prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fajtor pa faj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Fajtor pa faj   Wed May 18, 2011 12:30 am


Prof. Ruzhdi SEFA, dr.sci.

Fajtor pa faj

/ Nė kujtim tė ngjarjeve tė Qershor - Korrikut 1981 nė Gjakovė/
Nė vend tė paratheniesani mbi mua ka rėnė heshtja e mortit. S’flas dot, s’leviz dot, dhembje s’ndjej me, dėgjoj dhe me pėrzihen bisedat me pėrfytyrimet nė kllapi. Me duket se ekranin e kujtimeve ma mbulon momenti i arrestimit, burgu dhe e tanishmja. Trupi me ėshtė shtangur krejtesisht, qafa ka ngrirė, mendja po bluan herė si nė njė botė tė ndricuar dhe herė si nė natė pa hėnė, koka mė ka mbetur e kthyer pak nga ana e djathtė, ku rri ime bijė, ime shoqe, me rri mbi krye, mė tutje dėgjoj fjalė tė shkėputura tė grave qė kanė mbushur dhomėn. Pranė saj rri nėna, qė nuk heq nga goja fjalėt: "I bukuri i nėnės, ku po mė ikėn kėshtu? Matane venė e vijnė burrat, si tė hutuar se s’flasin dot njė fjalė, pėr cka me ndodhi mua. (Zhuliana Jorganxhi)

Nė Qershor 1981, nė Gjakovė sikurse edhe nė shumė vende tė Kosovės , erdhėn pėrforcime ushtarake e policore nga qendrat tjera tė Jugosllave,si pėrforcime me qėllim tė shtimit tė masave represive tė popullatės nė Kosovė. Nė Gjakovė u vendosėn nė objekte ushtarake por edhe me tenda nė Shkugėz. Qėllimi dihej e format ishin nga ato tė projektit tė Qubrilloviqit dhe Andriqit, tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Filluan me provokimet dhe bezdisjet e popullit, duke patur pėr shenjestėr sidomon vend-takimet e tė rinjeve, nėpėr lokale tė ndryshme, ambėltore, shetitore etj.
Njeri nga protagonistėt e ngjarjeve tė asaj kohe ėshtė edhe Esat Ahma- Cati (1954). Sa herė udhtonim nė relacionin Gjakovė-Prishtinė e anasjelltas gjatė kohės kur unė isha nė detyrėn e Sekretarit Pėrmanent e ai vozites I kujtonim ditėt e kaluara nė burgjet e jugosllavisė. Ai edhepse kishin kaluar vite I kujtonte dhe edhe tashti I kujton si sot ngjarjet e para 30- viteve. Ai do tė na pėrshkruajė njė ngjarje tė vėrtetė qė ka pėrjetuar para se edhe vet ta pėsonte me burgosje.
“Mė 2 Korrik 1981 si shumė tė rinj kisha dalė nė mbrėmje. Unė isha nė hotelin “Pashtrik”, duke shfrytėzuar telefonin nė recepcionin e hotelit , kur njė pėrson civil serb mė rrėmbeu kufjen e telefonit nga dora dhe mė zė tė prerė me urdhėrojė : “Lėshoje telefonin !”. Unė e shtyva me forcė dhe I shkėmbyem disa fjalė jo tė kėndshme. Shpresova se u krye me kaq por jo !Tė nesėrmen erdhi policia nė shtėpi dhe mė morrėn nė Sekretariatinė e Punėve tė Brendshme. Kur shkova atje mė perplasen akuzen se jam fjalosur me kapitenin e Armatės Popullore tė Jugosllavisė (APJ)! Unė reagova duke deklaruar se kam kėmbyer disa fjalė por jo me ushtarak por me njė civil (!?). Nė ndėrkohė erdhi njė ushtarak qė u prezentuar si kapiten i klasit tė parė, Lates Mirko! Ai hudhi akuza kundėr meje duke mos u kursye por pa asnjė argument dhe pa kurrfarė arsye. Mė dėrguan nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje , mė procedurė tė shpejtė me dėnuan me 15 ditė burg. Kėtė e bėri gjykatėsja Drita Bunjaku. Nė Burgun e Qarkut nė Pejė u takova me shumė qytetarė tė Gjakovė por edhe me profesorin Shefqet Canhasin.
Mė 26 Korrik 1981 ditėn kur u mbajtėn Garat Tradicionale tė Kėrcimeve nga Ura e Fshejt nė Dri, ku si zakonisht morrėn pjesė garues nga e gjithė Kosova dhe mė gjerė. Ishte ditė e dielle, tė rinjėt kishin pėrfunduar shkollėn e studentėt ishin kėthyer nėpėr shtepi dhe si zakonisht nė mbrėmje, u bė njė shetitje massive nė Korzo tė qytetit . Ishte gjallėri , ishte atmosferė e kėndshme dhe plotė jetė . Vazhdojė kėshtu deri nė orėn 20.15, kur u vėrejten provokimet dhe ngacmimet e qėllimishme tė pjesėtarėve tė Ushtrisė jugosllave nė vėllezėrit dhe motrat tona. Unė edhe atė natė isha para Hotelit, sė bashku me shokėt nė mesin e tyre edhe Fuat Lyta dhe Ahmet Babalia. I vėrejtem se numėr i ushtarėve si me e zbatuar ndonjė urdhėr dilnin nga Hoteli nė grupe- grupe. I pėrcollem me shiqime dhe u pa se ushtarėt nga kėto grupacione filluan tė provokonin e tė shpeshtohėn ekceset, tė cilat zhvilloheshin nė mėnyrė tė organizuar. Ushtarėt ishin tė armatosur me armė tė llojeve tė gjata.
Ndaj kėtyre provokimeve reagoi rinia gjakovare, nė mbrojtje tė nderit tė motrave tona . Nė ndėrkohė dy ushtarė erdhėn nga drejtimi i semaforėve nė Qender tė Korzos dhe po i raportonin “mikut” tim tashmė tė njohur : kapitenit Mirko Lates me tė cilin kisha pasur atė konfliktin nė recepcionin e Hotelit “Pashtrik”, e pėr tė cilin konflikt edhe e kisha vuajtur dėnimin me burg. Ai edhe atė natė ishte me rroba civile, tė cilin unė e njihja edhe me rroba civile edhe ato ushtarake . Unė atė pėrcillja : Pas raportimit tė kėtyre dy ushtarėve, hyri nė oborrin e hotelit, nxorri revolen dhe e mbushi me plumba, dhe u nis menjėherė nė drejtim tė masės sė qytetarėve dhe filloi tė shtinte me armen. Me kėtė rast u plagosėn dy tė rinjė : Nesemi Zenel Dana dhe Malush Abrashi. Pasi u derdh gjaku i kėtyre dy tė rinjėve masa e njerėzve e revoltuar duarėthatė fillojė tė pėrleshej me ushtarėt !
Tė nesėrmen shkova nė SPB pėr tė dėshmuar realitetin si qytetar i lirė. Kur e pėrshkrova se si e ēka kishte ndodhur , nga zyrtarėt udhėheqės tė SPB-sė u falemnderova pėr dėshminė e saktė qė dhashė. E ndieva vetin tė lehtėsuar ngase kreva njė obligim qytetar ! Me kėtė deklaratė u tregua e vėrteta si e kisha pa unė dhe shumė nga qytetarėt e Gjakovės qė atė natė ishin nė shetitore. Deklarata ishte argument qė dėshmoi pėr pafajsinė e popullatės gjakovare. Dhe si e tillė nga ana e zyrtarėve dhe udhėheqėsve tė atėherėshėm tė qytetit nė SPB, nė Komitietin Komunal tė LKJ , nė Kuvendin Komunal, tė cilėt u pėrballnin me Shtabin e Armatės jugosllave .
Kėtu Cati ndalojė, ofshani dhe mbi bisedė ra njė heshtja e mortit. Pastaj vazhdojė me rrefimin e ngjarjės sė asaj kohe...

I NDJERI NESEMI DANA, NGA BEOGRADI NĖ GJAKOVĖ I NDĖRROI KATĖR MAKINA, DERI NĖ SHTĖPINĖ E VET.

“Pas tri ditėve u hapė lajmi se shėndeti i tė plagosurve po pėrkeqsohej ; Nesemiut ju keqėsua sė tepėrmi gjendja shėndetėsore. Prandaj edhe e dėrguan, dhe atė me helikopter, nė Beograd. Por, ai fatkeqėsisht vdiq! Udhėheqja komunale kishte vėndosur qė Hajdar Haxhikadria, Dr.Xhafer Xhiha, si dhe babai i tė ndjerit, Zenel Dervishdana tė udhėtonin pėr nė Beograd pėr tė marr kufomėn. Unė u urdhėrova personalisht nga drejtori im, Fatmir Rexha, qė me makinėn e Industrisė sė Pambukut “E. Duraku” tė shkonim pėr nė Beograd pėr kufomėn. Kur arritėm nė Beograd, makina pėr bartjen e kufomės nga Gjakova e Ndėrmarrjės Publike “Qabrati “ tashma kishte arrijtur para Spitalit Ushtarak (”Vojna Medicinska Akademia”). Nė kthim kur i kishim kaluar vetėm 70km nga Beogradi makina e “Qabrati”-t u defektua …. Mua m’u desh tė kthehem pėrsėri nė spitalin ushtarak (VMA) qė tė kėrkoja njė makinė tjetėr pėr bartjen e kufomės. Kėrkuam ndihmė dhe nuk vonoi, erdhi njė makinė ushtarake. E sistemuam kufomėn nė makinėn ushtarake dhe vazhduam drejtė Kosovės dhe e vazhduam rrugėn pėr nė Gjakovė. Nė afėrsi tė hotelit nė Merdare (kufiri Serbi-Kosovė), na ndaluan dy patrolla tė pjesėtarėve tė Milicisė sė Kosovės me dy makina “Mercedes” , me targa tė policisė jugosllave.
Kur na ndaluan mė thanė se kanė urdhėr nga kryeshefi I policisė, Mehmet Maliqi, qė patjetėr tė shkojmė deri nė Prishtinė nė zyrėn e shefit, dhe na urdhėruan t’i ndjekim makinat e tyre. Dy makinat policore na pėrcillnin. Njėra qėndronte pėrpara, kurse tjetra prapa, deri nė Prishtinė, ku arritėm diku nė orėt e mesnatės. Makinat i lam nė oborrin e policisė. Neve na pėrcollen nė katin e tretė tė ndėrtesės sė policisė, ku ndodhej shefi – Mehmet Maliqi , atėbotė i pari I SPB tė Kosovės. Kėrkohej pėr tė biseduar rreth ēėshtjes sė varrimit tė tė ndjerit Nesimi Dervishdana.
Ishim unė, Zenel Dana,dr. Xhafer Xhiha dhe Hajdar Haxhikadria nė zyrėn e Mehmet Maliqit. Na dhanė nga njė kafe dhe pėr afro dy orė u munduan ta bindnin Babėn Zenel qė ta varroste kufomėn e djalit tė tij, Nesemisė, natėn dhe pa prezencėn e qytetarėve.
Kurse Baba Zenel nuk pranoi nė asnjė mėnyrė qė kjo tė bėhet ashtu siē i thuhej. Baba Zenel tha: ”Edhe me dashtė unė ta boj kėtė punė, nuk mė lėjojnė njerėzit dhe anėtarėt e Teqes qė tė mos i respektoj traditat dhe zakonet shqiptare”. Mehmet Maliqi vazhdimisht komunikonte me bazėn nė Beograd, ku raportonte pėr mosbindjen e Babės Zenel qė varrimi tė kryhej sipas porosive tė zyrtarėve jugosllavė. Nė fund, Mehmet Maliqi dhe bashkėpunėtorėt e tij (prej tė cilėve dy ishin serbė dhe tre shqiptarė) filluan ta merrnin Babėn Zenel me fjalė tė buta dhe me dredhi, por kur e panė qė nuk po pranonte kurrsesi ta varroste djaline tij pa prezencėn e qytetarėve, e ndryshoi kėrkesėn, duke e lutur Babėn Zenel tė ndikonte te anėtarėt e Teqes dhe nė popullin e Gjakovės qė tė mos ndodhte ndonjė gjė tragjike.
Baba Zenel ju pėrgjigj: “Unė do tė mundohem ta qetėsojė mė sė pari familjes time. Mehybėt e edhe dashamirėt e mi do tė angazhohen poashtu pėr tė mos ndodhur ndonjė gjė e keqe” – u pėrgjigj Baba Zenel.
Para se tė niseshim mga Prishtina pėr nė Gjakovė, makina me kufomėn prapė u ndėrrua : nga makina e ushtrisė jugosllave nė makinėn e Milicisė sė Kosovės . Kėshtu udhėtuam deri nė Gjakovė. Nga Prishtina, nė hyrje tė Gjakovės, arritėm nė orėn 3 tė mėngjesit, ku te Bodrumi i verės sė KBI “Ereniku” u ndaluam nga Milicia e Gjakovės, me komandant Mustafė Pulanin nė krye. Na urdhėruan tė vendosnim arkivolin nė makinėn ezjarrfikėsve qė tė mos vėrehej nga popullata e qytetit dhe kufoma ėshtė bartur me makinėn e zjarrėfikėsve deri nė shtėpinė e tė ndjerit.

Tė nesėrmen, me 29.07.1981, kortezhi funeral u nis nga shtėpia e tė ndjerit, Nesimi Dervishdana pėr nė varrezat familjare nė Tyrben e Dervishdanės, nė fshatin Duzhnje, ku sikurse e dinė tė gjithė nė varrim morrėn pjesė mijėra qytetarė jo vetėm nga Gjakova por edhe nga e gjithė Kosova. Edhe varrimi I tij u bė me shumė nderime e respekt. U mbajt edhe njė fjalim rasti nga Prof.Bardhyl Qaushi.”

EH, JETA...FAL, POR NUK HARRON...E GJORA

Pas varrimit, strukturat politiko-shoqėrore tė qytetit tė prirė nga anėtarėt e Komitetit Komunal tė LKJ tė Gjakovės, me nė krye Asim Blytėn, filloi propaganda nėpėr mese tė punės e tjera si nė fabrika dhe tubime tė partisė me porosinė se Ushtria Jugosllave qenka e pafajshme dhe kėtu fajsohej populli se ishte sjellur me arrogancė ndaj pjesėtarėve tė Ushtrisė Jugosllave. Shigjeta helmatuese e kritikat vinin edhe drejtpėrdrejtė nga Beogradi, nga antarėt e Lidhjės Komuniste Jugosllave.
Esati pėrseri u ba i heshtur. Sikur e dinte se pyetja tjeter do ta kthente nė kalvarin e ngjarjeve e viteve nė vazhdimin e “jetės” sė tij tė mėtejme.
Me 10 Gusht 1981, nė Gjakovė erdhėn pėrfaqėsues tė Gjykatės Ushtarake tė U.J. qė tė fajėsojnė popullin e Gjakovės pėr atė qė kishte ndodhur, dhe gjithėsesi se e kishin lexuar deklaratėn time dhėnė nė SPB me 27. Korrik . Nė “bisedė informative” (pyetje) mė morri njė kapiten i klasit tė parė. Aty ishin tė pranishėm edhe dy civilė, njėri serb e tjetri shqiptar nga KOS-I, tė cilėve u kishte bėrė pėrshtypje deklarata ime sepse aty ishte i cekur vrasėsi i Nesemiut, pra, Lates Mirko. Ata nuk mund tė pranonin realitetin, ta “gėlltitninė “ kėtė dhe filluan tė ma hedhnin poshtė dėshminė time, duke e gjykuar atė tė pabazė dhe m’u kėrcėnuan me fjalėt: ”Nuk ishin asgjė ato 15 ditė burgu qė i ke mbajtur, nė krahasim me burgimin qė do tė pėsosh tani”. Mirėpo, unė u pėrgjigja se edhe ato ditė tė burgosjes sime ishin pa fajin tim.
Ai mė akuzoi se unė gjoja e paskam sulmuar sėrisht atė mbrėmje Lates Mirkon dhe unė e hodha poshtė akuzėn e tij, duke dėshmuar se ai nuk mė kishte parė fare natėn 26 Korrikut 1981. Pėrndryshe, po tė mė kishte parė, ai do tė mė denonconte menjėherė, e jo pas njė muaji, ngase na atėbotė “njiheshim” mirė !
Mė 20 Gusht 1981 MĖ ERDHI TELEGRAMI NGA Gjykata Ushtarake e Nishit, me kėrkesė qė mė 24 Gusht 1981 tė shkoja nė Gjykatė nė orėn 09.00. Nė thirrje shėnohej se ftohesha si dėshmitar. Telegramin ia tregova drejtorit tim, Fatmir Rexhės, pasi qė isha vozitėsi i tij. Ai mė udhėzoi tė shkoja me makinėn zyrtare tė fabrikės qė tė kryeja edhe disa angazhime pėr fabrikėn dhe mė pas tė paraqitesha nė Gjykatė. Me mua zyrtarisht ishin edhe Dr. Ali Iljazi dhe Ismet Kursani. Mė 24 Gusht 1981 u paraqita nė Gjykatėn Ushtarake tė Nishit, nė dhomėn nr.3, ku tė pranishėm ishin Prokurori dhe po ai Kapiteni Mirko Lates , i cili porsa hyri nė zyrėn e Prokurorisė, mė akuzoi qė e kam sulmuar edhe nė natėn e 26 Korrikut 1981.(!?)
Unė kategorikisht e mohova akuzėn, sepse kjo ishte kurdisje dhe shpifje. Gjithashtu shtova se unė kam qenė dėshmitar i tėrė ngjarjes sė 26 Korrikut 1981, duke pėrfshirė edhe veprimet qė i bėri vet Lates Mirko. Pas pak ditėsh, gjykatėsi lėshojė njė vendim pėr para burgosjen time me qėllim qė tė zhvillohen hetimet e mėtejme. Pas paraburgimit tim tremujor, filloi edhe gjykimi ndaj meje dhe dy bashkėqytetarėt : Selim Zhubit dhe Afrim Qerimit.
Gjatė gjykimit, shihej qartas se ky gjykim ishte krejtėsisht politik dhe i montuar. Avokat mbrojtės i Selim Zhubit ishte Adem Bajri, pėr mbrojtjen e Afrim Qerimin ishte angazhuar avokati Teki Bokshi, ndėrsa pėr mua familja kishte angazhuar Gajo Vuloviē, avokat malazez nga Peja.
Avokatėt kėrkuan qė tė thirreshin dėshmitarėt nga Gjakova, tė cilėt ishin tė shumtė, por, me vendim tė Gjykatės, u lejuan vetėm pesė dėshmitarė: Dr.Riza Binishi, i cili dėshmoi pėr llojin e plagosjes dhe operimin e tė plagosurit-Malush Abrashit. Pėr kėtė deklaratė, doktorin e kėrcėnuan me burgosje, kurse dėshmitarėt tjerė ishin: Gazmend Stavileci, Ahmet Babalia, Fuat Lyta, tė cilėt edhepse dėshmuan tė vėrtetėn, dėshmitė e tyre nuk u morrėn pėr bazė.
Avokati im Gajo Vuloviē mundua tė mė bindte ta ndryshoja deklaratėn time parėsore , pasi qė sipas tij mbi bazė tė kėsaj deklarate mė priste njė dėnim prej 5-20 vjet burgim i rėndė, sipas LPJ neni 123-pika 1 dhe pika 2. Por isha kėmbėngulės nė mospranimin e kėtij kompromisi pėr mua tė turpshėm dhe tė papranueshėm.
Gjykata vendosi sipas direktivave tė Beogradit dhe na dėnoi me denime drakonike. Qė tė gjithė u shpallėm fajtorė nga kjo Gjykate dhe u dėnuam : 7 vite burgim tė rėndė pėr Selim Zhubin, 6.5 vite burgim pėr mua dhe 5.5 vite burgim tė rėndė pėr Afrim Qerimin, si dhe u dėnua nė mungesė edhe Malush Abrashi dhe i ndjeri Nesemi Dervishdana.
Avokatėt tanė I parashtruan ankesa Gjykatės Supreme nė Beograd pėr padrejtėsitė e bėra gjatė gjykimit nė Nish dhe si pėrgjigje morrėm vėndimin e ri ashtu qė tė tre u denuam me nga 5 vite burgim. Pra, kjo ishte drejtėsia jugosllave, ndėrkohė qė kriminelėt dhe vrasėsit u dekoruan dhe u avancuan.
Mua mė transferuan nga Burgu Ushtarak nė nė Burgun Civil tė Nishit, ku edhe takova me shumė tė burgosur tė ndėrgjegjės nga Kosova. Nė mesin e tyre aty vuajta dėnimin edhe me Murteza Nurėn, Mr.Muhamet Rugovėn, Berat Luzhėn e shumė tė tjerė. Pas tre vjet burgimi, edukatori i Burgut mė “udhėzojė” qė tė bėja njė kėrkesė pėr zbutjen e dėnimit, por unė nuk pranova, sepse me kėtė do tė pranoja fajin, gjė qė binte nė kundėrshtim me bindjet e mia politike dhe morale.
Edhe vet edukatori mė mirėkuptonte ngase e dinte tė vėrtetėn, por ishte I detyruar tė zbatonte urdhėrat e eprorėve tė vet. Kėshtu edhe u shpreh! Kėshtu i kalova ditėt nė burg nga 24.08.1981- e deri me 24.08.1986.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fajtor pa faj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: