prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Profeti Muhamed (a.s.) - Krenaria e Njerėzimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: "Profeti Muhamed (a.s.) - Krenaria e Njerėzimit   Mon May 02, 2011 8:50 am


"Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerėzimit"




Titulli: Eseja qė fitoi ēmimin e parė


Ylbere Lani*



Paqja dhe mėshira e Allahut tė Madhėruar qofshin mbi tė Dėrguarin (a.s.), zėrin e sė vėrtetės dhe mėshirės pėr botėn. Buqeta e dritės qė largon errėsirėn e mosbesimit dhe qė ndriēon rrugėn tonė. Lindja e Profetit tonė tė dashur shėnon edhe rilindjen e njerėzimit. Deri ditėn kur Profeti e nderoi kėtė botė me ardhjen e tij, njerėzit nuk ditėn tė dallonin natėn nga dita, trėndafilin nga gjembi. Falė dritės qė pėrhapi me ardhjen e tij i Dėrguari i Allahut, errėsira u pasua nga drita, nata u mbulua nga dita dhe nė shkretėtirė ēeli trėndafili. E tė mendosh se ai ishte njeri, kėshtu si ne, nuk e bėn aspak mė tė vogėl madhėshtinė e tij si Profet, si mė i pėrkryeri i qenieve njerėzore, si “xhevahiri mes gurėve”.



Por si ndodh vallė qė zemra pėrvėlohet nga dashuria e malli pėr Tė kur sytė as nė ėndėrr nuk e kanė parė?! Nuk e pashė asnjėherė fytyrėn e buzėqeshur qė ngrohu zemrat e njerėzve. Nuk e dėgjova zėrin, i cili ishte qetėsi dhe udhėzim pėr zemrat, zėrin qė ishte thirrės pėr nė Xhenet. Unė nuk isha pranė Profetit nė Bedėr, Uhud e Hendek dhe as nė Haxhin e Lamtumirės nė Qabe. Nuk isha atje pėr tė shtrėnguar dorėn e tij tė bekuar nė besėn e Akabes. Mirėpo, pėrsėri e dua dhe malli pėr tė mė djeg zemrėn.



Tė dua dhe dua Atė qė tė do ty, o i Dėrguari i Allahut. Gjithmonė ke qenė larg por edhe shumė pranė meje, a ka mė pranė se nė zemėr…? Unė u rrita me frymėn tėnde, u rrita me veprėn tėnde dhe s’reshta sė ndjekuri udhėn tėnde, o mė i dashuri njeri pėr zemrat. Ah sikur tė kisha pak nga mėshira jote dhe kurrė s’do tė mendohesha dy herė pėr tė ndihmuar tė varfrit dhe jetimėt. Ah sikur tė kisha vetėm pak nga drejtėsia jote, qė mos t’u hyja asnjėherė nė hak tė tjerėve. Ah sikur vetėm pak tė kisha nga mirėsia jote e ēdo tė keqe do ta luftoja me tė mirė. Sikur tė kisha vetėm pak nga bujaria dhe thjeshtėsia jote, qė t’i doja njerėzit pa dallim dhe tė mos ecja nė tokė me kokėn mbi shpinė. Sikur vetėm njė tė qindtėn e durimit tėnd tė kisha, qė sa herė tė mė godiste ndonjė fatkeqėsi, tė duroja ashtu siē bėje ti. Kush tjetėr do ta bėnte atė qė ti bėre nė Taif? Kur i gjithė populli tė goditėn me gurė, tė fyen, Xhebraili tė pyeti: - A do qė ta shkrumbojmė kėtė popull e ta bėjmė hi ?... e ti i pėrgjakur the: - “Jo, se mbase prej tyre lind ndonjė besimtar”. E mua mė mbushet zemra kur shoh qė sot Taifi ėshtė plot me besimtarė.



Vallė deri ku arrinte mėshira dhe urtėsia jote? Ti nuk kėrkoje mirėnjohje pėr dijen e madhe qė pėrhapje, por vetėm falėnderoje, falėnderoje dhe bėje thirrje pėr shpėtim. Ti me shembullin e lartė tė devotshmėrisė arrite tė hapje labirinte nė zemra qė tė tjerė nuk arritėn dot. Goja jote kurrė nuk reshti sė thėni La ilahe il Allah dhe kurrė nuk reshte sė adhuruari Zotin e Gjithėsisė.



Tė premtuan diellin nė njėrėn dorė e hėnėn nė dorėn tjetėr, pra botėn, qė tė hiqje dorė nga kumtesa jote por misioni yt ishte mė i vlefshėm se vetė bota. Amaneti yt mė i ēmuar para se tė ndėrroje jetė ishte: besoni nė njė Zot, adhuroni vetėm njė Zot dhe me kėto fjalė u largove nga kjo botė, duke shpresuar qė umeti yt do ta zbatonte amanetin e fundit. Mirėpo, o i Dėrguari Allahut qė kur ike ti shumė gjėra kanė ndryshuar, e nė kėtė botė nuk ka ngelur mė shenjė nga mėshira jote. Shejtani me shokėt e tij po e kanė mė tė lehtė punėn pėr tė cilėn iu betuan Allahut, tė devijonin njerėzit nga rruga e drejtė. Nė tokėn tė cilėn ti e begatove me paqe dhe mirėsi, rrodhėn lot dhe gjak, u bėnė vrasje dhe mizori. Sot vėllai urren vėllain se e ka verbuar pasuria e xhelozia. Zotat qė ti dikur theve me duart e tua, u rindėrtuan dhe njerėzit akoma besojnė nė perėndi tė rreme. Fatimet u detyruan tė qajnė se u vu dorė mbi mbulesėn, simbolin e tyre tė devotshmėrisė.



Si tė mos mė digjet zemra pėr ty o Dėrguari i Allahut, si mos tė kem mall pėr ty? Kur sot kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr ty, pėr thirrjen tėnde qė jep jetė. Mbikėqyrjen dhe komandėn tėnde qė tė ēon ne udhėzime, e sidomos kemi nevojė pėr shembullin tėnd se fatkeqėsisht shumė prej motrave dhe vėllezėrve tė mi e kanė harruar rrugėn tėnde, kanė harruar fjalėn tėnde qė ėshtė argument dhe veprėn tėnde, qė ėshtė ēelėsi i lumturisė sė kėsaj bote dhe asaj tjetrės, Ahiretit. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se tė vdesėsh nga etja nė mes tė detit... Ndėrkohė qė Allahu solli shpėtimin nėpėrmjet teje ja Resulallah, sėrish ka prej atyre qė nuk besojnė nė vėrtetėsinė e fjalės tėnde dhe kanė humbur pas pasurisė e bukurisė sė dynjasė. Unė ndiej faj e pėrgjegjėsi dhe jam e turpėruar pėrpara teje ja Resulallah, se e vetme nuk munda t’i dal dot pėr zot amanetit tėnd. Nuk munda tė jap shembull siē duhet prej moralit tėnd tė lartė dhe nuk kam forcė tė dėnoj padrejtėsitė e imoralitetet, qė sot i quajnė modernizėm nė shoqėrinė tonė. Zėri im ēirret nė mes tė tė shurdhėrve, qė s’duan tė dėgjojnė tė vėrtetėn qė ti kumtove ja Muhamed! Por kjo nuk mė ndalon tė vazhdoj rrugėn tėnde, tė eci pas gjurmėve tė tua… Sepse tė dua o i Dashuri i Allahut dhe dua Atė qė tė do ty… Nga ty mėsova se nė rrugėtimin e vėshtirė tė jetės ka njė dritė nė fund. Mėsova se dashuria nuk njeh pikatore dhe se lumturia lind me shikimin e qiellit. Mėsova se duhet jetuar me thjeshtėsi sa do i ngritur tė jesh nė detyrė, se pėrpara Allahut tė gjithė jemi tė barabartė. Mėsova se nuk duhet tė brengosem kur mė bie ndonjė e keqe, por vetėm tė shtoj duatė, se Allahu e di ēdo gjė mė sė miri. Dikur nuk e kuptoja domethėnien e haditheve tė tua o i dashur Profet, por sot mė ndjekin nė ēdo sekondė tė jetės dhe as qė dua ta mendoj se si do tė ishte jeta ime pa kėshillat e udhėzimin tėnd. Pėr kėtė kurrė s’do tė resht sė falenderuari Allahun pėr mėshirėn e Tij qė tregoi ndaj nesh, duke tė dėrguar ty si shpėtim pėr ne.



Tė jam mirėnjohėse qė na pėrcolle kėtė fe kaq tė bukur e tė drejtė. Dhe i bėj dua Allahut qė zemrat qė e kėrkojnė tė vėrtetėn e qė janė tė etura pėr dituri shpirtėrore, me lejen e Tij, i drejton ta gjejnė rrugėn e drejtė tė kumtuar prej Profetit, e pastaj jam e bindur se nuk kanė pėr t’u ndarė kurrė gjurmėve tė tija… Pėr mua dhe besoj se pėr ēdo besimtare, nuk do tė kishte lumturi mė tė madhe, se ditėn qė do te dalim pėrpara Allahut, tė dalim pėrkrah teje ja Resulallah, e ti tė ndjehesh krenar pėr umetin tėnd, o Krenaria e Njerėzimit, o Vula e Profetėsisė.



Gjithmonė si njė perlė e shndritshme do tė qėndrojė mbi ēdo petale trėndafili i bukuri emėr i yti ja Muhamed (a.s.), zė i ėmbėl prej Xhenetesh… e qenia mė e dashur tek Allahu .
_______________________________



* Fituesja e ēmimit tė parė nė Konkursin pėr esenė mė tė mirė tė titulluar "Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerėzimit", shpallur mė dt. 2 maj 2011 nė Akademinė e Shkencave, Tiranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
"Profeti Muhamed (a.s.) - Krenaria e Njerėzimit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar!?
» Profeti Muhamed kishte parashikuar ardhjen e ISIS-it (Video)
» Ajet Nuro:Portreti i njė heroi qė u dėnua se ishte ... njerėzor...
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Naim Frashėri
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Tefta Tashko Koēo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Ese Islame-
Kėrce tek: