prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nė pėrkujtim tė 30 vjetorit tė demonstratave nė Gjakovė me 2 prill 1981

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Nė pėrkujtim tė 30 vjetorit tė demonstratave nė Gjakovė me 2 prill 1981   Thu Mar 31, 2011 10:02 am


Nė pėrkujtim tė 30 vjetorit tė demonstratave nė Gjakovė me 2 prill 1981



Studentėt e Gjakovės – Frymėzim i Pranverės Studentore tė Kosovės!



Qėndresa e vazhdueshme e shqiptarėve kundėr pushtuesit serb nuk ishte ndalur asnjėherė qė nga viti 1912, viti kur Shqipėria kishte shpallur Pavarėsinė e saj me 28 Nėntor 1912, por kishin mbetur jashtė Kosova e Ēamėria…gjysma e trojeve shqiptare, tė cilat u pushtuan nga Sėrbia, Mali i Zi dhe Greqia…

Viti 1981 ėshtė vit i kthesės historike. Protestat studentore tė 11 dhe 26 Marsit 1981 nė Prishtinė dhe pastaj demonstratat gjithėpopullore tė 1 dhe 2 Prillit tė vitit 1981 nė mbarė Kosovėn, ishin fillimi i fundit tė Jugosllavisė. Paknaqėsia e studentėve me gjendjen e rėndė ekonomike e shoqėrore, tė pasuar edhe nga shtresat tjera kulmoi pastaj me kėrkesa politike, ndėr tė cilat mė kryesorja ishte Kosova Republikė!



Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit tė vitit 1981, shėnojnė fillimin e ndarjes pėrfundimtare tė forcave liridashėse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikėn e ashtuquajtur tė bashkim-vėllazėrimit tė shqiptarėve me popujt sllavė. Pėr mė tepėr, qysh nga ajo kohė filloi edhe procesi i gjatė, historik, pėr krijimin e Republikės sė Kosovės, fillimisht si republikė e barabartė nė Federatėn jugosllave, me synim qė nė kėtė republikė tė pėrfaqėsoheshin shqiptarėt e tė gjitha viseve tona etnike, tė cilat i mbante nėn okupim RSFJ.

Mė 1 prill e nė veēanti me 2 prill tė vitit 1981, demonstratat e rinisė shqiptare, e cila nuk kėrkonte asgjė mė shumė se liri e barazi, kishin marrė pėrmasa tė njė revolte tė pėrgjithshme popullore, jo vetėm nė Prishtinė, ku ishte bėrthama e qėndresės dhe e tė gjitha zhvillimeve, por edhe nė tė gjitha qytetet e Kosovės…

Gjakova, ėshtė njė nga qytetet e Kosovės, ku me 2 Prill 1981 shpėrthyen demonstratat…Gjakova, e cila ndėr shekuj, edhe pse e pushtuar, nuk iu nėnshtrue pushtuesve tė huaj, nė veēanti pushtuesve serbo-malazez qė nga tetori i vitit 1912…

Por, edhe para vitit 1912, burrat e Gjakovės, si burra tė mendjes, pendės e pushkės, shquheshin jo vetėm nė Kosovė apo nė trojet shqiptare, por edhe ndėr perandoritė e kohės…

Ngjarjet nė kohėn e “Lidhjes sė Prizrenit” (1878-1881), si vrasja e Mehmet Ali Pashės nė Gjakovė, u bėnė burim frymėzimi pėr kryengritjet ndėr brezat qė do tė vinin…

Emrat e burrave tė asaj kohe, si Kadiu i Gjakovės, Ahmet efendi Korenica, luftėtari Sulejman Agė Vokshi, myftiu i Gjakovės, Ismail efendi Yvejsi, dijetari Hasan efendi Shllaku, etj., pėrmendeshin me admirim kudo nė trojet shqiptare…

Rrugėn e tyre e vazhduen qindra e mijėra tė tjerė atdhetarė, dijetarė,... nė periudha tė ndryshme, por kėtu jemi ndalur nė Demonstratat e vitit 1981…

Nė pėrkujtim tė ngjarjeve madhore tė sė kaluarės, nė 30-vjetorin e Pranverės Studentore tė vitit 1981 do tė pėrkujtojmė, shpalosim e nderojmė demonstratat e 2 Prillit 1981 nė Gjakovė, ku shumica e pjesėmarrėsve ishin nxėnės tė shkollave tė mesme e studentė tė Shkollės sė Lartė Pedagogjike “Bajram Curri”…



Demonstratat e Gjakovės filluan nė qendėr tė qytetit, ku kėrkesa kryesore ishte: Kosova Republikė…! Policia menjėherė u vėrsul me dhunė ndaj demonstruesve, tė cilėt duke u shpėrnda tentonin tė vazhdonin nė pjesėt tjera tė qytetit, por ishte e pamundur, sepse policia vėrsulej vazhdimisht me egėrsi me tė gjitha mjetet…



Kush janė tė dėnuarit pėr „ vepra penale pėr cėnim kundėrrevolucionar“?

Si u kualifikuan demonstratat nga zyrtarėt e regjimit tė kohės ?



Tė dėnuarit pėr pjesėmarrje, nxitje, organizim nė demonstratat e Gjakovės janė me dhjetėra, por nė aktakuzen nga Prokuroria Publike e Qarkut PP-nr.116/82 janė tė shėnuar emrat e 16 tė rinjėve qė mė pastaj janė gjykuar dhe dėnuar pėr vepėr penale tė cėnimit kundėrrevolucionar tė rregullimit shoqėror sipas Nenit 114 tė Ligjit Penal tė Jugoslavisė. Kėta janė:



Bajram Shehu, i lindur mė 31 mars 1960, nė Greme, Ferizaj, student, grupi biologji-kimi, pranė Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Gjakovė, i dėnuar me 36 muaj burg;
Ali Thaēi, i lindur mė 7 Mars 1958 nė Nashec, Prizren, apsolvent i degės histori-gjeografi pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 36 muaj burg;
Salih Lukaj, i lindur mė 7 Shkurt 1959 nė Pejė, student, grupi i gjuhės shqipe, pranė SHLP nė Gjakovė i denuar me 36 muaj burg;
Sylejman Jakupi, i lindur mė 9 Qershor 1960 nė fshatin Ribari i Madh, Lipjan, student, grupi biologji-kimi, SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 18 muaj burg;
Zenel Rexhaj, i lindur mė 16 Dhjetor 1959 nė Cercė tė Istogut. (Burimit), student, dega biologji-kimi, pranė SHLP nė Gjakovė , i dėnuar me 12 muaj burg;
Hamėz Ibrahimi, i lindur mė 3 Korrik 1958 nė Jabllanicė, Gjakovė, student, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe, pranė SHLP nė Gjakovė , i dėnuar me 12muaj burg;
Bahri Ukajt, i lindur mė 12 Shtator 1957 nė Livoē tė Ulėt, Gjilan, student, grupi histori-gjeografi, pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 18 muaj burg;
Xhavit Beqiri, i lindur mė 4 Shtator 1957 nė Doshec, Skenderaj, student, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 12muaj burg;
Muhamer Topalli, i lindur mė 29 Gusht 1959 nė Zllatar, Ferizaj, student, grupi kimi-biologji, pranė pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 18 muaj burg;
10. Milaim Elezi, i lindur mė 27 Shkurt 1961 nė Livoē tė Ulėt, Gilan, student, grupi histori-gjeografi, pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 12muaj burg;

11. Shaban Troshupaj, i lindur mė 31 Maj 1959 nė Ribari i Madh, Lipjan, student, grupi histori-gjeografi, pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 12 muaj burg;

12. Nezir Fejza, i lindur mė 3 Maj 1957 nė Radavc, Pejė, student, grupi histori-gjeografi, pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 36 muaj burg;

13. Salih Rexhepi, i lindur mė 7 Shkurt 1957 nė Muēibabė, Gjilan, student, grupi histori-gjeografi, pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 20 muaj burg;

14. Besim Ejupi, i lindur mė 1 Janar 1956 nė Gadimė, Lipjan, student, grupi biologji-kimi, pranė SHLP nė Gjakovė,i denuar mė 12 muaj burg;

15. Fejzi Idrizi, i lindur mė 15 tetor 1958 nė Shurdhan, Gjilan, student, grupi biologji-kimi, pranė SHLP nė Gjakovė, i dėnuar me 20 muaj burg;

16. Ruzhdi Sefa, i lindur mė 1 Nėntor 1952 nė Gjakovė, magjistėr i shkencave elektroteknike, ligjėrues nė Fakultetit Teknik nė Prishtinė i dėnuar me 24 muaj burg;



Tė njėjtit duke marrė pjesė nė takimet e fshefta tė mbajtura nė dhomat dhe banjot e konviktit tė studentėve e nxėnsėve “Sadik Stavileci “ nė Gjakovė, qėllimi kryesor i tė cilėve ėshtė organizimi , pėrgatitja dhe mbajtja e demostratave nė Gjakovė, nė vazhdėn e atyre nė vendet tjera tė Kosovės, cilido nga kėta studentė solidarizohen pėr mbajtjen e demostratave me 1.4.1981 nė ora 21. Mirėpo duke kontaktuar me tė ardhurin nga Prishtina, Mr.Ruzhdi I.Sefa, i cili u ka dhėnė kėshilla, udhėzime instrukcione e njohuri tė tjera drejte pėrgatitjes tė demostratave me 2.4.1981 nė orėn 14 udhėzime e instruksione kėto tė cilat njeri nga tė pandehurit e pėrcjellė nė mesin e studentėve e nxėnėsėve tė kėtij konvikti dhe kėshtu studentėt dhe nxėnėsit qė banojnė kėtu organizohen nė grupe-grupe tė cilėt dalin nė qendrėn e qytetit tė Gjakovė bashkė me tė tjerėt qė tė fillojnė me demostratat. Nė kėtė drejtim, po atė ditė, me 2.04.1981 rreth orės 19.00 kanė vazhduar me demonstratat nė shetitoren e qytetit e sidomos para panos tė reklamave tė kinemas “Hysni Zajmi “ nė Gjakovė, kur janė dėgjuar e brohoritur parrullat “Rroftė Kosova Republikė “, “Unitet”, “Trepēa punon e Beogradi ndėrtohet” etj e pastaj masa e njerėzve qytetarė tė Gjakovės, nė ballė tė demonstratave kanė qėndruar studentėt dhe nxėnsit duke defiluar nė tė dy anėt e qendrės tė qytetit tė Gjakovės e qė pas njė kohe tė shkurtė janė shpėrnda nė drejtime tė ndyshme duke shkuar nė afėrsi tė Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Gjakovė.

Njėri nga tė dėnuarit pėr demonstratat nė Gjakovė ishte Prof.Ruzhdi I.Sefa, doktor i shkencave elektroteknike, nė atė kohė ligjėrues nė Fakultetin Teknik nė Prishtinė, i cili tregon se:

“Njė pjesė e mirė e popullit nė Gjakovė shikonte me admirim demonstartat e rinisė dhe kjo vėrehej sidomos kur kishte pėrplasje me policinė. Populli hapte dyert dhe i strehonte pjesėmarrėsit sikur tė ishin anėtarė tė familjeve tė tyre”.

Sipas Aktakuzės nė fjalė Dr. Ruzhdi I.Sefa, ishte njė nga promotorėt e demonstratave nė Gjakovė, i cili erdhi nga Prishtina nė Gjakovė dhe i tha rinisė se, nė kohėn kur nė Prishtinė policia po vret e po shkel me tanke rininė tonė, studentėt nė Gjakovė nuk duhet heshtur...Kėto fjalė tė prof. Ruzhdiut ndezėn mllefin, zgjuan vetėdijėn, frymėzuan tė rinjtė tė cilėt me tė shpejt shtuan rradhėt e demostruesve...

Demonstratat e Gjakovės, si edhe protestat e demonstratat nėpėr qytetet e ndryshme tė Kosovės dėshmuan hapur para opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm pozitėn e rėndė shoqėrore, politike, kulturore, ekonomike tė Kosovės nė ish Jugosllavi dhe sidomos dėshmuan mbi padrejtėsitė e mėdha historike qė u ishin bėrė shqiptarėve nga fuqitė e mėdha, duke i ndarė e coptuar trojet shqiptare sipas orekseve tė shteteve fqinje.

Vlera dhe rėndėsia kryesore e kėtyre ngjarjeve ėshtė se u bė njė kthesė e madhe dhe njė kėndellje politike e kombėtare tė shqiptarėve nė hapsirat e ish Jusosllavisė, ndėrkohė qė politika e mashtrimit qė thirrej nė emėr tė “bashkim vėllazėrimit” dhe “barazisė nacionale “, pėrpiqej me ēdo kusht tė zhbėnte ēėshtjen kombėtare shqiptare…


Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Nė pėrkujtim tė 30 vjetorit tė demonstratave nė Gjakovė me 2 prill 1981
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Nė pėrkujtim tė 75 vjetorit tė lindjes sė Shkrimtarit
» MBREMJE PERKUJTIMORE ME RASTIN E 1 VJETORIT TE VDEKJES SE AKTORIT TE MADH BEKIM FEHMIU
» Kadri Mani: Nė pėrkujtim tė Milan Shuflaj, me rastin e 78 vjetorit te vrasjes
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit tė vrasjes sė Ymer Elshanit...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: