prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BABA QAZIM BAKALLI (1895-1981), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: BABA QAZIM BAKALLI (1895-1981), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė   Wed Apr 22, 2009 11:03 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

BABA QAZIM BAKALLI
(1895-1981)


Gjakova, si qytet, sipas traditės, u themelua me Emrin e Zotit, ose siē thotė populli me Bismilah! Objekti i parė kryesor ėshtė Xhamia e Hadumit, ndėrtuar me 1594, e cila e mban emrin e themeluesit, Hadum Aga ose Sulejman Efendiu, nga rrethi i Gjakovės, prej fisit Thaē.
Me ndėrtimin e Xhamisė sė Hadumit, njėkohėsisht, qenė ndėrtuar edhe hani (bujtinė) njė hamam, disa shtėpi, kulla, me dyqane pėrreth. Kjo ishte bėrthama e qytetit e cila mė vonė u zhvillua nė njė ēarshi madhėshtore, e cila njihet edhe sot me emrin Ēarshia e Madhe.
Ēarshia e Madhe, me tė gjitha objektet e para, si Xhamia e Hadumit, hani, hamami, shtėpitė, kullat, dyqanet, sipas traditės gojore, u ndėrtuan nė fushėn e Jak Vulės, prej nga rrjedh edhe emėrtimi i qytetit Jakovė (Fusha e Jakut).
Me kėtė emėr, Jakova, pėrmendet nga udhėpėrshkruesi i madh turk, Evlija Ēelebiu, i cili e vizitoi Gjakovėn nė vitin 1662, ku ndėr tė tjera shkruan:
“Gjakova ka dymijė shtėpi tė stolisura qė ndodhen mbi njė fushė tė gjerė. Ka dy xhami tė bukura, mesxhide (xhami tė vogla), hane tė mbuluara me plumb. Ka hamam tė bukur qė tė kėnaqė zemrėn dhe nja treqind dyqane tė ndryshme, tė mbushura me mallra…Meqė e ka klimėn e kėndshme, banorėt janė tė bukur dhe tė dashur”.
Mė shumė se dyqind vjet pas Evlia Ēelebiut, pėr Gjakovėn shkruan dijetari, atdhetari dhe ideologu kryesor i Zgjimit Kombėtar, Sami Bej Frashėri (1850-1904), nė kryeveprėn e tij tė njohur me emrin: Kamus-al-A’alam, fjalori enciklopedik historik-gjeografik, i cili u botua nė gjashtė vėllime nė Stamboll, ndėrmjet viteve 1889-1898, ku pėr Gjakovėn shkruhet nė faqen 4787, tė vėllimit tė gjashtė:
“Gjakova ka 16 xhami, dy medrese, njė shkollė ruzhdie dhe disa mektebe; ka bibliotekė, kishė dhe mekteb tė veēantė pėr katolikė e ortodoksė. Ka afro 1000 dyqane, ka bujtina e banjo publike (hamame). Popullsia e Gjakovės ėshtė e njohur pėr ruajtjen e traditave dhe kanė prirje pėr tregti e zejtari. Ėshtė popull guximtar dhe i aftė pėr armė. Nga gjiri i kėtij qyteti ka pasur gjithmonė dijetarė tė dėgjuar e myderrizė…”.
Kėtė traditė tė ndritshme, siē shkruan Sami Bej Frashėri para njė shekulli, se “nga gjiri i kėtij qyteti ka pasur gjithmonė dijetarė tė dėgjuar e myderrizė”, Gjakova e vazhdoi edhe pėr njė shekull, duke nxjerrė dijetarė tė shquar e myderrizė, me ndjenja tė fuqishme fetare-kombėtare, qė i bėnė shėrbime tė mėdha fesė, kombit dhe atdheut…
Njėri prej kėtyre dijetarėve tė shquar tė Gjakovės ėshtė Baba Qazim Bakalli.
Baba Qazim Bakalli, nga familja e njohur e Bakallėve, qė i pėrket fisit Thaē, lindi nė Gjakovė, nė vitin 1895. Nė mekteb ruzhdie tė Gjakovės ndoqi mėsimet e para, pėr t’i vazhduar me 1909 nė Shkup, nė shkollėn e njohur “Darul Mualiminė”, ku kishte edhe nxėnės tė tjerė nga Gjakova, si Ibrahim Fehmiu, Beqir Maloki, Sadik Brovina etj…
Shėrbimi:
Qazim Bakalli, nė fillim, kur Austria e pėrzuri Sėrbinė, mė 1915-1918, shėrbeu si mėsues nė Gjakovė. Kur Sėrbia e ripushtoi Kosovėn me 1918, Qazim Bakalli, si shumė intelektualė, atdhetarė tė tjerė tė Gjakovės, doli nė Shqipėri.
Aty, nė Shqipėri, shėrbeu si mėsues nė Lumė, si nėpunės nė Bytyē, e herė si sekretar. Mė vonė u dorėzua nė tarikatin Bektashi nė Fushė Krujė, ku u vesh dervish nga Haxhi Mehmed Babai. Ka shėrbyer si dervish edhe nė teqen e Elbasanit.
Nga Kryegjyshata e Tiranės, me vendim tė Sali Nijazi Dedeit, udhėheqės i bektashinjve, nė vitin 1940 emėrohet nė Tetovė si Baba, nė teqen historike “Harabati Baba Teqe”, qė kishte njė traditė tė shkėlqyer.
Mbas arrestimit qė i bėhet nė Tiranė dhe hetimeve tė gjata qė i bėhen nė Shkup, me 1947, Baba Qazim Bakalli kthehet nė vendlindje, nė Gjakovė, ku shėrben nė Teqenė Bektashiane tė Gjakovės deri sa ndėrroi jetė mė 15 shkurt 1981.
Baba Qazim Bakalli, siē ishin parardhėsit si Baba Hamėz (1882-1952) dhe Baba Haxhi Adem Babai (1841-1927), ishte njeri i ditur, i kulturuar, merrej edhe me shkrime dhe pėrkthime, kishte ndjenja tė fuqishme atdhetare. Nė Teqen Bektashiane tė Gjakovės, ku ata shėrbenin, kishte edhe bibliotekė tė pasur me libra e dorėshkrime, tė grumbulluara ndėr shekuj, por qė u dogj bashkė me teqen e tyrben nė pranverėn e pėrgjakur 1999, nga forcat policore-paramilitare-barbare serbe…
Njė dorėshkrim, pėrkthim nga persishtja, nga Baba Qazim Bakalli, kishte shpėtue pėr mrekulli nė shtėpinė e shkrimtarit, pėrkthyesit, kritikut letrar, Vehap Shita, nga Gjakova, por me banim nė Prishtinė, tė cilin e kishin groposur nė oborrin e shtėpisė, gjatė luftės sė vitit 1999, dhe nga ky dorėshkrim i Babės Qazim, sot kemi librin: “Divani i Shemsi Tabrizit”, pėrkthye nga persishtja nga Baba Qazim Bakalli.
Ky libėr u botue nė Tiranė, 2007, nga Kryegjyshata Botėrore Bektashiane nė bashkėpunim me Fondacionin Kulturor “Saadi Shirazi” nė Tiranė, nėn pėrkujdesjen e poetit tė njohur, Xhevahir Spahiu.
Libri nė fjalė, pėrkthye nga Baba Qazim Bakalli, rreth 50 vjetė mė parė, pėrmban poezi tė zgjedhura nga Divani i Shemsi Tabrizit, shkruar nga Mevlana Xhelaledin Rumiu dhe u promovue nė sallėn e promovimeve tė Panairit tė Librit nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės nė Tiranė, qė pati jehonė tė gjėrė nė shtypin shqiptar…
Me pak fjalė, ky ishte Baba Qazim Bakalli, njė personalitet i ditur, i ndritur, tė cilin e kisha edhe mik dhe kemi pas muhabete tė shtruara nga shumė lėmi, tė cilat i kujtoj me nostallgji…Edhe pse kanė kalue 28 vjet qė ka ndrrue jetė, emri i tij, nga tė gjithė qė e kanė njohur, pėrmendet me dashuri…
Sot, nė shenjė nderimi e kujtimi, nė Gjakovė, njė rrugė e qytetit e ka marrė emrin e Baba Qazim Bakallit…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
BABA QAZIM BAKALLI (1895-1981), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
» FLUTURIMI I FUNDIT..., Poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
» Mexhid YVEJSI: Ē'ĖSHTĖ DITA E NEVRUZIT?
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: