prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkurorėzimi formal

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Shkurorėzimi formal    Sat May 28, 2011 5:57 am

Esselamu alejkum!
Jam njė djalė i ri, i sapo martuar. Desha t’ju pyes nėse mė lejohet sipas fesė islame tė bėj njė dalje jashtė vendlindjes, duke u kurorėzuar formalisht me tė shoqen e njė mikut tim, i cili kėtė ma mundėson vetėm e vetėm qė tė mė ndihmojė, pasi qė familjarisht po pėrballemi me njė krize ekonomike tė rėndė. Ajo qė mua mė intereson tė di ėshtė a ka ndonjė kundėrvajtje nė sheriatin islam nėse miku im shkurorėzohet formalisht me tė shoqen e tij, ndėrsa unė tė kurorėzohem me tė formalisht. Kėtė e bėjmė vetėm me procedurė shtetėrore, pa e prishur niqahin me hoxhė! Si e vlerėsoni kėtė?

Pėrgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Elhamdulil-lah, ves-salatru ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d…

Fillimisht ju dėshiroj shėndet dhe suksese nė jetė. I nderuar kam gatishmėri tė kuptoj vėshtirėsitė tuaja ekonomike pėr tė cilėn po flitni ju, andaj shpresoj tė jeni tė pėrfshirė nė ajetin kur’nor ku Allahu xh.sh. thotė: “Dhe martoni tė pamartuarit dhe robėrit e robėreshat tuaja qė janė tė ndershme e tė ndershėm. Nėse janė tė varfėr, Allahu i begaton me mirėsitė e Tij.” (En Nur: 32)
Pėr atė qė pyetėt, i nderuar njė veprim i tillė nuk lejohet sipas Islamit, pra ėshtė haram. Shoku apo miku i juaj nuk guxon ta shkurorėzojė bashkėshorten e tij, siē thoni ju vetėm me letra por jo edhe me hoxhė, sepse kurora e martesės ėshtė e shenjtė dhe me tė nuk guxojmė tė luajmė. Nėse ai deklarohet se e ka lėshuar bashkėshorten qoftė edhe formalisht, apo me shaka bile sipas medhhebit hjanefij edhe me imponim, kjo deklaratė e tij sipas Islamit konsiderohet shkurorėzim. Kėtė e vėrteton hadithi i Pejgamberit a.s. ku ka thėnė: “Janė tri gjėra serioze qė edhe shakaja nė llogari tė tyre ėshtė serioze: kurorėzimi, shkurorėzimi dhe rikthimi i gruas.” (Nejlul Evtar nga Ebu Hurejra, 6/264). Apo hadithi tjetėr ku thotė: “Ēdo shkurorėzim ėshtė i plotfuqishėm, pėrveē ai i tė ēmendurit dhe i tė miturit.” (Fet“hul Bari).
Pra i nderuar, mendoj se e keni tė qartė se pėr shkurorėzim nuk nevojiten dėshmitarė, mjafton deklarata e burrit, pastaj nė Islam nuk ekziston shkurorėzim i pėrkohshėm, ashtu si nuk ekziston edhe kurorėzim i pėrkohshėm. Pra thėnė shkurt dhe qartė ky veprim ėshtė i ndaluar sipas islamit.

Vallahu ealem!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Shkurorėzimi formal
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njerėzimi ka nevojė pėr paqe, dashuri e respekt, e jo pėr urrejtje e trazira
» AGIM GASHI:VJOLLCA DHE GĖZIMI- TANDEMI QĖ SE KISHIM NJOHUR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Pyetje-Pergjigje-
Kėrce tek: