prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Letrat e dėrguara nga Pejgamberi a.s.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Letrat e dėrguara nga Pejgamberi a.s.   Sat May 28, 2011 6:04 am

Ardit Hoxhllaku

Pejgamberi a.s. kohė pas kohe ka dėrguar letra pėr thirrje nė Islam mbretėrve tė shteteve si dhe guvernatorėve tė qyteteve tė ndryshme. Disa nga kėto letra kanė mbėrritur deri nė kohėn tonė tė ruajtura nėpėr muze si relikte. Kėto letra janė shembulli mė i bukur i edukatės sė lartė, butėsisė, faljes dhe mirėkuptimit tė Pejgamberit Muhamed Mustafa a.s.

Pejgamberi a.s. qysh nė kohėn kur Allahu e caktoi si Pejgamber dhe i tha nė Kuran qė “tė kam krijuar mėshirė pėr gjithė botėt” e deri sa u nda nga kjo jetė, ka shėrbyer me gjithė forcėn dhe mundėsinė e tij pėr tė pėrhapur fenė e Allahut. Njė nga kėto shėrbime qė ai kreu gjatė jetės sė vet ėshtė edhe dėrgimi i letrave mbretėrve e guvernatorėve kohės. Kėto letra tė veēanta dhe tė pa zėvendėsueshme janė bėrė shkak qė shumė prej njerėzve tė hyjnė nė Islam. Patjetėr qė shkrimi i kėtyre letrave ėshtė shembull i bukur pėr gjithė myslimanėt sot nėpėr botė.

Pejgamberi a.s. nė tė gjitha letrat qė ka dėrguar nė fillim u ka bėrė tė qartė tė gjithė letėrmarrėsve se Allahu ėshtė Njė dhe se nuk ka tė shoqėruar, vetėm Ai meriton tė adhurohet e vetėm nga Ai duhet tė kėrkohet. Bashkė me kėtė u ka shkruar se janė tė mbrojtur nga Allahu nėse i bashkohen besimit tė vėrtetė.

Pasi i ka ftuar nė Islam nė letrat e tij sqaron dhe u thotė se nėse pranojnė Islamin do tė fitojnė sevape tė mėdha dhe nėse kėtė thirrje ua parashtrojnė edhe popujve tė tyre, atėherė Allahu do t’i marrė nėn mbrojtjen e Tij. Nėse pranoni thirrjen dhe i bindeni urdhrave tė mi, atėherė do ta gėzoni postin qė keni edhe mė tutje e do fitoni respektin e gjithė myslimanėve, por nėse nuk bindeni, atėherė do t’i mbani ju mbi kurriz hallet e popullit tuaj e do humbisni postin edhe pėr kėtė botė.

Nė letrat drejtuar tė krishterėve ai ka pėrmendur versetet e Kuranit nė lidhje me marrėdhėniet qė duhet tė kenė midis njėri-tjetrit pra midis Ehli Kitabit dhe se ku duhet tė bashkohen. Allahu nė Kuranin Famėlartė thotė: Thuaju (o i Dėrguar): “O ithtarė tė librit (Teurat e Ungjill), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: Tė mos adhurojmė, pos Allahut, tė mos ia shoqėrojmė Atij asnjė shok, tė mos e konsiderojmė njėri-tjetrin zot pos Allahut”! E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi myslimanė (besuam njė Zot)!” (Ali Imran, 64)

Letra e dėrguar tek Nexhashiu-Mbreti i Etiopisė

Rėndėsia e letrės qė Pejgamberi (a.s.) i ka dėrguar Ashamait Nexhashiut tė Habeshes-Etiopisė sė sotme ėshtė shumė e madhe, sepse ky mbret pasi ka biseduar me delegacionin qė i ka dėrguar Pejgamberi (a.s.) dhe pasi ka lexuar letrėn, ka pranuar t’i strehojė myslimanėt nė vendin e tij. Pra ka ndjekur njė politikė afruese e jo njė politikė pėrēarėse. Pejgamberi (a.s.) nė letėr thotė kėshtu:

“ Me emrin e Allahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit.

Letėr nga i dėrguari i Allahut, Muhamedi pėr Nexhashiun e Habeshes.

Po tė dėrgoj paqen dhe mėshirėn e Allahut i cili ėshtė Mbreti i vėrtetė, ruajtėsi i vėrtetė, i shenjti i vetėm qė nuk ka shok. Dėshmoj se i biri i Merjemes, Isai ėshtė fjala dhe i dėrguari i Allahut, tė cilin Ai ia dhuroi Merjemes pa e prekur asnjė mashkull. Kėshtu Merjemja ka ngelur shtatzėnė me Isain. Allahu ashtu siē ka krijuar njeriun e parė Ademin nga fryma dhe shpirti i Tij, ashtu ka krijuar edhe Isain. Po tė thėrras ty pėr tek Zoti i vetėm i cili nuk ka shok. Tė ftoj tė bashkohesh me ne nė ndihmė e bindje ndaj Tij. Mė ndiq mua, besoji atyre qė mė vijnė mua. Unė me tė vėrtetė jam i dėrguar i Allahut, prandaj tė ftoj ty dhe njerėzit qė ke pėrreth tė mė besoni mua. Ju kėshilloj t’i pranoni kėshillat e mia kur t’u mbėrrijnė. Po tė dėrgoj nipin tim, Xhaferin qė e kam nga xhaxhai bashkė me njė grup myslimanėsh pėr te ti.

Paqja qoftė mbi ata qė udhėzohen nė rrugė tė drejtė!

Letra e Pejgamberit a.s. dėrguar Mbretit tė Egjiptit Mukavis

Me emrin e Allahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit.

Letėr nga i dėrguari i Allahut pėr tė madhin e Koptėve (katolikėt e Egjiptit). Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi ata qė udhėzohen nė rrugė tė drejtė. Sipas kėsaj unė po tė bėj ftesė pėr tė hyrė nė fenė e vėrtetė, Islamin. Hyr nė Islam qė tė jesh i mbrojtur deri nė fund. Pėr kėtė Allahu ka pėr tė shpėrblyer dy herė me sevape. Por nėse mendon ta refuzosh, mos harro se tė gjitha gjynahet e popullit tėnd do t’i kesh nė kurriz ti.

Letra e dėrguar Perandorit Bizantin Heraklius

Nė letrėn qė i ka dėrguar perandorit bizantin, Pejgamberi ka shpalosur njė shembull tė veēantė pėr ne duke na ka treguar rrugėn mė tė bukur se si duhet t’i kemi marrėdhėniet me pasuesit e Librit. Nė kėtė letėr citon versetin e 64 tė sures Ali Imran i cili thotė: “O ithtarė tė librit (Tevrat e Ungjill), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: Tė mos adhurojmė pos Allahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos e konsiderojmė njėri – tjetrin zot pos Allahut”! E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi myslimanė (besuam njė Zot)!”

Me emrin e Allahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit.

Letėr nga i dėrguari dhe robi i Allahut pėr tė parin e Bizantinėve Herakliun. Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi ata qė hyjnė nė rrugėn e vėrtetė. Tė ftoj ty nė fenė e vėrtetė. Pranoje Islamin qė tė gjesh qetėsinė e vėrtetė. Pranoje Islamin qė Allahu ta shtojė vlerėn tėnde dyfish. Por nėse nuk e pranon, atėherė do tė ngarkohen edhe gjynahet e popullit tėnd nė kurriz. O ju ithtarė tė Librit, ejani bashkohuni me ne tek fjala e vėrtetė e Allahut. Ne adhurojmė vetėm Allahun, nuk i bėjmė ortak Atij dhe asnjė prej nesh nuk njeh tjetėr pėr zot pėrveē Atij. Nėse ata, populli yt, mundohen t’i largohen kėsaj thirrjeje, thuaju “jini dėshmitarė se ne jemi prej myslimanėve, ne i jemi dorėzuar Allahut”.

Letra e dėrguar Perandorit tė Iranit Kisra

Pejgamberi (a.s.) u ka theksuar tė gjithė letėr-marrėsve se Pronar i ēdo gjėje ėshtė Allahu dhe se vetė ėshtė i dėrguar i Tij. Nė veēanti atyre qė nuk janė ithtarė tė librit u ka shkruar mbi besimin nė njė Zot.

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit.

Nga i dėrguari i Allahut, Muhamedi pėr tė parin e popullit pers, Kisrasė.

Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi ata qė besojnė se Zoti ėshtė njė dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij, qė nuk i bėjnė ortak dhe nuk adhurojnė tjetėr pos Tij. Po tė ftoj tė pranosh Islamin. Sepse unė jam dėrguar pėr t’i thirrur gjithė popujt nė rrugė tė drejtė dhe e kam pėr detyrė t’u ēoj ftesė tė gjithėve atyre qė janė nė jetė. Tani pranoni Islamin, fitoni qetėsinė e lumturinė e vėrtetė. Por nėse nuk e pranoni kėtė ftesė, atėherė do keni mbi kurrizin tuaj gjynahet e tė gjithė zjarr-adhuruesve (mexhusive).

Letra e dėrguar princave tė Omanit, Xhaferit dhe Abdit

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit.

Nga Muhamedi i dėrguari i Allahut letėr dy pasardhėsve tė Xhulandės, Xhaferit dhe Abdit.

Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi ata qė janė nė rrugė tė drejtė. Ju ftoj tė dyve qė tė hyni nė Islam. Pėrqafoni Islamin, shpėtoni nga dėnimi. Sepse unė jam i dėrguari i Allahut qė mė ka sjellė nė kėtė botė pėr t’u bėrė thirrje tė gjithė popujve pėr nė tė drejtėn. Nėse pranoni Islamin, do t’ju jap mundėsinė tė jeni tė parėt e vendeve tuaja. Por nėse nuk pranoni Islamin, atėherė posti do tė largohet shumė larg nga ju, ushtria ime do vijė nė shtetin tuaj, ku do ndėrtojnė kampin e tyre e atėherė posti juaj do mbetet nėn hijen e forcės sė ushtrisė sė Pejgamberit.

Letra e dėrguar Guvernatorit tė El Ahsa’sė El Mundhir’it

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit

Letėr nga i dėrguari i Allahut, Muhamedi pėr Mundhir b. Sav’a. Paqja e Allahut qoftė mbi ty.

Tė ftoj tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij. Tė ftoj tė falėnderosh Allahun dhe tė kujtoj ty se forca e vėrtetė ėshtė tek Allahu. Kush dėgjon kėshillat e mira e ka pėr veten e vet, e kush nuk i dėgjon po pėrsėri humb ai vetė. Nėse i bindeni urdhrit tė deleguarve tė mi, i jeni bindur urdhrit tim. Kush mendon mirė pėr delegatėt e mi, ka menduar mirė pėr mua. Pa dyshim qė delegatėt e mi tė kanė lavdėruar ty nė sy tė popullit tėnd. Tani dhe unė tė pranoj ty pėr ndėrmjetės midis meje e popullit tėnd. Para se tė pranosh Islamin ēdo gjė dorėzoja delegatėve tė mi. Unė i fal gjithmonė ata qė gabojnė, prandaj edhe ti pranoji gabimet e tyre dhe fali. Nėse ti do tė sillesh mirė, ne nuk do tė heqim nga posti qė je. Por nėse do ngulni kėmbė nė besimet e kota si zjarr-adhuruesit dhe Judaizmi do t’u lidhim taksa.

Kėto letra pėr tė gjithė botėn myslimane janė njė shembull se si duhet tė jenė lidhjet me pasuesit e feve tė tjera por edhe me mohuesit.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Letrat e dėrguara nga Pejgamberi a.s.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Behar Gjoka: Skėnderbeu, Simboli dhe miti i tij nė letrat shqipe
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: