prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 STOLIA E BESIMIT, ARGUMENT I ISLAMIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: STOLIA E BESIMIT, ARGUMENT I ISLAMIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė   Fri Apr 10, 2009 10:31 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

STOLIA E BESIMIT,
ARGUMENTI I ISLAMIT

IMAM MUHAMED EL-GAZALI
(1058-1111)


Kush ishte Imam Muhamed el-Gazaliu?

Imam Gazaliu ishte njė dijetar i madh, ishte teolog, jurist, psikolog, sociolog, kosmolog, filozof, poet, mistik ose sufi, me bindje islame, me prejardhje persiane.

Emri i tij i plotė ėshtė: Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed El-Gazali, i lindur nė vitin 1058, nė qytetin Tus, nė krahinėn e njohur Horosan tė Persisė (sot, Republika Islamike e Iranit).



Prejardhja, shkollimi, veprimi dhe dyshimi



Rrjedh nga njė familje e varfėr, por qė ishte shumė e pasur shpirtėrisht! Mėsimet e para i mori nga njė dervish, qė ishte njė sufi i varfėr, por i dashur dhe i ndershėm. Mė vonė i vazhdoi nė qytetin Xhėrxhan, te dijetari i madh, Ebu Nasrel Ismaili.

Nė moshėn njėzetvjeēare shkoi nė Nishabur, qė ishte njė qendėr e njohur e kulturės islame, ku u regjistrua nė Medresen me famė «Nidhamije» te myderris Xhuvajeni, Imam El-Haremejn, i cili ishte njė nga dijetarėt mė tė shquar tė kohės.

Gjatė studimeve, prej vitit 1078-1086, Gazaliu ishte studenti mė i dalluar prej tė gjithėve dhe zgjuarsia e tij e madhe e kishte bėrė tė njohur kudo.

Nė vitin 1091, mbas diplomimit, u ftua nga kryeministri Nidhamul Mulk, i cili kishte simpati tė madhe pėr dijetarėt dhe i ofroi postin e profesorit nė Medresenė “Nidhamije” tė Bagdadit, qė ishte njė nga qendrat mė tė njohura arsimore-kulturore tė botės.

Pas katėr vitėve, nė kohėn kur Gazaliu arriti kulmin e famės, njėkohėsisht, kishte arritur edhe kulmin e dyshimit! Ai dyshonte jo vetėm nė teologji, por edhe nė njohuritė e tjera, sidomos nė filozofi.

Nė vitin 1095, papritmas, la detyrėn e lakmueshme tė myderrisit (profesorit), e lė qetėsinė qė e gėzonte nė familje, u nda edhe nga familja...! E braktisi edhe Bagdadin e bukur...!

Vizitoi El-Kudsin (Jerusalemin), Damaskun, Aleksandrinė dhe shumė qytete me rėndėsi. Kreu edhe vizita nė dy qytetet e shenjta: Mekke dhe Medine, nė kohėn e duhur, ku e mori edhe titullin haxhi.



Dhjetė vite lutje, meditim, pastrim…



Pas dhjetė vjetėve, tė cilat i kaloi i veēuar, por me lutje tė vazhdueshme dhe meditim, Gazaliu e gjeti atė qė po e kėrkonte, e gjeti qetėsinė shpirtėrore nė sufizėm!

Dyshimi i tij, mė nė fund, u zhduk! Duke e pėrshkruar kėtė periudhė tė jetės sė tij tė veēantė, Gazaliu nė veprėn autobiografike “El-Munkedhu mined-dalal” (Shpėtimtari nga lajthitja), tregon sė shpėtimi nga errėsira dhe dalja nė dritėn e besimit, nuk i erdhėn nga provat dhe argumentet,

“Por nga Drita qė Zoti e solli nė zemrėn time, Dritė qė ndriēon hyrjen nė tė gjitha dituritė. Tė mendojmė se kuptueshmėria e sigurtė vjen vetėm duke u bazuar nė argumente formale, kjo ėshtė kufizim i mėshirės sė pafund tė Zotit.”

Dritėn e besimit, qė i erdhi nga Zoti, me pėrvojėn e veēantė tė sufizmit, Gazaliu filloi t’a hedhė nė letėr dhe kėshtu na ka lėnė libra me vlerė, tė cilat janė pėrkthyer nė gjuhėt e Lindjes dhe tė Perėndimit. Kėto libra janė nė qarkullim edhe sot dhe lexohen me vėmendje e komentohen prej dijetarėve mė tė shquar.

A. Badeviu, njė dijetar i shquar egjyptian, ka pėrgatitur njė listė me titujt e librave tė shkruara nga Imam Gazaliut dhe libra tė shkruara pėr Imam Gazaliun, qė janė gjithsejt 457 tituj tė librave…

Kėtu, pėr Imam Gazaliun, mjafton tė pėrmendim se vetėm Enciklopedia Britanike ia shėnon rreth shtatėdhjetė vepra. Kryevepra e tij ėshtė libri monumental: “Ihja ul-ulumuddin” (Pėrtėritja e shkencave fetare). Njė botim nė gjuhėn arabe, i vitit 1939, pėrmban 3095 faqe.

Pėr kėtė libėr madhėshtor tė Imam Gazaliut disa dijetarė kanė thėnė:

“ Po tė zhduken tė gjitha librat e shkruar mbi Fenė Islame, do t’ishte njė humbje e vogėl, me kusht qė libri i Gazaliut “Pėrtėritja e shkencave fetare» tė ruhej”.

Si njė personalitet i madh dhe me autoritet tė pacenueshėm, Imam Gazaliu nderohet nė pėrmasa botėrore, sepse ndikimi i tij, nė veēanti nė filozofi, ka qenė me shumė rėndėsi tek filozofėt jo vetėm muslimanė, por edhe tek filozofėt hebrenj dhe krishterė-evropianė…

Sa pėr informim, kėtu po i japim vetėm dy mendime:

Prof. Mustafa Maragiu, ish-rektor i Universitetit tė famshėm “Al-Az’har” tė Kajros, Egjypt, pėr Imam Gazaliun ka thėnė:

“Po tė pėrmenden Ibni Sina’i dhe Farabiu, menjėherė na shkon mendja te dy dijetarė tė mėdhenj nė filozofi; po tė kujtohet emri i Ibn el-Arabiut, do tė mendojmė pėr burrin e madh sufi, mendimet e tė cilit kanė rėndėsi e peshė tė madhe nė tesavvuf (mistika islame); po tė pėrmendėn emrat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, menjėherė do tė mendojmė pėr dy tradicionalistėt mė tė mėdhenj islamė, qė shėnuan me sinqeritet tė madh fjalėt dhe veprat e Pejgamberit (a.s.), duke ruajtur njė thesar tė vlefshėm. Por, po tė pėrmendet emri i Gazaliut, kėtu kemi shumė aspekte; nuk na shkon mendja te njė burrė, por te shumė burra dhe secili prej tyre me vlerė e rėndėsi tė veēantė nė fushėn e vet. Na kujtohet Gazaliu teolog, jurist, gjykatės, prijės i Ehli Sunnetit, mbrojtėsi i ideve tė tyre; Gazaliu sociolog i specializuar pėr gjendjen e shoqėrisė njerėzore, Gazaliu filozof qė e luftoi filozofinė, Gazaliu edukator, sufi. Ose, po tė duash thuaj: “Kur tė kujtohet Gazaliu, tė shkon mendja tek burri qė ishte enciklopedia e diturive tė shekullit tė tij.”

Kurse nė Perėndim prof. Mc Donald-i, nė librin e tij “Development of the Muslim Theology” (Zhvillimi i teologjisė myslimane), e quan Gazaliun:

“Mė i madhi dhe sigurisht figura mė simpatike nė historinė islame; i vetmi mėsues i kohėrave tė vona qė vihet nga myslimanėt nė njė radhė me katėr imamėt e mėdhenj. Nė fenė islame nuk ka njeri pas tij, qė tė zė vendin e tij dhe as qė ėshtė kuptuar plotėsisht prej myslimanėve. Nė ringjalljen e islamit qė po ngjet tani, do tė vijė koha e tij dhe njė jetė e re do tė vijė pėr Gazaliun, nga ristudimet e veprave tė tij.”

Imam Gazaliu jetoi pak nė kėtė botė tė pėrkohėshme, vetėm 54 vite, tė cilat i kaloi nė mėsime, predikime, shkrime, lutje tė vazhdueshme, pastrim shpirtėror, deri nė ditėn e fundit tė jetės, qė ishte e hėnė me 19 dhjetor 1111.

Ahmedi, vėllai i Gazaliut, pėr vdekjen e tij, thotė:

“Tė hėnėn nė mbrėmje, vėllau im mori abdes dhe u fal. Mbasi u fal mė tha: “Mė sillni qefinin!” Pasi e mori, e puthi, ngriti sytė lart e tha:

“Unė dėgjoj dhe i bindem urdhėrit, tė shkoj te Zoti.” U shtri nė shtrat dhe ia dorėzoi shpirtin Krijuesit...”

Kėshtu ndėrroi jetė Imam Gazaliu, nė qetėsi, paqė e dashuri.

A thua, si do tė ndahemi unė, ti, ai...?

Imam Gazaliu u kthye tek Zoti, tė Cilin e njohu, e dashuroi dhe Ai e ndriēoi e udhėzoi!

Unė lutem, uroj qė i madhi Zot tė na udhėzojė, tė na ndriēojė edhe neve, shqiptarėve, qė jemi aq krenarė, por edhe aq tė mjerė, aq tė ndarė, aq tė pėrēarė…!

Amin! Ashtu u bėftė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
STOLIA E BESIMIT, ARGUMENT I ISLAMIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
» Fterra i shkruan PROF.DR.MED.ULF PETER NEUMANNIT-shqip e gjermanisht! !
» Kusari- Lila: Ja kush deshi tė mėvrasė, pazari pėr ekzekutimin tim u krye nė Gjakovė
» Gjakovė, pėrleshje me armė zjarri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: