prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Konferenca Shkencore nė Prishtinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Konferenca Shkencore nė Prishtinė   Fri Mar 18, 2011 9:47 am

Konferenca shkencore nė Prishtinė

Ditė mė parė, saktėsisht me datė 14-15 mars 2011, nė Prishtinė, nė Hotel Grand, nėn organizimin e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe nėn patronatin e myftiut, Mr. Naim ef.Tėrnava, u mbajt konferenca shkencore ndėrkombėtare me temėn ”Mėsimi mbi fenė nė institucionet publike tė arsimit – pėrvojat nga rajoni dhe modalitetet e pėrshtatshme pėr Kosovėn”.

Gjatė punimeve dyditore, sa zgjati konferenca janė mbajtur 6 seanca me gjithsejtė 15 panelistė, vendor e ndėrkombėtar. Mė poshtė vijon lista e mbajtjes sė seancave dhe kumtesave tė lexuara sipas renditjes:

Seanca e I –rė – moderatore Mr. Besa Ismaili

Stephen Batalden(SHBA) – “ Religjioni dhe arsimi publik nė SHBA. Modelet kundėrthėnėse pėr mėsimin e religjionit nė sferėn publike”.

Zilka Spahiē-Shijak(B&H) – “Mėsim-besimi dhe perspektiva gjinore –ndikimi i mėsimeve mbi fenė nė baraspeshimin mes gjinive”.

Seanca e II-tė – moderator Resul Rexhepi

Mr. Ahmed Alibashiē (B&H) – “Mėsimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet, metodologjitė dhe sfidat – rasti i B&H”.

Dr. Aziz Hasanoviē (Kroaci) – “Mėsimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet dhe metodologjitė – rasti i Kroacisė”.

Seanca e III-tė – moderator Dr. Nazmi Maliqi

Altin Shima(Shqipėri) – “Ēėshtja e mėsimeve tė fesė nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Omer Kajoshaj(Mali i Zi) – “Ēėshtja e mėsimeve tė fesė nė Republikėn e Malit tė Zi”.

Afrim Tahiri(Maqedoni) – “Ēėshtja e mėsimeve tė fesė nė Republikėn e Maqedonisė”.

Seanca e IV- tė – moderator Dr. Qazim Qazimi

Dr. Milazim Krasniqi (Kosova) – “Sfidat e tjetėrsimit fetar dhe kulturor”.

Dr. Nexhmedin Spahiu (Kosova) – “Roli i fesė nė komb-ndėrtim”.

Seanca e V-tė – moderator Fahredin Shehu

Dr. Ferid Agani (Kosova) – “ Nevojat dhe dobitė e aplikimit tė lėndės sė mėsim besim besimit nė shkollat publike nė Kosovė”.

Dr. Shahin Berisha (SHBA) – “ Komuniteti shqiptar nė Arizona, mėsimet e gjuhės shqipe dhe organizimi i komunitetit musliman shqiptar nė Arizona tė SHBA-sė”.

Mr. Muhidin Ahmeti (Austri) –“ Roli dhe mbėshtetja e shtetit tė Austrisė nė pėrgatitjen e mėsimdhėnėsve pėr mėsimet mbi religjionin nė shkollat publike”.

Seanca e VI- tė – moderator Akademik Feti Mehdiu

Dr. Adnan Ahmedi – “Mėsim besimi nė Luginėn e Preshevės”.

Mr.Halil Ibrahimi – “ Religjioni nė shkollat publike – vlerėsimi i nevojave dhe kapaciteteve”.

Sabri Bajgora – “Elaborati i Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr futjen e mėsim-besimit nė sistemin arsimor rė Kosovės”.

Hapjen e konferencės e bėri kryemami i Kosovės Sabri Bajgora.

Myftiu i Kosovės, Mr.Naim ef. Tėrnava, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, pėrveē tjerash theksoi ” Bashkėsia Islame e Kosovė, shtroi nevojėn imediate pėr aplikimin e lėndės fetare nė sistemi arsimor shkollor tė Kosovės. Shoqėria kosovare ka nevojė pėr aplikimin e lėndės fetare nė shkollat publike tė Kosovės pasi qė aplikimi i tij ėshtė nevojė kohe dhe detyrė sublime e institucioneve tona shtetėrore tė Kosovės. Me aplikimin e mėsimit pėr fenė nė sistemin publik arrihet qė tė shmanget mėsimi informal pėr fenė dhe arrihet qė rinia jonė tė ruhet nga ndikimet e ndryshme qė nuk kanė tė bėjnė me realitetin dhe traditėn nė tė kaluarėn tonė. Pėrmes kėsaj forme tė mėsimit pėr fenė arrihet qė tė ruhet doktrina hanefite nė jurisprudencėn islame, mbi tė cilėn ėshtė zhvilluar kėtu e 600 vjet feja islame nė kėto troje, e qė njihet pėr tolerancė e mirėkuptim si dhe pėr interpretim racional tė mėsimeve pėr fenė Islame. Me kėtė tė rinjve u plotėsohet njė e drejtė themelore njerėzore, mėsimi pėr fenė, pasi qė ėshtė njė boshllėk, pėr shkak tė periudhės 50 vjeēare tė mohimit tė fesė nė sistemin komunist. Ēdo komb qė dėshiron tė sigurojė tė ardhmen e sigurt duhet qė rininė krahas arsimimit tė pėrgjithshėm tė pajisė edhe me edukatė tė lėndės fetare, duke harxhuar energji tė vazhdueshme pėr tė rritur brezin e ri me kėtė frymė”.

Pas fjalės pėrshėndetėse tė myftiut, nisi puna e konferencės me ē’rast panelistėt sipas rendit tė caktuar paraqitėn kumtesat e tyre, po pėr shkak tė natyrės sė shkrimit do tė paraqes pėr njė njoftim lexuesve vetėm disa prej tyre tė cilėt lenė pėrshtypje tė veēantė audiencės sė gjerė tė pranishėm nė sallė.

Mr.Halil Ibrahimi nė kumtesėn e tij: “Religjioni nė shkollat publike-vlerėsimi i nevojave dhe kapaciteteve” nė mes tjerash theksoi:

“Bazuar nė natyrėn e zhvillimit tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me fenė nė shoqėrinė shqiptare dhe kosovare, mendoj se nyja e problemit duhet tė shqyrtohet nga dy aspekte tėrėsisht tė ndara, e ato janė: 1. mėnyra e prezantimit tė fesė nė kurrikulat ekzistuese tė historisė, letėrsisė, gjuhės shqipe, muzikės etj dhe 2. ēėshtja e mėsimit tė besimit fetar nė ēfarėdo forme qoftė nė kurrikulėn e shkollave publike. Nė epokėn komuniste identiteti islam i shqiptarėve ėshtė luftuar nėn maskėn e prapambeturisė, tė betejės sė klasave dhe proletariatit tė ri socialist. Nė kėtė mėnyrė tė jesh i brumosur me traditė kulturore dhe fetare muslimane ėshtė konsideruar edhe prapanike, edhe e ulėt edhe anakronike. Pas viteve tė nėntėdhjeta nomenklatura e njėjtė e frazeologjisė luftuese kundėr identitetit musliman tė shqiptarėve ėshtė pėrdorur duke e ndėrruar vetėm petkun e destinimit. Tani, kjo luftė nė vend tė vlerave socialiste dhe komuniste ėshtė tentuar tė kryhet nė emėr tė patriotizmave kombėtare dhe nacionaliste. Kurrikula shkollore e tė gjitha niveleve, bashkė me kulturėn dhe historinė fatkeqėsisht ende vuajnė nga kjo fobi e krijuar gjatė njė gjysmėshekulli tė tėrė. Shqiptari i ri qė po tentohet tė krijohet ėshtė njė palo evropian, i cili e urren tė kaluarėn e tij mė tė afėrt, ka njė vakum shpirtėror, nuk e di cili ėshtė identiteti i tij, dhe i cili tenton qė ta gllabėrojė njė kulturė, fe apo fe kulturore tė tjetrit vetėm pėr tė qenė i pranuar nė sytė e tij. Pėr Evropianin dhe Perėndimorin mesatar ky ėshtė soji i fundit i njeriut apo kombit tė cilin ata do ta donin nė gjirin e tyre. Filozofia, intelektualia, letėrsia dhe kulturaliteti i Perėndimit gjatė shekujve e sidomos dekadave tė fundit nė thelb tė gjithēkaje e ka respektimin e denjė tė diversitetit. Ēfarėdo tentimi pėr dhėnin e vendit tė duhur identitetit islam te shqiptarėt apo inkorporimin e mėsim besimit nėpėr shkollat pubike, ka hasur nė barrierė tė ashpėr nga dy drejtime. I pari ėshtė ai qė u pėrmend mė lart, nomenklatura e politikanėve, intelektualėve dhe udhėheqėsve, tė cilėt duke pasur pėr veti kriza identiteti janė vėnė edhe vetė nė ballė tė krijimit tė njė identiteti tė sajuar tė shqiptarit tė ri i cili e pėrjashton ēfarėdo vlere shpirtėrore muslimane dhe i cili ėshtė i lakueshėm nė varshmėri nga politikat ditore, kėrkesat e imagjinuara qė vijnė nga pika tė fuqishme referimi nė botė apo ēfarėdo arsyeje tjetėr e pėrkohshmėrisė. Pėr ēudinė mė tė madhe drejtimi i dytė prej nga tentimi pėr futjen e mėsim besimit ka hasur nė kundėrshti janė bashkėsitė fetare katolike dhe protestante nė Kosovė.

Edhe pse nė shumicėn e vendeve Evropiane ku katolikėt dhe protestantėt e pėrbėjnė shumicėn, bashkėsitė e tyre pėrkatėse janė me tėrė veprimtarinė e tyre pro edukimit shpirtėror e fetar dhe kyējes sė arsimimit fetar nėpėr shkolla publike, pėr ēudinė mė tė madhe nė Kosovė ndodhė e kundėrta.

Pėrfundimisht, edukimi fetar nė shkollat publike nė Kosovė ėshtė domosdoshmėri, ndėrsa sa i pėrket mėnyrės sė inkorporimit tė tij kjo ngelet pėr t’u studiuar mirė dhe pėr t’u marrė ai model i cili i pėrgjigjet mė sė shumti kėtij nėnqielli. Si orientim, modeli gjerman, austriak dhe i disa vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore i pėrshtatet Kosovės mė sė shumti”.



Mr. Muhidin Ahmeti nė kumtesėn e tij”Roli dhe mbėshtetja e shtetit tė Austrisė e tij nė pėrgatitjen e mėsimdhėnėsve pėr mėsimet mbi religjionin nė shkollat publike” pėrveē tjerash tha:

“ Nė Austri momentalisht jetojnė 500.000 musliman. Austria ka pas njė periudhė tė gjatė ndėrveprimi apo kontakti me mysliman qysh nga shekulli XV, nga viti 1912 nė Austri ėshtė njohur Islami si fe zyrtare dhe nga atėherė gėzon liri tė madhe fetare. Bashkėsia Islame nė Austri ėshtė themeluar nė vitin 1979, janė gjithsejtė 12 qendra islamike shqiptare, plot 30 vjet mėsohet lėnda fetare nė Austri, janė gjithsejtė 430 mėsimdhėnės nė 2800 shkolla publike tė Austrisė, mėsimi ėshtė i obliguar nė shkollat fillore, mėsohet me sistemin konfesional tė lėndės fetare, kurikulat shkollore pėrpilohen nga bashkėsitė fetare konfesionale, ndėrsa shteti austriak e financon dhe paguan nga buxheti tė gjitha shpenzimet pėr lėndėn e edukatės fetare. Mendimi im pėr mėsim fetar nė shkollat publike tė Kosovės ėshtė qė ideja pėr njohjen e Zotit si krijues dhe i vlerave fetare qė do tė mėsohen nė shkollat publike, nuk paraqet problem, por ėshtė pjesė e zgjidhjes. Nė kėrkim tė modelit duhet pėrpiluar sistemin mė tė preferuar nė Kosovė, me rėndėsi ėshtė qė fėmijėt tė mėsojnė dhe tė orientohen sipas bindjeve tė tyre fetare”.

Mr. Ahmed Alibashiē nė kumtesėn “Mėsimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet, metodologjitė dhe sfidat – rasti i B&H”, nė mes tjerash ceku:

“ Mėsim besimi nė B&H ka filluar nė vitin 1991/92, nė shkollat fillore lėnda e edukatės fetare mėsohet nga 2 orė nė javė, ndėrsa nė shkollat e mesme nga 1 orė nė javė. Shteti ėshtė i obliguar tė sigurojė rrogat mėsimdhėnėsve, ndėrsa Bashkėsia Islame ėshtė e obliguar tė pėrgatit kuadrot, kurikulat dhe tekstet shkollore. Mėsim besimi mbahet sipas modelit konfesional, dhe atė musliman, katolik, ortodoks, shumica absolute e fėmijėve e ndjekin lėndėn e mėsim besimit, ndėrsa shumė pak fėmijė nuk e ndjekin lėndėn e mėsim besimit. Mėsim besimi ėshtė njė e drejtė themelore njerėzore, 50 vjet kemi qenė larg nga feja pėr shkak tė sistemit autoritar komunist, dhe se tani vetėm 4% qė nuk e ndjekin mėsimin nuk kanė kurrfarė drejte qė tė na kushtėzojnė, tė mėsojmė fenė nė shkollat tona, dhe se kjo nė shoqėri demokratike quhet tirania e pakicės ndaj shumicės, e nė njė shoqėri demokratike me vlera demokratike nėnkuptohet parimi i vendosjes sė shumicės. Ēdo shoqėri apo shtet duhet tė sigurojė formėn mė tė mirė tė duhur tė pėrshtatjes sė tyre rreth mėsim besimit, dhe se mėsim besimi i ndihmon fėmijėt qė pėrveē arsimimit nė shkollė tė edukohen dhe tė mėsojnė pėr fenė tė cilėt i pėrkasin”.

Dr. Aziz Hasanoviē nė kumtesėn e vet “Mėsimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet dhe metodologjitė – rasti i Kroacisė”, pėrveē tjerash ceku:

“ Nė Kroaci mėsim-besimi mėsohet qysh nga viti 1992 nė shkollat publike, dhe se kėtu nė kėtė konferencė shkencore tė organizuar do t’iu pėrcjelli pėrvojat e mia si koordinator i kėsaj problematike nė shkollat publike tė Kroacisė. Meshihati (Kryesia) e Bashkėsisė Islame nė Kroaci nė vitin 2002 ka nėnshkruar me qeverinė e Kroacisė, marrėveshjen pėr tė drejtat fetare tė mulimanėve nė Kroaci si dhe mėsim besimin nė shkollat publike. Mėsohet 2 orė nė javė, lėnda e edukatės fetare ėshtė e obligueshme sikurse lėndėt tjera, pėr shkollat fillore gjer nė moshėn 15 vjeēar pėlqimin pėr tė ndjekur lėndėn fetare e jep prindi, ndėrsa pas moshės 15 vjeēare pėlqimin pėr tė ndjekur lėndėn fetare e jep edhe vet vetė nxėnėsi dhe prindi. Alternativa pėr lėndėn fetare ėshtė Kultura religjioze, po nuk ėshtė treguar ndonjė interesim tė duhur pėr kėtė. Kusht pėr tė ndjekur mėsimin ėshtė tė jenė 7 nxėnės, tė cilėt formojnė njė paralele tė caktuar, ku edhe mėsojnė lėndėn e Edukatės fetare. Planprogramin e lėndės fetare e bėn Meshihati (Kryesia) e Bashkėsisė Islame ndėrsa pėlqimin e jep Ministria e Arsimit e Kroacisė”.

Dr. Ferid Agani, nė kumtesėn“ Nevojat dhe dobitė e aplikimit tė lėndės sė mėsim besim besimit nė shkollat publike nė Kosovė”, pėrveē tjerash tha: “Aspekti i rėndėsisė sė zbatimit tė kėsaj lėnde nė personalitetin e njeriut nė shumicėn e shteteve evropiane ėshtė e pranishme dhe nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė shkelje kushtetuese. Feja ėshtė e njė rėndėsie tė gjėrė pėr njė shoqėri tė lirė demokratike. Zbatimi i lėndės fetare do tė ndikojė nė fuqizimin e dijes dhe njohurisė, moralit, shėndetit dhe do tė ndikojė nė parandalimin e narkomanisė, alkoolit, vetėvrasjeve dhe marrėdhėnieve tė hershme seksuale. Nė periudhėn e pas luftės nė Kosovė, pas vitit 1999 kemi njė shtim tė theksuar tė dukurisė sė vetėvrasjeve nė Kosovė, si pasojė e zbehjes sė elementit fetar nė Kosovė, dhe rritjes rapide tė degradimit tė shoqėrisė kosovare. Nga njė studim i kryer nė Suedi lidhur me dallimin nė mes nxėnėsve suedez dhe turq, qė ndjekin mėsimin e lėndės fetare dhe atyre qė nuk ndjekin mėsimin e lėndės fetare, ka rezultuar se tė gjithė ata nxėnės qė mėsojnė lėndėn fetare prirja pėr dukurit e ndryshme tė devijimeve delikuent ėshtė nė njė masė shumė mė tė vogėl se tek ata nxėnės qė nuk e ndjekin mėsim besimin dhe kanė bazamentin fetar tė dobėt, ėshtė nė njė masė shumė mė tė madhe. Realiteti ynė social dhe politik nė Kosovė, ka bazament shkencor e social, arsyeshmėria nė njė shoqėri demokratike kosovare ėshtė qasja me fakte shkencore, racionale dhe tė arsyeshme me sesione, debate, shkrime pėr sensibilizimin e opinionit tė gjerė kosovar, e jo apriori nė mėnyrė iracionale tė ketė qasje refuzuese ndaj kėsaj kėrkese tė drejtė sa njerėzore e humane aq edhe edukative dhe arsimore”.

Sabri Bajgora, nė kumtesėn pėrmbyllėse “Elaborati i Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr futjen e mėsim-besimit nė sistemin arsimor tė Kosovės”, nė mes tjerash tha:

“Bashkėsia Islame e Kosovės e sheh aplikimin e lėndės fetare si njė projekt i njė rėndėsie tė veēantė kombėtare dhe fetare, duke marrė njohuri pėr bazat e fesė tė cilėt i pėrkasin. Lėnda e Edukatės Fetare duhet tė analizohet dhe studiohet mirė, tė pėrpilohen kurikulat e mirėfillta pėr parandalimin e dukurive negative qė e kanė kapluar shoqėrinė tonė kosovare. Mund tė merret pėr bazė modeli i mėsim besimit qė aplikohet nė Austri, Kroaci apo Bosnjė, duke i pėrshtatur specifikave tona tė shoqėrisė kosovare, me ē’rast rinia jonė do tė ishte sa mė larg alkoolit, drogės e prostitucionit. Fėmijėt tanė lirshėm duhet tė mėsojnė pėr fenė e tyre tė cilėt i pėrkasin, me ē’rast do tė kthejnė vetėbesimin e tyre tė nėpėrkėmbur”.

Pas pėrfundimit tė seancave ėshtė zhvilluar njė diskutim shumė i hapur dhe i suksesshėm nė mes panelistėve dhe audiencės sė gjerė nė tė cilin kanė marrė pjesė shumė diskututues, sikur Fuad Ramiqi, Ajni Sinani, Besa Ismajli, Feti Mehdiu, Pajazit Nushi, Mexhid Yvejsi, Fahrush Rexhepi, etj.

Nė pėrfundim tė kėsaj konference Mr.Jakup Ēunaku lexoi konkluzat e dala nga kjo konferencė shkencore dyditore tė mbajtur nė Prishtinė.

1. Kėrkohet nga Kuvendi i Kosovės qė tė rregullojė ēėshtjen juridike tė pozitės sė bashkėsive fetare nė Kosovė.

2. Rekomandohet bashkėpunimi i Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės.

3. Pėrfshirja e lėndės fetare nė shkollat publike tė Kosovės si rėndėsi shoqėrore , etike, njerėzore nė mirėkuptim tė tolerancės fetare pėr tė ruajtur kohezionin e shoqėrisė kosovare.

4. Bashkėsia Islame e Kosovės ėshtė e gatshme pėr pėrpilimin e plan programeve dhe teksteve shkollore.

5. Pėrvoja nga aplikimi i lėndės fetare nga rajoni do tė ndihmon pėr tė nxjerr mėsimet mė tė mira pėr lėndėn e edukatės fetare.

Pėrmbylljen e konferencės shkencore e bėri Mr. Besa Ismajli.

Nė pėrmbyllje tė kėtij prezantimi tė kėsaj konference shkencore tė mbajtur nė Prishtinė, do tė shtoja se me tė vėrtet kjo konferencė shkencore dyditore e mbajtur nė Prishtinė ka qenė me suksesshmja dhe mė e organizuar nė tė gjitha aspektet nga tė gjitha sesionet, simpoziumet dhe konferencat e organizuar nga Bashkėsia Islame e Kosovės, qė nga viti 1999, pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė e gjer nė ditėn e sotme.


17.03.2011 Faik MIFTARI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Konferenca Shkencore nė Prishtinė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rektori i Universitetit tė Prishtinės, akuzat e Reēicės i quan ēmenduri
» Elegji tė ndryshme
» Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit nė Prishtinė me mangėsi artistike
» Frank Shkreli:Sekretarja e Shtetit Klinton nė Tiranė dhe nė Prishtinė
» Universitetit tė Prishtinės po i hiqet autonomia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: