prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pastorėt Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Pastorėt Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin    Tue Mar 22, 2011 9:30 am


Pastorėt Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin



Kleriku kontravers i kishės ungjillore nga Florida Terry Jones, tė dielėn nė njė kishė tė vogėl nė Florida e “mbikėqyri” djegien e kopjes sė librit tė shenjtė musliman, Kur’anit.



Tė dielėn ėshtė mbajtur "gjykimi i Kur’anit", ndėrsa pastori Wayne Sapp Librin i shenjtė e shpalli "fajtor pėr krime" duke e "ekzekutuar".

Djegia e Kur'anit u mbikėqyr nga prifti Terry Jones, i cili vitin e kaluar, nė pėrvjetorin e sulmeve terroriste tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė nė New York, mė 11 shtator, kishte pėr qėllim djegien e tij.

Librin e shenjtė e mbajtėn me orė tė zhytur nė vajguri dhe mė pas e vendosėn nė njė enė metalike nė mes tė kishės, dhe Sapp ia vuri zjarrin. Kur’ani ėshtė djegur pėr dhjetė minuta, ndėrsa tė pranishmit e fotografonin kėtė skenė duke u lutur.

Tė pėrkujtojmė se kleriku Terry Jones pati ngjallė zemėrimin e opinionit kur nė shtator kishte pėr qėllim djegien e Kur'anit, ndėrsa qėllimin e tij e kishin dėnuar presidenti amerikan Barack Obama, sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ministri i mbrojtjes Robert Gates.

Qėllimin e tij nuk e kishte realizuar, duke u shprehur se kėtė assesi nuk do ta bėnte, sepse tashmė e kishte arritur atė qė dėshironte. Sot, ai thotė se ėshtė pėrpjekur qė “muslimanėve t’u jep shansin qė ta mbrojnė librin e tyre tė shenjtė, por nuk ka marrė kurrfarė pėrgjigje."

Djegia e Kur’anit ishte e hapur pėr publikun, por "gjykimin" dhe "ekzekutimin" e Librit tė shenjtė e ndoqėn vetėm 30 njerėz, njofton AFP. Edhe pse disa ditė mė parė Jonesi ka paralajmėruar kėtė ngjarje, njė numėr i madh e kanė injoruar. U shfaqėn vetėm disa pasues tė tij tė ushqyer me urrejtje.

Megjithatė, kleriku kontravers mendon se "gjykimi i Kur’anit" ishte i suksesshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Pastorėt Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: