prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NDIKIMI NĖ RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: NDIKIMI NĖ RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVĖ    Wed Apr 27, 2011 10:28 am


NDIKIMI NĖ RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVĖ


Nga Mateo Albertini, Milano *





Pėrktheu: Nolian Seitaj





Qė prej Shkurtit 2008,mė se tre vjet qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės – ku tė pakten 90% e popullsiseė sė saj njihet nominalisht si myslimane - Vatkani ka kėrkuar dukshem ta rrisė prezencėn e tij vazhdimisht, tani madje pa e fshehur fare si qėllim.



Pavarėsisht faktit se vetėm 5 % e kosovarėve njihen si katolikė, Vatikani po tejkalon tė gjitha iniciativat fillestare( tė kufizuar nė rigjenerimin e komunitetit egzistues katolik), duke e konsideruar si interes strategjik pėrpjekjet pėr konvertim tė myslimaneve vendas. Edhe pse Vatikani nuk ėshtė i vetėm nė kėtė rrugė( nė Kosovė mes organizatave tė ndryshme tė krishtera dhe myslimane vazhdojne aktivitetine tyre kryesisht edhe mjaft organizata evangjeliste amerikane) ai ėshtė institucioni i vetem fetar i huaj aktiv mė i fuqishėm nė vend.




Nė aktivitetin e Selisė se Shenjtė nė Kosovė pėrfshihet shtimi i personelit koordinues, ndertimi i godinave publike dhe puna nė institucionet e arsimit fetar. Disi nė mėnyrė provokative, kėto aktivitete kanė pėrfshirė edhe ndėrtimin e shkollave tė reja nė krahina historikisht tė banuara nga myslimanė, siē ėshtė qarku jug-perėndimor i Prizrenit, duke bere haptazi thirrje konvertuese ndaj myslimanėve.






NDĖRTESAT SIMBOLIKE





Megjithėse projekti mė i shtrenjtė dhe ambicioz deri mė tani ka qėnė ndėrtimi i katedrales sė re nė Prishtinė, kushtuar “ Sė bekuarės Nėnės Terezė”, murgeshės sė njohur katolike tė Kalkutės, e lindur nė Shkupin fqinj nė njė familje shqiptare. Inagurimi i katedrales u bė mė 5 Shtator 2010 nga Presidenti i atėkohėshėm kosovar Fatmir Sejdiu; ditė e cila shenonte gjithashtu edhe pėrvjetorin e 13-tė tė vdekjes sė Nėnė Terezės. Pėr shkak tė profilit tė saj tė shquar anė e mbanė botės dhe sherbimit tė saj ndaj katoliēizmit duke u kthyer nė simbol tė kėsaj feje, murgeshės se ndarė prej kėsaj bote i filloi me procedurė tė pėrshpejtuar rruga drejt shenjtėrisė, duke u lumturuar kėshtu qė nė 19 Tetor te vitit 2003.(Tani ,ajo qėndron njė mrekulli tė dėshmuar larg nga tė qėnėt zyrtarisht shenjtore).




Gjatė inagurimit, presidenti Sejdiu e vlerėsoi katedralen si simbol tė tolerancės fetare nė shtetin mė tė ri nė botė,shtet i cili ka shenuar shenja te vazhdueshme pėrleshjesh mes shqiptarėve myslimanė dhe minoritetit orthodoks serb. Nė tė kaluarėn kėto pėrleshje shpesh kanė pėrfshirė nė vorbullėn e tyre edhe sulme te ndryshme ndaj objekteve tė kultit, duke klasifikuar kėtu vandalizmat ndaj kishave, xhamive apo varrezave . Sidoqoftė shqiptarėt , tė besimit mysliman apo katolik, nė pėrgjithėsi kanė pasur marrėdhėnie tė mira mes njėri-tjetrit kjo pėr shkak tė njė ndenje tė pėrbashket etniko-nacionaliste mbi atė fetare.




Gjerėsisht, mes popullates ndėrtimi i katedrales sė Prishtinės jo vetėm qe ėshtė pranuar por madje dhe ėshtė inkurajuar: ndėrtimi i katedrales sė re “ Tereza e Bekuar e Kalkutės” u kundėrshtua seriozisht vetėm nga nje numėr i paktė qytetarėsh edhe pse u ngrit mbi njė terren mė parė tė sygjeruar si vend ndėrtimi pėr njė shkollė tė re( mjaft tė nevojshme)tė arsimit tė mesėm.





Sidoqoftė, protesta ka pasur nga shoqata tė ndryshme myslimanėsh nė tė cilat pretendohet se komuniteti katolik ėshtė duke pėrfituar nje trajtim tė privilegjuar nga ana e autoriteteve zyrtare, pėr te cilat mendohet se po kėrkojnė me ē’do kusht tė vėnė nė dukje lidhjet qe egzistojne mes Kosovės dhe Bashkimit-kryesisht me sfond te krishterė- Evropian .








ALEATĖ DHE IDENTITETE





Aq sa thamė mė sipėr, deri diku ėshtė plotėsisht e vėrtetė: pavarėsisht pėrqindjes relativisht tė vogėl tė shqiptarėve katolikė nė Kosovė, qeveria e saj sheh tek Kisha Katolike Romane njė aleat potencial dhe tė fuqishėm nė betejėn pėr fitoren e njohjes sė plotė tė pavaresisė nga faktori ndėrkombėtar. Parė nga ky kėndvėshtrim, ndėrtimi i katedrales sė Prishtinės pėrfaqėson nje gjest mrėnjohjeje pėr ē’ka aktorė me peshė nga shtetet me shumice katolike kanė bėrė pėr Kosovėn dekadėn e fundit.




Gjithashtu duhet kujtuar se besimi fetar( sėbashku me gjuhėn) kanė qėnė pėr dekada me rradhė faktori/ė kryesor/ė kontrasti i tė cilave ka bėrė mbruajtjen e identiteteve respektive shqiptare dhe serbe: tė qėnit orthodoks gjithmonė nė mėnurė tė pashmangshme nėnkuptonte tė qėnit pjesė e grupit etnik serb, ndėrsa tė qėnit mysliman kryesisht nėnkuptonte tė qėnit shqiptar. Debatet ne Kosovė mbi lokalitetet fetare dhe vendet e kultit kanė qėnė tė shpeshta si gjatė luftes ashtu dhe nė periudhėn pas saj gjatė administrimit ndėrkombėtar, debate tė cilat nuk janė sheshuar ende dhe sot e kesaj dite.




Siē edhe Jahja Draēolli, profesor historie nė Universitetin e Prishtinės, vėren gjatė njė interviste tė dhėnė kohėt e fundit, “ vendet e kultit kanė qėnė gjithmonė pjesė e zhvendosjes se pushtetit midis feve dhe etnive nė kėto zona”. Pėr te sjellė njė shembull, kjo ėshtė edhe arsyeja pse territori kosovar ėshtė mbushur me varre ushtarėsh dhe refugjatėsh tė cilėt duan tė thonė: “ne lamė eshtrat kėtu prandaj ky vėnd ėshtė i yni.”





RRITJA E PROFILIT TE ROMĖS: OFIQE TE REJA





Megjithėse pakica katolike nė Kosovė pėrbėhėt vetėm nga rreth 5 % e popullatės, vitet e fundit Kisha ka provuar njė rigjallėrim, duke regjistruar njė numėr nė rritje konvertimesh, tė ndėrthurura njėkohesisht me interesin e rizgjuar tė Selisė sė Shenjtė dhe ofiqarėve tė saj.





Dėshmia e kėtij interesi u shfaq dy muaj mė parė, pikėrisht nė 10 Shkurt, kur Vatikani pėr herė tė parė mandatojė ne Kosovė tė deleguarin e tij apostolik: Nuncin aktual te Sllovenisė, Juliusz Janusz. Ky vendim me gjasa tregoi njė ndryshim parėsor nė diplomacinė e Vatikanit kundrejt Kosovės: qe prej vitit 1999 Selia e Shenjtė kishte ndjekur taktikėn e pėrfaqėsimit nė “ nivele tė ulta”, duke synuar pėrfaqesimin vetėm nė ato pak zona tė banuara nga katolikė, si Gjakova nė perėndim dhe rrethinat e Prizrenit. Kjo qasje ishte nė kontrast tė fortė me rolin e protagonistit aktiv qe Vatikani luajti ne Slloveni dhe Kroaci duke filluar nga Janari i vitit 1992. Paralelisht me vendimin e mėsipėrm, Selia e Shenjtė vendosi tė mos e njohe pavarėsinė e Kosovės nė vitin 2008, duke mos dėrguar rrjedhimisht pėrfaqėsuesin e vet diplomatik pranė kėtij vendi. Siē Drejtori i Radio Vatikanit, Federiko Lombardi, u shpreh me kėtė rast, “ deklarimi i njėanshėm i pavarėsisė sė Kosovės krijon njė situatė tė re e cila sigurisht do tė ndiqet me interes tė madh nga Selia e Shenjtė...Por nė njė moment tė tillė Selia e Shenjtė ndjen para sė gjithash pėrgjegjėsinė morale dhe shpirtėrore tė misionit tė saj, i cili ėshtė gjithashtu i preokupuar me paqen dhe maredheniet e mira mes kombeve.”





DIPLOMACIA E VATIKANIT – KONSIDERATA PĖR KISHĖN ORTHODOKSE SERBE





Ky qėndrim u bė i domosdoshėm pėr tė mos irrituar Kishėn Orthodokse Serbe, e cila ka folur haptazi dhe me tone tė qarta kundėr pavarėsisė se Kosoves, pasi kjo gjė do ta privonte Serbinė nga manastiret e saj mė antike ( Deēani, Graēanica dhe Patriarkana e Pejės).




Kardinali Valter Kasper – president i Koncilit pėr promovimin e Unitetit mes tė Krishterėve – nė njė intervistė dhėnė agjensisė katolike tė lajmeve Kathpres, haptazi konfirmoi qėndrimin e Kishės Katolike nė lidhje me Kosovėn duke deklaruar se: “ jemi tė vetėdijshėm qė Kosova ėshtė njė plagė e dhimbshme pėr SPC[ Kishėn Orthodokse Serbe]. Ne gjithashtu e dimė se Kosova ėshtė djepi dhe qendra e Orthodoksisė Serbe. Ne e kuptojmė kėtė mjaft mirė prandaj dėshira ime ėshtė qė pėr kėtė fakt tė kihet konsideratė”.





Si rrjedhojė, emėrimit tė njė tė deleguari tė ri apostolik nė Kosovė i nevojitej nga pas njė pusullė sqaruese ku thuhej se, “ misioni i njė tė deleguari apostolik nuk ėshtė i njė natyre diplomatike por pėr t’ju pėrgjigjur kėrkesave e pėr tė plotėsuar nė mėnyrė adekuate nevojat e besimtarėve katolikė”. Sqarimi vijonte mė pas se emėrimi i Januszit nuk nėnkuptonte ndryshimin e marrėdhėnieve mes Selisė sė Shenjtė dhe shtetit tė Kosovės. Kjo deklaratė qartazi i drejtohej Kishes Orthodokse Serbe, pėr tė mos kompromentuar assesi marredheniet e ngrohta mes dy kishave.





JA PSE JANUSZI






Juliusz Januszi, i deleguari i sapo emėruar apostolik i Vatikanit nė Kosovė, aktualisht ėshtė duke shėrbyer si Nunc Papal nė Slloveni.Mė shumė se specialist ne ēėshtjet ballkanike, Imzot Januszi mund tė cilėsohet si eksperti i Vatikanit pėr situata tė koklavitura.




Mė 25 Mars 1995, ai u emėrua Nunc pėr Ruandėn, vend ku hierarkia katolike ka qėnė e akuzuar pėr ndihmė dhe mbrojtje tė kriminelėve tė luftės. Gjatė asaj kohe, Nunci Janusz nė mėnyrė tė vazhdueshme refuzoi gjykimin – madje edhe diskutimin- mbi pėrgjegjėsitė e shumė peshkopėve tė cilėt mendohet tė kenė mbėshtetur masakrat kundėr Tutzve gjatė luftės civile nė Ruanda. Vite mė pas, pikėrisht mė 26 Shtator 1998, Imzot Januszi u emėrua Nunc pėr Mozambikun – ky i fundit njė vend kyē pėr diplomacinė e Selisė sė Shenjtė.




Nė Mozambik, negociatat mes socialistėve tė Frelimo-s dhe anti-komunistėve tė Renamo-s ( mbėshtetur si nga Rodezia ashtu dhe nga Afrika e Jugut) u zhvilluan me ndėrmjetėsimin qėndror tė Komunitetit tė San Egidio-s, i cili ėshtė njė komunitet katolik zyrtar. Nunci Janusz ka punuar pėr njė kohė tė gjatė me Komunitetin e San Egidio-s, i cili zhvillon gjerėsisht aktivitetin e tij nė Kosovė. Nė pėrgjithėsi Januszi konsiderohet njė diplomat kalibri dhe sigurisht qė duke u konfrontuar me situata ku e ku mė tė vėshtira se realiteti kosovar ka pėrftuar patjetėr eksperiencė tė bollshme.





SHĖNJESTRA – MYSLIMANĖT E KOSOVĖS





Pėrveē shqetėsimit pėr mos irritimin e ndjenjave tė serbėve orthodoksė, aktualisht interesi i Selisė sė Shenjtė nė Kosovė ėshtė i pėrqėndruar mė shumė tek myslimanėt e vendit sesa tek pakicat etnike serbe. Ishte viti 2008 kur Papa Benedikt i XVI hapi fushatėn pėr “ gjetjen e rrėnjėve tė krishtera tė Evropės” , duke nisur njė proces ungjillizimi nė masė.




Qė prej asaj kohe, peshkopi katolik shqiptar i Kosoves, Dodė Gjergji, ėshtė pėrqėndruar kryesisht nė konvertimin e myslimanėve ne katoliēizėm. Gjatė njė konvenji tė partive demokratike evropiane nė Bruksel nė Prill 2008, Gjergji tha se Kosova ėshtė duke kėrkuar gjithnjė e nė rritje mbėshtetjen e B.E.-sė dhe Vatikanit kundėr Serbisė, dhe se vendi(Kosova sh.p) ėshtė nė nevojė urgjente pėr njė “ pagėzim [tė ri] kulturor”.





Kohė para promovimit tė tij si peshkop, kosovari Gjergji nga viti 2000 deri nė vitin 2005, kishte shėrbyer si Administrues Apostolik i Diogjezės Katolike Romane tė Sapės nė Shqipėrinė fqinje. Vitin pasues ai u emėrua peshkop i Diogjezės sė Prizrenit nė Kosovė. Interesant ėshtė fakti se peshkopi Gjergji e kish filluar karrierėn e tij tė hershme nė priftėri, nė Shkup tė Maqedonisė, gjatė periudhės sė fundit tė Federatės Jugosllave nė vitin 1989.





PRIRJET KONVERTUESE





Mungesa e njė hierarkie shumekombėshe Islame me influencė dhe pushtet tė pėrafėrt me Vatikanin si dhe laiciteti substancial i Islamit kosovar, i lejoi Kishės Katolike “ zaptimin” e disa sektorėve tė jetės sociale dhe kulturore tek tė cilat dora e shtetit mungon dukshem; kėtu pėrfshihen pėrkrahja sociale, arsimimi dhe aktivitetet komunitare.





Rigjenerimi i organizatave dhe shkollave katolike nė Kosovė shpesh justifikohet me rinovimin e njė tradite tė mirėnjohur mes shqiptarėve, e cila njihet si tradita e “ tė krishterėve tė fshehtė” apo e “ Kriptokrishterėve” apo pėr ta thėnė shqip, tadita e “laramanėve”. Ajo qė ne kuptojmė prej kėsaj tradite ėshtė se njerėz tė tillė shekuj mė parė u konvertuan nė islam pėr shkak tė favoreve qė i dhuronte statusi i tė qėnit mysliman nėn Sistemin qeverisės Otoman tė Mileteve, duke ruajtur praktikat jo islame brenda mureve tė shtėpisė.





Nė njė intervistė, pėr The Economist te datės 30 Dhjetor 2008, Draēolli evidenton se nė tė qėnit shqiptar “ feja ka luajtur rol dytėsor”: ai mė tej tha se tė konvertuarit duan tė “ rikthehen nė fenė e vjetėr tė cilės mendojnė se i pėrkisnin njė herė e njė kohė” pėr tė treguar se kanė “prirje evro-amerikane”.





Edhe pse i argumentuar – fakti qė shqiptarėt ishin katolike mbi pesė shekuj mė parė nuk shpjegon pse pasardhesit e tyre do tė vendosnin tė ktheheshin mbrapsh prej islamit ne katoliēizėm – kjo i ngjan justifikimit qe rendom bėhet nga tė konveruarit e rinj. I risjellė nė njė reportazh te REUTERS-it , gjithashtu i diskutuar mė parė nė mėnyrė tė pavarur edhe nė njė reportazh tė Balkanalyses.com nga terreni, prej 28 Shtatorit 2008 shumė tė konvertuar shqiptarė deklaruan se kishin zgjedhur fenė katolike pasi vendet Perėndimore nuk i duan myslimanėt, nderkaq qė edhe mbėshtetja, mbrojtja dhe investimet i kėrkohen Perėndimit.





Kjo ėshtė njė pikė me shumė rėndėsi nė ruajtjen e vullnetit konvertues, dhe tregon sesi ajo e “kriptokatolicizmit” pjesėrisht ėshtė njė “traditė e shpikur” – efikase pėr tė justifikuar nevojėn e njė “pagezimi identitar” mė shumė se “pagėzimit kulturor”.





Rritja e konvertimeve qė Kisha Katolike po pėrjeton sot ne Kosovė nuk ėshtė e varur vetėm ndaj mundėsive pėr tu bėrė pjesė e botes “Perėndimore”, apo anėtar i njė familjeje fetare mė pak tė papėlqyeshme se Islami; kjo nuk tregon gjė tjetėr pėrveē efikasitetit dhe kapilaritetit tė makinerisė social-humanitare katolike.





Familjet myslimane, duke kėrkuar ndihmė pėr problemet e tyre tė ndryshme ekonomiko-sociale shpeshherė i kanė gjetur dyert e mbylluara nė komunitetet Islame tė cilave i pėrkasin ( disa prej tyre te akuzuara si “ ekstremiste” dhe “ fundamentaliste”) duke u detyruar t’i shrijne dorėn pėr ndihmė organizatave Katolike.Nėpėrmjet kėtyre organizatave ata morėn ndihmė dhe pranuan tė konvertoheshin nė Katoliēizėm, sepse kjo fe mundi t’i pėrgjigjej nevojave tė tyre jetike , duke filluar nga shėndėti e deri tek higjena dhe shkollimi.





Konvertimet nė Kosovė , i parė nga ky kėndvėshtrim, tregojnė sesi feja mund tė bėhet mbi tė gjitha njė zgjedhje racionale apo ekonomike dhe jo vetėm njė zgjedhje kulturore/simbolike. Megjithatė kjo ėshtė vetėm maja e ajzbergut: Siē evidentohet tek njė artikull i kohėve tė fundit tek Avvenire, njė gazetė italiane me orientim katolik, marredhėniet mes mysliamanėve dhe katolikėve ne jetėn e pėrditshme nuk shkojnė fjollė, siē mund tė duken nė nivele zyrtare: pėr te sjellė vetėm njė shembull, martesat ndėrfetare vazhdojnė ende tė kundėrshtohen ashpėr nga shumė familje. Kėshtu, treguesi nė rritje i konvertimeve nė katolicizėm mund tė ēojė drejt konflikteve mė tė thella nė shoqėrinė kosovare nė tė ardhmen.








VATIKANI NĖ KOSOVĖ: NĖ TĖ ARDHMEN NJĖ ROL MĖ AKTIV?





Nė tė vėrtetė tendenca nė rritje e pėrpjėjkjeve pėr konvertim, janė garantė se Kisha Katolike, dhe si rrjedhim Vatikani , do tė pėrfshihen mė thellė nė punėt e Kosovės, duke marre parasysh edhe konseguencat.




Gadishmėria e Vatikanit pėr tė luajtur rolin e tij u shpreh formalisht me emėrimin e Nuncit Janusz si i Deleguar Apostolik: anipse kjo nuk ėshtė njė njohje e njėmendtė diplomatike ky akt tregon ineresin nė rritje tė Vatikanit ndaj Kosovės, gjė e cila, nė njė tė ardhme jo fort tė largėt, mund tė sjellė njė ndryshim tė qėnėsishėm nė marrėdhėniet mes qeverisė sė Kosovės dhe Selisė sė Shenjtė.

*Mateo Albertini ėshtė studjues i pavarur me bazė nė Milano dhe ėshtė pėrfshirė nė ēėshtjet ballkanike qė me shkrimin e tezes ts Masterit nė vitin 2005. Sė fundmi ai mbrojti doktoraturėn nė Semiotikė prane Institutit Italian tė Shkencave Humane me njė tezė mbi konstruksionet kulturore dhe shoqėrore tė nacionalizmit jugosllav.Si ekspert i semiotikės fokusi i tij studimor pėrqėndrohet tek etnitė, kujtesa historike dhe politikat publike tė nacionalizmit jugosllav, subjekte tė cilat ai i ka trajtuar nė shumė artikuj nė gazeta tė ndryshme si nė Itali ashtu edhe nė shtypin nderkombėtar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
NDIKIMI NĖ RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVĖ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Martirėt e Kosovės qė prehen nė Kosovėn e lirė e tė pavarur
» Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės:Njoftim!
» Frashėr Demaj: Profilizmi i partive politike nė Kosovė
» Specat e Kosovės nė tregjet e Bashkimit Evropian
» Sevdije Rexhepi:12 poezi nė pėrvjetorin e 12-tė tė intervenimit Amerikanė nė Kosovė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: