prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njė poet- njė poezi - Abdul Hadi W. M.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Njė poet- njė poezi - Abdul Hadi W. M.   Fri Apr 22, 2011 1:01 am


Njė poet- njė poezi.

Abdul Hadi Wiji Muthari


HALLAXHI


Gjaku rrėke,

Pėrhapet,

Bėhet liqe,

Shdėrrohet nė oqean.

Gjaku lulėzon,

Bėhet lule nė kopėsht.

Burbuqet qelin

Lumejt rrjedhin

Anijet lundrojnė

Karavanėt vijnė

Karavanėt shkojnė.

Anijet e pėrgjakura

Karavanet e pėrgjakura

Limani i pėrgjakur

Qyteti i pėrgjakur

Gjaku shpėrthen nė mur

Gjaku shkruan libra

Thurrė sexhade dhe pėlhurė

Gjaku lė gjurmė nė kalendarė

Nė faqet e monedhave.

Gjaku, krenaria e Faraonit,

Gjaku, madhėshtia e Nemrudit

Gjaku qarkullon edhe aty

Ku nuk qarkullohet

Nė pazar, ndėr tregtarė.

Bylbyli thurri poemėn e gjakut

Gjaku shkroi pėr dashurinė

Dashuria e pėqafoi gjakun

Gjaku me butėsi shuan zjarrin

Gjaku pengesa shkatėrron

Gjak gjak gjak

Pėlhura qė ėshtė Hak

Zbulohet nė gjak.

Allah, Allah.

Penang,1991

Pėrktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovė



Shėnime pėr shkrimtarin:

ABDUL HADI WIJI MUTHARI

Lindi mė 24 Qershor 1946 nė Sumenep, nė Ujdhesėn Madura, nė Javėn Lindore, Indonezi. Ka studiuar Letėrsinė Orientale dhe Filozofinė Perėndimore nė Univerzitetin Gadjah Mada, Yogyakarta. Gjithashtu, ka studiuar Letėrsinė Islame dhe Filozofinė nė Univerzitetin e Malajzisė. Ka doktorue nė temėn: “Letėrsia e Sufinjve: Njė Studim Hermeneutik i poezive tė Shejh Hamza Fansuri”.

Abdul Hadi ėshtė profesor nė Univerzitetin Paramadina, Xhakarta, Indonezi.

Gjatė viteve 1973-1974 ka qenė pjesėmarrės nė njė Program Ndėrkombėtar dy vjeēar rreth tė shkruarit nė Universitetin Iowa, nė qytetin Iowa, SHBA.

Ka marrė pjesė nė mitingje tė poezisė me karakter ndėrkombėtar si Poetry International nė Roterdam, Londėr, Seul, Tokio, Manila, Bangkok, Kuala Lampur, Dakka, Taipeh, Xhakarta etj.

Pėr veprimtarinė e tij, Abdul Hadi ka fituar ēmime tė ndryshme. Nė vitin 1979, Qeveria e Indonezisė e shpėrblen me ēmimin prestigjioz Anugerah Seni. Ndėrsa njė vit mė parė, mė 1978, Kėshilli i Arteve tė Xhakartės i dhuroi ēmimin, pėr Librin mė tė mirė: Libri mė i mirė nė poezi.

Nė vitin 1985 ishte nderuar me ēmimim e nderuar nga Shkrimtarėt e Azisė Juglindore me qendėr nė Bangkok, Tajland. Ndėrsa, nė vitin 2001 Qeveria Indoneziane e shpėrbleu me ēmimin Libri mė i mirė letrar dhe nė vitin 2003, kurse Kėshilli i Letrarėve tė Azisė Juglindore e nderoi me ēmimin vjetor pėr librin Letėrsia Sufiste nė Malaje.

Abdul Hadi ka botuar 10 antologji me poezi, 15 libra rreth Letėrsisė sė Sufijve tė Indonezisė si dhe disa libra tjerė pėr Kulturėn Islame dhe Filozofinė Lindore….

Dy librat e tij qė dolėn kėto ditė nga shtypi janė: Letėrsia Hermeneutike, Lindje dhe Perėndim dhe njė Antologji e Poezisė tė Madura-s.


Mexhid YVEJSI, Gjakovė



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Njė poet- njė poezi - Abdul Hadi W. M.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Poezi nga Agim Ramadani
» Milazim Kadriu: Poezi pėr dėshmorėt e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gėrvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Poezi-
Kėrce tek: