prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KURANI, LIBRI MĖ I FUQISHĖSH NĖ BOTĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: KURANI, LIBRI MĖ I FUQISHĖSH NĖ BOTĖ   Sun Mar 20, 2011 2:06 am


SIPAS REVISTĖS GJERMANE “DER SPIGEL”

KURANI, LIBRI MĖ I FUQISHĖSH NĖ BOTĖ



Asnjė libėr tjetėr s’nderohet, s’tremb apo nuk keqpėrdoret ashtu si Kurani. Pėr zbulesėn qė Zoti ia zbriti Profetit Muhamed ka dy versione: A mos ėshtė shkrimi i shenjtė i Islamit thjesht njė tekst arkaik ligjor, apo ashtu si Bibla, mbart edhe ai kuptime pėr kohėt moderne?





Ndėr masivin e njerėzve qė vėrshojnė pėrmes stacionit tė Leidenit, mund tė dallosh shumė lehtė Nasr Hamid Abu Seid. Ai mban njė ēallmė tė vogėl, xhybe blu dhe njė dosje. Si njė punonjės i rregullt, profesori lė turmėn e niset nga stacioni pėr nė punė. Destinacioni i tij ėshtė universiteti mė i vjetėr e mė i famshėm i Holandės. Nė Universitetin e Leidenit ai do tė mbajė pėrsėri njė nga leksionet e tij tė ėmbla mbi “Teologjinė islamike”, pėr tė cilat ai ēmohet e respektohet nga studentėt e tij dhe urrehet pa masė nga fanatikėt islamikė nė tė gjithė botėn. Pa ngut dhe pa u ruajtur, shėtit egjiptiani, i cili para plot dymbėdhjetė vjetėsh u detyrua t’ia mbathte pėr nė Holandėn e qetė, nė rreshtat e kanaleve tė lundrueshėm dhe ēatitė me majė tė shtėpive aristokrate tė atdheut tė tij tė ri. Ėshtė njė i ftohtė depėrtues, Abu Seid, 64 vjeē, mbėshtillet me xhupin e tij me kapuē. Nė vendlindjen e tij, nė Kajro, profesori nuk mund tė shkojė mė qė prej shumė kohėsh. Kur e merr malli tė vizitojė familjen e tij nė Nil, ai duhet tė raportojė ardhjen e tij tek shefi i policisė. Ai mė pas i cakton dy roje personale dhe njė oficer policie pėr tė raportuar. Vetėm pas shumė mundimesh, Abu Seid arriti t’i bindte autoritetet holandeze qė t’i jepnin azil politik. “Unė jam mėsuar tė jetoj me vdekjen”, - thotė ai dhe kapsit sytė poshtė xhamave tė trashė tė syzeve. “Nė qoftė se ka ardhur dita pėr tė vdekur, ka ardhur. “Mėkati i tij? Ashtu si shkrimtari anglezo-indian, Salman Rushdie, me veprėn e tij “Vargje satanike”, Abu Seid nė njė vepėr e mbėshtet atė gjė qė nė botėn e Islamit vlen si e mbinatyrshme dhe e paprekshme: nė Kuran, mesazhin e fundit pėr njerėzimin, tė tė vetmit dhe tė tė plotfuqishmit Zot, dhėnė pėrmes Profetit Muhamed nė shekullin XVII, nė Mekė dhe Medinė.



Ndėrkohė qė shumica e 1.3 miliard myslimanėve nė tė gjithė botėn citojnė fjalė pėr fjalė Syret dhe ēdo rresht tė 114 kapitujve tė Kuranit, Abu Seid ėshtė i bindur qė “Zoti i ka folur Muhamedit nė mėnyrė figurative, me metafora tė cilat ne duhet t’i transmetojmė nė kohėt e sotme”. Vetėm kėshtu Islami “mund tė jetė i hapur pėr sqarime dhe t’u bėjė ballė sfidave tė shekullit XXI”. Pėr kundėrshtarėt e tij konservatorė - dhe mbi tė gjithė profesorėt dhe sheikėt e



Universitetit tė Azharit nė Kajro - mendime tė tilla janė njė herezi. Pėr studiuesit, Kurani ėshtė njė trashėgimi e patundshme e Zotit, i pėrjetshėm dhe mė madhėshtor se gjithė sprovat (pėrpjekjet) e tė vdekshmėve, pėr t’i dhėnė vargjeve njė kuptim tė ri. “Dhalika al-kitab la reiba fihi hudan lilmuttakin”, thuhet nė vargun e dytė tė Syres sė dytė. “Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzues pėr ata qė frikėsohen (nga All-llahu)”.



Njė dekret i Universitetit tė Azharit e ka ndaluar reformatorin egjiptian tė mund tė flasė nė atdheun e tij para njė publiku tė gjerė, megjithatė Abu Seid nuk ėshtė mė njė i panjohur atje. Tezat e “heretikut nga Kajro” diskutohen nė forume interneti dhe nėpėr seminare nė universitete dhe libri i tij shqyrton “Kritikėn e Predikimit Fetar”. Studiuesi i Islamit nga Bonni, Stefan Uild, jep gjasa qė vargjet e debateve reformatore perėndimore zhvillohen padyshim brenda Islamit, por vetėm se mė qetė dhe ngadalė nga ē’dėshirojmė - dhe me hap tė pasigurt. Predikimi mund tė ketė pasoja pėr reformatorin. Nė rastin mė tė keq ata mund tė dėbohen ose tė eliminohen – si Farag Foda, njė shkrimtar egjiptian, i cili kishte parashtruar idenė qė predikuesit trullosin popullin dhe u qėllua nė Kajro m’u nė mes tė rrugės. Por predikimi mund tė ngjallė edhe shpresė. Reformatorėt justifikohen me faktorin kohė, sepse ata e dinė qė as interpretimi ortodoks i shkrimeve tė shenjta, as terrori nuk mund t’i zgjidhin problemet e botės islame. “Myslimanėt nuk duhet t’i mbyllin derėn sė ardhmes”, - paralajmėrojnė politikanė si ministri maroken i Fesė, Ahmed Toufiq - dhe pėr kėtė duhet tė hidhen poshtė tabutė.



Kėshtu janė ata, si tė qetė edhe tė gatshėm padyshim tė dėgjojnė dhe zėrat, qė pa dyshim tė japim dhe shtysė: dijetarė si filozofi iranian, Abdolkarim Sorusch, i cili rebelohet kundėr “marrjes peng” tė Kuranit nga Mullahėt, ose studiuesi i Islamit i cili jeton nė Bejrut, Ridvan al-Sajjid, i cili lufton kundėr monopolit tė interpretimit islamik tė Hezbollahėve. Jo shumė ndryshojnė me ata tė Turqisė laike, pasardhėsit mendimtarė tė tė



ashtuquajturės Shkolla e Ankarasė, si Mehmet Pacaci dhe Omer Ozsoy, tė cilėt luten pėr njė kėndvėshtrim tė qartė. Edhe gratė revoltohen, nė njė revolucion brenda revolucionit. Ata kthehen si juristja iraniane dhe mbajtėsja e ēmimit “Nobel pėr paqe” Schirin Ebadi, kundėr “Interpretimit tė keq dhe fals” tė Kuranit nga teologėt “patriakalė”. Ata dalin ashtu si sociologia marokene, Fatima Mernissi, nė njė zgjidhje tė njėjtė tė kėndvėshtrimit. Ata shprehen, ashtu si dhe feministja e lindur nė Egjipt, Nahed Selim: “Merrjani Kuranin burrave”.



Por ēfarė vepre ėshtė kjo atėherė, pėr tė cilėn Abu Seid thotė se ėshtė “libri mė i bukur dhe mė i rrezikshėm nė botė”?



Kurani ėshtė libri mė i pėrmendur, mė i diskutuar e njėkohėsisht mė i mistershėm nė botė. Ai ėshtė “briri i bollėkut” nė poezi dhe prozė dhe njė vepėr plot enigma tė pazgjidhura. Herė tolerant, pastaj pėrsėri i rreptė, bėhet shpejt i butė e menjėherė prapė mizor. Libėr qė pėr besimtarėt ėshtė pėrkthimi i vetėm i vlefshėm i vullnetit tė Zotit, vepra e pėrsosur e Krijuesit.



Ndėrkohė qė Bibla ėshtė me histori dhe krahasime, plot mrekulli dhe falje, por edhe me intriga dhe mėkate, Kurani ėshtė mė shumė njė cikėl dijesh e porosish, rendi i tė cilave - mjaft ēoroditės – nuk ėshtė kronologjik, por pėrcaktohet nga gjatėsia e Syreve, ku vargjet e gjatė qėndrojnė nė fillim, me njė pėrjashtim: atė tė Syres hapėse. Ėshtė njė libri i cili pėrmes figurave tė fuqishme e tė errėta gjuhėsore, herė i nėnshtrohet thjeshtėsisė precize tė normave tė pėrditshme, nga njėra anė, por qė trajton dhe detajet mė tė vogla tė jetės sė pėrditshme tė besimtarit: nga ndarja e trashėgimisė deri te koha e mėkimit pėr fėmijėt. Njė libėr, i cili prejardhjen e tij e ka sa imagjinare aq edhe magjepsėse, nė tė cilėn shfaqen edhe shkronja enigmatike, kuptimin e tė cilave nuk e njeh askush, por nga tė cilat duket qartė “vėrtetėsia e padukshme e Zotit”, siē supozojnė Sufitėt, mistikė islamikė. Nė tė njėjtėn kohė Kurani ėshtė dhe libri mė i fuqishėm i botės. Me rregullat e tij, porositė (kėshillat) dhe njohuritė, ai ėshtė udhėrrėfyes i pėrjetshėm



dhe i ēdokohshėm pėr pothuajse njė tė pestėn e njerėzimit, shumė mė i gjerė dhe i rreptė sesa libri i shenjtė i tė Krishterėve. “Prandaj, ti bėhu i durueshėm ndaj asaj qė thonė ata, dhe duke falėnderuar Zotin tėnd, falu para lindjes sė diellit dhe para perėndimit tė tij, falu edhe nė orėt e natės dhe nė skajet e ditės, ashtu qė tė gjesh kėnaqėsi (me shpėrblim)”. Thuhet pėr shembull nė Syren 20, vargu 130. Tė dėshiruar pėr tė qenė besimtar ndaj Zotit pėrkulen kėshtu myslimanėt, qė nga Senegali nė Sumatra, qė nga Somalia deri nė Xinjiang drejt Mekės dhe thonė nė fillim tė lutjes sė tyre, Fatihan, Syren hapėse tė



Kuranit: “Bismilah al-rahman al-rahim, al-hamdu lillah rabb al-alamin…” “1. Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! 2. Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve!”. Vėrtet Bibla mban rekordin si vepra mė e shtypur(botuar) nė botė: pothuajse 400 milionė Testamente tė Rinj dhe tė Vjetėr janė shpėrndarė vetėm nė 2006. Por Kurani e arrin. Kjo dallohet kur shtypshkronja e mbretit Fahd deklaroi me krenari se vetėm ajo prodhonte nė vit mė shumė se tetė milionė Kurane, dhe ēdo haxhi nė Mekė merrte falas njė kopje. Edhe pse Kurani lejohet tė recitohet vetėm nė arabisht, nė gjuhėn e zbulimit tė tij, gjenden me dhjetėra pėrkthime. Pėrfundimisht, myslimanė nga e gjithė bota, pėrveē atyre arabė, por dhe jomyslimanė nga Perėndimi, duan tė dinė se si i ka folur Zoti Muhamedit. Mbi tė gjitha, nė rritjen e tirazhit tė kopjeve kontribuon gjallėria e zonave mė tė reja botėrore. Nė zinxhirin e Islamit bėjnė pjesė vende tė pasura si Sulltanati Brunei ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe vende ekstremisht tė varfra si Bangladeshi apo Mauritania.



Nė Evropėn Perėndimore, feja qė lindi nė shkretėtirė ka pothuajse 15 milionė besimtarė, emigrantė dhe tė konvertuar nga fe tė tjera, asnjė bashkėsi besimi nuk shtohet dhe nuk merr formė kaq shpejt. Si shenjė adhurimi ndaj Zotit, Kurani nė Uashington nderohet si nė selinė e kongresit, ashtu edhe nė trekėmbėsh nė Bagdad. Nė shtėpinė e tė deleguarve tė Shteteve tė Bashkuara ndodhet Keith Ellison, demokrat nga Minesota dhe delegati i parė mysliman i Amerikės, mė 4 janar 2007 formuloi zyrėn e tij. Kurani, tė cilin Ellisoni e mban nė dorė, ėshtė po aq i vjetėr sa selia e Kongresit (kapitoli) amerikan. Libri qė ai ka ėshtė trashėgimia personale e njėrit prej themeluesve tė Amerikės, Tomas Xheferson: SHBA-tė nuk duhet tė kenė frikė para Islamit, por as Islami s’duhet tė druhet para saj.



Nė tė njėjtin tekst mbahej Sadam Hysein, ndėrkohė qė po i vendosnin lakun nė qafė. Njė Kuran jeshil, i mbėshtjellė me lėkurė, ishte pasuria e fundit e njė diktatori aq tė fuqishėm. Mė 30 dhjetor 2006, ditėn e varjes tė tij, ai i shpreh gjykatėsit dėshirėn e fundit: Kėrkon qė Kurani i tij t’i jepej njė mikut, i cili do ta ruante me nderim. Fuqia simbolike e veprės ėshtė e padiskutueshme. Interpretimi i Kuranit gjykon ndėr tė tjera mbi luftėn dhe paqen, konfliktin dhe pajtimin. Nganjėherė Testamenti (i Zotit) u



shėrben atentatorėve tė Hamasit, Xhihadit dhe al-Kaedės si leje (autorizim) pėr terrorin e tyre: “Luftoni idhujtarėt kudo qė t’i gjeni”, recitojnė myslimanėt nga Syrja e nėntė nė Bagdad, Gaza apo Kabul nė videot e publikuara prej tyre; shpesh ata i referohen edhe njė vargu tė saj, atij tė 14-t, qė u premton atyre parajsėn (xhenetin): “Luftoni ata, All-llahu i dėnon dhe i mposht ata nėpėrmjet jush, e juve ju ndihmon kundėr tyre dhe shėron zemrat e njerėzve besimtarė”. Kėshtu e kanė justifikuar aktin e tyre atentatorėt vetėvrasės tė Nju Jorkut dhe Uashingtonit 2001, ata tė Balit 2002, tė Madridit 2004 dhe tė Londrės 2005. Shumė myslimanė tė rinj shndėrrohen nė “Mish pėr top”, vihen menjėherė nė kėrkim tė gradaēelave, tė diskotekave, trenave tė tejmbushur dhe metrove dhe e hedhin veten nė erė, duke vrarė edhe qindra njerėz tė tjerė. Ēfarė feje e frikshme duhet tė jetė kjo, sė cilės i pėrkasin atentatorė tė tillė? Ēfarė skenari tė frikshėm ofron ky Kurani?



Ndėrkaq, strategėt e Perėndimit qė duan ta pėrdorin librin e shenjtė si armė, e kanė pėrkufizuar atė si kulturė (dije) tė detyrueshme. Qė nė “Fushėbetejėn e ndėrgjegjes, tė korrėsh fitore” lexon ēdo ditė nė Kuran Gjeneral-Majori Dagllas Stone, shef i programit tė tė burgosurve tė ushtrisė amerikane nė Irak, dhe u urdhėron tė njėjtėn gjė tė burgosurve tė tij ēdo ditė me shpresėn se ata do tė zbulojnė nė libėr njė ditė fragmentet pajtuese qė ai iu jep. Sipas Kuranit, tė vrasėsh njė tė pafajshėm ėshtė njėlloj sikur tė kesh shfarosur gjithė njerėzimin. Nganjėherė Perėndimi e “vesh” Kuranin si njė armė psikologjike, kjo bėhet para se persona tė dyshuar pėr terrorizėm tė merren nė pyetje nė burgun e sigurisė sė lartė tė Guantanamos nė Amerikė, pėr tė dobėsuar gjendjen e tyre psikologjike. Ushtarėt amerikanė duhet ta shkelin me kėmbė “fjalėn e Zotit” dhe mė pas ta pėrdorin atė pėr nė banjė. Kur u vėrtetuan pafajėsitė, myslimanėt e kapur u liruan dhe morėn rrugėn pėr nė Afrikėn e Veriut, Pakistan dhe Indonezi. Regjisori holandez i filmave, Teo van Gogh, e pagoi me jetėn e tij faktin qė para publikut hodhi Kuranin nė plehra. Filmi i tij “Submission” (Nėnshtrimi) tregon njė myslimane lakuriq nėn njė perēe mėndafshi tė tejdukshme, nė trupin e saj janė kaligrafuar vargje tė Kuranit pėr pastėrtinė (shpirtėrore). Dy muaj pas shfaqjes nė TV tė filmit, njė maroken trupmadh e shtriu nė tokė holandezin Van Gogh. Nė trup (kufomė) ai ngjiti me njė thikė njė kopje me vargjet e Kuranit, njė kėrcėnim me vdekje pėr Ayaan Hirsi Ali – e lindura nė Somali e kishte hartuar shkrimin dhe bėn pjesė nė kritikėt mė tė fortė tė doktrinės sė Muhamedit. Tė Krishterėve, shkrimi i Myslimanėve nuk iu qe dukur kurrė mė i frikshėm. Nė Kuran shfaqen Moisiu, Abrahami, por edhe Jezusi dhe Maria, ai nė Evropė qe pėrēmuar pėr shekuj me radhė si “Bibla Turke”. Veēse kush e lexonte mesazhin (mysliman) tė Perėndisė (Testamentin), dukej si Volteri nė turbullimin (hutimin) e tij, pėrkundrejt myslimanėve, dhe e miratonte e afrohej gjithmonė e mė shumė me tė. Kurani, shkruan filozofi francez, ėshtė njė “libėr i pakuptueshėm”. Mbėshtetėsi i Islamit, Johan Volfgang Gėte, fliste pėr “Tautologji (mbivlerėsim) tė pakufishėm dhe pėrsėritje” dhe tregonte “sa mė shpesh ta shohėsh (lexosh), aq mė shumė pėrsėritet”. Por princi i poezisė, i cili e studionte Kuranin pėr “divanet e tij tė famshėm Lindoro-Perėndimorė”, pohonte dhe qė libri e joshte (tėrhiqte), e habiste dhe sė fundmi nevojitet nderim pėr tė. Nė botėn islamike veprės i jepet nderim i plotė. “Al-Koran al-karim”, “solemni”, “i shtrenjti” Kuran ėshtė pėrshkrimi i zakonshėm i



besimtarėve. Prandaj, pėr myslimanėt nuk vlen thjesht pėrmbajtja, por edhe libri, subjekti i tij, si i shenjtė, si mishėrim i Zotit. Kush reciton prej tij, kush i dėgjon fjalėt e tij, thuhet qė mund tė dėgjojė tė plotfuqishmin, ta prekė dhe ta ndjejė atė. Studiues fetarė e krahasojnė kuptimin e Kuranit pėr myslimanėt me vendin e shenjtė, ku Jezusi erdhi mes tė krishterėve: Tek njėra palė Zoti u mishėrua nė njė njeri, te pala tjetėr nė njė libėr.



Profesori i “Princetone Michael Cook” ka mbledhur shembuj si evropian dhe ėshtė befasuar nga shkalla e reagimit tė myslimanėve mbi shkrimin e shenjtė. “Ata kujdesen qė tė mos e mbajnė kurrė Kuranin e tyre poshtė belit”, - do tė citonte njė orientalist, i cili, nė shekullin XIX pėrshkoi Egjiptin. 300 vjet mė pėrpara njė tjetėr evropian u shastis, kur mėsoi qė pėr turqit ishte njė prapėsi e tmerrshme nėse dikush qoftė edhe pa dashje, do ta vendoste Kuranin poshtė belit. Nė njė kulturė nė tė cilėn njerėzit ulen tradicionalisht shtruar (nė tokė), Kurani duhet tė ngrihej lart qė tė dukej me sy, pėr tė dėshmuar autoritetin e tij: Kėshtu Kurani nė xhami u vendos nė njė podium tė vogėl, tė ashtuquajturin “Kurs”. Edhe sot shumė myslimanė kujdesen qė Kurani tė qėndrojė nė mes ose mbi njė tog librash. Ndryshe nga Bibla nė Gjermani, e cila shpesh mbulohet nga pluhuri nėpėr rafte, pa u kapur me dorė e pa u lexuar, Kurani nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė Orientit ėshtė i kudondodhur. Ai i kujton kėshtu besimtarėt vazhdimisht pėr tė gjitha zakonet dhe pėr mesazhin e Zotit: Asnjė Vizitor i Kajros nuk e humb trajtimin hyjnor tė tij edhe nė taksi. Kasetat dhe CD-tė me interpretimet mė tė bukura ngrihen nė qiell nė ēdo cep tė rrugės, edhe nė trafik tė ngjeshur, drejtuesit e makinave murmurisin pjesėt e tyre tė preferuara tė Kuranit pėr t’u qetėsuar. Gjyshet myslimane iu pėshpėritin nė vesh fėmijėve qė dergjen tė sėmurė nė krevat, vargje tė Kuranit, gjė qė duhet tė pėrshpejtojė shėrimin.



Pėrmbledhja “Lutje dhe shėndet (shėrim) me Kuranin” ėshtė njė sukses nė sasinė ndėrkombėtare tė tregut tė librave pėr Kajron. Vargje tė Kuranit si zile celulari janė tė kudondodhura, edhe pse janė kundėr ideve tė mbrojtėsve tė besimit tė Universitetit tė Azharit. Pėr shiitėt, pėrkrahės tė drejtimit (rrymės) sė dytė mė tė madhe tė Islamit nė



botė dhe pėrgjegjės veēanėrisht pėr devotshmėrinė, Kurani ėshtė shndėrruar vėrtet nė njė objekt kulti: Njė firmė Iraniane shet mini-Kuranė si programe hyrėse pėr kompjuter. Pėr tė vazhduar duhet vetėm tė zgjedhėsh numrin e Syres nė Kuran: 114... Kur dhe ku filloi e gjitha kjo? Ekzistonte gjithmonė njė Kuran siē e njohim ne sot? Dhe kush ishte nė tė vėrtetė Muhamedi?



Botue nė “KOSOVA SOT” SHTOJCĖ PĖR KULTURĖ, faqe:17

Prishtinė, E shtunė, 19 Mars 2011
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KURANI, LIBRI MĖ I FUQISHĖSH NĖ BOTĖ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Libri i jetės
» Xhafer Leci:Libri 'Atentatet' i Ibrahim Kelmendit si romani i Nasho Jorgaqit 'Mėrgata e qyqeve'
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» Kastriot Marku: Pjetėr Bogdani dhe "Ēeta e profetėve" 320 vjet pas vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: