėpi tė djegura tė serbėve nė Kosovė, por ai pėrsėri “harron” t’i pėrmend mbi 200 000 shtėpi tė shqiptarėve tė djegura nga forcat ushtarake dhe policore serbe nė Kosovė nė mėnyrė sistematike.

BIK vlerėsoi se patriarku serb erdhi nė Prizren dhe mallkoi njerėz pa u bazuar nė argumente a fakte, “por do tė pyesnim: a thua Patriarku di pėr 15 000 tė mbytur, tė masakruar, tė djegur nė Prekaz, Reēak, Likoshan e Ēirez, nė Qyshk e Podujevė, nė Suharekė e Prizren, nė Izbicė dhe nė shumė vende tjera gjithandej nėpėr Kosovė e kufomat e tė cilėve, pėr t’i fshehur gjurmėt e krimit, policia dhe ushtria serbe i hodhi nė Danub dhe nė Banjicė e mbase edhe nė vende tjera qė ne ende nuk i dimė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Irinej nė kundėrshtim me parimet fetare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombėtare
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Nafi Ēegrani: Demant kundėr ''komentit'' tė njė spiuni tė fshehur
» Gaztori Erion Veliaj, gėlbaza shpifėse e Edi Ramės kundėr tė majtės shqiptare
» Kastriot Marku: Pjetėr Bogdani dhe "Ēeta e profetėve" 320 vjet pas vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Lajmerime-
Kėrce tek: