prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Drejtėsia” e Irineut nė Prizren!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: “Drejtėsia” e Irineut nė Prizren!   Mon Jan 03, 2011 12:26 pm


“Drejtėsia” e Irineut nė Prizren!


Shkruan: Prof. Dr. Xhabir Hamiti


Drejtėsia ėshtė elementi mė i rėndėsishėm nė ruajtjen e stabilitetit, rendit, qetėsisė, paqes dhe bilancit nė mesin e shoqėrive njerėzore. Funksionimi i drejtėsisė nė mėnyrė direkte nėnkupton edhe funksionimin e respektit dhe vlerave njerėzore pėr tė gjithė pa dallim, ndėrsa ngritja dhe mosfunksionimi i saj nė mesin e njė shoqėrie, pashmangshėm paralajmėron anarkinė dhe destabilitetin. Drejtėsia ėshtė ēelėsi i qetėsisė, kurse nėpėrkėmbja dhe anashkalimi i saj ėshtė ēelėsi i turbullirave dhe i luftėrave.

Ajo qė mė nxiti pėr tė shkruar mbi drejtėsinė, ishte pikėrisht deklarimi i kryepeshkopit serb z.Irienej, i cili dje nė kishėn serbe nė Prizren, lutej pėr drejtėsi dhe thirrej nė drejtėsi duke u lutur pėr popullin e vuajtur serb, me rastin e shugurimit tė peshkopit tė tij, pasardhėsit tė Artmeijės, z.Teodosije. Por z. Irinej, si njeri qė pėrfaqėson mesazhin e fesė sė tij hyjnore, drejtėsinė do tė duhej ta shikojė si drejtėsi pėr tė gjithė pa dallim, e jo duke u munduar qė t`a pėrvetėsojė atė vetėm pėr veten dhe popullin e vet tė cilit ai i takon.

Pyetja ėshtė e pa anashkaluar nė kėtė rast: Ku ishte z. Irinej dhe shokėt e tij qė nuk e ngritin zėrin atėherė kur nga formacionet serbe; ato para policore, policore, paramilitare e militare, pamėshirshėm vrisnin e dhunon qindra mija njerėz tė pafajshėm nė gjithė territoret e ish-Jugosllavisė dhe sė fundi edhe dhjetėra mijėra qytetarė nė Kosovė.

Ju z. Irinej, nė Prizren po ndienit dhimbje pėr jetėt e serbėve tė vrarė, e qė ėshtė mė se normale, sepse jeni pjesė e gjakut dhe fesė sė tyre, por si njeri i Zotit dhe i sė Drejtės Hyjnore, ju nuk do tė guxonit qė me kėtė rast t`i anashkaloni edhe mijėra shqiptarė tė vrarė e tė masakruar, fati i tė cilėve vazhdon tė jetė mister edhe nė ditėt e sotme!
Ju e dini shumė mirė se ushtarėt tuaj, jo vetėm qė vranė shqiptarėt nė luftėn e fundit nė vendin tonė, por ata morėn me vete edhe kufomat e tyre, pėr t’i zhdukur gjurmėt e tyre nė lumenjtė tuaj tė rrėmbyeshėm, ose edhe pėr t’i bėrė pluhur e hi nė furrat e fabrikave gjithandej nė vendin tuaj, familjet e tė cilave rėnkojnė vazhdimisht pėr mė tė dashurit e tyre!

Hirėsia e juaj, nė fjalėn tuaj nė Prizren, pėrmendi edhe kishat serbe tė shkatėrruara nė vitin 2004, po pėrse pėr hir tė Drejtėsisė, nuk pėrmendet edhe 218 xhami nė Kosovė, tė cilat pėr njė kohė shumė tė shkurtėr u rrafshuan pėr tokė nga forcat tuaja ushtarake nė vitet: 1997-98, kurse mbi 30 imamė e shehlerė u vranė pamėshirshėm nė tė gjitha anėt e Kosovės. Faji nuk ėshtė jetim, ai gjithsesi ka njė adresė, e adresa ėshtė mė sė e qartė!

Drejtėsia i nderuar z.Irinej, ose duhet tė jetė drejtėsi pėr tė gjithė e njėjtė ose ajo nuk ėshtė drejtėsi ! Si njeri i Zotit, hakun dhe drejtėsinė duhet ta thoni edhe atėherė kur ajo ėshtė i/e hidhur. Ju, e dini shumė mirė se, ne luftėn nuk e deshėm, ishin pikėrisht forcat tuaja ato tė cilat na imponuan atė pėrkundėr vullnetit tonė, ndėrsa ne nuk qėndruam duarkryq para xhelatit. Pra, forcat tuaja politike dhe ushtarake ishin ato qė me dhunė instaluan masat e aparteidit nė Kosovė; mbyllen shkollat tona, universitetin e vetėm qė kishim, fabrikat, pėr gjithė ne, vetėm e vetėm pse flisnin dhe besonim Zotin ndryshe nga ju.

Aparati i juaj shtetėror ishte ai i cili pati bėrė aq shumė zullum, sa qė shqiptarėve u mundua tua ndalonte edhe ajrin e frymėmarrjes pėr gati dy dekada me radhė. Lufta e jonė ishte vetėmbrojtje e nderit dhe kombit tonė. Ne ishim nė vendin tonė dhe nė shtėpitė tona, ndėrsa ju mirė e dini se, vendstrehimin dhe vendbanimin e vet, e ruajnė dhe e mbrojnė instinktivisht edhe shtazėt, e lėre mė njerėzit e pajisur me arsye dhe logjike tė shėndosh. Forcat tuaja erdhėn nė vendin tonė dhe e ndezėn fitilin e luftės, na burgosėn, na persekutuan e na vranė; fėmijė e gra, pleq e plaka, burra e gra tė pafajshme, ndėrsa kuptohet dhe ėshtė mė se normale dhe mė se e kuptueshme se lufta kur ndizet dhe merr pėrmasa, ajo pas vete lė edhe viktima nga tė gjitha anėt e palėve luftuese nė tė cilėn pėrfshihen edhe njerėzit e pafajshėm.

Prandaj, drejtėsi ėshtė qė, ju tė pranoni fajin tuaj dhe t’i kėrkoni falje publikisht, bile jo vetėm neve, por tė gjithė popujve nė ish- republikat e Jugosllavisė, pėr gjithė dėmin njerėzor dhe material qė shkaktuat padrejtėsisht, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe bashkėkombėsit e juaj serbė, sepse edhe ata ranė viktimė e politikės fashiste dhe raciste, tė cilės i priu i pari i juaj Slobodan Milosheviēi.

Liderėt fetar nuk mund tė jenė liderė tė vėrtetė shpirtėror, pėrderisa ata bien pre e politikave tė padrejta dhe shfaruese siē ishte ajo e Milosheviēit. Bashkėjetesa si dhe ardhmja e shoqėrive nuk mund tė kultivohet dhe zhvillohet duke thirrur nė racizėm nė emėr tė cilėsdo fe. Prandaj, si njeri i fesė, si studiues dhe si qytetarė, ftojė tė gjithė krerėt fetarė serbė nė rend tė parė, por edhe ata politikė, qė tė kėndellėn dhe ta pranojnė realitetin e krijuar nė Kosovė para dhe pas pavarėsisė sė saj. Kosova tanimė ka marr rrugėn e vet, prandaj stabiliteti i sajė, pashmangshėm nėnkupton stabilitetin e tė gjithė qytetarėve, pra edhe tė atyre serb. Tė gjithė popujt nė Ballkan po punojnė dhe po aspirojnė qė njė ditė tė jenė pjesė e Evropės dhe standardeve evropiane, ku lėvizjet e gjithė qytetarėve, liria e shprehjes dhe fesė do tė jenė tė barabarta pėr tė gjithė, prandaj mos u bėni pengesė e kėtyre hapave tė cilėt janė nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tanė.

Drejtėsia e Zotit ėshtė e barabartė pėr tė gjithė. Ai e do drejtėsinė dhe ata tė cilėt e pėrfillin atė. Nėse besoni dhe thirreni nė Zot, nėse faleni dhe pėruleni nė faltoret e Tij, atėherė duhet tė besoni edhe nė porositė e Tij hyjnore, tė cilat ftojnė dhe porosisin se, tė gjithė njerėzit duhet tė jetojnė tė lirė aty ku kanė lindur dhe ku janė zhvilluar, e ne jemi lindur kėtu dhe kėtu do tė qėndrojmė - ne nuk mund tė zhbėhemi nga dheu ynė. Prandaj, mos keqpėrdorini faltoret pėr tė mbjellė urrejtje nė emėr tė fesė dhe tė nacionalizmit. Feja ėshtė institucion shpirtėror derisa nuk keqpėrdoret, e kur keqpėrdoret ajo mė nuk ėshtė fe, por ėshtė anarki!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
“Drejtėsia” e Irineut nė Prizren!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vrasje e trefishtė nė Prizren
» Fjalė tė Urta - Mirėsia; Drejtėsia
» AGIM GASHI:ELVIS PISTA, DREJTĖSIA DHE PTK =
» KOMUNIKAT PER MEDIA:Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ne Prizren,ne bashkpunim me OJQ-te,pengojne ne Zhvillimin e Turizmit!
» Prizren : LDK reagon ndaj anulimit tė konkursit pėr mėsimdhėnės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: