prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tė flasėsh me Kur’an.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Tė flasėsh me Kur’an.   Sun May 22, 2011 4:13 pm

Nga Tebe-i Tabiinėt Abdullah bin Mubareku tregon: Isha duke shkuar pėr haxh rrugės kur po kaloja nga tokat e Sirisė nė rrugė takova njė grua tė vetmuar qė po ecte ngadalė, e pėrshėndeta me selam e ajo selamin ma ktheu me kėtė vėrset: (Kanė “Selam”, thėnie e Zotit mėshirues! Jasin/58)
E pyeta ēfarė po bėn kėtu? Mė ktheu pėrgjigje me kėtė vėrset: (Pėr atė qė All-llahu e la nė humbje, s'do tė ketė udhėzues, dhe ata do t'i lė tė bredhin nė vrazhdėsinė e tyre. Araf/186) Pasi mė lexoi kėtė vėrset e kuptova se kishte humbur rrugėn.
E pyeta pėrsėri se ku po shkonte dhe si pėrgjigje mė lexoi kėtė vėrset: (Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes),.. Isra/1) Pasi e lexoi kėtė e kuptova se ajo kishte bėrė haxhin e vitit tė kaluar dhe po shkonte pėr Kuds (Mesxhidi Aksa).
Sa kohė ke qė e ke humbur rrugėn e pyeta: mė dha pėrgjigje me fundin e vėrsetit 10 tė sures Merjem (...tre net (e tri ditė)). I zgjata ushqip pėr tė ngrėnė ajo mu drejtua mė kėtė vėrset: (...e pastaj agjėrimin plotėsojeni deri nė mbrėmje. Bekare/187)
I thashė qė nuk jemi nė Ramazan, mu pėrgjigj me kėtė vėrset: (....E kush bėn ndonjė tė mirė nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu ėshtė shpėrblyes i gjithėdijshėm. Bekare/158) I tahsė se nė udhėtim mundet tė hash dhe tė pish, ma ktheu me kėtė vėrset: (....agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju. Bekare/184)
Pas gjithė kėtyre pėrgjigjeve tė saja e pyeta pėrse nuk fleti si unė? Ajo pėrsėri mu pėrgjigj me kėtė vėrset: (.. ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm. Kaf/18)
E pyeta se nga cili fis ėshtė? Mė tha: (Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamurit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi. Isra/36)
I kėrkova falje pėr atė qė pyeta, e ajo mu pėrgjigj kėshtu: (...“Sot nuk ka qortim kundėr jush, All-llahu ju faltė juve; Ai ėshtė mė mėshirues i mėshiruesve! Jusuf/92)
I propozova tė hipte nė devenė time dhe ta ēoja tek karvani i sajė nė mėnyrė qė tė arrinte nė kohė atje ku donte tė shkonte. Ajo mu pėrgjigj: (....E ēdo tė mirė qė punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di. Bekare/215)
E solla devenė pranė sajė, nė momentin qė ajo po hipte nė deve mu drejtua (Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), Nur/30) dhe unė mėnjėherė e ktheva kokėn nė anėn tjetėr. Nė momentin kur ajo po hipte deveja u tremb dhe gruas iu grisėn pak rrobat. Pėr kėtė ajo lexoi me vete kėtė vėrset: (Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija),... Shura/30).
I tashė duro pak sa tė lidhi devenė, ajo u pėrgjigj: (E Sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjigjen e saktė), po secilit (prej tyre) u patėm dhėnė urtėsi e dije... Enbija/79) me kėtė vėrset ajo mė dha tė kuptoj se unė jam mė i mėsuar me devenė pėr kėtė arsye ma dha mua devenė ta mbajė. Pasi hipi nė deve lexoi kėtė vėrset: (Tė uleni mbi to dhe atėherė, pasi tė jeni vendosur mbi to, ta pėrkujtoni tė mirėn qė ua dha Zoti juaj e tė thoni: “Falėnderuar qoftė Ai qė i nėnshtroi kėto pėr ne, sepse ne nuk do tė kishim mundėsi ta bėnim kėtė. Dhe ne me siguri do tė kthehemi te Zoti ynė!” Zuhruf/13-14).
E ngrita zėrin duke i bėrtitur devesė qė tė shpejtonte, e ajo mu drejtua me kėtė vėrset: (Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin tėnd, se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit.Lukman/19)
Gjatė rrugės fillova tė loxoj poezi tė ndryshme, kur mė dėgjoi ajo mu pėrgjigj me kėtė vėrset: (...dhe lexoni sa tė jetė mė lehtė prej tij.... Muzemil/20) I tashė, nuk ėshtė e ndaluar tė lexosh poezi! Ajo mu pėrgjigj: ( ...pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush. Bekare/269)
Pasi bėmė njė rrugė tė gjatė e pyeta se a ishte e martuar apo jo? Ajo mu pėrgjigj me kėtė vėrset: (O ju qė besuat, mos pyetni pėr sende qė nėse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve,... Maide/101)
Kur arritėm tek karvani i sajė e pyeta se a kishte ndonjė tė vetin nė atė karvan? Ajo mu pėrgjigj: (Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e jetės sė kėsaj bote,... Kehf/46). E kuptova se aty kishte fėmijėt e vet dhe e pyeta pėr emrat e tyre? Ajo mu pėrgjigj: (All-llahu e zgjodhi Ibrahimin tė dashurin mė tė ngushtė.; e Musait i foli All-llahu me fjalė; O Jahja, merre librin me shumė kujdes, Nisa/125,164; Merjem/ 12 )
Kur u afruam, thirra “o Ibrahim, Musa dhe Jahja” mu pėrgjigjen tre djem tė rinjė qė shėndriste fytyra e tyre prej nurit duke mė thėnė urdhėro. Gruaja atyre u dha para dhe u tha: (dėrgojeni njėrin prej jush me kėtė argjend (monedhė argjendi) nė qytet, e tė zgjedhė ushqim mė tė mirė, e t'ua sjellė atė juve... Kehf/19)
Kur erdhi ushqimi mu drejtua gruaja dhe mė tha: ((E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė. Hakkah/24).
Para se tė filloja tė haja u thashė fėmijėve tė sajė, nėse nuk mė tregoni se pėrse flet kėshtu nėna juaj unė nuk ha asnjė kafshatė bukė. Ata i thanė, nėna ka 40 vjet qė flet nė kėtė mėnyrė nga frika se mos flet ndonjė fjalė gabim dhe dėnohet nga Zoti a.sh.
Kėtė ngjarje Ibni Mubareku shpesh herė e tregonte si argument qė nė Kur’an gjėndet ēdo gjė.

Ardit HOXHLLAKU
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Tė flasėsh me Kur’an.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Ese Islame-
Kėrce tek: