prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Autori i shtatores sė Nėnė Terezės kėrcėnon Kishėn me padi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Autori i shtatores sė Nėnė Terezės kėrcėnon Kishėn me padi   Thu Jun 02, 2011 2:00 am


Autori i shtatores sė Nėnė Terezės kėrcėnon Kishėn me padi

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,60995

Prishtinė, 1 qershor - Skulptori Veli Blakēori tash njė vit pret izėn nga Kisha Katolike pėr ta derdhur nė bronz shtatoren e Nėnė Terezės. Por fituesi i konkursit pėr realizimin e kėsaj vepre s’ka mė durim. Blakēori ka kėrcėnuar se do ta padisė Kishėn Katolike pėr zvarritjen e projektit pėr ngritjen e shtatores sė humanistes shqiptare nė oborrin e Katedrales nė Prishtinė, qė mban emrin e saj.
“Kishėn Katolike do ta padis nė gjyq, me pretekstin se po e zvarrit tash njė vit kėtė punė, nuk po luajnė nga vendi. As nuk mė kanė njoftuar se kur mund tė nis punėn”, ka thėnė ai. “Por fillimisht do tė shkoj edhe njė herė t’i lajmėroj e tė shoh se si janė planet e tyre”, ka shtuar ai.
Vepra e Blakēorit qe shpallur fituese e konkursit pėr ngritjen nė katėr metra tė shtatores sė humanistes shqiptare. Por austriaku Johann Günther, qė kishte iniciuar kėtė projekt bashkė me Kishėn Katolike nė Prishtinė, nuk mban pėrgjegjėsi pėr mosrealizimin e monumentit kushtuar humanistes shqiptare. I pari thotė se e ka kryer punėn e tij, ndėrsa prijės tė Kishės Katolike thonė se pėrgjegjėsinė pėr sigurimin e mjeteve e ka austriaku Günther. Pėr mė tepėr, dom Shan Zefi, kancelar nė Kishėn Katolike nė Prishtinė, ka thėnė se realizimi i kėtij projekti nuk ėshtė prioritet pėr Kishėn.
Shtatorja ishte paraparė qė tė inaugurohej mė 5 shtator, me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė humanistes sė madhe shqiptare, por ajo as qė ka nisur tė punohet.
Kancelari i Kishės Katolike nė Prishtinė, dom Shan Zefi, ka thėnė se pėr ēėshtjen e shtatores pėrgjigjja duhet tė kėrkohet tek profesori austriak qė ka iniciuar kėtė projekt.
“Ne nuk jemi ata qė kemi sponsorizuar kėtė shtatore, por kanė qenė ambasadat e huaja ato qė kanė dashur t’ia bėjnė dhuratė qytetit tė Prishtinės shtatoren e Nėnės Terezė”, ka thėnė Zefi.
Por austriaku Johann Günther ka thėnė se ndodhet nė Oman, larg mundėsive pėr tė kuptuar se ēka po ndodh nė Prishtinė.
“Do tė dėshiroja qė statuja e Nėnės Terezė tė realizohej, por jam shumė larg pėr tė ditur se ēka po ndodh realisht”, ka thėnė ai. Mė parė ai kishte thėnė pėr gazetėn se u ka dėrguar kompanive dhe njerėzve qė janė tė interesuar thirrjen qė tė mbėshtesin kėtė ide.
“Unė kam arritur tė organizoj ndihmėn. Por nuk mund ta bėj atė qė duhet bėrė nga vetė ana e Kishės. Kjo ėshtė e gjitha nga ana ime”, kishte thėnė Günther.
Dom Shan Zefi ka treguar se punimet pėr ndėrtimin e Katedrales nė Prishtinė do tė pėrfundojnė nė vitin 2013.
“Nga ana jonė shtatorja nuk hyn nė prioritetet e Katedrales, sepse deri atėherė kemi shumė punė tė tjera dekorative qė tė pėrfundojmė”, ka thėnė Zefi, teksa ka shtuar se megjithatė shtatorja e Nėnė Terezės do tė vendoset nė Prishtinė.
“Shtatorja do tė kryhet, ka shumė adhurues tė Nėnės Terezė dhe ajo do tė bėhet pa dyshim”, ka thėnė Zefi.
Juria nė pėrbėrje tė drejtoreshės pėr Kulturė, Rini dhe Sport nė Komunėn e Prishtinės, Vlora Dumoshi, piktorit Gjelosh Gjokaj nga Gjermania, kancelari i Ipeshkvisė sė Kosovės, dom Shan Zefi, pėrfaqėsuesi i Agjencisė pėr Integrime Evropiane, Johann Guenther, dhe dekani e themeluesi i “Desing University” nė Angli, Barry Hewson, nga mė shumė se 30 propozime tė monumenteve qė kishin arritur nė adresė tė konkursit, kishin pėrzgjedhur atė tė Veli Blakēorit, Luan Mulliqit dhe skulptorit nga Shqipėria, Sadik Spahija.
Günther ka thėnė se ėshtė mbetur nė duart e Kishės qė tė vendosė pėr fituesin. Ndėrkohė juria vendėse nė pėrbėrje tė dom Shan Zefit, Vlora Dumoshit dhe Fahredin Spahisė, drejtor i Galerisė sė Arteve tė Kosovės, ka zgjedhur skulpturėn e Veli Blakēorit si mė tė mirėn.
“Unė e kam faksimilen qė jam shpallur fitues nga komisioni, dhe tash gati njė vit nuk kam kurrfarė njoftimi”, ka thėnė Blakēori.
Drejtoresha e Departamentit tė Kulturės nė Komunėn e Prishtinės, Vlora Dumoshi, ka ripėrsėritur se Komuna e Prishtinės nė kėtė rast nuk ka ndonjė rol, pos dhėnies sė pėlqimit pėr vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezės nė atė hapėsirė.
Nė konkursin qė ishte shpallur nė fillim tė muajit qershor tė vitit tė kaluar, ku personi kontaktues ishte austriaku Günther, nė cilėsinė e menaxherit tė projektit, thuhej se ndėrtimi i monumentit do tė financohej nga komuniteti ndėrkombėtar nė Kosovė.
I gjithė projekti pėr realizimin e shtatores pritet tė kushtojė rreth 90 mijė euro.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Autori i shtatores sė Nėnė Terezės kėrcėnon Kishėn me padi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kėngė dhe shkrime pėr Nėnė Terezėn
» Pal Sokoli:NĖNA TEREZĖ PĖR NE, NE PĖR NĖNĖN
» Jahė Sadrija: Andon Zako Ēajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930)
» Granit Zela: Vėllai i Nėnė Terezės, kapiten i Mbretit Zog
» Tiranė, vrasja pėr njė varėse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: