prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njė kėndvėshtrim analitik pėr bashkėjetesėn ndėrfetare nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Njė kėndvėshtrim analitik pėr bashkėjetesėn ndėrfetare nė Shqipėri   Sun Mar 27, 2011 12:39 am


Njė kėndvėshtrim analitik pėr bashkėjetesėn ndėrfetare nė Shqipėri

Dr.Genti KRUJA

Prania dhe bashkekzistenca e dy besimeve mė tė mėdha monotesite nė botė, Islamit dhe Krishterimit te populli shqiptar, ka bėrė qė toleranca dhe mirėkuptimi ndėrfetar tė jenė domosdoshmėri historike, pėr tė shėrbyer kėshtu si mjet dhe faktor qė ka siguruar unitetin kombėtar dhe ekzistencėn e kombit, duke i dhėnė asaj vlerėn e patjetėrsueshme shekullore, atė mė tė ēmuarėn, qė shumė vende tė botės e kėrkojnė medoemos, harmoninė dhe bashkėjetesėn ndėrfetare, madje edhe atė ndėretnike dhe ndėrkulturore.

Gjykuar nė pikėpamjen horizontale-sinkronike, shqiptarėt janė njė popull ku bashkėjetojnė tė dyja fetė abrahamike, Krishterimi dhe Islami, tė cilat ekzistojnė sė bashku prej shekujsh me komunitetet e tyre pėrkatėse. Populli shqiptar me multifetarizmin e vet, ka qenė, ėshtė dhe duhet tė jetė shembull i veēantė dhe simbol i harmonisė fetare nė historinė e popujve tė Ballkanit, madje edhe mė tej. Muslimanėt, ortodoksėt dhe katolikėt kanė bashkėjetuar nė harmoni dhe pa konfrontime pėrēarėse nė mes tyre, pėrkundrazi ata kanė plotėsuar njėri-tjetrin. Vetė ekzistenca e objekteve tė kultit, xhamive, kishave e teqeve, pranė njėri-tjetrit, simbolizon tė kaluarėn e pėrbashkėt tė vendit tonė.

Tė gjithė nė Shqipėri duhet ta kuptojnė se realiteti dhe fati jo vetėm i yni por i gjithė botės, qė nga fillimi deri nė mbarim tė saj, ėshtė larmi besimesh e bindjesh. Shqiptarėt nuk do tė kenė pėrēarje fetare pėrderisa tė besojnė se fetė nė Shqipėri janė pasuri e jo fatkeqėsi dhe se Zoti i vetėm ėshtė pėr tė gjithė i njėjtė, pėr muslimanė e tė krishterė.

Nisur nga kėto, njė nga pėrfaqėsuesit e sotėm mė tė njohur tė shkollės sė dialogut ndėrkombėtar, Fethullah Gylen, shprehet se “Dialogu ndėrfetar sot shtrohet si njė detyrė dhe hapi i parė pėr ta vendosur atė ėshtė tė braktisen argumentet polemike dhe t’u jepet pėrparėsi pikave tė pėrbashkėta, tė cilat janė disa herė mė tė shumta sesa pikat e dallimeve.”
Shqipėria ka qenė zona ku takoheshin dhe ndaheshin dy perandoritė mė tė mėdha tė Mesjetės: Roma dhe Bizanti, ku takohej dhe ndahej autoriteti i dy kishave: katolike dhe ortodokse. Po ashtu, Islami nė Shqipėri bashkėjeton me Krishterimin prej shekujsh dhe ėshtė njė prej feve pėrbėrėse tė Europės qė nė fillesat e veta.

Nėn ēdo arsyetim, njė komb qė ėshtė nė gjendje tė sigurojė kėtė lloj pasurie, siē ėshtė harmonia ndėrfetare, patjetėr qė ėshtė i aftė dhe ka autoritetin e nevojshėm tė rrezatojė edhe te tė tjerėt mesazhe paqeje, tolerance e mirėkuptimi. Harmonia ndėrfetare e brendshme e njė vendi, ka shumė pikė nė procesin e vlerėsimit tė rolit tė kėtij vendi nė bashkėsi ndėrkombėtare rajonale, kontinentale dhe botėrore.

Mjaft studiues shqiptarė dhe tė huaj kanė argumentuar se fetė nė Shqipėri kanė luajtur edhe njė rol tė rėndėsishėm kundėrasimilues. Pėr shekuj me radhė patriotė tė krishterė dhe muslimanė kanė qenė faktorė veprues kundėr politikave shkombėtarizuese dhe antishqiptare.

Toleranca pėrbėn gjithashtu edhe njė tipar etnotipik tė shqiptarėve. Ndoshta kjo cilėsi ėshtė e lidhur edhe me pozitėn gjeopolitike tė shtetit shqiptar. Ndėrsa Perėndimi e ka parė Ballkanin dhe portėn e tij, Shqipėrinė, si njė Lindje ekzotike; pėrkundrazi, Lindja e ka parė atė si Perėndimin e saj. Nė kryqėzim tė dy botėve, shqiptarėt kanė marrė e dhėnė me tė dyja, duke ruajtur thelbin e vet identifikues, duke shėrbyer si urė kalimi ndikimesh dhe duke pėrvetėsuar edhe vetė prej tyre.

Rruga e kėmbimit tė vlerave ndėrmjet qytetėrimeve ėshtė e pranishme edhe te populli shqiptar. Pėr kėtė te shqiptarėt mund tė flasim pėr dy nivele tė bashkėveprimit tė kulturave: raportet e subkulturave shqiptare tė ndikuara nga feja e krishterė e ajo islame dhe raportet e kulturės shqiptare me ato tė popujve fqinjė, qė fillojnė sė bashku bashkėjetesėn pėrbrenda popullit shqiptar, shekuj mė parė, tė pranishme nė jetėn e shqiptarėve. Atė bashkėjetesė e gjejmė nė art, nė arkitekturė, nė gjuhė, nė besime etj.

Nė krijimin e njė fryme tolerante, krahas feve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre ndėr vite, ka ndikuar edhe trashėgimia socio-antropologjike e shqiptarėve, sistemi shoqėror tradicional dhe ai i vlerave. Toleranca fetare ka kaluar nga pėrbėrės i rėndėsishėm i modelimit psikokulturor tė shqiptarėve drejt njė vetėdije kombėtare pėr kėtė vlerė.

Nga tė dhėnat sociologjike qė janė mbledhur gjykohet se nė shoqėrinė shqiptare pėrkatėsitė fetare tė besimtarėve tė ndryshėm nuk i kanė mbyllur ata brenda njė ndėrgjegjeje dhe lidhjeje tė ngushtė ekskluzive tė pėrcaktuar nga feja e tyre.
Por natyrshėm shtrohet pyetja: Cilėt janė disa prej fakteve historike qė hedhin dritė mbi harmoninė ndėrfetare nė radhėt e shqiptarėve? Kanė qenė pikėrisht pyetje tė tilla, qė nxitėn studiuesit shqiptarė dhe tė huaj pėr tė kėrkuar vlera tė ndritshme tė identitetit shqiptar, siē ishte kjo e bashkėjetesės ndėrfetare. P. sh. J. Barns shkruan: "Njė tolerancė pėr t'u pasur zili karakterizon nė tė gjitha drejtimet e tjera marrėdhėniet ndėrmjet muslimanėve dhe tė krishterėve nė Shqipėri". Kurse Papa Gjon Pali II, nė vizitėn e prillit 1993 nė Shqipėri, e theksoi harmoninė fetare shqiptare si njė shembull pėr tė gjithė opinionin fetar. Tė njėjtin kuptim leksikor kishte Zoti (Dio) i tė krishterit e Allahu te muslimani, qė nė shqip thirren Zot ose Perėndi nga tė dyja palėt, pa dallim, prej shekujsh. Njė misionar jezuit dėshmonte mė 1896 se me rastin e Krishtlindjes muslimanėt e qytetit tė Shkodrės
shkonin t'i uronin katolikėt “pėr shumė mot”.

Kėshtu, studiuesi Karaman Ulqini shprehet nė librin e tij “Faktorė kulturorė e fetarė”, se nė vitet pesėdhjetė (tė shek. XX) nė Mat kishte shumė kisha tė braktisura prej qindra vitesh, tė cilat u lanė ashtu e askush nuk prekte njė gur. "Janė vakuf", thonin banorėt.

Sipas traditės, miku i panjohur mund tė pyetej pėr gjithēka, por jo pėr pėrkatėsinė fetare. Njė misionar shkruante se "shpesh i kishte qėlluar tė pėrshėndeste muslimanėt e Iballės: “Kjoftė lėvdue Jezu Krishti!”, duke i kujtuar pėr tė krishterė e ata pa u treguar aspak tė fyer pėrgjigjeshin: “Gjithmonė qoftė lėvdue!”.

Kur Gruda po ngrinte kishėn nė Llofkė, pėr tė kontribuan njėlloj si katolikėt, ashtu dhe muslimanėt e Dinoshės. Shtėpia e vetme muslimane nė Selcė (Kelmend), ajo e Bajram Muēės, i fali famullitarit tė Malit Kolaj vendin pėr ndėrtimin e qelės sė kishės. Gjithashtu, edhe amaneti i lėnė pėr ēėshtje fetare nga njė besimtar i fesė tjetėr, ēohej deri nė fund me kėmbėngulje. Fan Noli kėrkonte tė mos ndryshohej asgjė, e kundėrta do tė ishte prishja e kombit. “Priftėrinjtė e hoxhallarėt do tė ndihmonin Shqipėrinė, duke punuar secili nė ndriēimin e fesė sė tij”, - do tė thoshte ai.

Rilindėsit u bėnin thirrje shqiptarėve tė bashkoheshin edhe nė emėr tė Zotit. Sipas Ēajupit, “tė krishterė e muslimanė (Zoti) i gatoi nga njė baltė”.

Nė gjysmėn e shek. XIX nė fshatra tė varfra ishte e zakonshme qė po e njėjta hapėsirė, po i njėjti lokal, shėrbente tė dielėn si kishė, kurse nė ditė feste si xhami. Gjithashtu, edhe Urdhrat muslimane tė dervishėve, si tarikatet e ndryshme dhe Bektashinjtė, pėrfaqėsonin njė tolerancė shumė tė pėrhapur ndaj jomuslimanėve, gjė qė atyre u siguroi njė dashamirėsi tė caktuar nga ana e popullsisė sė krishterė.

Nė kohėn kur At Anton Harapi hartonte Memorandumin e famshėm tė 1918-s drejtuar Fuqive tė Mėdha, tė nėnshkruar nga tė krishterė e muslimanė, kur Imzot Sereqi i shkruante Lidhjes sė Kombeve se nė Shqipėrinė, qė rrezikohej tė zhbėhej, tė krishterė e muhamedanė janė vėllezėr dhe duan tė jetojnė nė tė njėjtin shtet, pikėrisht nė kėtė kohė, nė mitingun madhėshtor organizuar nė sheshin e Tiranės, kleriku dhe patrioti H. Vehbi Dibra deklaronte: "Jemi mbledhė kėtu, qė Kosova e Ēamėria t'i ngjitet Shqipėrisė plotėsisht indipendente,…jemi tė gjithė bij tė njė gjaku e tė njė trualli." Nė pozitėn e kryemyftiut, nė Kongresin Musliman Shqiptar, mbajtur mė 1923, pėrsėriste me sinqeritetin mė tė madh: “musliman, katolik dhe ortodoks, nė pikėpamje tė kombėsisė kemi njė lidhje vėllaznie tė plotė e tė patundshme...” Ai ka qenė gjithashtu edhe pjesėmarrės nė shpalljen e pavarėsisė, si dhe
kryetar i parė i Pleqnisė (Senatit) mė 1912. Kurse nė dokumentin e arkivuar nė Arkivin e Shtetit, gjendet edhe fetvaja (ligjshmėria islame) e tij, nė lidhje me pėrdorimin e flamurit shqiptar me shqiponjė, si njė simbol i bashkimit kombėtar.

Nė rihapjen e kishės dhe xhamisė sė parė nė nėntor tė vitit 1990, nė Shkodėr, pas ndalimit tė gjatė gati njė ēerek shekulli, bashkėpunimi ndėrfetar pėr hapjen e kishės dhe xhamisė sė parė ishte shprehje e harmonisė dhe e vėllazėrimit ndėrfetar pėrballė regjimit komunist qė ende ishte nė fuqi. Kėshtu, bashkėpunuan djemtė e rinj katolikė e muslimanė, si nė pėrgatitjen e meshės nė varrezat katolike, ashtu edhe nė Xhaminė e Plumbit, pėr faljen e xhumasė sė parė mė 16 nėntor 1990.

Ja pra, kėshtu ka vazhduar pėr shekuj me radhė bashkėjetesa dhe harmonia ndėrfetare mes shqiptarėve, e sot ka mbėrritur te ne nėpėr shumė peripeci, si njė vlerė e madhe kombėtare e njė populli tė vogėl. Por kėtė vlerė tė rrallė, duhet ta ruajmė, ta kultivojmė dhe ta promovojmė me tė gjitha mėnyrat, nėpėrmjet arsimit, medias etj., kudo qoftė, si brenda vendit, ashtu edhe nė arenėn ndėrkombėtare.

* Dr. Genti Kruja ėshtė sociolog

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Njė kėndvėshtrim analitik pėr bashkėjetesėn ndėrfetare nė Shqipėri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Kadri Mani: Letėr shoqėrore shokut Binak Ulaj, ish-bashkėpunėtor yni i ilegales
» Bashkatdhetarėt kanė tejkaluar investimet e bashkėsisė ndėkombėtare nė Kosovė
» Gjergj Kastrioti, Heroi nė kėndvėshtrimin e shkrimtarėve tė huaj
» Kujtim Stojku:VĖSHTRIM DASHURIE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: